Dhjetori në Tirana Calling

Here we are, again, born to be princes of the universe.
Mungojnë muajt e Tetorit Nëntorit me te cilët s’kam mundur të merrem për një arsye sa të thjeshtë aq edhe banale : më kanë vjedhur kompjuterin ( r*** ku ti ketë ai që e ka marrë)

Ndoshta vetëm kush ka humbur kompjuter mund ta kuptojë se [...]

9 Komente

sa keq po me vika per librin

pse dreqin nuk i ruani edhe tjeterkund doreshkrimet? nga pervoja them (me keqardhje) se asnjehere nuk mund te ri-shkruash njelloj si me pare nje dokument te humbur

une kam nje usb te vecante ku ruaj cdo gje ( te cilen ma kurseu hajduti qe me vodhi perpara disa ditesh) smiley

Te kane vjedhur ne Paris ?!

Ah Darien, dhe ti qe mendoje se kendej jemi te sjellshem dhe me edukate. Te kam thene, mos shko ne lagje te damkosura, ç'do ti ne "Kombinatin" e Parisit ? Bej si Hurbineku qe rri neper qendra qytetesh, ngado qe shkon. Me njerez te mire, me pleq dhe plaka thinjoshe, dhe me studente te bukura avokatie ne krah. Ketu une harroj deren hapur dhe pas dy oresh me merr fqinji ne telefon dhe me thote : a ta fik televizorin se po harxhon kot ? Merre me mend çfare zoterinjsh kam ne krah.

Shkrimet nuk lihen asnjehere ne kompjuter. Por rrasen tre USB njeheresh, dhe lihen aty dite e nate. Cdo shkrim niset ne tre destinacione. Pastaj kur shkon ne atdhe, atje le nje kopje te plote, sepse nuk iu dihet avioneve. Ja u rrezove, ja vdiqe, se edhe ben vaki qe vdes kur rrezohesh me avion, po pastaj, pse te humbase puna jote ? Ja une psh, i kam dyllosur ca kopje shkrimesh, nje ne shtepi, nje xhaxhait qe e mban si hajmali ne qafe (xhaxhai im kushton shtrenjte keto kohe, por hajdutet nuk e dine sa shume i kushton qafa), dhe nje kopje e kam fshehur ne kurtin e shtepise, se nuk iu dihet revolucioneve proletare, keta te zhveshin fare.

Por, Darien, te dashures mos i le kopje asnjehere, se te dashurat i nderron ti, nuk eshte e sigurte se je gjithmone me te njejten, me kupton ? Dhe pastaj, ti e di se kur ndahesh me dike, nuk e ke me mikeshe, por armikeshe. Dhe pastaj ajo te shkaterron fare me shkrimet e tua.

_______

Thuaj çfare te duash por desh u nisa per nje roman. Po e le ketu, edhe si tregim, mire eshte.

Darien, me vjen keq qe ke humbur materialet; nejse per te pa anen pozitive, you could start fresh!

Sa per backup, nuk e sugjeroj metoden e mbajtjes ne pajisje usb, sepse edhe ato e kane jetegjatesine te kufizuar. Metoda me e mire eshte ajo e magazinimit online (mundesisht ne ndonje sherbim me pagese, po ka dhe nga ato qe e ofrojne falas).

Ore, se na shtive friken nashti : si e paskan te kufizuar keto USB ? Sa kohe e kane, qe ta dime dhe t'i strehojme gjekundi tjeter. Kurse ky "strehimi ne linje", me duket krejt i pakujdesshem.

C'garanci ke se nuk t'i mbajne ?

C'garanci ke qe nje dite "interneti" nuk bie ne gjume per nja 34 muaj apo vjet ?

 

fatkeqsisht edhe une e kam degjuar kete punen e USB-se Hurbineksmiley

Nqs keni hollesira per kete, na thoni, ju lutem, se ika ne vrap te blej ca USB te tjera, te pakten te di afatin sa e kane dhe pastaj t'i rifreskoj papushim. E habitshme kjo. E frikshme madje.

 Don't panic Hurbinek! 

 

Me sa di une keto jetegjatesine minimale e kane te 2-vjecari por rrojne me shume se aq. Le te themi qe funksioni i tyre primar per te cilin jane dizajnuar nuk eshte ai i magazinimit, por ai i portabilitetit te dokumentave.

Si metode per back-up te sugjeroj fort ate online; eshte me e sigurta. Ne rast se zgjedh nje sherbim te paguar, duhet te lexosh mire kushtet e sherbimit, ku parashikohen te gjitha rrethanat (ndoshta dhe ate te renies ne gjume te internetit, lol) .

Ne rast se nuk te pelqen menyra online, te sugjeroj perdorimin e pajisjeve optike (CD/DVD). Keto rrojne me shume se nje Hard Disk/USB Disk ne rast se ruhen ne kushte optimale (nje sirtar ku nuk deperton drita, pluhurat, si dhe ruajtja ne nje temperature te pershatshme).

Darien

sa keq qe po me vjen qe paske humbur kompjuterin. (ai cmimi ne Itali mos vinte i shoqeruar me nje kompjuter? smiley )

Shpresoj te perdoresh nje sistem tjeter tani per te ruajtur dokumentet e tua.

Se dyti, mezi po pres te shoh prurjet e dhjetorit, me duken shume interesante ca prej tyre.

Se treti, me duket se ate recensionin per "Bastarde pa Lavdi" e bete gjate nentorit "Kapitulli i pare. Pas meje!". Mos eshte vazhdimi gjate dhjetorit?

Me apo pa kompjuter, mos harro te rifillosh librin smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).