Çfarë vlen?

Vajza e vogël nga Peshkopia ma tërhoqi vëmendjen. Natyrshmëria e lëvizjeve të saj e bëri. Teksa dy pjesëtarë të tjerë të trupës së akrobatëve e përdornin si litar e mbi të bënte kërcime mbrapsht një vajzë fare pak më e madhe se ajo, ndjeva admirim për ta.

Admirim për guximin, saktësinë, shkathtësinë e lëvizjeve të prera e plot kombinacion figurative. Por mbi të gjitha, ndjeva admirim për punën e kësaj vajze. Dhe të gjithë trupës që vinte nga Peshkopia.

Me pastërtinë dhe naivitetin e njerëzve që s’e njohin mirë kryeqytetin ku të gjithë dinë të gjykojnë gjithçka, madje edhe për shfaqjen e tyre, ata kishin zbritur në Tiranë për të dëgjuar prej jurisë profesioniste dhe shikuesve po aq profesionistë e tërësisht të vërtetë tek vota, se ata “vlejnë”.

Për mua vlejtën që në momentin e parë. Vajza nuk ishte më shumë se tetë vjeç. Kërcimet e saj, por mbi të gjitha shkathtësia dhe siguria me të cilën vepronte, më bënë ta ul për disa minuta telekomandën.

Vajza tjetër uli kokën urë poshtë pikës së rëndesës që mbante ekuilibrin e trupit të saj, dhe me një qiri në gojë, ndezi një tjetër që ndodhej poshtë tavolinës ku ajo përkulej mbrapsht.

Po le t’i harrojmë figurat, vështirësitë apo realizimin e tyre....puna që kanë bërë këto dy vajza të vogla në stërvitje, nuk më shqitej nga mendja.

Në Peshkopi bën ftohtë një pjesë të mirë të vitit; nuk ka cirk të financuar publikisht; as ambiente për t’u stërvitur; as motiv për ta bërë këtë. Por këto dy vajza dhe pjesëtarët e tjerë të trupës, më bënë të vë në dyshim perceptimet e mia mbi jetën, pasionin apo përkushtimin e vdekur në qytetet e vogla. Shfaqja e tyre ishte provë e gjallë e qindra orëve punë, përkushtim, vështirësi, lotë, dështime në prova, përsëritje deri sa figurat të realizoheshin ashtu siç i planifikon trajneri.

Për mua, përkushtimi që ndihej pas paraqitjes së tyre ishte rrëqethës, dritëdhënës dhe shpresues: në Shqipëri paska ende njerëz që dëshirojnë të bëjnë veprimtari që kërkojnë përkushtim, punë dhe shumë këmbëngulje.....!

Kjo më bëri të votoj për herë të parë në jetën time në një emision në Shqipëri. Votova për orët e gjata të përgatitjes dhe për besimin që kjo trupë më dha përmes paraqitjes së saj.

Juria votoi një pantonimist që bënte numra shpejtësie me ca shami grash. Nuk e besoj që përgatitja e tij kohore, fizike apo mendore është më e madhe sesa ajo e trupës së akrobatëve nga Peshkopia. S’e besoj hiç!

Unë votova për mesazhin që më dha ajo vajzë e vogël nëpërmjet talentit të saj vërsulur në punë; kurse çmimin e mori një shakaxhi që s’ka lidhje me orët e gjata të përkushtimit.

Unë votova për motivimin; Top Channel e skualifikoi atë si “në vend të fundit mes finalistëve, me më pak vota nga publiku“....

Këtë të fundit nuk e besoj. As nevojën për të demotivuar me deklarata të tilla negative një fëmijë të dhënë pas pasionit që kërkon punë, jo!

Unë admirova, u stepa dhe votova për shpresën e ringjallur se ka njerëz në Shqipëri që e kuptojnë se jeta nuk është vetëm talent në këngë, në politikë, në televizion, në big brother apo në digitalb. Jeta nuk është dush parash e fame që vjen mes xhepash, këmbësh apo manipulimesh. Jeta është edhe më e bukur kur i përkushtohesh e punon fort për pasionet që ajo të ngjall.

Top Channel fatkeqësisht mendon ndryshe. Po NUK IA VLEN ta besojmë vlerësimin e tij fiktiv për shpërfilljen që tregoi ndaj përkushtimit dhe paraqitjes së shkëlqyer të një shfaqje “provinciale” që kërkon orë të tëra mundim, djersë dhe këmbëngulje.

Për mua, të gjitha këto dhe buzëqeshja plot jetë e vajzës së vogël me talent e përkushtim të madh që erdhi nga Peshkopia, VLEJNE që c’ke me të!

22 Komente

yes !

Kshu mendova dhe une smiley

no further comments ...

smiley

Vlen nisma e TOP Channel per te inkurajuar talente nga fusha te ndryshme qe kane pak ose aspak akses per tu ngjitur ne skene, per tu promovuar dhe publikuar;

Vlen pjesmarrja dhe shpirti i gares,  i motivuar qofte edhe per ato 20 000 (kaq ishte shuma ne mos gaboj??) euro qe nuk jane pak.

Ndoshta jo gjithcka ishte prefekte por ja vlen ne teresi.

Nuk e ndoqa deri ne fund kur u shpall fituesi.Per mua 1 ishte djaloshi akrobat. Nuk di nese ishte profesionist apo amator.

Gjithsei duhet te mendojme pozitivisht dhe te mos kerkojme te gjithcka nje bisht per ta treguar me gishtsmiley

dakort,

por ajo qe kam verejt une eshte qe ai qe fitoi s'ishte i preferuari i njerezve.

Nderkohe qe cmimi u shpall si demek vendim i publikut.

Nejse, une se kam ndjek, pervecse i cike perciptasi. Por kam qelluar ne ambiente dhe njerez qe shikonin TV dhe te gjithe ishin pro akrobateve smiley sidomos atij qe mori vendin e dyte dhe asnji kokerr leku smiley

Nejse, no big deal,

Një vërejtje e vogël, mundësisht rregulloni titullin se i bie të thotë Çfarë farë vlen?

Unë votova për mesazhin që më dha ajo vajzë e vogël nëpërmjet talentit të saj vërsulur në punë; kurse çmimin e mori një shakaxhi që s’ka lidhje me orët e gjata të përkushtimit.

Une votova 5 per kete artikullin, per mesazhin pozitiv qe na dhe ti nepermjet mesazhit qe te kishte dhene ajo vajza e vogel. smiley

Shpresoj qe ndonje nga familja e asaj vajzes ta lexoje kete artikullin dhe te ndihet mire qe ajo te ka frymezuar ty per te votuar per te dhe ketu me kete shkrim. Mbase ka frymezuar dhe shume te tjere si ty.

Kurse Porn Kanalit, m'fal Tope Kanalit, varja. Ata nuk merren me femije, ata po pergatisin kryeministrin e ardhshem, Skenderbeun e Shek XXI, me ate emisionin e tyre. smiley

flm per kete shkrim T-red.

por me vjen keq se shkon perhere ne vesh te shurdhetsmiley

Mund te shkoje ne vesh te shurdhet, Enka, por te pakten shkon.

Une e kam shume merak motivimin, vecanerisht te femijeve, e aq me shume te atyre qe punojne e lodhen fort.

Pune kendveshtrimesh...!

une nuk thashe se veprove keq T-red perkundrazi.

dhe nuk mendoj aspak kundra!

T-red, per kaq me frymezove edhe mua. Faleminderit!

do i hysh akrobacise ?

smiley 

nexh, une jam akrobate me kohe. vetem se me shpirt jo me fizik smiley

T-Red, te jam mirenjohese qe sjell shkrime me detaje qe njerez te tjere as do ti shkonin nepermend qe t'i permende ne nje artiull, apo edhe t'i verenin. Shkrimi yt vlen sepse ti e dashur arrin te percjellesh dicka ndryshe nga te tjeret. Te faleminderit per frymezimin, pozitivetin dhe shpirtin qe ekziston brenda teje.

Me e bukur eshte The Gong Show - tek Comedy Central smiley

Dmth ti qenke kthyer, unë kam ik siç e shef.

Kolegjialiteti i famëljes tënë vëndësi që të mos e shëfnin kët spëktakël. Kështu pra se kam pa.

Ne kete rast kemi  dy elemente qe vlejne:

  • Njerezit me talent e perkushtim te madh, sic ishin grupi i akrobateve nga Peshkopia
  • Dhe nje shoqeri qe i perkrah keta talente, qe ne kete rast jeni JU.

Dhe ja ku na doli serish  Peshkopia  ne lajme, por kete here se eshte e bllokuar nga ngricat per me shume se dy dite e se mesimi eshte pezulluar atje per te pakten 1 jave. Imagjinoni ate vajze te vogel tek ben saltrot neper akullin e rrugeve te Peshkopise, nderkohe qe shumica e njerezve jane strukur ne vuajtjet e tyre duke skermitur dhembet nga te ftohtet. Une besoj qe ky eshte me shume se art, dhe njerez te tille do vazhdojne TE VLEJNE, packa nga vlersimet

p.s.Per te gjitha ata qe nuk kane patur rastin ta ndjekin mund ta shohin tek http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=2686 (fillon nga minuta e 37-te)

Ca ikin, ca vijne, keshtu eshte kjo pune. Por, te gjithe vlejne smiley

Takova nje "financues" te trupes se femijeve nga Peshkopia sot. Financues qe iu kishte blere rrathet dhe tavolinat e akrobacise. Kaq mbeshtetje kishin pasur. Vajza me e vogel e trupes, ajo qe perdorej si litar, ndjehet shume e pezmatuar. Nuk ndjehet thjesht "jo fituese", por ndjehet E PAVLERE dhe pa asnje mundesi per te bere perpara me oret e saj te stergjata te stervitjes.

Demotivimi! Ky eshte vrasesi i saj. Ky eshte mbreti qe "vlen" jo vetem ne Top.

E lexva me vemendje shkrimin tend T-red dhe mund te them se jam dakort me kendveshtrimin tend dhe pjeserisht dakort me "angazhimin" qe ti merr persirer.Fakti qe po le koment,do te thote se tema me "perket" ne nje fare menyr,pra lutem te kesh besim te paanshmeria ime e gjykimit.Sipas meje kemi te bejme me 2 pb. I pari eshte qe a duhet vleresuar arti ne baze te punes qe artisti ka investuar ne te,ne baze te oreve pa gjume e me stress,apo ne baze te kenaqesive emocioneve qe ai i jep publikut.Kjo eshte gjithmone pjesa e shitshme e spektaklit,librit,piktures,qe me thene te drejten per mua eshte gjithmone ne plan te dyte,e megjithate,une mendoj se puna duhet respektuar,por vleresimi i saj nuk duhet te kete per baze bulezat e djerses qe dikush ka hedhur ne te,e thene ndryshe,vleresimi dhe respektimi i punes jane 2 koncepte qe duhen pare te ndare.nese dohet te flasim ne rrafshinsubjektiv,edhe une si ty,do parapelqeja numrin e asaj vajzes,me pelqen kur njeriu shtyhet ne limitet e veta dhe jo kur behet pjese e imazheve te genjeshtra ne akrobaci,por gjithsesi y eshte vetem mendimi yne personal.Shijet e mases nje artist mund t'i ndryshoje vetem duke iu imponuar asaj me pune dhe veprime gjeniale.Shoresojme qe ne te ardhmen kjo vajze diòka do te ndryshoje ne konceptin e shqiptareve mbi te bukuren e tj.Urimet e mia per vezhgimin qe ke sjelle. 

 T_red artikujt e tu gjithnje kane ndjeshmeri te veçante. Mua me pelqeu jashte mase trupa nga Peshkopia, por dhe ai djali nga Vlora dhe ne fakt te gjithe finalistet ishin shembull i perkushtimit dhe i nje pune plot pasion. Spektakli u sherbeu atyre per ti bere te njohur, dhe tani njerez si ti qe i vleresojne do mund dhe ti financojne(kur kane), ndersa me pare s'i njihte njeri dhe as dinte njeri punen e tyre. Sa per humbjen, ajo vajza e vogel , mbase vertete ka ngelur keq, po humbjet jane pjese e asaj qe ka zgjedhur te beje dhe derisa e ka pasion s'ka pse te heqe dore. Eshte veshtire ne Peshkopi, po me siguri me veshtire sesa ka qene deri tani s'ka sesi te jete tani e tutje.

 Une doja te fitonte ai çuni xhongler nga Vlora. Sa per jurine, s'po e ngacmoj me mire.

Sa per jurine....nuk di po ajo kengetarja operistike (me gjithe respektin per zerin si kengetare) V.Kamenica sepse me besdis sa here qe e shikoj ne studjo si e ftuar apo kesaj here si Juriste!! Me ate qeshjen si maska e atij pantonimistit, me ca gjestikulacione kot me kot ...

Nje gje s mo pelqen te Top-i: Qe vete shkruan dhe vete vulos! Nuk kishte pse te mbetej me nje juri te krijuar me "miellin" e vet.Do ishte me dinjitoze dhe me transparente krijimi i nje jurie te pakten me dominance profesionistesh jashte trupes dhe administrates se Top-it.

Kjo mani e Top per te prodhuar gjithcka me "forcat e veta" duket se po i shton firot e perfomances se produksioneve.Kjo po duket edhe ke Portokallia.Laj -thaj Jani Duri me ate tjetrin mo..smiley Nderkohe ka pena te tjera qe mund ti jepnin Portokallise me shume risi dhe frymemarrje me te gjere.

Nejse, e lehte me be kritikun.

Fituesin nuk e votoi juria por publiku. Per aq sa finalistet ishin dinjtoz do te thote qe juria e beri punen e saj.

 

Spiritus thote, psh, qe Topi e ben kete per te inkurajuar...

Une mendoj ndryshe.

Nuk e kam ndjekur, vetem shume pak; por nese cmimin e pare e merr nje karagjoz humorist wannabe; nese ka inkurajim, atehere shumica e konkurenteve heren tjeter do te synojne te konkurojne ne po ate fushe...

Qe ajo goca e vogel qe thote t-red te mos marre cmim, kjo eshte njesoj si t'ia hedhesh gjithe punen dhe mundin ne hale dhe t'i shkarkosh ujin pastaj.

Si mund te shihen votat? si behet transparenca e ketij procesi?

Por dhe me nje gje nuk jam dakord me T-red... Juria profesioniste... te punosh ne Top Channel nuk te ben automatikisht profesionist.

Po si i thone, programi i tyre, ligjet dhe rregullat i bejne vete, dhe llogari nuk kane pse t'i japin kujt.

Programi, nga ana tjeter, spiritus, nuk eshte bere aspak per te inkurajuar talentet, por telefonuesit. Aty i nxjerr leket Top channel. Dhe per te fituar audience. 

Shqiperia ka talent, por jo talent per te qene e drejte.

T-RED? 5 pike te mundshme nga une. Te lumte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).