Demokracia dhe Republika sipas Jacques Rancière

Demokracia dhe Republika sipas Jacques Rancière

Elton Baxhaku

“Fjala demokraci nuk përshenjon kështu as një formë të shoqërisë, as një formë të qeverisjes. ‘Shoqëria demokratike’ është gjithmonë vetëm një prodhim i fantazisë”.

                      Rancière, 2007 

Me fundin e bllokut lindor dhe rënien e “marksizmave” fjala demokraci dhe fitorja e saj si mënyra e fundit e jetesës në komunitet, deklamohet në të gjitha format. Në media, shkollë, në opinionin e përgjithshëm nxitet diskutimi për përmirësimin e një shoqërie demokratike, të fjalës së lirë. Dëgjojmë të thuhet shpesh se demokracia nuk është sistemi më i mirë por nuk kemi sistem tjetër më të mirë. Ky justifikim pretendon se mund të mbulojë mospasjen e një sistemi tjetër më të mirë por edhe ekzistencën e vetë “demokracisë”.
A mundet që  njerëzimi të ndalojë këtu? A mund të ketë një formë tjetër eksperience? Pas kësaj arritjeje ç’mund të themi më?

Për sa i përket qeverisjes kërkohet që nëpërmjet përfaqësimit të “popullit” të arrihet pushteti i popullit, të vëmë në krye të drejtimit të shtetit atë që populli shpreh, atë që populli do. Të mos ketë asgjë jashtë kësaj, gjithçka vendoset nga populli, dhe kjo duket sikur arrin te qeverisja e popullit nga vetja. Le të marrim me radhë çka propozon Jacques Rancière në La mésentente : politique et philosophie (Mosmarrëveshja: politika dhe filozofia).

Paradoksi

Rancière jo vetëm që nxjerr në pah paradokset e kësaj prirjeje të përgjithshme, por vë në vendin e vet edhe konceptet përkatëse. Kështu mund të dallohen qartë ngërçet konceptuale dhe linjat logjike duke pasqyruar nëpërmjet disa dukjeve çka mund të gjejmë nën këto koncepte. Demokracia është e lidhur direkt me popullin, dhe nën emrin popull do të vëmë atë çka paraqitëm më lart. Propozimi rancierian është konsiderimi i demokracisë si mënyra e subjektivizimit të politikës, si emri i një ndërprerjeje singulare të atij rendi të shpërndarjes së trupave në komunitet që propozohet për konceptualizim me termin e gjerë “polici”. Që do të thotë se pushteti i popullit, aty ku populli merr titullin për të pasur pushtet, bën një ndërprerje që vë barazinë e qenieve folëse me njëri-tjetrin në kundërshtim me shpërndarjen e trupave në një mënyrë të caktuar.

Prishja e këtij rendi, bëhet me anë të një “dispozitivi singular të subjektivizimit” dhe ky dispozitiv ka tre aspekte të cilat japin mënyrën e funksionimit të demokracisë. Në radhë të parë “demokracia është tipi i komunitetit i përcaktuar nga ekzistenca e i një sfere specifike të popullit”. Kjo sferë ku populli nuk është një i vetëm, është sfera e konfliktit të dy popujve të cilët “realitetin e përfaqësojnë si të dyfishtë” është një krijim i fushave të reja të eksperiencës.

Në radhë të dytë  “populli me të cilin identifikohet demokracia është një unitet pa konsistencën e një grupi shoqëror” duke qenë se populli nuk është numri i popullsisë, thjesht numër statistikor. Për këtë arsye, demokracia është “instituimi i subjekteve pluskues që do të shprishte çdo përcaktim të posteve dhe pjesëve”, përcaktim që do të vinte nga një rend i caktuar me një themelim rastësor. Subjektet pluskues e bëjnë demokracinë të jetë një mënyrë specifike e të qenit së bashku. Demokracia në momentin e instituimit krijon subjekte pluskues që “nuk pranojnë” asnjë arkhè, dhe as shpërndarjen e trupave folës në bazë të këtij apo atij legjitimimi. Populli është ai që tashmë ka një trup të dyfishtë nën emrin popull. Është pra dualizmi midis një trupi social dhe të një trupi që shkon e alteron çdo identifikim shoqëror.

Në radhë të tretë “hapësira ku manifestohet populli është hapësira e një konflikti politik konflikt ky që zhvillohet jo vetëm për ardhjen në ekzistencë të pjesës së pa-pjesë por edhe për mënyrën e rishpërndarjes. Demokracia është vendi ku instituohet përballja midis dy logjikave të asaj “policore, të shpërndarjes dhe të logjikës politike pra të elementit të barazisë”.

Të tria këto dukje janë të tilla që në çdo instituim të njërit apo tjetrit mund të kemi demokraci, të gjitha rastet e tjera nuk është e mundur të ndjesh një të tillë. Dhe në fund “ka demokraci në prezencë të një konflikti, të drejtuar nga një subjekt jo identitar, në hapësirën e dukshmërisë të popullit”. Shpërndarja identitare është në konflikt të vazhdueshëm me shumfishtësinë që karakterizon popullin. Çdo politikë identitare mëton të mbajë shpërndarjen dhe pjesët në ato që janë, pra t’i mbajë në vete, të mos kenë mundësi për një ndryshim as në pozicion e as në atë çka marrin si pjesë. Konflikti ndodh te populli nga keqllogaritja e tij, dhe në këtë llogaritje ka një faj që i bëhet popullit duke e ndarë në pjesë identitare dhe duke e llogaritur si shuma e këtyre pjesëve. Rivendikimi i fajit të kryer tashmë bëhet me anë të subjekteve pluskues, pjesa e pa-pjesë, e cila shkrin kufijtë e ndarjes së pjesëve dhe shpalos fajin e kryer ndaj saj. Ky është faji kushtetues i demokracisë, të gjitha përpjekjet e policisë janë për zhdukjen e këtij faji dhe për rrjedhojë, zhdukjen e mundësisë për demokraci.

Kontradikta

Shpesh arsyetohet se demokracia është  një rend i cili aplikohej në Greqinë antike me një numër popullsie relativisht të vogël. Në këtë mënyrë ata që ishin të lirë për të marrë pjesë (kuptohet gratë dhe skllevërit jo) edhe duke plotësuar disa kushte të tjera, votonin, merrnin vendime për qytetin. Kjo është fabula në të cilën mbështetet çdo leksion i Teorive të demokracisë ose i Teorive të përfaqësimit. Jo më kot ose njëra ose tjetra, sepse sipas profesorëve në universitetit (por edhe në opinion) tashmë në sajë të rritjes së popullsisë nuk mundet që gjithkush të votojë në shesh për çdo çështje, kështu që për këtë kemi si zgjidhje “demokracinë përfaqësuese”. Po çfarë duhet kërkuar në këtë logjikë të profesorëve? 

- E para është se administrimi i vendit nuk do të thotë bërje politike por më tepër bërje policie. Zgjidhje sipas opinionit të popullit për çdo punë të administrimit nuk është zgjidhja që duhet kërkuar me ngulm, nuk do ta bënte më politike situatën edhe sikur të arrihet që të votojmë për gjithçka nëpërmjet votimeve elektronike që mbulojnë të gjithë popullatën. 

Ka një diçka që u shpëton pikërisht të gjithë këtyre. Nuk është demokracia pushteti i atij populli i cili do të vihet në krye të një shteti, demokracia është një instituim i popullit si i tillë, duke ushtruar lirinë e tij dhe duke shpalosur barazinë. Është një moment singular, një ndërprerje, një thyerje e rendit normal të gjërave. Është pra, në fjalorin rancierian, thyerja e lidhjes midis veçorive natyrore dhe formave të qeverisjes. Thyerje e atij rendi që ndan pjesët nëpërmjet kategorizimit të veçorive natyrore, si lindja, prejardhja, pasuria, aftësia, etj, dhe që i përkthen këto në tituj për të qeverisur. Në këtë instituim demokratik shpaloset edhe barazia midis qenieve folëse. 

- E dyta, ashtu siç teoritë e demokracisë dhe të përfaqësimit zhvillohen njëra pas tjetrës, “Demokracia Përfaqësuese mund të ngjajë si një pleonazëm, por është një kontradiktë në vetvete (oksimoron)”. Që do të thotë se kur vëmë bashkë demokraci dhe përfaqësim nuk po vëmë bashkë dy terma sinonim, por dy terma të kundërt. Përfaqësimi është zgjedhja e disave për të qeverisur shumicën, që do të thotë se në thelb është praktikë oligarkike. Kjo zgjedhje nuk ka rëndësi nëse bëhet me këtë apo atë kod elektoral, në bazë të prejardhjes, dijes apo të ndonjë veçorie tjetër, ajo mbetet një zgjedhje që riafirmon oligarkinë.

Demokracia është një ndërprerje singulare, pushtet i popullit në një moment të caktuar, dhe nuk ka të bëjë fare me përfaqësimin. Demokracia është një moment anarkik i cili nuk shkon kah ndërtimit të një shoqërie më të lirë apo të një shteti sa më të vogël, demokracia nuk është qeverisja e  popullit, por është këputja e “mbarëvajtjes” të rendit policor. Demokracia përfaqësuese nuk mbart ndonjë kuptim nëse fjalori rancierian do të merret në konsideratë, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për shkëmbim shenjuesish, por për një organizim konceptesh politike që mprehin gjykimin për çështjet komunitare.

Subjektet

Demokracia nuk është as formë  e shoqërisë e as formë e qeverisjes, dhe si e tillë nuk identifikohet me një formë juridiko-politike. Demokracia është një proces. Që do të thotë se demokracia është çështje veprimtarie subjektesh, me rolet përkatëse, në një vend të caktuar. Rancière e sqaron në këtë formë: “procesi demokratik është veprimi i subjekteve që, duke punuar në intervalin midis identiteteve rikonfigurojnë ndarjen e publikes dhe të privates” dhe lë të kuptojë se ka diçka në këtë proces të veçantë, që implikon rillogaritjen e çka do të quajmë private dhe publike. Instituimi i pushtetit të popullit ndërpret llogarinë, ndërpret gjendjen e publikes dhe privates, ose siç shprehet juridikisht: statusin e tyre. Fjala “status” ka në rrënjë fjalën “stat” që na sjell te përkthimi i parë në shqip “shtet” dhe si përkthim të dytë “gjendje”. Statusi që ka publikja dhe privatja, ose gjendja e tyre ndërpritet nga pushteti i popullit.
Një njeri me ngjyrë të  zezë nuk pranon të ulet në një pjesë të  autobusit që ia kanë përcaktuar. Ai nuk pranon ndarjen e pjesëve të përcaktuara në atë formë. Nuk pranon kategorizimin natyror dhe pjesën që i kanë dhënë. Shembull i plotë për të parë demokracinë dhe shpalosjen e një faji. Nëse një njeri me ngjyrë të zezë, që do të thotë se ai është i përcaktueshëm nga natyra e tij, nuk ulet dot në një pjesë të autobusit, pra atij ia kanë përcaktuar vendin përkatës sipas natyrës, ky vend është përcaktuar nga rendi policor e pra ata nuk janë të barabartë me të tjerët. Pikërisht ky është rasti kur u institua demokracia, duke vendosur përballë logjikës jobarazitare të policisë dhe logjikës barazitare të politikës. Kjo ndodhi jo vetëm nga fakti se u evidentuan faji dhe pjesa e pa-pjesë, por edhe nga fakti që u kërkua një rillogaritje e publikes dhe privates. E tëra kjo u bë një çështje publike, që prekte një kolektivitet dhe që varej nga forma e veprimit kolektiv.

Procesi demokratik është zgjerimi i sferës publike, është ndërhyrja e përhershme në zgjerimin e kësaj sfere, duke hequr nga privatja raporte hierarkike apo thjesht dominuese, dhe duke ia dhënë këto një raporti publik, raportit midis të barabartëve ku asnjë nuk është inferior ndaj një superiori. Demokracia është pra procesi i cili rivë në lojë të përhershme, shpikjen e formave të subjektivizimit dhe të rasteve që tregojnë dhe kundërshtojnë privatizimin e jetës publike.

Res publica

Republika është një  fjalë për të cilën duhet bërë një sqarim për shkak se demokraci dhe republikë mund të mbivendosen dhe të ketë një keqkuptim mbi atë se ç’është njëra dhe ç’është tjetra. Republika është ideja e një sistemi institucionesh, ligjesh dhe zakonesh që eliminon teprinë e demokratike, duke homogjenizuar shtetin me shoqërinë. Në një sistem republikan janë pra institucione, ligje që duhen shoqëruar me zakone të caktuara. Këto zakone janë ato ndarje dhe aftësi që shoqëria i ka tashmë. Republika si të thuash është aty ku përveç institucioneve dhe ligjeve ka edhe një mënyrë të trajtimit të barabartë të zakoneve të shoqërisë. Barazia që karakterizon republikën nuk është ajo e aritmetikës, por është “barazia gjeometrike që vë ata që vlejnë më shumë sipër atyre që vlejnë më pak” (Rancière). Republika në këtë kuptim bën një ndarje të barabartë, duke funksionuar me ato “burime” të cilat i vijnë nga sociologjia e një komuniteti. Duhet theksuar se republika është në të njëjtin hap me sociologjinë, republikë dhe sociologji janë “faqet e së njëjtës monedhë”. Nëse me sociologji do të kuptonim “vizionin e trupit shoqëror homogjen, që kundërshton me parimin jetësor brenda abstraksionit të ligjit” (Rancière), si të thuash fryma e ligjeve dhe institucioneve i përgjigjet frymës së asaj që kërkon vizioni sociologjik, i përgjigjesh me të jetuarën ngurtësisë abstrakte të ligjit. Këtë frymë është në gjendje ta ndjekë dhe t’i përgjigjet republika, pa rënë kështu në një rend policor, që të ngurtësojë çdo identitet. Pikërisht e kundërta është projekti republikan, “të restaurojë (përherë) një rend politik homogjen me mënyrën e jetesës të një shoqërie” (Rancière). 

      Kështu projekti republikan i përgjigjet çdo hapi të shoqërisë  në drejtimin që ajo do, duke iu përgjigjur shoqërisë  me ligjet që i japin frymë shoqërisë,  “është pikërisht kjo që Platoni propozon: një komunitet ligjet e të cilit [...] të jenë frymëmarrja e shoqërisë”. Në këtë rast nuk do të eliminohej faji por, do t’i jepej atij vëmendja më e madhe, duke e përgjuar pas çdo gjenerimi të të pa-pjesëve. Kështu pjesët e qytetit do të ndaheshin sipas formulës sociologjike, dhe do të lihej mundësia për një pjesë të pa-pjesë e cila do të kishte një përgjigje nga ligjet, nga ndarja dhe rindarja e së përbashkëtës. Që do të thotë se republika do të ishte rendi i hapësirës publike, ai rend politik ku çdo raport nuk mund të jetë veçse publik, që i përket pra një komuniteti dhe jo vetëm një raporti privat, apo të ndonjë forme dominimi. Republika është emri i përkthyer në gjuhët evropiane nga latinishtja i “res publica” që në shqip në një përkthim direkt nga latinishtja do të ishte “gjëja publike”, pra ku drejtimin e ka fryma e shoqërisë ose vetë shoqëria në një formë publike. 

Demokracia, pushteti i popullit nuk do të kishte arsye të vepronte me pushtet duke prishur rende apo identitete sepse fluiditeti i republikës lejon të shprishen në mënyrë të vazhdueshme këto rende.
Ky do të  ishte rendi estetiko-politik i mundshëm.

6 Komente

Dëgjojmë të thuhet shpesh se demokracia nuk është sistemi më i mirë por nuk kemi sistem tjetër më të mirë. Ky justifikim pretendon se mund të mbulojë mospasjen e një sistemi tjetër më të mirë por edhe ekzistencën e vetë “demokracisë”.
A mundet që  njerëzimi të ndalojë këtu? A mund të ketë një formë tjetër eksperience? Pas kësaj arritjeje ç’mund të themi më?

Padyshim komunizem me thelb marksizem, dmth mjekergjatizem, ose e thene popullorce, leshizem.

 

 

Dëgjojmë të thuhet shpesh se demokracia nuk është sistemi më i mirë por nuk kemi sistem tjetër më të mirë.

Degjohet ku, nga kush, se degjohet tingellon si thashetheme. smiley Nderkohe realiteti (ve re thashe realiteti, jo enderrat, utopia, fluturimi me orendi te ndryshme, etj) eshte qe nuk "degjohet" por qe ne fakt eshte konsensusi i te gjithe shteteve dhe popujve te botes, pervec atyre qe kane nje forme diktature si regjim, konsensus i cili i ka mbijetuar historise te lloj-llojshme te botes, e cila ka provuar nje sere sistemesh te tjera deri tani, ne kushte, rrethana, kultura, dhe periudha historike te ndryshme.

Njeheresh, meqe e keni zakon kallamizimin e argumentit, nuk thuhet "demokracine po e mbajme nga halli sa te gjejme nje sistem tjeter" sic e ben autori te tingelloje, po thuhet ne kete konsensus qe eshte sistemi me i mire nga gjithe sistemet e tjera te provuara.

Per me teper, i give you Hurbi. smiley

E mer thumb opinge muk te rrihet pa njecike "antikoMunizeM" smiley

Njeheresh, meqe e keni zakon kallamizimin e argumentit, ......asnjehere nuk te duhet vene faj sepse pipezimin e kallamit nuk e ke prure ti e ke gjetur atje ku tregon Baba histori smiley

Psh sa per te mos perdorur me Kalllomin per Pipez :

.......Demokraci eshte sistem Politik qe nuk ka kuptim pa Ekonomi Tregu dhe sidomos sidomos per ato qe s'jane Politike por me shume mbajne arome 'kaMunizeM".......... Lirite dhe te Drejtat e Nierit

Pra ky sistem Ekonomiko - Politik - Shoqeror nuk qeka aq i kallamizuar sa e mendon ti ne forme HURI ! Pavaresisht nga dembelizmi ne te shprehur qe reduktohet vetem ne termin DEMOKRACI une mendoj se ti nuk je dembel por e ben se ashtu te pelqen te mbledhesh drute smiley

asnjehere nuk te duhet vene faj sepse pipezimin e kallamit nuk e ke prure ti

Tamam, dhe kete here si gjithmone, po te ishte gare rikoshetash, do fitoje Driso. smiley

Shiko, se kam harxhuar dhe tallonin e replikave me ty sivjet, po ca ti bej une qe ti je komunisti jone i preferuar i Peshkut, pavaresisht se s'te marr vesh 95% te gjerave qe shkruan. smiley

Nuk behet fjale per kallama pipezash apo kallama peshkimi. Kallamizim ne kete rast eshte shqip-nglisht nga straw man argument, gje e cila ne fakt perdoret shume ne Peshk, sidomos nga juve komunisat. lol

P.sh. nqs une them qe Peshku eshte vater komunistash, ti e keq-paraqet argumentin tim, thua sikur une them qe gjithe peshqit kane qene funksionare te sistemit komunist si Idrisi, dhe pasi e ke dobesuar (kallamizuar) argumentin tim, kendon hinernacionalen dhe shpall fitoren e Peshkut si fanar ndricues i  gjithe botes virtuale. Ky p.sh. eshte nje shembull i kallamizimit te argumentit. [Fjala kallamizim futet ne fjalorin shqip qe sot, me dekret peshkist.]

E mer Xhib permbledhesi, kallamizues deri ne pipza i teorive Hunore smiley Kallamizimit na sikur i thena Moj Dudi ......

 Ja mire me mesove , po pse nuk mesove te lexosh i here ne jete tate tamom.

Une per kallamizimin po flisja por akoma me te 'hollezuar" e me te "mprefte" ate te pipzave ( jo pidhzave ) antikomuniste.

Dhe meqe ti i mendon krahasimet ne forme HURI thashe te te kujtoja se si ti mblidhje pipzat antikomuniste . Zotrote qendron ne nje shkalle me te Larte Ne forme Kallomi ose forma me e persosur e paraqitjes antikomuniste  me konkurence deri edhe te Hunjve . Ndryshe nuk kishe pse te ftoje Hurin si dublim kallomash smiley Lart e me lart Hujt e Kallomat e PPU!

Si eshte e mundur qe une ty te kutpoj shume mire , ndersa muti JO smiley

Shikoj qe paskam bere nje gabim shtypi duke e bashkuar mu me ti . Pranej them nganjehere se ca dialektizma si mue jane shume te domosdoshme .

Psh "ma ka thane baba mue or ti ,se sistemi Demokratik "....

Vaj halli sikur ta thojshim antikomkunistshe "Ma ka thana bab muti , se sistemi Demokratik zotrije " 

Te rafte fat per vit te ri dhe hengsh ndonje Gjel nga ata me qaf te shkurter se po te ra nonji nga ata artificialet me qafe gjate si HU , pa le se c'siklet do heqesh deri sa ta hash te gjithin , dmth deri sa ta kallamizosh smiley

Ne mu me sot deri ne nje Janar pasi lexova se cfare mendon per ate qe te ka thane baba.....me duket se me jane maru tallonat smiley

Me kete po ...Je nji shkalle me nolt ose barazon Pipzat smiley

Hajt te majte Jotja dhe gexum viti ri me te gjith dashamiresit e tu.

PO mire ju te Amerikes keni marre persiper te flisni per Jacques-n? Nga jane ata te Frances dhe Canades? Hajdari psh.? ose Hurbi...

Se pari: "degjojme te thuhet shpesh"... ka kuptim per ata qe studiojne universiteteve te botes e te Shqiperise, i dashur XH. Sidomos ne ato universitete te cilat i takojne vendeve me "shkelqimin e thekshem te demokracise".  E mbi te gjitha kjo fraze gjindet ne ato librat e tmerrshem: "Si te mesojme demokracine ne 5 hapa?" apo "Mendimi politik nga Aristote tek G.W.Bush" 110 fq. , si dhe ne cdo manual "Introduction... to..." per gjindjen gjithmone e me injorante te perendimit me qender ne USA.

Zoteria me lart J.Ranciere i takon tjeterlloj populli.

(beni pak search, ju jeni dhe ne vendin qe s'dine gje tjeter vec search e research - a si japin gjithe fondet per shkencen per kete pune ne USA?)

---Z.Administrator, para se fshinit komentet e djeshme do kishte qene mire te pastroheshin keto komentet e mesiperme qe jo vetem s'kane lidhje me artikullin po jane dhe pertej cdo etike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).