Cikli u plotësua

Në PS nuk duhet të flitet me statujat…
Fitorja ka shumë baballarë, ndërsa humbja është jetime!

Cikli u plotësua
Më 29 gusht, ditën e shtunë, socialistët do të zhvillojnë Kongresin e Jashtëzakonshëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Kongresi ka në rend të ditës miratimin e një rezolute që u paraqit më parë në mbledhjen e asamblesë, e cila përcakton qëndrimin politik të PS-së ndaj zgjedhjeve të përgjithshme. Pika tjetër është ajo që shkakton më shumë debate. Pritet zbatimi i neneve përkatëse që flasin për statusin e kryetarit të partisë në rastin kur humbet zgjedhjet. Nisur nga kjo, pritet që kongresi të shpallë zgjedhjet për kryetarin e ri. Ndërsa një tjetër grup kërkon të përfshihet në rendin e ditës edhe një paketë me ndryshime statutore. Por si është situata e vërtetë? Do të vazhdojë të jetë protagoniste në jetën politike të Shqipërisë PS, apo do të tkurret e tkurret e do të shndërrohet në një parti “kombarse”? Në fund të fundit kush është përgjegjës, pasi siç thuhet fitorja ka shumë baballarë, ndërsa humbja është jetime!

Ardi Stefa

Nuk është keq të shpresosh. As gabim. Po qe se do të isha nga natyra optimist dhe po qe se do të kërkoja gjithmonë anën pozitive të gjërave dhe të situatave, do të isha i fundit q[ do të gjykonte ndokënd, sepse beson se diçka pozitive e më e mirë do ti ndodhë nesër.
Por tjetër gjë është optimiszmi dhe tjetër gjë është iluzioni.
Dhe, për fat të keq për liderin e PS dhe funksionarët e lartë të kësaj partie, të cilët këmbëngulin të kërkojnë dhe të presin iniciativa, të cilat do të ishin të afta e të zonjat për të përmbysur klimën e rëndë që mbizotëron në PS dhe tek anëtarët e elektorati i saj, nga iluzionet janë ato që mbizotërojnë.
Ç’ishte për të bërë Edi Rama e bëri, që nga dita që erdhi në krye të PS. Të gjitha armët që kishta në depon e tij i përdori. Edhe truke komunikative përdori, edhe në mënyra korruptive veproi, edhe ndryshime bëri në njerëzit rreth e qark partisë së tij, edhe kundërshtarët tentoi t’i përgojonte e t’u hidhte baltë, deri edhe donjë “mik” të ngushtë “flijoi” për të treguar se diçka po ndryshonte, por asgjë nga këto nuk dha rezultat.
Edhe nudo bëri banjo, edhe këngë këndoi, edhe “familjar” e tregoi veten se është, edhe batuta të goditura përdori, edhe postin e deputetit e “mohoi” për hir të bashkisë...
Arsyeja ishte e thjeshtë: Përralla e liderit modern e reformator pushoi së shituri e së joshuri elektoratin. Dhe është e provuar përgjithësisht se kur në një marrëdhënie, personale apo edhe politike, përralla pushoi së shituri, marrëdhënia nuk është më ajo e para. Gjithë të tjerat janë çështje kohe. Marrëdhëniet me zor nuk mbahen. Andaj edhe elektorati e dënoi. Prandaj edhe Meta bëri një lëvizje të zgjuar mbijetese.
Çfarë tjetër ka për t’i ofruar elektoratit socialist Edi Rama që ta joshë e ta bëjë për vete? Të shajë vazhdimisht Berishën? Të mos njohë zgjedhjet? Të demonizojë kundërshtarët e tijpër postin e kryetarit? Të bëjë ndryshime në parti? Dhe me kë? Blushi tha përpra disa ditësh se: “Në Ps nuk duhet të flitet më me statujat!” (Me gardën e vjetër komuniste, duhet lexuar).
Për këtë arsye, e vetmja gjë që në thelb duhet të shqetësojë e problematizojë anëtarët e kryesisë së PS, nuk është fakti nëse ekzistojnë mundësi të ringritjes së përkohshme, por kur dhe nën çfarë kushtesh e situatash do të largojë liderin e saj... Përndryshe PS do të shkojë keq e më keq...
Cikli politik i Edi Ramës është plotësuar, është mbyllur. Dhe sikundër thuhet në gjuhën e popullit: Ka lënë pas gërmadha. Për këtë gjë Edi Rama ishte shumë i zoti. E vetmja gjë që Edi Ramës i ka ngelur të bëjë është dorëheqja e vërtetë dhe e parevokueshme nga kreu i PS, në mënyrë që të ketë mundësi që të administrojë humbjen e tij politike. Përndryshe Vaterloja politike për të do të jetë më e madhe se e Napoleonit.
Dhe anëtarët e PS do të duhet që të mendohen mirë përpara se të hedhin votën për kryetarin e ri. Të zgjedhin atë që është me të vërtetë i zoti të rimëkëmbë PS-në...

3 Komente

Ardi, pse jeni kaq shume ne merak per fatet e nje partie opozitare, ne fund te fundit Kryen tuaj e keni shndosh e mire ne pushtet edhe per nje 4 vjetshe tjeter

pse ky hall kaq i madh se c'do ndodhe me Edin, lereni ta zgjidhe vete PS ket muhabet...a thua te degjon njeri ty apo ndonje tjeter qe me keto shkrime pervec hipokrizise nuk percjellin gje tjeter? U bete boze pra, ky eshte njelloj si Aman o Edi, behu i mire, dhe ik, he kurban, ik vete jalla, se ne skemi kellqe te te heqim qafe, sic na e do zemra.

Shkurt, ju s'ju plas fare per PS a fatet e shqiperise, ju e doni torten ta hani te gjithen vete. E pse mos e hani ne fund te fundit, hajdute me nam dolet, levende fare...

 

 

E para e punës nuk më ha malli as për PS, e Edi Ramën, as për PD e Berishën. Bile, nëse do ta dish, për Berishën jam më kritizer në shkrimet e mia. Thjesht shkrimi synon në atë që në rast se dikush nuk merr përgjegjësinë politike dhe përgjegjësinë e administrimit të humbjes dhe vazhdon ta mbajë partinë peng të dëshirave e ambicieve personale, PS do të tkuret në një partizë kombarse.

Dhe Shqipërisë apo politikës shqiptare kjo gjë nuk i intereson, një forcë politike kryesore të mos jetë më e tillë.

Po për PS dhe Edi Ramë nuk më intereson fare dhe as po e lus që të largohet,  pasi Edi nuk më dëgjon jo mua, por edhe të tjerë me më shumë zë se unë. Thjesht bëjmë një konstatim.

Përsa i përket Këllqeve këlqe kanë ata që shkruajnë me emër e mbiemër dhe jo me pseudonim.

Dhe më kryesorja, hajdutët kërkojini tjetërkund, jo tek unë...

epo mire futi i kenge o çun, kno Per ty atdhe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).