Copëza. (1)

Kam vënë një kapele republike në kokë, mbaj kostum terital gri të hapur dhe një bastun në dorë, më shumë për ta bërë paraqitjen time pak ekzotike sesa për ndonjë nevojë. Këpucët i kam të bardha, verore. Mbaj dhe një trëndafil te kostumi në xhepin lart. Mesi nuk më dhemb më, megjithëse doktorët duhet të përfshijnë në receta këshilla të posaçme për pleqtë e ndjeshëm si puna ime...

Këto ditë po ndjekin shpejt njera tjetrën këtu në shtëpinë tonë në fshat. Ti nuk para vjen, se po ndjek hallet e fisit. Edhe unë përfitova nga rasti të të bëj një surprizë me lulet e reja që po mbjell këtë pranverë. Në maj, të kam gati një dhuratë. hëhëhë... po qesh e kollitem, kollitem e qesh kur të mendoj si do e bësh fytyrën kur ta shofësh. Për kollën fajin e ka cigarja, po pa të koha nuk shtyhet dhe për këtë të fundit fajin e ke vetë. Më shmangesh, duke gjetur nipërit sebep as tregon ndonjë dashuri të madhe më për mua plakun. Nipçja i madh na kapi një herë në një skutë kështu duke bërë veprime të dyshimta, po ty stë ka thënë gjë. Mua më tha, pse e kape gjyshen nga gjoksi? Rrudha ballin për të marrë një qëndrim sa më serioz të mundshëm edhe ia ktheva se gjyshja kishte tension. Se besoj ta ketë ngrënë gënjeshtrën. Edhe për këtë fajin e ke vetë, se ty të ngjan.

Më pëlqen të mbjell pemë këto kohë, kopshti është plot. Dua të lë diçka pas... gjithnjë e kam pasur merak. Ndonjëherë bëhem zevzek, se ufffff më ke lënë vetëm, dhe gjithnjë e më shpesh ndodh të nevrikosem kur s’të kam afër. Po këtu majë kodrës ku ndodhem tani është bukur. Era që fryn më mbështjell fytyrën e më trazon flokët, kapelen e kam lënë mënjanë. E ndjej flladin nëpër thinja, vjen lehtë e i ëmbël si përkëdheljet e tua. Bën pak ftohtë, e tani që e mendoj mirë.. më mirë të ftohem pak, të gjesh sebep të më kesh kujdes. Çfarë nuk shpik mendja ime e plakut vetëm të të rri afër. Meraku, ty të bën gjithnjë të brishtë si lulet që unë mbjell në kopësht. Sa t’i shoh të lëshojnë pak rrënjë është meraku im, pastaj do më kënaqet syri duke i soditur. Ti nuk do i shikosh dot akoma. Dua të jenë të plota e të çelura kur të t'i tregoj. Kështu do të ndrijnë më shumë sytë, e mbase, po të jemi vetëm, do mi lagësh pak buzët e thara me të tuat.

17 Komente

Sevda perpetuo

A thua ekzistojne ende dashuri te tilla?! smiley

Yeap, Edi dhe aida, kjo ishte ideja...

Mu duk intriguese në momentin që e mendova dhe desha ta ndaja me ju. smiley

 

...Me shmangesh, shkaqet qe me jep tashme jane niperit, dikur s'pyesje as per tet eti ne dhomen perkrah. Trupi im s'te terheq me. Nuk te fajesoj per kete, e dashur; ethet e mija per te zbuluar 'te rene' te kane mbytur deshiren. Ti tashme ke humbur freskine por une s'kam humbur shijen e aventures. Shije qe shpesh jam munduar ta rigjej me femra te nates por asgje s'mban esencen tende. Nderkohe ti vazhdon te flesh perkrah meje, perkrah mashkullit qe kishte heshtur se fjeturi perkrah teje prej kohesh. Por ti prisje me durim, prisje kthimin e trupit te vdekur qe prehej perkrah teje... Te mbaj mend nje mengjes te fresket pranvere. Une isha ulur ne ballkon duke asfiksuar veten me nje cigare, ti dole nga dhoma ne ate kemishe nate tantelle te bardhe; floket te derdheshin mbi gjoks, fytyra jote shendriste. Qe nga ai mengjes rrezatimin tend qiellor e kam lidhur perhere me forcen misterioze te dhomes tone...

 

PS. Nje version me urban i tregimit. Sdq, ishte fantastik, Jul! Vertete komplimente!

BUKUR! Sh. falemnderit qe e ndave!

Pes pa hater!!! (ne mungese te gjashtes)

Peshku ne dite te bukur "vjeshte", "pranvere" ... smiley

as, jul, lule, ndjenja ... hec e merru me tema politike po deshe lol. 

 

Po tëisha femër, unë do isha dashuruar pas një "plakushi" si ky miku.... megjithse nuk mund ta imagjinoj me këpucë të bardha dhe me karajfil në xhep të jelekut smiley

Tha sikur te isha djale smiley

Vallai mer ed, sado qe e ka rregullu muhabetin ca andej nga fundi, ai imazhi i fillimit veshtire te pertypet smiley  S'eshte hic per dashni, por per nje dore tavlle a domino smiley

Kështu do të ndrijnë më shumë sytë, e mbase, po të jemi vetëm, do mi lagësh pak buzët e thara me të tuat.

Shume e bukur mbyllja! smiley

Emo, Monda, belle, thnx smiley

Rosee, smiley smogu urban i vret trëndafilat. Ti duhet ta dish këtë, se trëndafil je vetë smiley. thnx.

 

 

Plak ashik, sevdali  ne kontradiksionin fatal te trupit (instikteve)  me shpirtin qe nuk plaket kurre.Nga pershkrimi ne paragrafin e pare me perfton personazhin e pikturuar nga Markez ne "Kujtime kurvash te trishta"

Nese autori i referohet realitetit shqiptar, ka me shume gjasa qe nje personazh te tille -plak romantik me kostum te bardhe dhe nje trendafil ne  xhepit te xhaketes-ta hasim ne mjedise urbane dhe andej nga kodrat e Liqenit smiley .Ne mjediset tona fshatare jam i sigurt qe do ta merrnin si te lajthitur smiley

Vetem nje prototip kam ne mendje me keto tipare fizike (kostumbardhe) dhe  shpirterore: Romantikun Lefter Cipa.smiley

 

Spiritus, shikoje si plak të së ardhmes. smiley

për këtë:

Vetem nje prototip kam ne mendje me keto tipare fizike (kostumbardhe) dhe  shpirterore: Romantikun Lefter Cipa.Smile

lol. smiley

I të së ardhmes? këtij i ka kënduar edhe Modugno (vecchio frac) .... sepse, ndërkohë që e lexoja këtë pjesë, vazhdoja që ta shoqëroja me melodinë e asaj kënge smiley

Inno alla vita,alla gioa alla voglia di vivere...Hymn jetes,gezimit e deshires per te jetuar....Nuk me duket se ben vaki nder pleqte shqiptare...E ke shkruar bukur,konçiz.....Befasi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).