Çfarë po ndodh

Para disa ditësh në debatin Opinion dëgjova për herë të parë një artikulim më të qartë të planit politik të opozitës lidhur me bojkotin. Skënder Gjinushi e më pas Paskal Milo, pasi u shprehën se hapja e kutive do të ishte një garanci për mosvjedhjen e votës nesër, hodhën idenë se kërkesa për hapjen e kutive synon edhe: a) në rast se hapen kutitë të provojë se votat janë vjedhur dhe kjo do të

3 Komente

a) në rast se hapen kutitë të provojë se votat janë vjedhur dhe kjo do të delegjitimonte mazhorancën në pushtet; b) nëse nuk hapen kutitë vjedhja provohet indirekt.

Cudi si s'ke permendur kushtin e Rames per futjen ne parlament, po ke mare per baze si zedhenes te PS po keta qe pas zgjedhjeve akuzonin Ramen per vjedhje votash. Tak Ngjela valle ca mendon? What Would Avokati Do? smiley

 

Në këtë situatë dikush do të thoshte: po a nuk do të ishte më e udhës që ndërkombëtarët të shpreheshin qartë e prerë për opcionin që do të preferonin përderisa duket sheshit se janë ata që do të vendosin? Duket se ata nuk shprehen dot prerë sepse shumëçka do të varet nga zhvillimet e luftës së brendëshme dhe situatat e krijuara brenda vendit.

Po ca tjeter te bejne nderkombetaret, te sjellin trupa ushtarake dhe te vene shtetrrethim e ti detyrojne deputetet e Rames me arme ne dore te futen ne parlament? Ne jemi shtet me vete mer yahoo, sado pak a shume pavarsi te kemi nga nderkombetaret de facto, ata s'mund te mandatojne de jure veprimet politike ne Shqiperi, pertej deklaratave pothuajse te perditshme te tyre per futjen e opozites ne parlament.

 

Lexuesi ndoshta do ta gjejë këtë shkrim pa përfundim.

Dhe me ca gabime drejtshkrimore si keto: sitatata, Poende, sitatat, bijem.

Kur them une qe keta i shkruajne anal-izat me norme brenda 5 minutave sa per tu gjetur Kola n'pun, jo thoni juve. smiley

xhibi, sapo lexon kodin "kuti"... syte kater e gishtat njezete!

Nje prove e metejshme se fiskimi eshte fiksim. Nuk ka rendesi se cfare kahu ka.

Paging Fatos Lubonja. smiley

KE: PS të kthehet në Kuvend dhe të mos bojkotojë zgjedhjet lokale

Këshilli i Europës i bën thirrje Partisë Socialiste të mos i bojkotojë zgjedhjet vendore të 15 nëntorit dhe ato të vitit të ardhshëm. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe rajonale në KE, Ian Mikalef, i kërkon opozitës të përfshihet në proces dhe në rast parregullsish t’i drejtohet gjykatës. “Mendoj se demokracia nuk është të bojkotosh atë që është proces demokratik. Gjëja e duhur në demokraci është dialogu. Siç e kam thënë edhe më parë, unë i inkurajoj partitë politike të hyjnë në dialog, por nuk është pritur për mirë. Nëse ka ndonjë bojkot të ndonjë procesi demokratik, ne kemi rënë dakord me qeverinë se do të ftohemi si kongres për të monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse kemi ndonjë dyshim për procesin politik në këtë vend, por sepse duam të jemi këtu për të parë mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve”, u shpreh zyrtari i lartë i Këshillit të Evropës. Këtë deklaratë Ian Mikalef e bëri në aeroportin “Nënë Tereza” në përfundim të vizitës dhe takimeve të tij me personalitetet e larta të politikës shqiptare. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para. “Mendoj se kur e krahasojmë Shqipërinë me vende të tjera evropiane, shoh se është bërë shumë përsa i përket regjistrimit të votuesve dhe listat e votuesve në kuptimin që sot kemi mjete elektronike dhe nëse aplikohet Shqipëria, është një nga vendet që ka arritje të mëdha në një kohë kaq të shkurtër kur bëhet fjalë për përmirësimin e identifikimit të votuesve”, u shpreh Mikalef. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe rajonale në KE i kujtoi dje opozitës shqiptare se vendi i saj është parlamenti dhe jo bojkoti, ndërsa u shpreh se çdo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykatë. “Sërish mesazhi im është që zgjedhjet të mos bojkotohen. Nëse ka diçka që nuk shkon me zgjedhjet, opozita ka të drejtën dhe ne do të shohim nëse kjo e drejtë ekziston, që ata të shkojnë në gjykatë dhe ta lënë atë të vendosë, sepse në një vend demokratik duhet të ushtrohet ligji dhe për Këshillin e Evropës ushtrimi i ligjit është një princip themelor, një vlerë themelore”, tha Mikalef. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe rajonale në KE do të raportojë për rezultatet e vizitës së tij pranë byrosë së Kongresit të KE, që do të mblidhet në dhjetor të 2009. Vizita e zyrtarit të KE vjen menjëherë pas një sërë problemesh të krijuara së fundi mes qeverisë dhe pushtetit lokal, të lindura këto që me ndryshimet në sistemin e taksave dhe të kundërshtuar fort nga PS-ja, si shkelje e rëndë e pavarësisë së pushtetit vendor. Kësaj i shtohet edhe konflikti i fundit për sheshin në qendër të Tiranës. Përplasjet e pushtetit vendor në ato njësi që drejtohen nga socialistët dhe qeverisë qendrore kanë vënë në lëvizje Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, të cilët janë vënë në dijeni për këtë situatë.

Bashkiakët e PS me përfaqësuesin e KE
Rama: Autonomia vendore është e cenuar, do vazhdojmë protestat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i shoqëruar nga drejtuesit e tjerë vendorë, përfaqësues të opozitës, zhvilluan dje një takim me Ian Micallef, President i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës. Në takimin e zhvilluar, bashkiakët socialistë shprehën shqetësimin e tyre për cenimin e autonomisë vendore nga pushteti qendror si dhe vendimin e tyre për të protestuar kundër presionit të qeverisë. “I shpreha Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të gjitha shqetësimet tona, i bëra me dije së bashku me kolegët e tjerë, kryetarë bashkish të opozitës, gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave të opozitës, në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive, në tërësi ndaj pushtetit vendor”, u shpreh Rama pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Këshillit të Europës dje në Bashkinë e Tiranës. Duke radhitur të gjitha përpjekjet që të zgjedhurit socialistë kanë bërë për të ruajtur autonominë e tyre institucionale, por dhe reagimin që ata do të bëjnë në këtë funksion, Rama tha se opozita do të përshkallëzojë reagimin e saj demokratik. “E njoftova Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës për masat që ne po marrim, në drejtim të një proteste të fortë dhe një proteste të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Evropiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe Ligjit dhe do të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës si dhe nga rruga pa krye që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, tha Rama pas takimit. Të zgjedhurit vendorë të Partisë Socialiste janë shprehur ditë më parë se do të organizojnë protesta në qytetet e tyre për t’i kërkuar qeverisë të mos shkurtojë të ardhurat e tyre nga taksat, pasi sipas tyre kjo do të japë më pak investime publike.

Gazeta Panorama

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).