cigarja e mëngjesit të sotëm

Mbasnate më pëlqen të le ndezur
dritën në verandë
Si në stacionet ku pastruesi shtyn jetën
Pas fshesës mbi baltën e tharë të gjurmëve
të udhëtarëve, flutura nate dorëzuar tërheqjes së dritës
në llampat e zhveshura që emetojnë pikëpyetje
në fund të çdo pyetje verbuese.
Ku shkon? Më a kthehesh? Përse i vetëm?
 
Mendohu mirë përpara se të përgjigjesh
Mundohu mirë dhe vuaj
Pasojat e asaj që pritet të ndodhë
Kur drita në sy të jetë e huaj.
 
Me dritën e ndezur në verandë
Në një cep buze fillon dita.

3 Komente

Si në stacionet ku pastruesi shtyn jetën
Pas fshesës mbi baltën e tharë të gjurmëve
të udhëtarëve, flutura nate dorëzuar tërheqjes së dritës
në llampat e zhveshura që emetojnë pikëpyetje
 

E gjalle, e thelle. Pohim i nje perhumbjeje te trishte, por prove e nje force per te pare drite. Poezi shume e mire.

Me dritën e ndezur në verandë
Në një cep buze fillon dita.

--------------------------------

e goditur drita ne verande,si nje dalje ne diell nga nje tunel i gjate*****

Flor, si s'te kisha pa un ty???

Bukur shume.

Vargjet

që emetojnë pikëpyetje
në fund të çdo pyetje verbuese.
Ku shkon? Më a kthehesh? Përse i vetëm?

a munesh me i ripa me menie te qete, kur te bohet mbar, dhe pa ua heq kurrsesi kumtin e bukur qe ato kane. Kam problem me "emetojne" dhe "verbuese" per me qen konkret una.

FLM.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).