Dell “Adamo” – Studim klasik marketingu

picture-11 Nje nga metodat kryesore te studimit te marketingut jane “case studies” — analiza te strategjive te perdorura nga kompani te ndryshme.  Disa nga studimet klasike jane Coke vs. Pepsi,  Windows vs. Mac, Toyota/Honda vs. GM/Ford ..etj.   Problemi qe kam pasur gjithmone me studime te tilla eshte qe nuk ishin bashkekohore.  Pavaresisht se Pepsi me Coke kane dekada qe kane qene ne lufte, betejat me interesante i kane pasur ne fillim te viteve 80:  ..fushata Pepsi Generation ose Pepsi Challenge. Pra, vertet do ishte interesante te shikoje nje fushate apo produkt ne zhvillim e siper, e te studjoje shancet e suksesit.  Me duket se e kam gjetur!! Quhet “Adamo,” linja e re e laptopeve nga Dell.

Kam pasur 2 laptope Dell.  Kam qen gjithnje i kenaqur me te dy.  Madje t’fundit qe kisha, mu derdh uje ne tastjere, e prap vazhdoi te punonte me besnikeri!  I vetmi problem ishte qe peshonte nja 127-232KG (..kjo shpatull e di c’ka hequr!)

Dell, gjate viteve 90 kishte nje avantazh qe e beri te suksesshem — ishte inovator ne menyren se si e zhvilloi biznesin duke marr porosi direkt nepermjet internetit.  Kjo i lejonte te kishte cmime te ulta, karshi konkurrenteve si HP (Compaq ..kompjuteri i pare qe kam pasur).  Me kalimin e kohes, edhe konkurrentet filluan te ndjekin te njejten platforme.  Si rrjedhim, Dell e humbi avantazhin qe kishte si “low-cost provider” (konkurrent me cmim te ulet.)

Suksi i viteve te fundit te Mac, ku laptopet kane nje marzh rreth 30-40% (karshi 10-20% per PCs), i dha idene Dell-it qe duhet te krijoje nje linje te re laptopesh luksi.   Keshtu lindi “Adamo.”

“Adamo” pak a shume ka te njejtat specifika si Macbook Air: Intel Duo, kase metalike, i lehte pupel.  Cmimi?!  …fillon tek nja $1900.  Duket shume, por ne krahasim me Macbook Air, eshte aty, aty.

…i vetmi problem: Powered by Windows.

Pse e quaj problem?

1) Sepse, nje pjese e mire e konvertuesve ne Linux apo Mac, kane ndryshuar thjesht per faktin qe Windows nuk ka sigurine dhe stabilitetin qe kane Linux apo Mac.  Vista ishte katastrofe.  Windows 7 eshte pak a shume “moving target”: …nje here thuhet qe do dali kete vere, pastaj thuhet qe do dali nga 2010-ta.  Pastaj askush nuk e di nese vertet do jete permiresim i Vistes apo jo. Se

2) Mac i ka pasur gjithnje cmimet e larta.  Laptopi me i lire Mac shitet me $1200, gje qe ne nje fare menyre e ka edukuar publikun te mendoj “premium” sa here shikon Mac ne vitrine.  Ndersa kompjuteret me Windows fillojne tek $250 (Asus).

Pra, cfare e shtyn dike te paguaj $1900 per nje laptop me nje sistem operativ te cilin mund ta gjesh me nje cmim aq te ulet sa $250?  Dezajni?!  Dmth, thjesht fakti qe peson 1.5KG dhe ka kase metalike (dhe fushate me tym marketingu) do te bind klientin te harxhoj rreth 3-4 here me shume per te njejtin produkt qe blen diku tjeter?   ..me duket pak si ekzagjerim.

Pervec permasave dhe konstruktit, dicka qe duhet marre parasysh eshte edhe koha e lancimit — MESI I KRIZES ME TE MADHE TE DEKADAVE TE FUNDIT.

..pac fat Adamo — do te te nevojitet.

4 Komente

me thene te drejten, Dell duhet te rregulloje sherbimin ndaj klienteve para se te dale me produkte te reja.me Dellin po qellove ne shenje qe me heren e pare dhe e ke marre mallin pa probleme, shpetove. Ndryshe, vec dhimbjes se kokes nuk merr asnje lloj sherbimi tjeter nga ata.

sa kam blere nje Mac dhe jam shume e lumtur. Jo se ve ndonje ndryshim te thelle me PC, por eshte me i lehte ne perdorim. i vetmi problem, nuk pranon platformen e gjuhes shqipe. 

  1. Adamo ka Intel Core 2 Duo (jo Intel Duo). Megjithate, procesori i Adamo eshte me i ngadalte se Air
  2. Air nuk ka ethernet port.
  3. Air e ka ekranin 13.3 inch, Adamo 13.4 (diference shume e vogel).
  4. Air peshon 3 paund, Adamo 4.
  5. Adamo ka vend per 4GB RAM, ndersa AIR vetem 2.

Eshte e vertete qe njerezit marrin Air edhe per sistemin e operimit. Shumica e marrin per dizenjon sepse eshte "cool" prandaj paguajne edhe me shume. Ashtu sic paguajne me shume edhe per iPod per menyren sesi duket dhe pse eshte "cool" sepse per "features", ka marka te tjera mp3 players qe kane madje me shume sesa iPod - dhe jane me te lira.

Persa i perket fushates me tym, o eshte mjeshtre marketingu Apple o nuk eshte kompani tjeter.

 

per ata qe kane njefare moshe, kane njefare paraje (tani por jo dje), kane njefare deshire per te qene cool por nuk kane kohe e nerva (apo mundesi) te ndryshojne sitem operativ tani.

 

kam pershtypjen se dell nuk po kerkon nje "xhep" tregu por konsumatore ne evolucion.

 …i vetmi problem: Powered by Windows.

Dell-i ka kohë që lëshon produkte me Ubuntu Linux. Besoj se edhe për Adamo-n  do të jetë parashikuar kjo gjë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).