Derro Prilli

Pesëmbëdhjetëditëshi (pesme’ditchee) i parë i prillit erdhi i lumtur e i begatë për shqiptarët brenda e jashtë kufijve. Pranvera e paraprirë nga Dita e Verës dhe nga Sulltan Novruzi nuk mund të ishte kurrë kaq fatndjellëse se sa ajo e vitit 2009, vit ky që koinçidon edhe me ritualin mistiko-hyjnor që përsëritet çdo katër vjet në Shqipëri, zgjedhjet. Sqarojmë për lexuesin se të dyja festat që i paraprijnë pranverës, pra Idet e Marsit dhe Nov Ruzi, janë festa të popujve vëllezër latinë e persë, të huazuara vetëm në sajë të dashamirësisë së politikës shqiptare që synon ta kthejë në një festë të vazhdueshme (siç ka thënë shoku Astrit Patozi, aspak nën efektin e kërpudhave, “festa le të jetë e përjetshme&rdquosmiley jetën e shqiptarit të thjeshtë, kësaj qenie të prerë për karnevale e për shfaqje manekinësh.

Një muaj si prilli, që fillon me ditën ndërkombëtare të njerëzve pa humor (atyre që bëjnë shaka të tipit “kujdes se të ka rënë veshi&rdquosmiley, nuk mund të hynte ndryshe përveçse me këmbën e djathtë. Në datën katër të këtij muaji “Shqipëria hini në NATO”. Kjo do të thotë më shumë siguri, më shumë prezencë ndërkombëtare, më shumë ushtarë, më shumë prezervativë për ushtarët, kallashnikovë dhe paqe në Afganistan, më shumë krenari, më shumë mirëqenie dhe natyrisht, seks më i mirë dhe më i kënaqshëm për banorët e fshatit Kallmet të Lezhës, ku vetë Jozefina prezantoi “të himen” duke cituar Oscar Wilde. Seksi i mirë është një element që pritet të ndikojë në shtimin e popullsisë shqiptare në rajon, sipas motos së nacionalistëve “nuk ka shqipëri pa 50 milion”. Seksi në NATO është ndryshe nga seksi para NATO-s, sepse në radhë të parë i çliron burrat nga ankthi i performancës, duke qenë tashmë më self-esteemed si pjesë e një aleance fituese. Së dyti, duke qenë se meshkujt shqiptarë mund të bëjnë seks si me Kate Holms, si me Carla Bruni-n, si me Arenca Trashanin dhe të marrin të njëjtën kënaqësi, hyrja në NATO, shërben dhe si përmirësues i cilësisë së familjes, pasi shtohet numri total i femrave të cilësisë së parë, që ndikon drejtpërdrejt në aftësitë fotozhenike të pasardhësit.

Në NATO patjetër që hyri disi më vonë edhe këmba e majtë (që tenton të bëhet këmbë e mesit). Rama, kryetari i bashkisë më moderne në Shqipëri, vendosi të tregonte dhëmbët ndaj qeverisë duke demonstruar një numër të madh njerëzish që festonin nën tingujt e Westside Family dhe Valbona Memës. Por kryeministri Berisha nuk përtoi t’ia tregonte vendin, dhe vetëm një ditë më pas organizoi më perfektin e të gjithë mitingjeve të botës, duke i thënë Ramës “rri mbaj vendin, se mitingje bo baba”. Rama thonë se është futur në stres, se njerëzit që ka në staf dinë t’i organizojnë vetëm mitingje e protesta të vogla, e askush s’di t’i bëjë një program (është kuptuar që vetëm ky i fundit mund të thyejë turinjtë e Berishës, i cili i qetë pi lëng ananasi nën blunë e NATO-s). Qershori erdhi, dhe Berisha e di mirë që Rama s’ka ku i gjen njerëzit për të bërë program. Gjumi i Berishës është përmirësuar ndjeshëm, njerëzit që i rrinë pranë, përfshi vetë Lul Bashën që i bën masazh në shpatulla darkave, thonë që tashmë nuk ka nevojë për morfinë. Tani që Gërdecin e harroi dhe opozita e mitingjeve, për Berishën e ardhmja duket e madhe dhe e sigurt. Stafi i ngushtë këshillues i Ramës ka zbuluar gjithsesi llambën e Aladinit, ata kanë planifikuar një lëvizje fituese, një as nën mëngë për kryesocialistin. Këshilltarët e Ramës organizojnë dreka me pensionistë të varfër, ku politikani më i gjatë në Shqipëri shkon e ha me dy kafshata gjithë pensionin mujor të familjes. Kjo, sipas këshilltarëve të Ramës, e përafron kreun e opozitës me personazhet e filmit popullor “Gjuetia e fundit”, e kjo mund të afrojë shumë votues fansa të kësaj vepre monumentale të kinematografisë postdiktatoriale. Në elitat e PS-së menjëherë ka nisur gara mes personave që duan të marrin rolin e Sillos, një rol aq i dashur sidomos për petalet e reja të trëndafilit pink (të zbërdhylur tashm&eumlsmiley. Kësaj lëvizje surprizë të Ramës gjithsesi iu përgjigj në mënyrë dinjitoze Saliu, që e nxori nënë Feridenë nga burgu dhe e shpalli kandidate kryesore në zonën e Burrelit (për arsye të pashpjegueshme). Gazeta Zëri i Popullit e komenton këtë ngjarje duke thënë se të burgosur ka plot, dhe ne mund t’i marrim PD-së Gaxhain përshembull. E njëjta gazetë njofton se kryesia e PS bekon hyrjen në NATO, bekon popujt e NATO-s, bekon popullin shqiptar, bekon qeverinë, bekon edhe vetë zotin. Kjo si për inat të së majtës së vjetër që s'i ka patur punët mirë me zotin, por edhe si kopjim i fushatës manjifike të Obamës, një lider i ri që kurrë nuk e shqit zotin nga goja (në PS zotin kanë filluar e shkruajnë si z-ti, duke menduar se kështu fitojnë mbështetjen e lobit cifut, si dhe mbështetjen e Bashkimit Profesional të Imitatorëve Amator&eumlsmiley.

Ngjarja tjetër e prillit është data shtatë, shtatëdhjetëvjetori i pushtimit paqësor italian, që përjetohet me gëzim nga heronjtë e rinj ballistë e legalistë, të cilët me këtë rast ndërtojnë një monument në mes të Durrësit, në emër të miqësisë dhe bashkëpunimit shqiptaro-italian. Te ky monument do të çojnë kurora qeveritarët e opozitarët, ndërkohë që Berisha në emër të kësaj ngjarje të rëndësishme vendos t’i dhurojë italianëve të drejtën për të ndërtuar çentral bërthamor, parqe energjetikë në çdo pikë të bregdetit, TEC-e të teknologjisë të ndryshme si dhe tokë në bregdet. Opozita tund kokën dhe parlamenti voton unanimisht financimin qeveritar të fushatës “Po t’ua kishim falur nuk do na kishin pushtuar!”. Në po atë datë planifikohet grumbullimi i veteranëve partizanë në shëshin Skënderbej, ku do të goditen me shpulla nga anëtarët e FRPD, kryesuar nga Gerti Bo. që dha dorëheqjen nga paradhoma e kryeministrit, pasi deshi të hapte më shumë vende për më të rinjtë. Në vend të tij në paradhomë u fut Erla, e vlerësuar për disa skillse që Gerti i shkretë s’i kishte dot.

Përveç këtyre ngjarjeve të shënuara është për t’u vënë re datëlindja e Elsi Rizvanollit, themeluesit të shoqatës kulturore hispano-albaneze, kushëririt të futbollistit më të famshëm të Peqinit, i emigruar në Amerikë për arsye financiare, mik i ngushtë i Xhorxh Sorrosit, Pedro Almodovarit dhe Fidel Kastros.

Korça në këto ditë të hershme prilli gjithashtu ka festuar pesëvjetorin e MJAFT-it të Korçës, si dhe ditëlindjen e aktivistit të përgjithshëm Miladin Fili, agjitator dhe organizator i dhjetëra grushteve të shtetit në Bashkinë e Korçës. Ladi me këtë rast është uruar dhe nga Niko Peleshi, që i ka dërguar dy shishe verë të helmuar si dhe dy cigare bar nga ai i miri që pinë vetëm anëtarët e kryesisë së bashkisë Korçë.

Saktivista kërkon falje për vonesën dhe uron shqiptarët për përvjetorin e vrasjes së Jul Çezarit, vitin e ri persian dhe të gjitha datat e shënuara më sipër.

I juaji sinqerisht

Drejtori ekzekutiv i Saktivista

Arbër Zaimi

21 Komente

Iii, po me i heq linkun, kjo mbetet si ajo e Busulles, dhe ajo e Busulles ishte me e bukur. Duhet me qene anarkist te kesh frike nga anarkizmi.

Saktivista:

Seksi i mirë është një element që pritet të ndikojë në shtimin e popullsisë shqiptare në rajon, sipas motos së nacionalistëve “nuk ka shqipëri pa 50 milion”. Seksi në NATO është ndryshe nga seksi para NATO-s ...

Në NATO patjetër që hyri disi më vonë edhe këmba e majtë (që tenton të bëhet këmbë e mesit).

Kjo do të thotë më shumë siguri, më shumë prezencë ndërkombëtare, më shumë ushtarë, më shumë prezervativë për ushtarët, kallashnikovë dhe paqe në Afganistan, më shumë krenari, më shumë mirëqenie dhe natyrisht, seks më i mirë dhe më i kënaqshëm për banorët e fshatit Kallmet të Lezhës.

busulla:

Kështu pra, u futëm në NATO. Opozita e majtë u fut të shtunën ndërsa pozita, u fut një ditë më pas, të dielën. Si përfundim, me kë këmbë u futëm në NATO? Të majtën apo të djathtën? Unë jam i bindur se në NATO jemi futur me këmbën e mesit.

Tani jemi më të sigurt, në të gjitha kuptimet e mundshme. Të futesh në NATO, do të thotë mbi të gjitha safe sex.

Sepse, futje në NATO, do të thotë rifreskim dhe pasurim i fjalorit seksual. Fjalë të tilla si bombë, top, nëndetëse, kaçator, raketa tokë-ajër, murtajë, bazuka, tomson, barkas me tre fishekë etj, veshin me afsh xhamat e dhomave të qejfit, duke shtuar dhe qejfin vetë. Sepse çka mund të ofrojë Shqipëria në NATO është pjellje e liberalizuar e fëmijëve, që të jenë të denjë si ushtarë të natos në të ardhmen. Në Shqipëri pra, pritet të ndodhë një baby boom. Nuk e kemi thënë më kot dhe më parë: Plumbat tanë, bomba për armikun.

Very scary smiley  (gjithesesi I kid the guys) dhe rrofte Nato per kete dell frymezimi smiley

PS: Llukan, gezuar Llukan, mgjth shume doreshtrengum smiley

Monda, nuk e mbeshtet vetem PS-ja Bashkimin Profesional te Imitatoreve Amatore. Ia mbeshtes dhe une, dhe shof qe ia mbeshtetke edhe ti. E meqe jemi tek BPIA, a nuk ia mbeshtesim Busulles te dale nga gjendja esell dhe t'i fusi nje lexim asaj te vetes para kameres duke imituar amatorce George Carlin e t'a hedhe ne blog? Raving drunk, next best thing to a live stand-up performance, no?

Iu prehte shpirti i qete atje ku s'besonte te ndjerit Carlin ...

Lulian, one hangover at a time smiley  Two on a row s'ka advil t'i beje derman smiley

"Ky artikull është importuar automatikisht nga Saktivista"

edhe shume automatikisht nuk qenka importuar ky artikulli!!

Ma beni hallall ngjashmerine me shkrimin e J. Une faktikisht thjesht zbardha ca nga batutat e bera ne emisionet radiofonike Hero-In te javes qe shkoi.

Ll. me censuren qe ben deshmon qe ke shkelur mbi parimin e medias se lire, me te cilin perpiqesh te legjitimosh kredibilitetin e peshkut pa uje.

O Sol-o, ai linku per kolektivi.org e hengri se rastisi qe ishte ne te njejtin paragraf me ate muhabetin e ditelindjes.

mua s'me shqeteson shume kolektivi, se s'kam lidhje, po ideja eshte qe ditelindja e llukanit ishte fenomen historik per kete vend.

E, po kot e paske qaramanllikun atehere. Se edhe i plotfuqishmi te ishte do ta kishte censuru muhabetin per ditelindjen e vet.

po mo po, se te gjithe te djathtet vetem per prapanicen e vet mendojne... smiley

Pse i bini Ll kot ne qafe mor amon kushedi e ka censuru "sistemi".

O honig, a je me verte ne Bosnje, apo ka ik flamuri per lesh?

Po ca bosnje o burri dheut,ka ik flamuri per lesh, jam ne gjermani.

Sikur se di ti.

NATO dhe une ju falenderojme :LOL:

Llukan, je bo si gazeta shekulli  (me respekt per te dyja institucionet ne fjale)

O Arber mos u grric shume me Shaben se mu bashkofte Rama me Meten, qe do te denoncoj te pilicat e Sarkozy-s. A e pe se çar i boni atyne shokve tuj qe dulen si te forte m'Strasburg apo nuk e pe. Qeveria forte ktu or taj. Ja ka bo revolucionarve rrup sup 8 me di.

Po heres tjeter dil me qarte ne artikuj se ky mu duk si pa .ole sinqerisht. Kshu me humor Portokallie e di une qe i shpreh mire mendimet ti po seriozisht a ke nai arsye konkrete me na dhone kunder NATO-s (perveç atyne diskurseve te shpelara altermondialiste me te cilat personalisht nuk e fshi se te grricin se tepermi).

Se po qe per te kundershtu luften ne Irak (qe s'po e bo NATO) apo Afganistan kom bo artikuj qe ne fillim une. Po kjo nuk ka asnje lidhje me hyrjen tone ne NATO apo jo.

O lizandro, paske pi pak me rastin e pushimeve te pashkes me duket.

Me trego se ku kam dale kunder NATO-s? Apo paragjykon?

Une ne mikroanalize nuk jam kunder NATO-s, se eshte si me qene kunder ligjit te gravitacionit. Things happen because the things want to happen.

Ne nje analize principiale, me horizont me te gjere, une kam qendrim kritik ndaj ketij rendi boteror. Quaje altermondialiste kritiken time, me te cilen ben mire qe s'e fshin, se vertet mund te cahesh.

Nese ke bo artikuj qe ne fillim, atehere qenka ezauruar muhabeti, me fal qe shkruajta dhe une aty ku qenka mush kupa...

Arbro, s'e ke kap ose jom shpreh gabim. Ajo pjesa e mos fshirjes nuk qe fare per artikullin tat mer daje po per ata tipat qe thyjne e djegin si ne Strasburg (dmth pjesa ekstreme e atyne qe protestojne). Dhe ty te kerkojsha vetem qe mos me jipje argumentat e tyre nqs do ndaje te njejtin opinion me ta. Pra qe vetem per te evitu hapjen e nje debati mbi idete e ekstremisteve dhe jo se po thoja qe ti mendon si ata.

Sa per luften ne Irak, mos me boj interesantin mu tu me bo ironina se ta martoj Flokshin (=Learti) me gjithe Hunden (=Andi)! (Po deshe i martojme ene bashke qe te kursejme paret tu bo nje dasem e jo dy!) Nuk te tha njeri "mos shkruj" apo "s'ke pse shkru!", po thjesht po te shpjegojsha pozicionin tim (qe besoj o i njejti me tatin ne kete pike) ene po te thojsha qe s'ka lidhje me futjen tone ne NATO. (dakort jom i thashe pak si te paqarta po kshu o kur futesh m'Peshk midis dy mbledhjesh)

Sa per pozicionin tat ne lidhje me hymjen ne NATO, shume mire bone qe ma sqarove se ca gjona ne artikull i paskom keqkuptu me sa duket. (noshta ngaqe s'te njof aq mire e nuk ta kap si duhet humorin ne ca raste)

Kurse per seks me Carla Brunin mos te te rreje menia se nuk i ploteson dot kriteret e mashkullit te saj ideal. Jo per gjo po perveç atij tipit ne film qe zvoglote veten ene kalamojt une nuk di nai rast qe robi te ket arrit me u shkurtu. (se po folim per shkurtim drastik jo nai gjo te arritshme tu nejte pak shtremet)

Sidoqofte kjo "lulle paqje" qe po te drejtoj nuk do te thote qe bie kercenimi im ne lidhje me grricjet e tuja me Shaben. Aty nuk toleroj! Mos me bo me zone nai be mo te ronde se ajo e para.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).