Çeta e Bilbilenjve sipas këngës popullore

nga L. Gërveshi
Ishin vërtet trembëdhjete, ashtu si thotë kënga?
Në fakt ata kryenin aksione të ndryshme e sipas rastit çeta mund të arrinte edhe më shumë, nga tridhjetë në pesëdhjetë veta.

Quheshin bilbilenj nga emrat e komandantëve, Bilbil Shakua e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivice, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush e nga zona të [...]

66 Komente

Se s’jam çanaku me dhallë ,
Po jam Bilbili me pallë.

Këto dy vargjet janë mitike. Shumë, shumë të njohura.

Babi im e ka dobesi kete kengen, sidomos pas ca gotave te paqme raki... Mbasi bejme ca "nxemje" mire e mire, ia nisim avazit te dy tere qejf, ne variantin tone, doemos. smiley  Po s'e di pse me ishte fiksuar qe eshte kenge mallakastriote.

Nivice, Gusmar, Progonat.... eh, mire o mire....

A mundet dikush te  japi versionin e vet per cilesimin "hajdut" ne folkun e treves? Qe ka ngarkese nderimi dhe lavderimi nuk diskutohet, por nese dikush di te thote me shume si e pse, do ishe tejet i interesum me e degju.

 

Keshtu shpejt e shpejt, me sa di une andej nga viset tona ( ne Jug e kam fjalen, sidomos ne Laberi) ishte nder i madh te ishe hajdut, se nuk behej fjale per xhepist, behej fjale per kacake, burra te pushkes, tip Robin Hudesh, qe vidhnin te pasurit e ua shperndanin te varferve, qe dikush u kishte shkelur te drejten e tyre dhe ata e vinin ne vend me arme, e mandej dilnin maleve. Ndoshta turqit e perdornin ne kuptim percmues ( hajdut), por ne popull kishte kuptim tjeter. Edhe Cerciz Topulli konsiderohej si hajdut e kacak mali.  Por tregohet qe ne Laberi nuk te jepnin nuse po te mos ishe i zoti te vidhje qengjin nga vatha e pretendetit per vjeherr, ndryshe si do ta mbante familjen?!  smiley

Per ket rreshtin e fundit me shume e bona pyetjen! Se kam ne mend nje gje (per te shkrujt, jo me vjedh, jo), prandaj... Pra, sa e vertete eshte? A eshte thjesht frazeologjike ("hajdut" = zotesi), apo ka dicka me teper brenda.

Pyte dhe babin, por pas nja dy "te paqmeve" ama....  smiley  

Emo, pas nja dy te "paqmeve" te mira me raki rrushi balle kazani, na doli nje variant tjeter i historise. smiley

Sipas gojedhenave, kur familjet mblidheshin ne gezime e ne ziafete, eterit zinin e mburrnin djemte e tyre, kush qe me i forti, kush qe me i guximshmi apo me kokekrisuri. Dhe pleqte e fshatit benin kuvend qe djaleria, qe hiqeshin me trima, te shkonin ne stanin e filanit apo fistekut qe ishte i rrethuar nga qën te medhenj stani, ne mes te gerxheve, dhe kush te ishte me trimi, me levendi te zinte nje ftujake. Kuptohet, stanari ruante njesoj dhe ua bente ca te veshtire "vjedhjen" trimave. smiley

Kjo ishte pak a shume, rremimi ne kujtese dhe rakia mbase na e turbulluan ca vemendjen, por keshtu me thane, keshtu po te them. smiley

 

 

Dhe une ndaj s'jam martuar, s'kam gjet burre hajdut. Sol ti si je me vjedhjet??

Ah, mi Iris, po te rrish ne Evrope domosdo qe s'bie ne hajdut... po te vish ketej nga ne zgjidh e merr ke hajdut te duash... po keta s'te vjedhin vetem qingjin, ama... smiley po gjithe kopene. E kur ta marresh vesh ti, i ka dale tymi asaj pune... Po tani qe e mendoj thelle-thelle kete pune, prape pa martu ngelesh smiley

iriso, une jam hajduti zemrave, po deshe hapim ndonje biznes trafikimi organesh.

perndryshe s'jam mire nga ajo ane...po mendoj te gjej nusen hajdute smiley

Ate e kam vete merak, Emo... smiley

  Labi vajti me vellane per te vjedh dashin e gjitonit. Del gjitoni dhe ne ikje e siper i sheh me dashin ne kurriz dhe vret njerin nga vellezerit. Si pa njehere prapa ky qe ngeli gjalle, ja fut vrapit me dashin ne kurriz dhe fliste me vete ...Koke lash, koke mora...

Besoj se fjale hajdut ka pasur gjithmone nje gje negative, ndaj edhe perdorimi i "kaçak".

Kaçaku eshte edhe hajdut, por jo vetem.

Sa per keta çunat, turqit vidhnin keshtu qe normal ne popull kishin simpati.

Des, s'e kuptoj fjaline e pare, me duket sikur e ke lene ne mes, apo e ka fajin struktura e fjalise italiane?

Me duket se e kam lene pergjysem qe me lenshin...

 

E kisha fjalen qe me sa duket nuk mjaftonte fjala "hajdut" per t'i percaktuar, ndaj edhe eshte perdorur fjala "kaçak". Ndoshta.

 

Diku nga fundi i kenges protagonisti thote

"Dale bej te shoh vatane/ per te malli do me marre""

 

Keta pra, ndoshta, kane pasur edhe nje embrion patriotizmi.

des,

jam dakort per ngjyrimet qe ka fjala hajdut, kacak eshte nje fjale me ngjyrime me pozitive, me idrejte ne sjelljen dhe veprimet e tij.

Kacak eshte fjale turke qe perkthehet hajdut.Ky eshte kuptimi i pare pastaj se ne cmenyre eshte perdorur nga shqiptaret kjo eshte teme tjeter

paskemi qene duke shkrujt te njejten gje ne te njejten kohe smiley

canart, mbase ke te drejte qe shqiptaret i dhane ngjyrim tjeter nga perkthimi i vertete. Une jam habitur kur me kane thene qe hajer ne turqisht do te thoshte jo, e shiko se si e perdorim ne: per hajer, ec e merre vesh

Sa per fjalet turke ne shqip, qe ne i perdorim tjeter per tjeter mund te te gjej nje thes... Neser i ke ketu. smiley

Ne me duket se e perdorim tamam fjalen hajer

 

hayırdır inşallah! colloq.
1. I hope nothing's wrong!/Nothing wrong, I hope!
2. What on earth is this?
3. I hope this doesn't mean something bad's going to happen! (said of a dream).

Ngjyrim patriot ka fjala "komit", sepse keta ishin ngritur kunder zaptuesve te asokohe. Por me sa di une, gjithnje zanafilla ishte nje padrejtesi personale qe u behej atyre dhe me pas, njerezit e penes, "strateget"  perdornin komitet si luftetare kunder te huajve.

Gjithnje me eshte dukur se komit ka filluar te perdoret pasi kacaket vdiqen nje  nga nje dhe u zevendesuan me luftetare te rinj, te cilet nuk kishin aq veti te medha sa kacaket, ndaj u quajten komite. Nuk eshte keshtu?

Ose ndoshta ka te beje me faktin qe mund te jene fjale te gjuheve te ndryshme. Kaçak eshte Turqisht, e komit... o Shqip o Greqisht (meqe s'di une Greqisht).

Kaçak eshte Turqisht, e komit... o Shqip o Greqisht (meqe s'di une Greqisht).

Komit rrjedh nga bullgarishtja, origjinalisht "komite" jane therritur anetare te Komitetit per Clirimin e Maqedonise, organizate bullgare qe vepronte ne zonen midis Manastirit, Kozanit dhe Follorines. Kjo zone, e kontestuar nga patriote te tre etnive, bullgare (sot maqedonas) greke, dhe (me pak) shqiptare sherbeu si teater pusishe, vrasjesh dhe gjera kesodore midis andarteve greke dhe komiteve bullgare.
Fjala me vone u adoptua nga patriotet shqiptare ne fillim te shek 20!

Arsyeja pse shqiptaret adoptuan termin bullgar "komit"  dhe jo ate grek "andart"  ka humbur ne mjegullen e historise.

Megjithate, une mendoj qe rol ne kete lozi fakti qe greket bene me shume krime nder shqiptare sesa bullgaret!

Nuk e di, mua me duken si dy fjale bashkekohese... Me sa mbaj mend ( nga leximet e mi, se s'kam qene cetave me ta smiley ) , komitet kishin krijuar dhe ceta, ishin me te organizuar,  ndersa kacaket vepronin edhe te vetmuar. Por kam shume kohe qe s'kam lexuar me gjera te tilla dhe me vjen shume keq qe shume gjera i kam harruar.

Eshte edhe problemi qe ajo periudha ne historine e Shqiperise, viti 1850-1870 eshte shume shume i komplikuar.

 

Aida, pse s'ke qene kaçake ti?

Ah, do ma kishte pasur qejfi shume... Se keta kacaket i pershkruajne dhe si burra fort te pashem, te forte, te beses, qe flisnin vec nje here pa lene vend per "debate te kulturuara!"  smiley

dhe isha betuar qe s'do ta shqepja me gojen per "debatet"  sot! smiley

Si ndryshon populli.

Tamam, sot kemi debate idiote. Atehere s'beheshin debate, behej kuvend.

( sa fjale e bukur )

Kuvend me pleq te urte, ama, jo me capacule.

p.s. E po pike e zeze, me vjen cudi me veten time se kur bisedojme me miqte e mi, me vjen mire, behem flamurtare e ketyre te rinjve, kerkoj qe t'u lihet vendi e te vjetrit me myqe te largohen, por kur i shoh te "kuvendojne" e te "ligjerojne", me ze tmerri dhe them me vete: "Po sikur te rrinin dhe ca keta te vjetrit, se sikur s'jemi keq, he? Se kushedi ku do degdisemi me keta te rinjte mustaqepadirsur e kokoroshe." Kot s'thone shkodranet kur duan te te mallkojne " te hyfte vetja ne qejf" dhe keta e kane me shume qejf kete rolin e politikanit te ri!

p.s. E qepa tani, po ti tirane me ngacmove dhe s'me rri kjo e shkrete mendje pa i shkruar dhe keto dy rreshta. smiley

S'ke ça tu besh

Duhet me be nje rregullim te brendshem sipas te ciles nese arrihet nje kufi budallalliqesh ata qe bejne debat duhet te veteleminohen.

Ta bejne si "Chi vuol essere millionario?" nje pyetje per secilin, po s'dhe pergjigje te sakte, kthehu ne vend! hihihi ( e teprova tani)

E teprove? Une duke qene se humba 92 minuta duke pare...le te themi "debatin" e ketyre çerrave mendoj qe jo Millionaire, po edhe stil Rulete Ruse po e bene s'me vjen aq keq.

Aida problemi i te rinjve ne politike nuk eshte se zihen neper debate televizive por ajo qe me shqeteson mua eshte se futen ne politike si idealiste dhe pastaj ndryshojne dhe behen vegla te te vjeterve.Ideja e futjes se te rinjve ne politike nuk eshte per debate te qeta televizive por eshte se duke qene te rinj (dhe kjo vlen vetem per Shqiperine) kane nje te kaluar me pak problematike se keta maestro qe kemi shumica e te cileve po tu hapesh dosjet kush e di cfare gjen.Nje tjeter e mire eshte qe shumica e tyre kane studiuar jashte vendit dhe pak a shume kane me shume ide si mund te qeveriset nje vend.Problemi i vetem eshte se duhet te kene integritet e karakter te forte e te mos perdoren se fundi i fundit nuk ehste se kane nevoje keta per ustallaret e politikes por jane keta te fundit qe kane nevoje per keta te rinj per te shpelare imazhin e tyre.Kete ta kene mire parasysh politikanet e rinj.

P.S Me falni per daljen jashte teme

edhe une jam dakort per Millionaire, po c'tu japim ne vend te parave?

Eh,  mor ujk, ka dy variante: ose ate thupren e thanes te gjyshes sime e te 97-es, ose... po deshe ti, t'i coojmee ne pyylll edhe pastaj... t'i haje uujkkuu.. Apo ke frike se mos te hane? smiley

ah aida, mos me tremb, keta te perlajne me nam e me nishan, mos m'i sillni te pylli ku jam fshehur smiley

Ujk frikacak?! U po, ti kishe frike dhe nga gjilperat! smiley

Ah, doja te te falenderoja dhe per dicka tjeter: me kishe bere me shkolle te mbaruar jashte... Jo, e shkreta une, nje cope fakulteti ketu brenda kam bere, dhe as me medalje s'kam dale, madje mesataren e kam pasur shume te ulet, 8.6. As ne gjimnaz, hic medalje! smiley Por, ama, kam ca fleta lavderimi dhe ca fleta nderi nga tetevjecarja! Sa per Ferragamon, e mire s'po ta prish, se po ma ledhaton sedren... se kushedi, behem dhe une nje dite.... smiley

ua, aida mos thir kaq shume se me nxore bojen fare!

Vetem nje cike, po nje cike frike kam nga gjilperat, pastaj tere te medhenjte e kane nga nje fobi te vogel, qe te mos i marrin me sysh smiley

Me fal per shkollen jashte, si dhe per medaljen, po varese do te vinim gjithsesi. Ferragamon po te duash mos e vish, po si s'the nje fjale te te mire per nallanet e Louboutin moj, smiley((

TE medhenjte ne kuptimin koke e madhe apo te rriturit? Se duke qene se kohet e fundit kam vendosur te behem "koke" dhe une, me duhet te gjej ndonje fobi... ose hobi.... ca te jete... smiley  Ah, po  qy L...boti kush eshte, ere?

ne kuptim koke sigurisht. Po, te duhet nje fobi e vogel per te qene pjese e ketij grupi.  Ky L...boti smiley eshte mbreti i kepuckave me taka, eshte parisien, kepuckat e tij dallohen nga shoqkat se kane emra te famshem (kepucet jane me emra te ndryshem, sigurisht per t'i dalluar nga ato pa emer) dhe jane me shoje te kuqe, jane pak fare te shtrenjta 400 euro e me shume (shume pak apo jo). Ky L...boti parisien nuk e di ende ne ka lidhje me Botin shqiptar, ndoshta duhet te hap teme tjeter per ta diskutuar

Meqe mua me iken dritat tani e s'kam c'bej gjeta keto ne fjalor: kacak- turqisht cub qe luftonte kunder klasave shfrytezuese e pushtuesit e huaj. cub mali. KOMIT - kryengrites qe dilte malit e luftonte per liri e drejtesi. HAJDUT-Vjen po nga turqishtja. vjedhes, cub, kusar Burimi: fjalor i gjuhes shqipe, 2006.

Ka shume kenge ne Laberi per kryengritjet anti-osmane 1830-1878 (pri-Lidhjes se Prizrenit) dhe prijesit e tyre: Tafil Buzi, Celo Picari, Zenel Gjoleka, Hodo Ali Nivica, Rrapo Hekali etj. 

Ja nja dy:

C'janë ata që shkojne zallit?
-Janë të zot'e sterrrallit,
Trimat e Celo Picarit!
-Ku janë nisur e venë?
-Gjirokastër e Tepelenë,
U pojne me Mamut benë,
As e vran' e as e prenë,
Po e varë në cengelë.
Dolli zonja ne bedenë,
Pëjeti per Mamut benë:
-E kam benë apo ma prenë?
-Ta prenë, o zonje, ta prenë,
Copa-copa ne bedenë!

Dhe nje tjeter:

Dërgon Gjolekë spanoi,
Tafil Buzit të m'i thoni:
Gjoleka s'e turpëroi,
Kaftanazit* ia martoi!
Neper dizet mijë shkoi,
Me të dia e qëlloi!
-Një selam na Smail** Beu!
-Iu prish mënia dot s'ia ktheu,
Iu poq filxhani per dheu!

* Vrau Kaftanazin ne Manastir
** Gjyshi i Ismail Qemalit

Ja dhe nje e fundit, se s'mu durua lol

Hidh, o bej, livantonë,
Për inat të trimave,
Që flijnë lëndinave!
Dushek kanë topkatë,
Jastëkë kanë gurëtë,
Jorgan kanë gunatë,
Shtëpi kanë shpellatë,
Shokë kanë dufeqetë,
Mrojtje kanë bomatë,
Rrezikojne kokënë,
Të shpëtojnë faqenë.

Na brezi'ri zoritna me i kuptu qeto gjana.

Paj, mendte e krese e faqja e bardhe, e kofshim shnosh.

PS:

Rrezikojne kokënë,
Të shpëtojnë faqenë.

Sa thjesht, sa bukur, sa permbledhur ...

Jastëkë kanë gurëtë,
Jorgan kanë gunatë,
Shtëpi kanë shpellatë,
Shokë kanë dufeqetë,
Rrezikojne kokënë,
Të shpëtojnë faqenë.

Kjo eshte magji, mer!!! Magji!

C'i thonë dovletit "jepe!"
S'e jap se e kam per vete!
Jan
ë të zot për adete,
I thon
ë dufekut lepe!

smiley

Lere, lere...  keto jon antidote per shume gjona.

Po mir mer, si ka mundesi ky popull kshu? A? Nuk e kom pyt vetem nje here veten. Ajo qe citova me nolt (jo rastesisht i krasita nja dy rreshta, se ishin me prish synin e keq, ndersa fjala dyfeqe, po te ishte me "k", do ishte thagme me vete, po nejse, c'boni), pra ajo eshte nga ato perlat, qe po t'ja cosh ktyne krtikve te artit me vizore ne dore, keta mund qe nxjerrin monoklat, mikroskopet, tu studiojne tingujt, gjatesine e valeve, sinusoidat e valeve elementare zanore, perbashkimet sinergjike te tingullit, llaftarine e bukur te bashketingelloreve, dhe masanej, do ngrihen nga karrikja tu dhon verdiktin: po, 24 karatsh eshte, zotni/zonje!

c'eshte dovleti?

S'po  gjej dot asnje shpjegim per te

Turqia, ose me sakte, Perandoria Otomane.

Popullit i thone "pis" milet. smiley

Dovlet quhej qeveria, me duket.

I qenkam afruar shume. Se mbaj mend filmin me Ismail Qemalin. smiley

Pse eshte version i evgjitezuar? 

Nuk kam ndonje gje me kenget e miqve te mi jevgj,por besoj se qemanete nuk i shkojne kesaj kenge.

Une s'e degjoj dot. smiley Kete tubin e kam restricted, se ketu ka Cecua bicak, s'te le njeri te livadhisesh ku te te doje qejfi ne rrjet.

Po ka pasur hajdut me nam me para,vidhnin po aman ishin dhe te nderuar.

Van njeher dy hajdut per te vjedh

e ben me llaf qe njeri do vente ne stan si gjoja kishte pune me te zot dhe tjetri ndenji ne perrua.

e vate ky lart ne stan,per muhabet ishte i zoti burre qosheje

nga qejfi muhabetit ja shtruan te zot e stani mish e raki

u nxeh muhabeti e plasi kenga,ky miku merrte thela mishi e ja u hidh qene e ketyre ja u veshi me raki.kur u ben ceco keta ja mori kenges vet hajduti

Kesul kuqi ne perrua

me mbaj vesh kengen mua

zgjidh dy te mira si ftua

nje per vete nje per mua smileysmileysmileysmiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).