Dhuna ndaj grave nuk është as soft e as moderne

Dhuna ndaj grave nuk është as soft e as moderne, po...

...përse ndaj arkaikes përdorim metoda soft dhe moderne? 

Ermira Danaj

Data 25 Nëntor, është Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave. Mund edhe të merreshim me temën se pse na duhet një ditë e caktuar për të luftuar një akt absolutisht të luftueshëm dhe dënueshëm. Ne këtë duhet ta bëjmë cdo ditë të vitit, dhe jo vetëm në një ditë. Ne duhët të mbrojmë të drejtat e grave dhe vajzave cdo ditë të vitit, dhe jo t’iu japim leje të hanë një drekë të rëndomtë më 8 Mars, etj. Megjithatë le të kthehemi pikërisht te e mërkura e javës që shkoi  duke dhene ne fillim parahyrjen e saj politike, parapolitike dhe sociale. Shumë organizata dhe ndonjë institucion shtetëror prej kohësh fillojnë përgatitjen për ditët e aktivizimit për të drejtat e grave që fillojnë pikërisht me 25 Nëntor. Presupozohet që kjo ditë duhët të mbushet me aktivitete ndërgjegjësuese (le ti quajmë edhe zhurmuese, mjafton të lëshojnë zë), të paktën në këtë ditë ta dënojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave të gjithë bashkë. Kurioziteti i tepërt më kish bërë të pyesja andej-këndej se cfarë do të ndodhte këtë ditë. Një ndër aktivitetet e parashikuara më thanë se ishte fluturimi i një helikopteri me një mesazh kundër dhunës, konferencë, ndërgjegjësim nëpërmjet lëshimit drejt qiellit të tullumbaceve me mesazhe kundër dhunës, etj. Kjo e tullumbaceve më bëri përshtypje të them të drejtën. Mund edhe të hyjë në aktivitetet ndërgjegjësuese, po s’ka pse të jetë fantasia jonë kaq e mangët, të paktën për një cështje të tillë. Mjafton të pyesim gratë e dhunuara, dhe do na jepnin ato plot ide si të ndërgjegjësohej opinioni publik në këtë ditë. Do ishte më mirë të përdorja fjalën “të protestohej” kundër dhunës, por kjo duket si shumë anakronike në ditët e sotme, sepse ndërgjegjësimi duhet bërë me metoda më “soft” dhe më moderne (edhe pse dhuna nuk është as soft dhe as moderne). Duke u kthyer prapë të tullumbacet, mu duk ide qesharake, aq më tepër “tullumbace të bardha”, a thua se po festojmë që gratë në Shqipëri rrihen. Madje një kolegia ime bëri një koment shumë me vend “do lëshojmë tullumbace në qiell që t’ia cojmë mesazhin kundër dhunës zotit, se mbase bën ndonjë gjë ai”. Mesazhi ishte ironik, por mu duk shumë i saktë sepse situata është kaq dëshpëruese sa vërtet duket sikur vec zoti (ose natyra) mund të gjejë ndonjë zgjidhje. …

Dhe erdhi dita e mërkurë, 25 Nëntor...

Prita mos dëgjoj ndonjë zhurmë helikopteri por nuk u dëgjua gjë. Prita mos shoh ndonjë tullumbac të bardhë me mesazhe “ndërgjegjësuese” po prapë nuk pashë. “E po mirë” –mendova- “do jetë bërë ndonjë konferencë që ka mbledhur gjithë mediat, dhe mjafton që kjo të dalë në lajme, dhe do jetë akoma dhe më mirë”. Por as konferencë nuk pati, përvec një aktiviteti në Durrës (si përherë do thosha). 25 nëntori kaloi në heshtje të plotë (përvec temës së kutive, që sic thotë dhe ndonjë zonjë e re e opozitës është cështja e vetme që i intereson, dhe uroj shumë të mos e ketë me tërë mend këtë që thotë). Asnjë konferencë për shtyp kunër dhunës ndaj grave, as nga njëra palë, as nga tjetra. Më 26 Nëntor prita mos shihja ndonjë fushatë ndërgjegjësuese me shkrime nëpër gazeta, me tituj kundër dhunës ndaj grave. Do kish qenë një gjë e mirë, titujt e gazetave dëgjohen nga të gjithë! Por jo. Prapë u fol për kutitë dhe filloi ndërsulmi i rradhës midis PS dhe PD. Madje, duke dëgjuar kryeministrin në parlament i cili hapi serinë e ndërshpifjeve personale (absolutisht të pavlera për ne shqiptarët) dhe u bazua te dhuna, mendova se të paktën dikush te PD e paska ditur se c’është 25 Nëntori dhe ia paska sugjeruar si kalë beteje të rradhës kryeministrit. Më në fund, gratë dolën në skenë në 27 Nëntor. Disa shkrime mbi të drejtat e grave. Por përsëri jo në lidhje me dhunën. Flisnin për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë. A thua nuk e dinin vallë që nuk kishin folur fare për dhunën, dhe po kalonin direkt te pjesëmarrja e grave në politikë? Po mesa duket është e vetmja temë ku politika gjen veten, sepse e bëri vetë kodin, e shtrembëroi vetë kodin, dhe edhe në shifra janë pothuajse njëlloj, kështu që nuk ndërshahen dot. Jo vetëm që nuk ndërshahen, por ndërlavdërohen që arritën 15% në parlament. Dhe tani gjithcka shkëlqen, tani jemi të gjithë të lumtur, nuk ka më dhunë, nuk ka më papunësi, nuk ka më varfëri, nuk ka më fëmijë të kequshqyer, etj etj etj. 

Realiteti i dhunës është primitiv   

Për ironi të fatit vetëm disa muaj më parë në Shqipëri u zhvillua një anketë për dhunën në familje. Policia e shtetit vit për vit raporton se dhuna në familje mbetet një ndër problemet kryesore që ajo ka. Qendrat këshillimore (jo qeveritare) mund të japin plot shifra për numrin e madh të grave që denoncojnë raste dhune. Por, ndërkohë më 25 Nëntor ne nuk thamë asgjë prej këtyre. Ne nuk thamë që ndër 2590 gra të pyetura në Shqipëri 30% nuk u përgjigjën dot për dhunën fizike, sepse kishin frikë. Ndërsa prej atyre që u përgjigjën rezultoi se 31.2% e tyre dhunoheshin fizikisht dhe 12.7% dhunoheshin seksualisht. E për ta vazhduar pak më tej, 40% dhunoheshin psikologjikisht dhe 50% emocionalisht. Këto dy të fundit, për ata skeptikët, do të jenë shifra të parëndësishme, kështu që le të vazhdojmë me dhunën fizike se ajo është e dukshme. Madje, sot në Shqipëri as ajo nuk majfton për të qenë e dënueshme, duhet që burri ta vrasi gruan ose kushërirën, ose vajzën, ose të dashurën, dhe pastaj kushedi mbase bëhet cështje për lajme. Duke mos dashur të kaloj në shumë detaje të këtij vrojtimi, po sjell shumë pak shifra të tjera. 27 gra kanë thënë se bashkëshorti “ka tentuar ti mbysë ose ti djegë”. 27 gra në përqindje mund të jenë shumë pak. Por ndërkohë janë 27 gra shqiptare, dhe janë më shumë se sa numri i grave që ka në parlamentin shqiptar. Dhe për këtë arsye është e turpshme që 25 Nëntori 2009 ishte pa zë. 114 gra (ose 4.4%) thonë se bashkëshorti i ka goditur me objekt të fortë, dhe 522 (ose 20.2%) thonë se bashkëshorti i rreh (kjo është rrahja e lehtë, jo me të hedhur nga shkallët, jo me të goditur me objekte të forta, jo me tërheqje zvarrë). Këto janë gratë që duhet të mbrojë kryeministri dhe lideri i opozitës. Deri tani nuk kanë bërë asgjë, madje, c’është më e keqja po e kthejnë edhe dhunën ndaj grave në një argument të neveritshëm lufte të rëndomtë personale, duke ia zhvleftësuar rëndësinë që duhet të ketë. Ku ishin politikanët kur babai vrau vajzën se vajti në pub? Ku ishin kur gra dhe vajza janë vrarë nga gjoja xhelozia shqiptare (që nuk është vecse një ndjenjë pronësie primitive ndaj gruas, duke ia hequr asaj të gjitha të drejtat që ka)? Ku ishin pasi lexuan shifrat e këtij vrojtimi (që megjithatë i ka më të ulëta se realiteti)? Ata ishin duke u marrë me njeri tjetrin, duke sharë njeri tjetrin, duke e shtrirë dhunën edhe në fushën e politikës. Dhe tashmë kemi arritur në fazën kur gratë duhet të presin për dhunën ndaj tyre. Të presin deri sa të eleminojmë dhunën e Politikës mbi vetë politikanët. Por edhe në këtë dhunë të re, thelbi i saj janë vetë gratë, edhe kur përdoren si objekt nga burrat e politikës, por mjerisht edhe kur përdoren si subjekt për të mbrojtur moralin e burrave të politikës.

17 Komente

Shkrim i mire per nje problem te rende.

Dua te terheq vemendjen mbi nje fakt qe mbase shume vete nuk e dine. Dhuna ndaj grave nuk eshte nje problem tipik shqiptar. Nuk duhet te biem ne gracken e "mveshjes" gjithçka te keqe shqiptareve. Dhuna ndaj grave prek dhe vende te zhvilluara si Franca. Disa shifra :

- Nje femer nder 10, dmth 10% e grave franceze jane te dhunuara.

- Cdo dy dite e gjysme, ne France vdes nje grua nga dhuna mashkullore.

- 18% e grave te vdekura jane ne kuadrin e çiftit.

- 35% e krimeve ndaj grave jane te kryera nga ish-burrat, ne ndarje e siper.

- 34% e burrave qe kane vrare grate e tyre, kane vrare veten pas aktit.

- 20% e krimeve jane kryer nen efektin e alkoolit apo droges.

________

Per vitin 2007, ka pasur 47 500 raste dhune ndaj grave, te regjistruara nga policia. (Perfytyro ketu dhe rastet qe nuk denoncohen).

Dhe kostoja e tere kesaj dhune, kosto financiare (gjyqe, polici, burgje, etj. etj.) ka qene 1 miliard euro.

________

Siç e sheh, ky problem eshte pak me i gjere se nje problem shqiptar. Ka te beje me imazhet seksiste te shoqerise. Ne Shqiperi apo ne France, seksizmi eshte ne fuqi. Kur nje femer paguhet me pak se nje burre per te njejten pune, atehere nuk duhet te çuditemi pse ndodhin gjera te tilla.

Etj. etj. etj.

Kete parantezen se "dhuna kunder grave nuk eshte problem tipik shqiptar dhe as vetem problem shqiptar" e kam degjuar ne dhjetra seminare, trainime, konferenca ne salla luksoze ku gjithmone teorizohet, ku gra te ndricuara flasin per dhunen, si per nje problem qe qendron jashte dhe pertej tyre dhe ku mongojne ato, grate e dhunuara, me deshmite e dhunes, ne trup dhe ne shpirt.

E perse duhet kjo paranteze? Nga droja se mos dukemi me teper primitive se sa jemi krahasuar me boten e civilizuar? Nga frika se mos pa dashje po demtojme imazhin e lirise se arritur ne te gjitha dimensionet e saj, duke perfshire edhe lirine e abuzimit seksual?

Normal qe dhuna gjinore nuk lidhet me ndonje arketip te vecante te njeriut shqiptar , qe nuk eshte aksidentale por  nje fenomen strukturor, kulturor dhe ndoshta rrenjet i ka ne zanafillat e Eves te krijuar nga brinja e Adamit, c ka nenekupton se ajo, femra pra, eshte ne raport me mashkullin, si pjesa ndaj te teres, e varur dhe ne funksion te tij.

Seksizmi, steriotipet gjinore, pozita superiore e mashkullit ne familje dhe shoqeri, padyshim eshte nje problem i cfaqur ne te gjitha shoqerite dhe varion sipas konteksteve dhe kulturave, por ketu, ne token e shqipeve, ka nje shtrat kanunor, ka nje tradite me konsistente dhe kjo kulture atavike rishfaqet ne format me te perbindshme .

Problemi nuk zgjidhet as me tullumbace sensibilizuese, as me teorizime per shqetsimet vaginale (Monologjet e vagines !) as me fushata gjuetie per te ndersyer seksin e dobet kunder "armikut te grave" mashkullin abstrakt pra ose te personalizuar politikisht. 

Fatkeqsia eshte se kur hapen tema te tilla qe prekin problemin ne kompleksitetin e tij, kur ne kete kompleksitet perfshihet dhe koncepti per lirine dhe abuzimin seksual, vijne edhe femra te vetplotesuara, rrudhin turinjte, leshojne dicka...pllaf.... dhe vrapojne per nga ferma  e lopeve.

 

Si "Pse duhet kjo paranteze"? Nqs po i jep problemit nje qasje shkencore/statistike, statistikat nuk kane kuptim pa u krahasuar.

Fatkeqsia eshte se kur hapen tema te tilla qe prekin problemin ne kompleksitetin e tij, kur ne kete kompleksitet perfshihet dhe koncepti per lirine dhe abuzimin seksual, vijne edhe femra te vetplotesuara, rrudhin turinjte, leshojne dicka...pllaf....dhe vrapojne per nga ferma  e lopeve.

Kto femrat e 'veteplotesuara', ne fakt u 'veteplotesuan' ne Shqiperi apo jashte?

Problemi nuk zgjidhet as me tullumbace sensibilizuese, as me teorizime per shqetsimet vaginale (Monologjet e vagines !) as me fushata gjuetie per te ndersyer seksin e dobet kunder "armikut te grave" mashkullin abstrakt pra ose te personalizuar politikisht.

Edhe si zgjidhet sipas teje?

ne Angli reth 2 gra vdesin cdo jave nga partneri/burri ose nga ish burri partneri (nuk e di se ku banoni ju) po ketij fenomeni i vehet rendesi nga te gjitha organizatat qofte qeveritare apo jo, dhe policia ka dege te vecanta per keto krime dhe me te hollurara per krimet e Aziatikeve jugore kunder femrave.

Policia Shqiptare nuk duket se ka ndonje experience/ekpertize apo deshire ti mbroje grate ashtu sic duhet. tu shkoje ne ndihme shpejt dhe te arrestohen dhe te denohen tamam ato qe ushtrojne dhune ndaj grave/vajzave.

Duhet te behemi te ndergjegjshem se grate po dhunohen ...te behet me e lehte dhe e pranueshme per grate qe te denoncojne ne polici, te edukohem njerezit se femra e mashkuj jane njesoj dhe dhuna eshte e papranueshme, te jepen emisione sociale/filozofike neper TV qe u kushtohen ketyre fenomeneve, organizatat e femrave te detyrojne shtetin te beje ligje per mbrojtjen e grave, grate ne pushtet ti ngrejne problemet e grave etc etc ...

na thuaj ti ndonje gje se si mund te ndalohen (meqe me duket se je femer) se mund te kesh ide me te mira ...

 

Duke zbritur ne toke Iris, si pikenisje.

Gjithe ate monolog per si NUK zgjidhet dhe vetem dy fjale per si zgjidhet?

Me kete insistimin tend te pafajshem,me kujtove nje histori nga jeta e Cehovit por e treguar prej Gorkit. Dy dama aristokrate,per ti treguar shkrimtarit se edhe ato perjetonin shqetsimet e botes, e pyesin:

-Kush do ta fitoje luften (ruso-turke)?

-Ata qe jane me te forte-pergjigjet shkrimtari.

-Po kush jane me te forte?

Heshti nje grime dhe u pergjigj pak me bezdi:

-Ata qe jane me te kulturuar dhe hane me mire.

E kuptove zgjidhjen Iris?

Jo, nuk e kuptova, sepse po pres te shpjegosh per njerez te thjeshte zgjidhjen, jo per filozofe smiley

Sa te thelle qe jeni ju filozofet komuniste....

Spiritus ke dhene nje pergjigje qe i vret veshet fashisteve.......

Spiritus,

presim me shume nga ty tek kjo teme.

fushatat sensibilizuese kane shume vlere per mendimin tim. Ironia eshte se kjo nenkupton qe problemin e dhunes ndaj femrave ta zgjidhin vete femrat, megjithese ato jane viktimat ne kete rast dhe pa faj.

ti ndoshta do thoshe qe idealja do ishte te ndryshonin burrat. good luck with that...

sensibilizimi i tregon femrave se kjo gje ka zgjidhje, kane opsione te tjera dhe mund (dhe duhet) te veprojne. Nuk ka nevoje te presin se mos ndyshojne gjerat, apo se mos fitojne ndonje llotari qe te jene me te pavarura.

sensibilizimi i tregon femrave se kjo gje ka zgjidhje, kane opsione te tjera dhe mund (dhe duhet) te veprojne.

Nuk ka opcion tjeter pervec atij te zhvillimit institucional te shtetit te se drejtes. Pervec kornizes ligjore duhet te kete zbatim rigoroz dhe pasoja per 'ofenduesin'. Nga ana tjeter, nga sa kam pare ne nje juridiksion pro-femer ne Kanada, abuzohet tmerresisht nga femrat. Pas nje grindje shtepiake gjakrat ulen por femres i bie qe 3 dite me vone ti vijne 'ato'. Kujtohet femra te marri policine ne telefon. Mashkulli nxirret per zhelesh nga shtepia vetem me rrobat qe ka ne trup. Kalon 1 nate ne burg, dhe ballafaqohet me indinjitetin e marrjes ne tel te shokut ta nxjerre nga burgu perkunder garancise financiare dhe zotimit te mbajtjes nen kujdestari. 2 vjet me vone gjithe ceshtja hidhet jashte sistemit gjyqesor per mospasje provash. Kostoja: $30,000 dollare...femra vazhdon te jete po aq histerike.

Ah, ndodhka dhe ne France e ne Angli ky muhabet? Epo jepini Shqiptare, po te jeni Burra, pervishni menget...

 

Dhe mbi te gjitha, meqenese ndodh edhe ne Angli dhe ne France propozoj qe mos te shkruajme fare per keto gjera. Se kur nuk ia ka gjetur frengu zgjidhjen, merr vesht, si do ia gjejme ne? 

Burrave shqiptare i mbetet te vendosin si do i perveshin menget: si INGLIZI apo si FRENGU.

Nuk eshte dhe ndonje gje e re te thuash qe semundjet e perendimit i kemi dhe ne!!!

Per kete shume shpejt do te shkruaje gjate e gjate HURBI se bashku me enciklopedine e tij reaksionaro - sorbonare. Per kete mund te ve nje bast te forte sa nje grusht burri, fytyres se nje gruaje.

---------------------

HURBI: si e kane frenget "fjalen e urte popullore" korresponduese te:  "DAJAKU KA DALA NGA XHENETI"?

Po "shprehjen e mencur urbane": Femra duhet rraf pa shkak, qe ta di se c'e pret kur ka shkak" ?

 

ju do ta nisni revolucionin nga dhomat e gjumit. Do te jete revolucion i papare, do fshije nga faqja e dheut keta qe na drejtojne sot dhe do na vije parajsa komuniste. Aq parajse do te jete sa edhe burrat nuk do t'i rrahin me grate...Lum kush do jetoje qe ta shijoje.

Gjithsesi eshte thellesisht entuziasmuese qe keta te Amerikes sikletosen sa here qe ne ajer ndjehet ndonje grimce e vockel mospajtimi, rezistence apo rebelimi, lere me pastaj revolucionare.

 speaker spoked again!

Dy terma te rinj:

1. Revolucioni nga dhoma e gjumit - eshte fjala per "Luften kunder dhunes ne familje" (me pelqen)

2. Parajsa Komuniste - duhet te jete dicka e re, nje lloj KOmunizmi kristian, qe promovon harmonine dhe meshiren midis burrit dhe gruas. (sa e bukur)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).