Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Shumë nga njerëzit që janë adhurues të filmit as që e vërejnë se çka paraqesin logot e kompanive filmike të Hollywood-it, apo kush qëndron pas tyre. Rrallëkush e di se luani që e shohim në filmat nën produksion të Metro-Goldwyn-Mayer quhet Leo, apo çuni në logon e Dreamworks është i biri i artistit që e ka dizajnuar atë dhe quhet Uilliam. Të them të drejtën as unë nuk i kam ditur, por ja që i mësova … dhe kjo për arsyen se gjithmonë kam qenë i fokusuar në atë se çfarë vijon në film. Në vazhdim, ja dhe logot e kompanive më të mëdha filmike, që thënë me dorën në zemër, disa prej tyre mund të jenë edhe më të vjetër se stërgjyshi im.

Dreamworks SKG

Në vitin 1994, regjisori Steven Spielberg, drejtori i Disney - Јеffrey Katzenberg dhe producenti David Geffen bashkuan forcat për të themeluar një kompani të re filmike me emrin Dreamworks SKG (Prapashtesa SKG përmban shkronjën e parë të mbiemrave të tre themeluesve).

dreamworks-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Ideja e parë e Spielberg ishte që logoja të paraqiste “erën e artë” të Hollywood-it, pra të jetë e gjeneruar me kompjuter. Mirëpo, Dennis Muren, personi i specializuar për efekte speciale propozoi që logoja do të dukej më bukur sikur të ishte vizatuar me dorë. Këtë gjë ia besuan Robert Hunt, i cili pasiqë vizatoi logon e kërkuar nga kompania, së bashku me të dërgoi edhe një alternativë tjetër; një fëmijë duke peshkuar i ulur në Hënë. Ideja i pëlqeu tejmase Spielberg-ut, ndërsa verzionet tjera të logove përfunduan në shportë. Po fëmija? Ai ishte i biri i Hunt, Uilliami.

mbreti3gut-robert-hunt-william-dreamworks-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Metro-Goldwyn-Mayer

Në vitin 1924, Howard Dietz e dizajnoi “Leo the Lion” logon e Goldwyn Picture Corporation. Kur Goldwyn Pictures u bashkua me Metro Pictures Corporation dhe Louis B. Mayer Pictures, u formua një familje e re produksioni filmik me emrin MGM , ndërsa logoja pësoi vetëm disa ndryshime të vogla në emërtim.

mbreti3gut-mgm-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Prej atëherë e deri më sot, për logon e MGM kanë “aktruar” 5 luanë. I pari quhej Slats, i cili është paraqitur në periudhën e filmave pa zë. Luani i tjetër, Jackie, është i pari që ulëriti, ndërsa Tanner është luani më i popullarizuari ndër të tjerë. Në periudhën ndërmjet viteve 1956 dhe 1958, paraqitet një luan i panjohur, ndërsa sot filmave të Metro-Goldwyn-Mayer u paraprin luani i quajtur Leo.
Motoja e MGM “Ars Gratia Artis“ që shfaqet edhe në logo, don të thotë “Art, për të mirën e artit”.

20th Century Fox

Twentieth Century-Fox është themeluar në vitin 1935 me bashkimin e Twentieth Century Pictures dhe Fox Film Company (e cila në atë kohë ka qenë kompani teatrale). Logoja origjinale është krijuar në vitin 1933 nga artisti Emil Kosa Jr. ndërsa pas bashkimit më Fox është bërë vetëm ndryshimi i emërtimit nga “Pictures,Inc.” në “Fox”.

mbreti3gut-twentieth-century-fox-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

BONUS:, Gjithashtu shumë e njohur është edhe muzika e komponuar për Twentieth Century-Fox e cila paraqitet para fillimit të secilit film të tyre. Titulli i saj është “20th Century Fanfare”, ndërsa është komponuar nga drejtori muzikor i United Artists, Alfred Newman.

Paramount

Paramount Pictures Corporation ëshët themeliar në vitin 1912 si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Famous Players Film Company dhe punëtorët e mëdhenj të teatrit, vëllezërit Frohman. Skica e parë e logos me malin është bërë nga  dhe është inspiruar nga mali i afërt i vendlindjes së tij Juta, ndërsa mali i cili për herë të parë shfaqet si videoklip supozohet të jetë mali Artesonraju në Peru.

mbreti3gut-paramount-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

mbreti3gut-paramount-majestic-mountain-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Përskaj malit, në logo shfaqen edhe 24 yje që simbolizojnë 24 emrat e artistëve me të cilët asokohe bahkëpunonin. Momentalisht në logo mund të numërohen vetëm 22 yje, por nuk dihen arsyet pse dhe ku humbën dy të tjerat.

Warner Bros - WB

mbreti3gut-warner-bros-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Warner Bros. (oficialisht “Bros.” dhe jo “Brothers”smiley është themeluar nga katër vëllezër çifutë; Harry, Albert, Sam dhe Jack Warner të cilët kishin emigruar nga Polonia në SHBA. Në fakt, emrat e tyre para se të emigrojnë kanë qenë: Hirsz, Aaron, Szmul dhe Itzhak, por edhe mbiemri i tyre fillimisht nuk ka qenë Warner. Spekulohet për verzione të ndryshme mbiemrash, si Wonsai, Wonskolaser por sipas disa të dhënave edhe Eichelbaum. Logoja ka pësuar disa ndryshime nëpër kohë, por gjithnjë duke mbajtur inicialet WB.

Columbia Pictures

mbreti3gut-columbia-pictures-logo Çfarë simbolizojnë logot e kompanive filmike të Hollywood-it?

Columbia Pictures është kompani e cila deri në vitin 1924 është marrë me filma të buxhetiti të vogël, është themeluar nga vëllezërit Harry dhe Jack Cohn në vitin 1919 nën emrin Cohn-Brandt-Cohn Film Sales. Ndërsa kur bëjnë riemërimin në Columbia Pictures Corporation në vitin 1924 fillojnë të prodhojnë filma më kualitativ. Logoja e Columbia Pictures paraqet personifikim femëror të Amerikës. është dizajnuar në vitin 1924, ndërsa identiteti i gruas edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë, pasiqë shumë gra janë deklaruar se janë modeli nga logoja.

1 Komente

shume interesante kjo ..flm

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).