Ç'kërkoi shqiptari në shekuj?

Më në fund dje, vendosa të ulem dhe ta zbardh regjistrimin e hershëm të një dialogu të interceptuar në distancë përmes mureve të holla të një moteli periferie, aty nga ora 4 e mëngjesit pas një nate relativisht alkoolike. Një prove e pakundërshtueshme për vërtetësinë e legjendave rreth hakmarrjes seksual-politike të çunave prodhim 100% shqiptar, me shumë namuz dhe pa asnjë prezervativ smiley

***

- Ajo: Uh çfarë nate!

- Shqiptari: Lëri përsiatjet. Do vijnë komshinjtë të ankohen: "keni ngatërruar derë, kjo s'është biblioteka kombëtare".

- Ajo: Atëherë?

- Shqiptari (duke i hedhur nga koka tek këmbët një vështrim të ngrysur nga ata që të kallin datën dhe me nervin që dalëngadalë merr trajtë kaçurreli diku sipër vetullës së majtë): Zhvishu. Shpeeeeeeeejt.

- Ajo: Ua, sa i paduruar ky.

- Shqiptari: Ta tregoj unë ty.....bushtër, mafioze, okupatore, tradhtare e atdheut. Do të t'i shkatërroj kordat zanore. Do të t'i heq dilemat për jetën. Zhvishu të thashë, naaa....(dëgjohet flakërima e një shpulle ekspress-makiato).

- Ajo: (mes dënesash) Ti qenke një përbindësh. Kafshë.

- Shqiptari: (hungërimë e patranskriptueshme).

Në këtë pikë pason një heshtje e mundimshme e ndërprerë nga disa si punë ofshamash dhe gurgullitjesh nga më të ndryshmet, zhurmë zinxhirësh pantallonash apo kushediseçfarëveshjejetjetër, zhvendosje mobiljesh, grisje pëlhurash dhe në përgjithësi efektet e plota zanore nga repertori i një përleshjeje të heshtur por njëkohësisht edhe mjaft shprehëse. Pas pak teksa situata duket se ka mbërritur në një rrugë pa kthim, rikthehet dialogu. Ose më saktë monologu.

- Shqiptari (me një ton prej barbari të uritur vizigot të cilit sapo i ka rënë në dorë një tortë elegante e gatitur enkas për ditëlindjen e ndonjë fisniku të Europës në periudhën baroke): Na. Na. Na. Bushtër. Na, këtë për rrethimin e parë të Krujës. Këtë për të dytin. Këtë për
tradhtinë e Hamza Kastriotit. Na. Na.Na...

Gjithçka shoqërohet me një bum-bum-bum ritmik si koka e një njeriu që përplaset pas një tavoline dërrase në çaste dëshperimi. Dhe monologu vazhdon gjatë gjithë natës. Padrejtësitë ndaj kombit shqiptar s'paskan pasur të numëruar. Aty nga ora 8 e mëngjesit kemi arritur tek kapitulli i firmave piramidale (dhe bum-bumi që kishte pësuar një zbehje të përkohshme aty tek pjesa e pushtimit të 7 prillit dhe tek atentati i Vasil Laçit, merr një intensitet të ri).

- Shqiptari: Na...na...na, këtë për Vefën, këtë për Suden, na...këtë për Gjallicën. Këtë për rojen e repartit ushtarak numër 321 që s'na la të futeshim tek depoja ku ruheshin sntitankët. Këtë për vrasjen e Azemit dhe këtë...të fundit....për sistemin elektoral të Dushkut. Uhhhh. Sa është ora darling?

Ajo: zzzZZZzzZZZZzzzzZZZzzZZ

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).