Dekadenca dhe barbaria moderne

Dekadenca dhe barbaria moderneArbër ShtëmbariNuk ka statistika për të matur dekadencën. Rëndomë, nocionin e dekadencës e lidhim me atë të pervertimit të normave të një shoqërie të caktuar. Kështu historikisht njihen disa periudha dekadente, ku më të njohurat mbeten ajo e Romës antike dhe dekadenca estetike e shekullit XIX. Dekadenca romake, në imagjinaren e shumë njerëzve i referohet

11 Komente

Tony Kushner thote: This age is the threnody chant of a Poet, a dark-devising Poet whose only theme is Death.

Ka nje hije te rende prej grope gravitacionale, ku rrezikohet rrezimi, cadere, rrenimi; ka nje hije kadavre dhe varri dekadenca, decay; por edhe rotten, dicka biologjike, dicka qe lidhet me mplakjen, rrenimin e trupit, me nje kalbje per se gjalli. Eshte e pashmangshme, edhe pse e kontrollueshme per sa i perket aspektit biologjik dhe formave organike te jeteses, nderkohe qe jo vetem se eshte krejt e kontrollueshme ne format artificiale te organizimit shoqeror, por eshte edhe krejt e shmangshme. Modeli per shmangjen eshte serish biologjik: zgjimi qe thua ti, riperteritja, revolucioni apo nje rilindje shoqerore qe nuk nenkupton kurrsesi mrekullira makabre si "the night of the walking dead" apo se jeta fillon kur je dyzet vjec, gjashtedhjete, plak ashik, por se jeta shoqerore eshte krejt ndryshe nga jeta biologjike, dhe gjithmone ne funksion limit te kesaj te fundit. Dekadenca shoqerore eshte mentalitet qe vjen si pasoje e papergjegjesise, e injorimit te funksionit qe jeta shoqerore duhet te kete ndaj jetes, si stigmatizim demagogjik kunder theksimit te ketij funksioni, stigmatizim i cili permban edhe cjerrjet e shkaktareve te vdekjes kunder "tregtareve mediatike te vdekjes".

Arber, analize e sakte. Nuk mund te flasim sot per barbare, pervecse kur keta jane te veshur me kollare Armani, apo kur gjuha qe perdorin eshte ajo e "dyerve te medha".

Koment shume interesant Lulian. Keta barbaret tane me kollare jane forme e barbarizmit modern, keshtu e quajti dhe filozofi Badiou presidentin Sarkozy. 

Pershkrimi i autorit per dekadencen dhe barbarine moderne ne sensin e kundert te barbarise antike, me japin shijen e hidhur te nje krize te padegjuar qe mund te kete kapur ndonjehere ndonje komb.  Me pelqen pershkrimi i sakte i fenomeneve shoqerore dhe i psikologjise se pergjithshme qe i shoqeron keto.,   dhe ketu, me duket mua, qendron pardoksi!  Pikerishte tek kerkimi i shkakut me nje kembengulje patologjike vetem ne mendjen e shqiptarit, A thua se kjo mendje e shqiptarit u prish ne menyre totale nga totalitarizmi i para '90 s. Ne se u hedhim nje sy ngjarjeve kryesore pas 90 s vetem per nje skanim te thjeshte, veme re se zjarret kane qene mjeti fizik themelor per te shkaterruar ekonomie e Shqiperise, per te krijuar tym per vjedhjet dhe per te dobesuar deri ne gjunjezim e asgjesim total te te ashtuquajturit shtet komunist shqiptar.  Te marra ne vecanti keto dhe gjithe fenomenet e tjera, te krijohet pershtypja e rreme se po behet nje lufte e forte dhe efikase kunder socializmit dhe ideologjise antihumane te tij.

Por shpesh vjen ne kujtese, ndofta dhe ne menyre instiktive, pyetja e thjeste sa buka me  djathe apo si drita e diellit:

Kush pagoi per ndertimin e atyre mijra objekteve uzinave, fabrikave qe u shkaterruan me zjarr pas 90?  Dhe pas saj pyetja tjeter edhe me e thjeshte nga nevoja e perditshme e  te dalit jashte:   Kush perfitoi nga shkaterrimi i Trojes, Romes, Shqiperise dhe gjitheckaje qe u dogj?  

 

Si perfundim qofte ekonomia koloniale qe po krijohet nen emrin e ekonomise globale, qofte degjenerimi fizik dhe shpirteror i shqiptareve nen emrin e modernizimit, lirise dhe demokracise nuk mund te quhen se jane nje dekadence dhe barbarizem jo te ngjajshem me dekadencen dhe barbarizmin antik.  

Keto fenomene ne Shqiperi nuk jane te reja dhe vetem ne Shqiperi; dekadenca dhe barbarizmi jane fenomene qe kane shoqeruar shoqerine njerzore qe ne fillimet e veta.    Mbase ne nje kohe te ardhem do te dalin forca te tilla qe do te jene te zonjat per te ndaluar ata mbartes te fantazmave dhe hijeve te vjetera te kohes se perenduar qe sot shkaktojne kete peshtjellim mbarekombetar barbaro-dekadent. 

Shkrim shume aktual. Uroj qe te vazhdohet te reflektohet ne kete drejtim.

Vetem Arbeee...r te lutem... Ti nuk mundesh nga njera ane te shkruash nje shkrim te tille kaq te bukur dhe nga ana tjeter te perdoresh fjale "si ostentim" dhe "te determinuar", sepse pastaj me ben qe te hedh hije dyshimi rreth aftesive te tua te pergjithshme.

Te lutem, te mos merret si personale.

 

Tani nje reflektim rreth dekadences ne kontekstin e shkrimit:

Dekadenca ne pergjithesi vjen pasi nje shoqeri ne shkalle rajoni, vendi apo qyteti ka arritur se pari nje kulm... kulm zhvillimi dhe arritjesh.

Dhe kjo eshte e qarte ne rastin e Romes (e shume rasteve te tjera), por nuk eshte shume e qarte ne rastin e vendit tone.

Si mund te shpjegohet kjo?! Apo mund te konsiderohet periudha nen regjimin komunist si nje kulm?!

ps:olsib pas shume perpjekjesh per te gjetur ekuivalentin e fjales ostentation ("mburrje" ndoshta?) vendosa te perdor fjalen ne rrenjen e saj latine. sa per "te determinuar" besoj se eshte aktuale si fjale qe perdoret rendome ne librat filozofik ne shqip. por mirepres cdo sugjerim sigurisht. faleminderit per komentet te gjitheve.  

Duke iu referuar italishtes time, ostentimi eshte ne mos gabohem te vihesh me ngulm ne dukje, ne shikim, ne plan te pare. Ndoshta "me kokefortesi" mund te jete nje alternative.

Ndersa per "te determinuar" mund te perdoret ne kuptimin e pare "kembengules" ose ne kuptimin e dyte "te percaktuar".

Nuk e di sa te sakta jane keto per ate qe doje te shprehje ti.

 

Cfare mendon per pjesen e dyte te komentit tim te mesiperm?

Sepse me kete artikull me dole ne shteg te te njejtave reflektimeve qe kam bere me veten here pas here. Por sa here qe mendoja per dekadencen, me mungonte nje pike kulmi.

Pa e quajtur Dekadence ,pa e vleresuar si te tille them se z. Arber ka bere nje pershkrim te sakte te dukuriv .Sidomos mbyllja ne formepyetjesh eshte nje gjetje qe nuk ndikon ,por tele te nxjerresh perfundimet vete. Pra Nje Ftese. Urime se pari. 

Kam merndimin se shoqeria ashtu sic prodhon mjetet e jeteses ashtu prodhon dhe moralin (Konstrukton mardheniet ). Kjo pasqyrohet ne shoqerine tone , nje shoqeri si produkt i TREGUT. Ne se nje shoqeri si jona nuk funksionon brenda Ligjeve te Tregut ajo patjeter qe pasqyron nje Individ te Deformuar ashtu sic ndodh edhe REALISHt. Dhe prej ketyre individeve te Deformuar lindin e krijohen Grupime me Platforma te Deformuara  e per me teper me veprimtari praktike te Deformuar. Te mos harrojme se ne Konkurence me njera tjetren keto Grupime jane ato qe do te marrin kryen e vendit nga ku do te orientojne , mbeshtesin e financojne te gjitha ato fusha qe permend z.Arber . Si dilet nga kjo situate ??????? Nuk kerkohen as njerez fringo , as kushte te reja fringo . Dhe c'eshte me kryesorja ...nuk kerkohen teori FRINGO .Tregu ka kete FYTYRE ne te gjithe Boten . Por ndryshe nga ne ,Shoqeri te tjera jane ambientuar e kane gjetur rruget dhe balanca te pershtatshme per bashkejetesen duke vene ne eficience Pa MESHIRE Falimentimin.  Dhe shtremberimi KRYESOR tek ne ka ndodhur sepse ekipet ne Fuqi e me Fuqi Ekzekutive jane DRUJ te SHTREMBER qe ne KRYE .  Gjithshka do kohen e Vet  .Por jo te ngaterrojme kete TEZE me konceptin "Jepu KOHE LAMASHEVE qe na Udheheqin SOT " Dhe sot per sot  zgjidhjen e pare osee DRURIN e DREJTE qe ka gjete BOTA per te ngritur stiven vleresojme VOTEN. Sa me shume qartesi per njerzit per ke e perse duhet te Japin VOTEN aq me shpejt e sjellim ndryshimin .

shih olti, pyetja jote qendron ne fakt dhe eshte e natyrshme. dhe ti ke te drejte kur thua se dekadence krijohet pas nje kulmi. Por ky kulmi nuk duhet marr vetem ne aspektin pozitiv, ate te zhvillimit, progresit, por dhe ate te regresit. nese do ta konsideronim komunizmin si nje kulm pozitiv, veme re qe pas renies se komunizmit nuk pati dekadence. Madje vitet e fundit brenda regjimit ka pasur nuanca dekadente. Me kujton pak ate kohen midis dy lufterave boterore,  dhe sidomos fundin e republikes se Weimar'it deri ne 1933. Dekadenca ka filluar prej dhjete vjetesh sipas mendimit tim, kur ne kapem nje kulm tjeter, ne sensin negativ, ate te regresit. i kam numeruar kryesoret me lart, po ka te tjera, si "individualizem, vetepelqim i ekzagjeruar, shkaterrimi i normave, egoizem, mungese altruizmi, perbuzje te vlerave heroike, historike, primitivizem i popullit, polarizim te shoqerise, shkaterrim i edukimit, perversion fetar etj etj"  (Faye) ka dicka tragjike dhe sakrifikuese ne dekadence. ne menyre figurative do ta krahasoja me njeri qe ka humbur gjithcka, qe s'ka me asgje per te humbur e qe per te harruar gjen prehje tek pija. 

Kulm negativ. Shume interesante.

Kjo e permbush gjithe llogjiken e dekadences tone.

Une e kam lidhur gjithmone dekadencen me vetpelqimin, por edhe humbja e shpreses ne fakt mund te jete momenti qe paraprin dekadencen.

Faleminderit.

Shkrim shume i mire, dhe mendoj qe e qellon ne shenje shoqerine shqiptare, edhe une perceptoj dekadence aty. Jam dakord edhe me perceptimin se kjo dekadence nuk ka ardhur si pasoje e ndonje kulmi, por pervec kulmit negativ qe shoh si teori shume interesante, mendoj se dekadenca ka ardhur dhe si pasoje e efekteve kulturoro-socialo-ekonomike te botes se re perendimore, botes se konsumit, te frenezise, te njerezve te depersonalizuar, te masmedias, te politikes catch-all etj. Shqiptaret kishin nje shoqeri e nje kulture te pavaksinuar per te pritur kete pushtim.

Megjithate dekadenca kulturore qe ve re arbri, dhe kriza ekonomike qe tashme eshte shtruar kembekryq, ndoshta nxisin nje fare reaksioni (me siguri do ta nxisin). Te ky reaksion popullor kam shprese, po qe konstruktiv, ndoshta lind dicka pozitive. Por shpresat e mia nuk jane te medha, periudhat e dekadences karakterizohen nga pesimizmi...

Nuk me duket e sakte ideja se dekadenca duhet te vije pas nje kulmi. Fakti qe mendimi te ka ngecur olsib, sepse nuk mund te gjeje dot kulm ne shoqerine shqiptare, ndoshta duhet te te shtyje te mendosh se dekadenca nuk fillon pas kulmit. Ne fakt, dekadenca vjen dialektikisht me progresin, te pakten sipas kuptimit te progresit nga nje ideologji e "tregut te lire" dhe kulmi i mireqenies, te pakten ne kapitalizmin e vonshem, mund te konsiderohet njekohesisht si kulmi i dekadences, pasi mireqenia mesatare do konsiderohej e ngritur ne kulm prej pasurise ekstreme te nje dore te ngushte njerezish, nderkohe qe shumica do te ishte ne nje kalbezim total.

Sa per ceshtjen qe ngre adriatiku, them se nuk duhet neglizhuar fakti qe barbarizmi klasik legjitimon skllaverine dhe e anasjellta, nderkohe qe kur flitet per barbarizmin modern, kihet gjithashtu parasysh fakti qe skllaveria edhe pse nuk eshte e ligjshme, ajo ekziston nepermjet sweat shop-eve, lemoshes se institucionalizuar te nike, etj. Fakti qe skllaveria nuk eshte e legjitimuar ne periudhen e nje barbarizmi modern, e ben kete te fundit shume me teper agresiv se sa klasiku. Kjo ka te beje gjithashtu me statusin juridik te korporatave dhe megakorporatave, status i cili trajton nje zyre, ndertese, arkive, institucion, board, si te ishte person juridik, nderkohe qe individet, apo shareholders e boardmembers qe e perbejne kete institucion konsiderohen shpesh te perjashtuar nga ndeshkimi fizik. Nga ku duhet pasur gjithashtu parasysh edhe dilema anti-utilitariane e momentit teknologjik qe sjell modernizmi, ku per te shpetuar pese nuk do shtyje fizikisht nje njeri ne shinat e trenit, nderkohe qe per te shpetuar po keta te peste, me ane te nje butoni do ia nderroje drejtimin trenit qe te shtypte vetem nje njeri. Pra edhe pse ti Adriatik je ne rregull, qe nga ana llogjike barbarizmi modern eshte i njejte me barbarizmin klasik, nga ana logjistike ka ndryshim, sepse ate qe barbarizmi klasik nuk mund t'a bente per mungese te teknologjise, barbarizmi modern mund t'a arrije me nje te shtypur te butonit, apo me dy avione te vetem permbi Hiroshima dhe Nagasaki. Ketu eshte e kote te pretendohet se rasti i Shqiperise mund te trajtohet vecante, pasi sic e provoi Gerdeci, pergjegjesia personale u shnderrua ne pergjegjesi institucionale, dhe modernizimi teknologjik nuk eshte shume larg mendsh, edhe pse ndoshta do i shihnim bishtin ketij modernizimi, ku ne vend te nje centrali berthamor, ben vaki edhe te na bindin kollaret Armani te marrim mbeturinat toksike per hir te pranimit ne EU.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).