Çfarë i mungon “rinisë” shqiptare?

Çfarë i mungon “rinisë” shqiptare? Arbër Zaimi Pyetja kyç e ditëve të fundit shtrohet mbi një problem jetik për vijimësinë e shoqërisë shqiptare, një problem fatkeqësisht aq etik sa nuk është diskutuar kurrë në popull po vetëm në majat elitare të mendimit shqiptar, nga Konica e deri tek Fevziu. Kjo pyetje është e shkurtër dhe e thatë, si të gjitha pyetjet e mira: “Çfarë duhet të

15 Komente

Abuzohet shume me rinine,per mendimin tim te rinjte nuk duhen te perzihen me idete e te vjeterve ...,Rinia e sotme duhet  te dalloje te mencurit dhe idiotet ne radhet e te vjeterve,kjo eshte sfida qe ata duhet te perballojne,per te ecur me perpara. 

 

Po bjerini ore shkurt! Sa gjate qe shkruani!

Ti qenke roje gardhi me duket. Pse e ndalon rinine ti eee? Lere rinine te shpertheje e lire smiley

beh ma la gioventù  non va considerata al di fuori della società… e la nostra, miei cari, si sa, è malata…  

ma per non buttarla sul drammatico andante depressuccio ( perché dopo quest’articolo, quell’altro di Lubonja “a i pate te rijte?” mi verrebbe da tagliarmi le vene) preferisco pensare che si tratti solo di un problema temporale. cioè mi spiego… è giusto preoccuparsi, allarmarsi e tutto il resto, ma diamoci un po’ di tempo e iniziamo a “investire” sui nostri giovanissimi… hmm mmm  con "investire" intendo poter dare a questi giovanissimi di oggi un nuovo sistema scolastico e così via e vedo che proprio non ci siamo e allora mi deprimooo… aiuto…  necessito di good news!!! smiley

 

e ke gabim, shkrun edhe anglisht (dy fjalet e fundit: good news) smiley

cara melisa, cari commentatori, ma perche in italiano? un carissimo abbraccio a tutti

Sol,

rinia, ashtu si gjithe shoqeria shqiptare, ka perfunduar ne inerci ndaj pushteteve politike dhe ekonomike te perqendruara ne nje dore pasunaresh oligarke.

Mua me pelqen jashte mase qe i ke shqyrtuar problemet e rinise nen tejqyren e lirive dhe te drejtave te individit, sepse eshte e vetmja permase universale para se ciles demagogjite dhe pozat koniukturale zhvishen nga petku qe kane e zhvleresohen vetiu. Njeriu, individi nuk eshte i lire ne Shqiperi; ligji nuk eshte njesoj per te gjithe, te drejtat themelore te njeriut shkelen me kembe diten me diell, nuk respektohet kushtetuta as nga gjyqesori, as nga egzekutivi e as nga vete ligjvenesit.

Keto jane arsye te mjaftueshme per ta ngritur nje popull prape ne kembe e ne protesta, por duket se 50-te vite shprishjeje individualizmi, dhe 20 vite te tjera degradimi te individit ne nje qenie te shperdorueshme kane bere te veten.

Njeriu atje ka humbur besimin, madje edhe tek vetja. Pa patur njefare ideali, njefare shprese, njefare inkurajimi qofte edhe te verber qe e drejta e tij si pjesetar shtet e komb formues do kishte nje mundesi per t`u njemendesuar e realizuar, individi do mbetet nje entitet pasiv, i plogesht e pa iniciative. Interesi dhe vemendja e tij do perqendrohet keshtu vetem tek mbijetesa, e ku, mu ne ato kushte qe ka ne vendin e tij. Mbijetesa do e shtyje gjithashtu te perqafoje idhuj te tjere ku do ndihej me njefare perkrahje, qofshin keta idhuj pikerisht ata qe e kane dergjur ate vete ne kete mesele. Ose do gjeje menyra per te ikur tjeterkund, te braktise vendlindje, fis e femijeri.  Deri vone jemi ankuar, me te drejte, se te huajt e ndane kombin, e me shume se gjysma ndodhet jashte kufijve zyrtare; sot pas 20 vjet "lirie e demokracie" prape gati gjysma e shtetasve shqiptare jane detyruar te marrin udhet.

Pra thelbesisht eshte nje problem i gjithe shoqerise shqiptare. Pajtohem gjithsesi qe duhet te jete rinia ajo qe duhet te protestoje e para, me te gjitha mjetet e mundshme civile.

 

Po c'e ngaterroni rinine me gjepurat tuaja, a s'me thoni ?

Flisni per vete, thoni "c'na mungon ne rinise si puna ime ?" dhe pastaj prisni pergjigjet.

Rinise qe perfaqesoni ju i mungon kazma duarve, lopata supeve, dhe duart e bera me balte.

Sepse asaj rinise tjeter me te cilen ju s'keni asnje lidhje, i ka tashme duart keshtu. Ajo punon, ajo lufton me thonj per te mbajtur shtepine, ajo shkon ne mal per te prere dru, per te mbjelle domatet dhe per te korrur ne are.

Kurse rinia juaj eshte mesuar te brockullise tavolinave me limonata perpara, duke bere secili Faik Konicen : "obobo c'na gjeti neve, obobo na vajti jeta kot, obobo s'behet rinia, obobo sa te piste qe jane ata atje", e keshtu me rradhe.

Rinise si puna juaj i mungon qepja e gojes dhe meshimi i punes. Asgje tjeter. Po t'i binit kazmes 16 ore ne dite, nuk do te kishit me kohe te na canit kaptinen me gjepura.

Provojeni njehere kete, eshte ilac gjumi dore me nje.

@97, e mirekuptoj cinizmin tend, ke te gjithe te drejten qe te jep historia e 18 vjeteve te fundit qe te jesh cinik, mosbesues me kedo, perfshi mua dhe veten tende.

@LT, faleminderit per komentin, me perputhen mendimet me ty. Do shtoja qe barra e protestimit, e qendreses ndaj abuzimit, i bie rinise edhe per faktin se kjo gezon nje lloj pavaresie disi me te madhe ndaj strukturave sociale...

Besoj se ky diskutim eshte hipokrit dhe idiot ne absolut. Rinise shqiptare nuk i mungon asgje...as edhe nje gje...ka shembuj suksesi kudo, nga politika te biznesi te ( natyrisht )  sporti.

 

Atehere pse na e cajne trapin? Ca duan ?

varet nga perspektiva, prej tendes une dukem idiot, edhe ti patjeter qe dukesh idiot prej perspektives te dikujt...

Jo mo lal po papritmas e papandehur u kujtun qe ka & nje rini per te cilen s'u eshte rrujt kurre -  shih universitet, arsim, kulture, zbavitje - edhe filluan me bombardu qe thu " Pike e zeze, kush eshte ne qeveri, keta plehrat apo Rinia?"

Pese me hiç si muhabet.

 

P.S

Ti s'dukesh e s'je idiot sipas times. S'e di nese ne ate qe shkrujta kuptove sikur kam ndonje gje kunder teje, po s'eshte keshtu. Kur them " ca diskutimi idiot" e kam me kete javen e fundit ne Shqiperi.

Pas nja dy- tre orvajtjesh, (midis punes dhe gripit) e perfundova emisionin e Fejziut.  Ca pershtypje po i le ketu, duke reaguar ne te njejten kohe dhe ndaj shkrimit te Arbrit.  (Me nje gur shume zogj lol.)

Sol, jam ne pergjithesi dakort me shkrimin tend, megjithate nuk do ta quaja mungese endrrash, por idesh. 

Tek ndiqja emisionin, doja me gjithe shpirt te kapesha, apo te me preknin "idete" e Erionit.  Por me gjithe perpjekjet, pergjigja qe i dha ne fund njerit nga audienca, ishte zhgenjyese, dhe thelbi i problemit:  kur u pyet nga ai djali qe nuk ndihet i perfaqesuar nga G99, nje pjese e pergjigjes ishte "bej partine tende."  Pergjigje e cekte, dhe jo karakteristike ne kohe zgjedhjesh.  Por per me teper, kur shpjegoi koalicionin me Edi Ramen, aty u shpalos kriza e ideve.  Ai tha qe ka kundershtime me Edi Ramen (qe do flas me vone per to, kur ?)  Por perballe rrezikut qe i kanoset Shqiperise nga ana tjeter, mendoi se kjo ishte rruga me e mire.  

... Kemi kaq kohe tranzicioni qe votojme "per rrezikun e anes tjeter" qe s'ishte gje tjeter ne thelb, vecse "dueli" Nano-Berisha.  Dhe si perfundim, te njejtit "rreziqe", e njejta "garde e vjeter" ben rotacion politik ne kurrizin tone.  

Ky popull, kjo rini (qe sic tha sol, ka kaluar, po kalon dhe po mban shume) nuk duhet me te votoje kunder rrezikut tjeter, por pro nje vizioni, pro idesh, (jo thjesht pro-aderimesh ne organizata, qofte BE, Nato etj.)  Megjithese nuk isha dakort me formimin e G99 nderkohe qe Mjaft, apo shoqeria civile akoma ka nevoje per perforcim, do e mbyllja nje sy ndaj ketyre rezervave, sikur G99 te ishte ngritur mbi nje platforme idesh, te pakompromentuara, apo konformuara me "garden e vjeter."  A nuk e kuptojne qe populli, rinia eshte e etur per kete vizion?!  Perse zgjodhen rrugen me te thjeshte?  Edhe pse Erioni tha ishte rruga me e veshtire.  Jo, rruga me e veshtire do ishte te mos ishin perfshire ne asnje koalicion.  Sikur edhe te "rrezikonin 2%".

Rruga me e veshtire do ishte te hidhnin themelet e "endrres" (sipas solit.)  E jo mur apo gur mbi germadhat e vjetra.  

Ishte teper e lodhshme te bija dakort me kritikat e Lubonjes ...        

Duke i ju referuar temave te rinise qe keto kohet e fundit na e kane nxire jeten ketu tek peshku,me ne fund doli njeri qe ti thote gjerat (per mendimin tim) ashtu sic qendrojne ne te vertete dhe pa as nje lloj ndikimi politik por thjesht ashtu sic jane ne jeten e perditshme dhe sic i jetojme.

Duke pare qe komentet nuk jane aq te shumte sa ne shkrimet e tjera te po te ketij lloji me vjen keq qe artikullshkruesi nuk paska shoqni te modhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).