çfarë duhet poeti?

Teijzër, skaner
Lotsjellës, nervparalizues
Skafandër, mburojë, shkop
Disiplinë, plumb.
Çfarë duhet poeti?
Impulse të hënës elektronike
Hartë eksploratore e migrenës
Mungesë sheqeri në gjak
Paralojë, paranojë
Të mbajmë nën kontroll tensionin e gjakut
Më vonë të zëvendësojmë valvulën në zemër
Çfarë duhet poeti?
Ai që zhvishet në praninë e fjalëve
Me shqisa të tejngopura
Pa turp. Dhe piskan:
Çfarë duhet poeti?

9 Komente

Flor, a munesh me sqaru icik me omel - mos ca koke prej diabetit, se ne s'na mposhti as gjermeni...  dmth, vjersha sikur calo ne mbyllje, vjen si opake. si e pambarume.

mirë Em, mbase kjo ndihmon sadopak per te sqaru ket persipri (meqë jon petlla t'nji fëterje):

 

Hera-herës fjalët e bukura

Duhen palosur e ruajtur për mort

Hera-herës kam tate>lace>nevlace>tate>ojë thjesht të pyes

“si je?” e të marr një “mirë”

ndonëse asgjë s’është mirë

e të jem njeri e kam të vështirë

kur të shoh si vuan e nuk të ndihmoj

kur fatin tënd truan e nuk të lakmoj

me 99 ilaçe e 100 sëmundje

me shpirtin mardhë

ardhë majë hunde

> >

Hera-herës

Nuk mundem të shkruaj poezi

Nuk di të dua,

Nuk dua të di.

 

Eeee... feltere per se mari kjo, Flor-o. Mixed plate, i thojn nAper restorOnte, me ca melci te skuqme, naj shpenetk t'fergume, pak kernacka, naj cik file minjon... me BBQ dhe Chernobyl sauce (@ chicken wings)  dhe Corona me nji lime (ose limon) ngec te gryka e shishes.... grykezene shishja...  s'bezan e shkreta ...   smiley     smiley    smiley   

Rreshtat e fundit ... lere lere!

asigjo s'duhet, sa për t'u marrë mëndt grave dhe vetes së vet... :&nbspsmiley

p.s. Po bëja shaka nën efektin e barcaletave të shumta që sapo lexova. Aj andërstend jor filings, fh...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).