Che – Guerrilja

E kishim lënë ndërsa pinte një tjetër puro dhe përgatitej për tu futur në Havana, momenti kur kishin fituar të gjithë, Rezistenca ishte bërë Demokraci. Më vonë Demokracia do bëhej Diktature, por jo në atë moment, kjo do ndodhte shumë apo pak më vonë.

Flasim për Guevarën dhe për pjesën e dytë të filmit Che, interpretuar [...]

42 Komente

"tiranacalling" shkruan ne komentin e tij :

 Ka një njeri, dhe një enderr Ky njeri nuk duket as komunist, dreq, ndoshta s’ka qënë as komunist. Guevara ka qënë gjithmonë diçka tjeter, ideal tjetër, njeri tjetër.

 

 

Kjo eshte jo pak e vertete. Ne nje dokumentar te titulluar "Le fond de l'air est rouge" (Horizonti eshte i kuq) realizuar nga gjeniu i kinematografise Chris Marker,  ish presidenti kilian Salvator Aliende thote qe, "Ne jeten time, kam mundur te shikoj melankolinë e te Majtes ne pushtet vetem ne dy palë sy: ne ato te Che Guevares dhe ne ato te Çu Enlait “.(ky i fundit, ish kryeminister kinez, ne kohen e Maos). Po te lexosh permbledhjen e shkurter te jetes se Zhu EnLai-t ne wikipedia, meson se ai vinte nga nje familje shume e pasur borgjerze kineze, ashtu si dhe Che Guevara iqe ishte me profesion mjek, pra e kaluara e tij ishte "klase e mesme".  Padyshim qe origjina e tyre i bente te ishin melankolike, te kuptonin se sa e veshtire eshte triumfi i nje idealizme...

 

Kur e kam pare ne kinema perpara dy muajsh kete film, kam bere nje koment tek blog-u im : http://filmjournal.net/autori/2009/03/22/che-guevara-pjesa-e-i-film-amerikan-nga-steven-soderbergh/  dhe http://filmjournal.net/autori/category/regjisor/soderbergh/

 

 

Mhm... gati po me vjen keq per Chene , por ate Guevaren. Sa keq ! S'paska pasur kohe i shkreti t'i dilte deri ne fund ideallizmes...

Dhe me e forta se merren per baze fjalet e Salvatore Allendes per Che Guevaren. Eshte njelloj sikur nje francez te shprehet :

Rri ore se Stalini ka qene goxha burre, vete Enver Hoxha (udheheqesi i Shqiperise - ti e di, nje vend i vogel ne Ballkan) ka thene, ne vepren e tij Kujtime me Stalinin, se ai ishte idealist i mire, babaxhan dhe shume i dashur me shoke dhe shoqe.

Me nje fjale, pese me hiç.

Me dy fjale, une s'i kam qejf fare keto perdellimet idealiste tip Che Guevare dhe Fidel Kastro. Che Guevare mund te kete qene bukurosh, mund te kete qene pallosh, mund te kete qene i dashur me nenen e vet, por puna eshte se ka qene nje kriminel, dmth : ka dhene urdher te vriten, dhe ka vrare me doren e vet. Kaq mjafton. Te tjerat jane lajle-lule per festen e 1 majit.

dmth : ka dhene urdher te vriten, dhe ka vrare me doren e vet.

 

Po pra, e ke ne film edhe kete; por e perseris : shiko filmin pastaj shprehu smiley

 

Nese ti Hurbinik deshiron ti marresh gjerat kaq thjesht, ky eshte vetem problemi jot.

Ka vrare? Po, natyrisht, ka vrare e ka pushkatur, me doren e tij  e me duart e te tjereve. Por te tjerat nuk jane lajle-lule, se i bje qe edhe Stalin ka vrare dhe Hitler ka vrare e keshtu na qenkan te tre njesoj.

Por nuk eshte keshtu.

Ketu nuk behet fjale, si thua ti, per  " perdallime idealiste" por vetem per ti dhene nje njeri ate qe meriton ne historine e shekullit te shkuar. Nese ti e refuzon kete kryekeput e pa u futur fare ne muhabet atehere eshte e kot te vazhdojme diksutimin.

Edhe fjalet e Allendes aq pa baze nuk duhet te jene perderisa bashke me Guevaren kane qene njerezit qe u perpoqen te ndyshonin Ameriken Latine para se ti ndalonin plumbat amerikane. E lane dy pasardhes diktator, Castron dhe Pinoçetin.

Tiranacalling, c'ndryshim ka midis Hitlerit dhe Stalinit? 

Nga ta dime qe Che-ja, po te kishte ne dore aq sa kishte Hitleri dhe Stalini s'do bente te pabera?  Me aq sa kishte dhe per aq sa jetoi beri ca. 

Per nga jeta personale, eshte muhabet me vete, ah po, edhe ato ne emer te revolucionit ...

 

Ndryshimin midis Hitler e Stalin besoj e njohim te gjithe.  Ai me i rendesishmi, nese do, eshte qe nazistet e pushtuan Evropen, ruset e çliruan, te pakten ne nje moment te pare. Pa Stalin nuk do kishim pasur nje Evrope te lire.

Valle ky fakt i hedh poshte krimet staliniste, paktin Molotov-Ribbentrop, masakrat e hebrenjva nga Stalin? Jo, absolutisht jo, por jo per kete duhet te themi " he mo se jane te gjithe njesoj."

Jane faqet e ndryshme te te njejtes medjalje, te ndyshme ama.

Sa per pyetjen e dyte, mjafton te lexosh Wikipedian per te gjetur pergjigjen.

des, para se Stalini te "clironte" Europen, ishte marre me ca gjera te vogla.  Si "purges" qe filluan nga vitet 30, genocidi ne Ukraine, per te mos folur per vdekjet (nr akoma kontestohet) ne projekte te tilla si White Sea Canal. 

Nejse, se po devijojme nga tema.  Te pakten biem dakort qe jane te te njejtes medalje. 

PS: Nuk lexoj wikipedian smiley.

Film i arrire! Sodenbergh ka meriten qe nuk e zbukuron mitin e Guevares, por e jep ashtu sic ishte.  E ndihmon dhe fakti qe vete Guevara ishte nje njeri qe shkruante me detaje ne ditare (Me ka pelqyer shume filmi Motorcycle Diaries i bazuar ne detajet e tij), dhe ben mire qe pjesa e dyte fokusohet ne tiranine e Guevares, ne faktin qe vrau dhe njerez te pafajshem (te cilet i konsideronte tradhetare).

Filmi eshte nje arritje kinematografike, por eshte i rendesishem edhe nga ana historike. Me duket se sot historia nuk eshte e shenjte per shumicen e regjisoreve ne Hollywood, ndaj nje film i tille, ne spanjisht, me pelqeu.

Sartri ka thene: Che nuk ishte vetem intelektual, ai ishte qenia njerezore me e plote e kohes sone, njeriu i persosur i kohes sone.

Sikur ka filluar te mitizohet historia e Che...

Po ne nje fare menyre natyrisht ditaret ndihmojne per te treguar te verteten, vetem se  pastaj i heq vete rregjizori apo i shton ndonje pjese a ndonje skene. Nga ana tjeter per nje eprsonazh me nje histori aq te gjate e te larmishme si Guevara, s'mund te pretendosh qe nje film 6 oresh te shpjegoje gjithçka, por ama te shpjegoje mjaft.

Sod. psh nuk merret fare ne raportin e Guevares me Fidelin. Dmth, gati fare.

 

Shume me ka pelqyer edhe mua Ditaret e motoçikletes. E kam pare para shume vitesh dhe tani e kujtoj me nostalgji.

sikur the? adoleshentet te vrasin per te...

Po ne "adoleshentet" qe s'e kemi pare kete Che-ne( filmin) , po jetojme me mitin e Xhejms Dinit, ca duhet te bejme?! 

Bleni nje Triumph Bonneville! smiley

Dale, dale, se s'jam aq e krisur... Ndonje machina d'epoca, mund te ma prishe mendjen, por motorri...berrr... smiley

Eh po atehere, James Dean eshte personi i gabuar smiley

S'ka gje, e admirojme nga larg... smiley

HAHAHA smiley

ne nje dokumentar kam pare qe bashkekombasit e tij, nuk e mitizojne edhe aq Che-ne...

Cilet? Per ke po flet? Ca dokumentarri? Kush flet? Videla edhe miqte e tij?

Pytja kryesore dhe me rendesishte eshte pse u be doktori luftetar? 

Nuk me shqetsojne adoleshentet qe te "vrasin" per te, perkundrazi me shqetsojne te mpiret/mplakurit qe se vrasin per asgje.

Che ishte emri i nje revolucioni qe skish sesi mos te lindte; ashtu si gjith revolucionet/revoltat kundrejt padrejtesive te mbajtura mend qe nga fillesat e historise se njerzimit.

Individi, normalisht edhe gaboi, ishte njeri.

 

Chene, e para e punes "doktori" nuk e praktikoi kurre profesionin e vet. 

Ndersa per pyetjen tende kryesore,  po me kujtohet nje dokumentar qe pashe mbreme (nga HBO.)  Nje grua iraniane qe sot jeton ne Suedi, dhe qe beri nje dokumentar per ish-mbretereshen e Iranit qe jeton ne France. 

Ajo grua kishte marre pjese ne revolucionin kunder Shahut kur ishte e re.  Festoi ne rruge me reston kur Shahu iku nga Irani.  Si shperblim "revolucioni" i ekzekutoi me vone dy vellezerit e saj, me i riu 17 vjec.  Mezi u arratis me cfare mbeti prej familjes se saj.  

Aspiratat per nje jete me te mire jane universale.  (Me jete me te mire, pastaj mund te ndahet ne shume kategori, e sipas vendit dhe kuvendi.)  Por "revolucionet", pavaresisht individit, historikisht (qe nga gijotinat) nuk kane rezultuar ne permbushje te atyre aspiratave. 

 Monde,

ti biesh lapsit ne ket fare feje i bie qe edhe Skenderbeu vrau e preu per te vajt atje ku vajti.. ta hudhim ne plera?

Nje profesor i imi ka pas thone se nese Amerika nuk do te adoptonte nje pjese te sistemit social nordik ne vitet e pas luftes ajo sdo ti mund ti shpetonte trazirave te paprecedenta sociale.  Po te kerkosh icik me shume do te gjesh se keto ide jane mbeshtetur ne heshtje nga klasa e kamur e asaj kohe, dhe jane pare si nje investim afatgjat. Profesori nese do shtynte edhe icik me shume bindjet e veta djathtas do binte nga kandari..

Chene, t'i biesh lapsit, qe i kane rene me kohe lol, arsyeja qe armagedoni proletariat i Marksit nuk ndodhi, ishte pikerisht sepse duke filluar qe nga shekulli i 19 ne Europe, "egersia" e revolucionit industrial u lemua me reforma sociale.  Krijimi i sindikatave, vendosjet e orareve te punes, limitet ne child labor etj etj etj.  Edhe ne US e njejta histori me vone.  Dhe ndoshta per kete arsye "vizioni" i Marksit nuk u be realitet.  Kjo nuk eshte ndonje thagme profesori te djathte apo te majte.  Eshte konsensus.  

PS: Gjergj Kastriotin e kemi diskutuar ketu ne peshk, sa na kane zene gishtat kallo lol.  Prape?!    

Chene, e para e punes "doktori" nuk e praktikoi kurre profesionin e vet. 

 

Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee?

 

 

Aspiratat per nje jete me te mire jane universale.  (Me jete me te mire, pastaj mund te ndahet ne shume kategori, e sipas vendit dhe kuvendi.)  Por "revolucionet", pavaresisht individit, historikisht (qe nga gijotinat) nuk kane rezultuar ne permbushje te atyre aspiratave. 

Nuk mund te gjykosh njerezit e djeshem me konceptet e sotme Monda.

 

 

Pytja kryesore dhe me rendesishte eshte pse u be doktori luftetar? 

 

Pergjigja, sa e thjeshte per tu thene, aq e veshtire per tu kuptuar sot eshte thjesht qe ishte nje menyre reagimi kunder padrejtesive sociale e grushteve qe shtetit qe masakronin Ameriken Latine. Guevara nuk ka pasur as ne majat e veta idela komuniste, per shume kohe ka refuzuar edhe teseren. Eshte e qarte qe i pelqenin komunister me se shumti sepse premtonin reformat agrare ne nje kontinent akoma "feudal"

Per mua Che=Hitler=Stalin=Enver=Kastro=Mao Ce Dun=Kim Jong iL=...

Boll na e bere Che-ne hero!Shkoni dhe pyesni njehere kubanezet dhe do te shihni se sa vete ka pushkatuar pa faj ne Kube,pastaj flisni!Lexoni njehere se sa femije kane mbetur jetime apo jane vrare nga ky moster!

Fatkeqesisht te majtet kane pushtuar shtypin dhe propaganden ne BE dhe SHBA dhe nuk e kane per gje qe kriminele si puna e Che-se ta paraqesin si shenjtor apo si simbolin e revolucionit.

Jetojme ne eren e internetit dhe te medias se filtruar dhe ne kete pike te majtet jane treguar me te shkathet per ta kontrolluar.

Nese ben ndonje sontazh ne Hollivud do te shokoheni nga perfundimet.Jam i sigurte qe per monstra si puna e Che apo Maos dhe Stalinit atje ka nje respekt qe shprehet hapur here pas here.Ndersa per heronj te vertete te Demokracise si puna e Havelit apo Valeses ata thjesht i perbuzin.Keni pare ndonje film qe himnizohet populli hungarez per revolucionin e 1956?!Une akoma po pres kokat e Hollivudit te bejne ndonje gje,por mesa duket do te pres gjate,pasi rradhen e ka zene Che,Kastro,palestinezet dhe mostra te tjera terroriste.Per ata behen filma jo per hungarezet e shkrete apo ceket dhe polaket qe u shtypen me zjarr e hekur nga makina ruse!

Zhgenjimin me te madh kur ra Muri i Berlinit ,e kam pasur kur kam marre vesh qe yjet e muzikes apo te filmave qe ne i adhuronim, jo vetem qe nuk kane ngritur zerin per ne qe jetonim pas Perdes se Hekurt,por kane bere te pamunduren qe kjo Perde te mos binte!.

Tani kelyshat e tyre ne Hollivud apo ne Europen Perendimore vazhdojne te njejten tradite.

 Mahu fort Sol!

filmi i ardhshem Indiana Xhones do tregoj nese Profesori eshte anti komunist i thek (hence te te qetsoje shpyrtin ty si seriali me i shitur i hollivudit) apo ndonje stalin- lover ne inkognito. Pergatitu dhe per ket te funit smiley 

Ndersa per heronj te vertete te Demokracise si puna e Havelit apo Valeses ata thjesht i perbuzin..... smiley

Na kena Lanabregasin si kinostudion me te zeshme ne Europe dhe na kena linebathoris.com ne internet qe e kane rrenjen tek e djathta . Kush aaaaaaaa...? Jam....uuuuu ! Jo ti mor , jo ti ! ...Tak tak e baj U masnej ti se je prej Hollivood-i . Je nga ato palo-studio qe nuk e njohin Demokracine dhe heronjt e saj. A pse mas Hollivood-it vij uuuu ..a ?

.....kur kam marre vesh qe yjet e muzikes apo te filmave qe ne i adhuronim, jo vetem qe nuk kane ngritur zerin per ne qe jetonim pas Perdes se Hekurt,por kane bere te pamunduren qe kjo Perde te mos binte!....Kushedi sa jemi  pikelluar kur kemi  marre vesh qe kenga e Pink -ve ..."anather brik "...eshte frymezuar nga trekendeshi revolucionar i sistemit arsimor ne Memedhembje ... smiley . Po gjithsesi ama nje merite  ne tradite na te studios www. idio. kam-kum  e kemi ! Percollem  ne linguistike fjalen SOLIDARE nga dyqanet e artikujve te perzier ne fshatra ne termin e madh SOLIDARNOST te gedupit te Gdanskut ! Dhe na qeme te paret qe u sikarizuem me ta .

Monde,

ti biesh lapsit ne ket fare feje i bie qe edhe Skenderbeu vrau e preu per te vajt atje ku vajti.. ta hudhim ne plera? ....Gjetje e bukur CHENE !!!! Ndersa Kolombi me gjithe rondokopet portugeze , angleze Franceze e soj e sorollop erdhen ne Kontinetin e RI me kurora ullijsh e lule Dafine ..... dhe keshtu na dhuruan kete USA sot . Nuk eshte kollaj ...na ka mesuar HISTORIA... Perparimi ose kalimi njerezimit nga nje shkalle me e ulet ne nje me te larte kalon ne LUMENJ GJAKU . Dhe botes i mbeten ne mend VIZIONARET dhe IDEALISTET por i shoqeron me qendrime kritike jashte zhargonit te te fandaksurve Politike .Qellimi..Keto menyra kane kaluar..Ata njerez mbeten VIGANE!

Idris

Po mer xhan (se te kam shume) gjithe evropi edhe ca kalamoja ne US, dhe nje zyre fushate elektorale e Obames (jo vete presidenti se mos ngatrrohna) po veshin bluze me fytyren e Gjergj Kastriotit, dhe ajo na ka mbet tani, te ndajme shapin nga sheqeri te Gjergjit.  Por ketij te shkretit (drite paste) edhe kur mundohen t'ia ndajne, thone qe sheqerin e kish te huj, edhe cfare mbetej ndonje therrime qe shqiptar.  Keshtu qe po t'i bish lapsit te chenes per kete pune, s'na hyn gje gjemb, hic mos u bej merak smiley

PS: Ta nxiva emrin, se ma nxive, sezon plazhi jemi smiley.

Yhyyyyyyyyyy paska marre zjarr motorri, grrrrrmmmmmm grrrrrrmmmmmm... brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

____________

Ok, meqe e ndeza dhe une, ja t'i jap njeçike zjarr :

Tiranacalling : te lutem, t'i heqim njehere e mire keto retorikat perdellyese internacionaliste dhe revolucionare. Dhe te lutem shume, t'i leme dhe keto diskutimet peselekeshe mbi Stalinin qe theu Hitlerin. Please, stop ! Kur te them stop, kuptoje stop ! I di zotrote qe Stalini ka qene i perlyer koke e kembe me Hitlerin ? I di qe tani se fundmi jane zbuluar shume e shume gjera qe na bejne me dije se Stalini ishte asgje me pak se nje Hitler i Lindjes ?

Zoteri,

Stalini dhe Hitleri kane bere disa pakte mbi shqyerjen e Polonise, me fakte dhe me te gjitha, i ke te shkruara troç. Me nje fjale,  I NJEJTI SURRAT JANE TE DY. Dhe jo siç me thua ti, jane te ngjashem. Jo te ngjashem po te them, jane te NJEJTE.

E kupton dallimin E NJELLOJTE, E NGJASHME, E NJEJTE ? E pra, ata ishin e njejta gje. PIKE.

_____________

Ne lidhje me kete bukurosh-mjekroshin, idhullin e Chavez Hardalles, te lutem mos na hapni barkun me trimerite e tij, sepse Europa, siç e permend Solidarnosc, sidomos arti i Europes, ka qene dhe vazhdon te jete EUGJENIK. Jo higjienik ore, eugjenik. E kam fjalen, qe per artistet europiane dhe me gjere, per keta artistet qe bejne si te derguar nga Zoti, ngaqe me nje damar te krisur, mjafton qe nje kriminel te jete bukurosh, dhe atij i falen te gjitha.

Che Guevara pozon me llulle ne goje, e ngrihen artistet e Europes dhe ma bejne poster dhe idhull. Apapapa ! po lufton per te drejtat e te varferve. Po more po ! Sepse ta tha dhe Monda, shko merr vesh njehere sa te vrare ka bere ai funderrine.

Kurse kur me permendni Sartrin ne kesi gjerash, une ia bej si me poshte :

hahahahahahahahahahahahahaha

pastaj dhe nje me te vogel :

hahahahaha

dhe ne fund iu them :

Sartre, nga ana politike, ka qene nje figure qe nuk duhet marre si shembull sepse ai e ka provuar disa here qe ka qene gabim. N'daç ne lidhje me BRSS, n'daç ne lidhje me Izraelin, e n'daç ne lidhje me Nazistet.

1. E dini yve zoterinj qe ndersa Gjermanet naziste ndiqnin kemba-kembes Samuel Beckettin ne Paris, Sartre ulej kembe mbi kembe tek Flora dhe shkruante Qenia dhe Hiçi ?

2. E dini yve zoterinj qe Sartre, ngaqe e kuptoi se ishte nje frikacak i lindur, u be trim pasi mbaroi lufta ? Duke shpallur teorine i intelektualit te angazhuar ? JO MORE !!!! Pasi iku rreziku, ja te angazhohem njeçike. 

3. Sartre, ne fjalimin e tij te Nobelit, thote hapur se deshiron qe kultura sovjetike te fitoje mbi kulturen perendimore.

4. Sartre, ne lidhje me Izraelin, kishte ca mendime allosoj, dmth çifutet nuk kane histori, jane çifute sepse ne i therrasim çifute, perndryshe do te ishin boliviano-kamboxhiane apo ç'te duash ti.

_____________

Ju lutem shume, kur te diskutoni mbi figura te ndryshme, sillni referenca qe mbajne udhen, dhe jo referenca qe iu hy uji pernjehere.

_____________

POSHTE ALTERMONDIALIZMI LATINOAMERIKAN !

RROFTE ROBERT DE NIRO DHE WINONA RYDER ! 

Dmth, Sartre lavderon Guevaren por Sartri ishte burracak keshtu qe e ka gabim kur e lavderon?

 

 

Dhe te lutem shume, t'i leme dhe keto diskutimet peselekeshe mbi Stalinin qe theu Hitlerin. Please, stop ! Kur te them stop, kuptoje stop ! I di zotrote qe Stalini ka qene i perlyer koke e kembe me Hitlerin ? I di qe tani se fundmi jane zbuluar shume e shume gjera qe na bejne me dije se Stalini ishte asgje me pak se nje Hitler i Lindjes ?

 

Po mire atehere, e paska thyer gjyshi im Hitlerin, jo Ushtria e Kuqe.

I di te gjitha keto dokumentet Hurbinek se e kam mbaruar tetevjeçaren. Nese shikon siper diskutimin me Monden do e kuptosh.

 

 

Stalini dhe Hitleri kane bere disa pakte mbi shqyerjen e Polonise, me fakte dhe me te gjitha, i ke te shkruara troç. Me nje fjale,  I NJEJTI SURRAT JANE TE DY. Dhe jo siç me thua ti, jane te ngjashem. Jo te ngjashem po te them, jane te NJEJTE. E kupton dallimin E NJELLOJTE, E NGJASHME, E NJEJTE ? E pra, ata ishin e njejta gje. PIKE.

Epo mire, meqe e thua ti.

 

Kurse ky mjekroshi i Argjentines, ky ka qene nje karagjoz, karafillak qe i dukej vetja i bukur. Dhe qe filloi ta shohe realitetin me syze me xhama te trashe, te zmadhuar. Filloi ta shihte veten udheheqes boteror. E po nashti, nuk do lindnim te gjithe udheheqes boteror, e kishim nje : shokun Enver, nuku behen dy

Ti ndoshta po glet per Carlos apo per gjeneralin Noriega. Ne po flasim per Guevaren.

 

lexo poezite e milloshevicit, shih pikturat e hitlerit etj

Ok. Kam be edhe une ca piktura, jam si Milloshevici valle? Lexo ditarin e Guerriljes nese deshiront e besh nje diskutim serioz, kshu fjale pa sens mbi tastjere per te rritur komentet nuk te duhen gje.

 

Po pyetje me kryesore : ça dreqin  me duhet mua qe flas me shume rpej jush qe se keni idene pr ça flisni?

Hurbinek,

ndonjehere ne komentet e tua merr zjarr kot, po kot fare ama. A e lexove mire c'kam shkruar per thenien e Sartrit ne fund te komentit tim? Kam thene qe "sikur po mitizohet historia e Che..."; gje qe do te thote qe nuk jam dakort me thenien e Sartrit, ndaj dhe e solla aty me lart.

Dhe te lutem mos bertit.

Ketu po diskutohet per filmin, apo thjesht per personin e Che Guevare-s? Une komentin tim e bera mbi filmin qe kam pare, por me duket se shume vete te ndezur nga komentet e te tjereve, po dalin nga tema. E ka pare njeri filmin qe te diskutojme per te dhe per menyren se si regjisori e ka portretizuar Che-ne, apo jo? Po aktori qe luan Che-ne si ju duket, po ngjarjet, skenari, filmografia e filmit ne pergjithesi? Fakti qe ishte ne spanjisht?

 Hyrbinek, 

ketej nga kjo ane e pellgut thone se shkurret rreth e rrotull pemes e bejne ate te duket me e shkurter, me e vogel; ti si me, si pa shkurre dukesh goxha peme..

Shakate menjane, une them se me i keqkuptuari nga te gjith ka qen Darth Vader!! 

chene, s'te merrja per Star War fan smiley.

Nuk i shoh dot as me dy damixhane kocimare smiley.

@ petit loup perdu :

Nuk ka gje jo, Sartre ka qene njeri interesant, kjo po. Eshte e vertete. Dmth, nje roman me vete. Ka pase gabime, ka pase dhe te mira. Por gabimet duhet t'ia qortojme, dhe te mirat t'ia lavderojme.

Kurse ky mjekroshi i Argjentines, ky ka qene nje karagjoz, karafillak qe i dukej vetja i bukur. Dhe qe filloi ta shohe realitetin me syze me xhama te trashe, te zmadhuar. Filloi ta shihte veten udheheqes boteror. E po nashti, nuk do lindnim te gjithe udheheqes boteror, e kishim nje : shokun Enver, nuku behen dy.

E di me ke e krahasoj une ? Nje perzierje BAJRON - LIMONOV.

Kriminel romantik.

 

lexo poezite e milloshevicit, shih pikturat e hitlerit etj

 

 Skerdi! Mos u lodh ta gjesh jashte PPU . E kemi ..Latoje Hurin..beni vrima ( ose mos i ben se i ka ) dhe fryi .... se nxjerr melodi me te bukura se Gajdja... Vetem kur e shtyp mos e shtyp shume lekuren se i  dalin "kokordhoket" e syve .. Apo s'ka ca konkluzione smiley Qe po i tha ai edhe..... obobo si do beje Franca pa to. Biles keto ja tha edhe nje Nobelisti por ...here tjeter se cfare i tha Ai smiley .Sa per kujtese ..Budallai thote gjithmone te verteta por qe si pranon shoqeria normale .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).