Censure ne kohet moderne !


Nuk me pelqen te dergoj mesazhe spam pasi un vete i fshij dhe shume here nuk i lexoj fare, por besoj se te gjithe duhet te indinjohemi ndaj censures qe po ushtrohet kaq HAPUR ndaj medias!

Rasti i fundit i cili padyshim pas shume vitesh do te hyje ne historine e censurimit ndaj medias, do te hyje ne ato faqet e zymta te historise sone ne lidhje me fjalen e lire, do te hyje si shembull se si censurohet media ne librat akademike te gazetarise, do te hyje mbass si nje nder si rastet me flagrante se si po torturohet, po rrihet, po doktorohet fjala e lire!!!

Ja pra rasti me i fresket eshte rasti Bushati dhe "Zone e ndaluar", ironia eshte se keshtu u be vertet Zone e ndaluar ne epoken e Informacionit sikurse eshte quajtur shekulli i 21!!
Po, te nderuar lexues ne fakt, te tre keto profile qe Z.Bushati do te komentonte ne emisionin e tij te fundit qe nuk u lejua te shfaqej jane simbol i " aristokracise" qe nuk duhet te preket !

Padyshim qe eshte larg te qenit rasti i vetem, gjithsesi eshte rasti i cili therret ndergjegjen e te gjithe neve se ne fakt po jetojme ne nje pseudo demokraci! jetojme ne vendin ku dosjet do rrine te mbyllura kushedi se per sa kohe akoma, jetojme ne vendin ku censura eshte bere nje "must" dhe per ata te" fis-shem" qe gjasme kane qellime te mira! Jetojme ne vendin ku ujqerit jane veshur me lekure deleje dhe ata qe ishin dje jane po sot ne mos me ane te gjenealogjise se tyre ne pushtet-et, jane serish ketu sepse me ane te funksionimit te tyre simbolizojne serish ate te kaluar ku kete komb e kishin futur ne vdekje klinike!

Perse ky mesazh .. mbase thjesht per te thene dicka qe nuk na lejojne ta themi ndryshe, mbase per te thene dicka qe te gjithe e jetojme por nuk e shprehim dot, mbase per te zgjuar sadopak reagime ne mendimet tuaja per ato qe na servirin ne media dhe ato qe duhet te na servirnin!

Censura ndaj medias eshte censure ndaj gjithsecilit prej nesh!

18 Komente

Alidea,

Mbeta i shushatur para zemerimit tend (me lejoni t'ju flas ne njejes, per te shmangur keqkuptimet me lukunine qe mund t'ia mesyjne). Nuk e kuptoj kete punen e censures.

Censura eshte diçka qe merr kuptim vetem ne marredhenie me shtetin. Nuk mund te flitet per censure ne nje marredhenie private. Nese nje TV publik censuron gazetaret e vet per arsye politike, atehere kjo eshte diçka qe duhet denuar me force.

Por nqs kjo ndodh ne nje TV privat, atehere nuk ka kurrfare kuptimi te flitet per censure. Sepse, Alidea, sfera private ka rregullat e veta qe nuk jane te njejta me ato te sferes publike. Nje TV privat (apo gazete - te gjitha gazetat jane private, nuk ka gazete shteterore perveç gazetes zyrtare ku shtypen ligjet dhe vendimet) ka linjen e vet redaksionale dhe nuk i jep llogari askujt.

Nese "Koha Jone" eshte komuniste e majte, atehere nuk do te te vije habi qe aty te punojne vetem shoket e Hysni Milloshit. Eshte linja e vet dhe i shkon kesaj deri ne fund. Nese Andi Bushati bie ndesh me linjen e "Koha Jone", atehere e sigurte qe atij i terhiqet veshi. Madje dhe pushohet nga puna per mosdisipline. Te vjen habi nga fjala "mosdisipline" ? Qetesohu, nuk eshte term komunist, por çdo ndermarrje private ka ligjet e veta dhe kush nuk iu bindet, deren e ka te hapur.

Une punoj ne nje gazete partiake, psh RD. Si mendon ti, do te shkoj une aty te therras Votoni Edi Ramen ? Mendon ti se une e kam vendin ne kete gazete ? Jo, une jam ne vendin e gabuar dhe duhet te gjej sa me shpejt vendin tim.

Nese Bushati eshte ndjekes i Rames, atehere te shkoje tek ai. Nese eshte i Namik Hotit, le te shkoje. Por te mos qurravitet qe ka censure. Mos luani me nenkuptime (si, si ?!!! te kane censurrrrruar ? A po atehere jemi ne diktaturrrrre ! Poshte Diktaturrrrrrra !).

Shkurt, ti mund te votoje per Edi Ramen apo per keta çunat e gocat e Disneyland edhe pa qene nevoja te ndiheshe e fyer nga ecejaket e Andi Bushatit.

Censura eshte diçka qe merr kuptim vetem ne marredhenie me shtetin.

Pertej rastit konkret, por me duket shume i "censuruar" ky perkufizim i "censures".   Historikisht, por dhe aktualisht, "censori" mund te jete shteti, institucione fetare, grupe te fuqishme etj. 

PS: food for thought, not for sherr smiley.

Pa dale pak, t'i leme keto censurat, po nga e ke krijuar kete pershtypje qe une dal ketu vetem per sherr ? Nejse.

Institucioni fetar, duhet ta dish mire kete, nuk iu perket te gjitheve, nuk ka permase publike. Ketu flas per nje shtet laik. Per shtete te ngaterruara me fe e politike, aty eshte tjeter gje.

Nese Kisha e Romes ushtron censure mbi prifterinjte e vet, atehere prifti mund ta hedhe veladonin pertoke dhe te shkoje ne xhamine e Ethem Beut, qysh te nesermen.

Por nqs kjo censure ushtrohet nga shteti italian, atehere une apo ti apo ai nuk ka ku te shkoje, nuk ka si te flake pasaporten italiane dhe te thote jam filipinas. Sepse shteti italian eshte nje e mire publike qe iu perket 60 milione italianeve dhe jo si Kisha qe iu perket vetem kusherinjve te kardinaleve.

A jam i qarte deri ketu ?

Thone ketu qe Peshku Pa Uje ushtron censure. Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ushtron censure. Ai thjesht i shkon avazit te vet, dmth mendon se keshtu do t'i beje ata shoket atje matane te fitojne kete apo ate. Une nuk kam thene asnjehere qe ketu ka censure por kam thene qe kjo menyre e tyrja nuk do te jape efektet qe ata deshirojne, dmth, une i quaj ata biznesmene te keq, qe s'marrin vesh nga biznesi i mendjeve internetore.

A mos jam me i qarte edhe me kete ?

Keshtu puna, Bush at or not Bush at, nothing wrong. Ka dhalle per te gjithe, sa te duash. Edhe pite Hasi me rena.

Me duket se kjo prurje eshte pak e nxituar. Se pari, a i dime te gjitha rrethanat ne te cilat dha doreheqjen Bushati? A eshte shprehur vete ai me nje deklarate per kete vendim? Po TV Klan cfare ka thene per kete rast?

Se dyti, nese askush nga palet nuk eshte prononcuar me duket se po hedhim kot uje ne hava.

Kemi te bejme me nje tv privat qe ka statusin e vete te funksionimit dhe qeverisjes se gazetareve.  Nese profili i pare eshte ai i Edi Rames, kush e beri kete censure? PD? PS? Per c'arsye?

Përveç Çanit, që pata kënaqësinë ta ndiqja nja dy herë emisionin e tij, të gjithë autorët e gazetarët e tjerë për mua janë të gjithë njëlloj (dmth nuk mund të jap një përshtypje).

Fakti që Bushati ka patur një emision të kolauduar/stabilizuar/njohur/ndjekur, do të thotë që puna e tij në kohë, ka qënë serioze.

Kam frikë se nëse nuk do të ishte sezon elektoral, dokumentarët e tij nuk do të ishin çensuruar dhe bile do të kishin qënë shumë të ndjekur (si ç'do seri dokumentarësh që merr në analizë e konfronton jetën e personazheve të till&eumlsmiley, nga ku, vetë fakti që pikërisht jemi në sezon dhe atij i ndalohet të çojë në transmision punën e stafit të tij, i jep të drejtë atyre që ngrenë zërin kundër çensurës.

Nëse "ju mbyllet goja" atyre që janë të ndjekur nga spektatorët, atëhere prej kujt duhet ta marrë populli alterantivën ndryshe të figurave politike (që përpiqen të duken ashtu siç paraqiten në mitingje)?

Paunë e bukur Alidea... tek ty mund ta bëj këtë koment, sepse tek tema e Meros, mu duk e kotë që të diskutoja.

Rasti i Bushatit quhet redaktim, jo censure !!

H, dyshoj se ti e shikon vertet kaq ngushte ceshtjen e censures dhe biznesit privat, sidomos kur ky biznes privat vepron ne fushen e fjales se lire. Media konsiderohet gjeresisht nje pasuri kombetare, rregullohet nga shteti, dhe ka shume pushtet - per kete arsye publiku i gjere ka te drejte te kerkoje transparence dhe liri fjale (pak shprese per te verteten). Raste te tilla si i Bushatit jane vetem pika ku mund te perqendrohet opinioni, ilustrime te gjendjes se elektrizuar politiko-tribale ne media, nje fytyre e vetme per historine e gjithe atyre gazetareve qe si beduinet kalojne nga nje organ mediatik ne tjetrin, per t'iu arratisur 'politikave redaksionale' te dhunshme dhe shpesh edhe arbitrare. Kategoria 'gazetar' ka nevoje per mbrojtje sepse eshte ne funksion te te gjitheve; nese ne duam qe te mos na mashtrojne, nese duam qe te mos manipulojne keq opinionin tone, apo te mos dorezohen pa kushte perpara presionit politik, duhet t'i ndihmojme.

Pastaj nuk eshte kaq e lehte te ikesh drejt nje parajse me liri redaksionale. Mund te themelosh ne cdo moment ndonje gazete-pamflet, por qe te arrish te ngresh nje televizion serioz dhe kombetar, nje gazete me lexueshmeri te larte, do kohe, para, dhe aftesi per te mos e ngrene presionin (kur gjithe ambjenti eshte i ndotur, eshte e veshtire te mos behesh pis). Dmth, Bushati  realisht nuk ka ku te shkoje. Shkurt muhabetit, eshte me rentabel (ne afatin e shkurter) te perpiqemi te rregullojme keto qe kemi se sa t'ja fillojme cdo gjeje nga e para, por nuk i ndalon njeri gazetaret te punojne per ndonje projekt te madh liberator ne kohen e lire (qe ne fakt nuk e kane).

Pastaj me gjere, liria pa kufi e biznesit eshte nje grope qe i hapim vetes. Sa me e madhe kompania, sa me te larget aksioneret, aq me shume i sherbejme me taksa, mbeshtetje dhe mund nje zoti te paprekshem qe na jep por na merr dyfishin. Kshu kot per muhabet.

Media konsiderohet gjeresisht nje pasuri kombetare, rregullohet nga shteti, dhe ka shume pushtet

Eee..e vertete eshte,por ne nje vend ku pasurite kombetare zhvlersohen,si mund te konsiderohet pasuri kombetare media? si?...

Media eshte pasuri kombetare,kur shteti dhe shoqeria reagon kur ajo ben me dije,me ze,figure,dhe shkrim cdo paudhesi qe ndodh ne nje vend si Shqiperia.,kur keto paudhesi ndeshkohen,dhe minimizohen,dhe nuk perseriten!

Kur media i bie fyellit me nje vrim,ku as gje nuk ndryshon atehere kemi nje pasuri kombetare me kacidhe qe nuk vlejne. 

- per kete arsye publiku i gjere ka te drejte te kerkoje transparence dhe liri fjale (pak shprese per te verteten).

 

Te drejten, publiku e ka per transparence,edhe per lirine e fjales,por kush po e degjon publikun?!!!!

Shqisa e degjimit te publikut ka hup krejt mi tropize!Poplli duhet me mesu tash e tutje ,alfabetin cirilik te shurdh/memecave! Kjo ka ngel!

Jo, edhe qe keto gjera te mistifikohen, edhe kjo nuk eshte e drejte. Media nuk eshte pasuri kombetare. Nje gazete mund te falimentoje neser, dhe kjo te mos sjelle trazira politike apo kryengritje te armatosur. Neser mund te linde nje e re dhe te gjithe dashamiresit e se vjetres te shkojne tek ajo, dhe kjo pa u cilesuar si nje rilindje e kombit shqiptar.

Problemi yne eshte se ky shtyp e ka politizuar aq shume kete derr popull saqe ai e sheh veten si te pazevendesueshme. Media (si koncept) eshte e pazevendesueshme, por mediat (si TV Filani, gazeta Fisteku) nuk kane asgje te pazevendesueshme.

Le te marrim nje shembull : une punoj per nje emision letrar. Kam shume ndjekes, emisionet e mia ndiqen si mitingje. Aty flasim per gjithçka, per libra, autore dhe botime te ndryshme. Drejtori im ka nxjerre nje liber te ri, nje roman qe nuk pertypet fare, atij i eshte mbushur mendja top se eshte Balzaku i Shqiperise. Dhe siç e do zakoni, une duhet te flas ne emisionin tim per librin. Cfare do te bej une ? Do t'i nenshtrohem kesaj torture, kur fjalet s'me dalin ? Apo do t'i them drejtorit qe libri juaj s'ben dy leke ? Nje mendje me thote se ti mendon kete te dyten. Ose mendon dhe te paren por duke e ditur mire nga eshte dera.

Edhe ne vendet tona kapitaliste, ne median private ka rregulla te tjera. Jane te rralle ata drejtues emisionesh qe therrasin ke te duan ne studio, qe flasin per çeshtje ç'te duan ata, shume te rralle. Dhe kete te drejte e kane fituar pas 40-50 vjetesh ne ate media, me nje fjale, eshte si patriarku i vendit.

E perseris, e vetmja censure qe nuk duhet te ekzistoje eshte ajo qe prek çeshtjet politike ne nje TV publik (te paguar nga taksat). Nje TV publik nuk ka pse mban anen e askujt, nuk ka pse nxjerre fene e vet me te mire se te tjetren (madje si shtet laik, keto s'duhet te kene fare vend), dhe gazetaret e nje TV publik nuk duhet te bejne gje tjeter veçse te therrasin dy palet dhe t'i degjojne te dy, pa dhene asnje mendim apo pelqim. Eshte TV privat ai qe zgjedh krahun, jo tjeter.

Puna eshte se mediat tona kane vite qe bazohen mbi politiken per te nxjerre fitime. Dmth, jane investues te paskrupullt, por te suksesshem. Ne rast se njerezit do te ftohen nga kjo gazetari palaçosh, atehere ato do te falimentojne, ose do te nderrojne programet, duke futur kulture apo tjeter. Sepse ne France, lodhu ti gjithe diten te llomotisesh per kryeministrin, nuk te ndjek kush. Tjetri eshte lodhur ne pune dhe nuk ka nge te fryhet me llogje Bushatllinjsh, por vjen te degjoje nje koncert, nje bisede letrare, nje dokumentar mbi natyren apo dhe ca informacione shendeti.

Bushati dhe te gjithe Bushatrit e Shqiperise duhet ta ngulin mire ne koke se ata jane shtresa me e urryer e atij vendi. Dhe kjo jo sepse jane gazetare, por se jane gazetare te tille.

Perse nuk ka emisione letrare ne Shqiperi ? Perse gazetat shkruajne per letersi me keq se stergjyshja ime qe me tregonte endrrat e rinise ? Perveç paaftesise qe mund te jete nje arsye, nje tjeter eshte se kjo do t'i largonte njerezit nga politika, dhe kjo do te bente qe gazetareve dhe drejtoreve te tyre t'iu ike copa e bukes. Sepse keshtu eshte menduar kjo pune.

Kur e pyeta njehere nje kryeredaktor gazete : "çfare profili keni ju si gazete ?", ai m'u pergjigj : "ne i bejme te gjitha, politike e gjithçka". E mora vesh ç'ishte. Te kesh nje gazete te gjithanshme si Le Monde apo Le Figaro, duhet te kesh njerez te afte dhe para te madhe. Dhe ai kryeredaktori nuk e kishte asnjeren. Voilà.   

Eshte :

Dhe siç e do zakoni, une duhet te flas ne emisionin tim per librin. Cfare do te bej une ? Do t'i nenshtrohem kesaj torture, kur fjalet s'me dalin ? Apo do t'i them drejtorit qe libri juaj s'ben dy leke ? Nje mendje me thote se ti mendon kete te dyten. Ose mendon dhe te paren por duke e ditur mire nga eshte dera.

Duhet :

Dhe siç e do zakoni, une duhet te flas ne emisionin tim per librin. Cfare do te bej une ? Do t'i nenshtrohem kesaj torture, kur fjalet s'me dalin ? Apo do t'i them drejtorit qe libri juaj s'ben dy leke ? Nje mendje me thote se ti mendon te paren. Ose mendon dhe te dyten por duke e ditur mire nga eshte dera.

___________

ps : nuk e marr vesh pse dreqin ma kane hequr dhe mundesine e ndryshimit te postimeve. A thua qe te mbarohen me shpejt dhe keto qe kemi ? Por ndoshta ka probleme dhe serveri, sigurisht, si gjithmone.

Hurbinek, mund te kishe hamendesuar me mire: do t'ia prezantoja librin mikut, por ne menyre te tille, ose ne kontrast te tille me ndonje liber tjeter, qe reklama te ishte antireklame. Edhe ne media ka hapesira te tilla, une i kam pare shpesh (sidomos ne fusha si ekonomia qe redaktoret nuk i kuptojne mire).

Me duket se po flasim per vende te ndryshme kur behet fjale per median private dhe publike. Ne Shqiperi historikisht dhe aktualisht publikja ka qene prone private e qeverise - dhe me kollaj se te perballesh me mamuthin eshte te kerpudherosh median private. Jemi akoma ne kohet e disidences. Dhe sa per politiken, shoqeria dhe ekonomia shqiptare jane akoma kaq te pazhvilluara sa cdo shi e presin nga politika, dhe iu luten gazetave. Keto te fundit, duke u bere kembe biznesesh shumekembeshe, leket i nxjerrin nga kontratat avantazhuese korruptive. Dhe hapin blogje disidentet smiley. Po diskutimi po behet tjerres prandaj po terhiqem.

Per mos me shku me gjate.

Nuk jam i sigurte, po degjova se
programi satirik "fiks fare" per periudhen e fushates elektorale eshte pezulluar.

Pse?

Tek pse-ja, gjeni pergjigjen qe tv Klan, nuk ka çensuruar A.Bushatin, ka zbatuar ligjin e masmediave gjate  fushates elektorale.

Mos flisni per censure te peshku,se edhe ky ben censure.Kur nuk i pelqejne komentet i prish e kufizon ose te mbyll llogarine.

Nuk eshte censure kjo?

 dervina,

ka i problem; ka ca njerez qe ngaterrojne guzhinen me halen. Ketu gatuhet, nuk 10tet.

Hurbinek

Mund te me flisni ne njejes kete pa problem, por nuk arrij te kuptoj perse je habitur nga zemerimi im ???

Censura ekziston ne formen zyrtare sic e parashtrove dhe sic e shohim kaq "bukur" te pllakosur tek TVSH, por ajo ekziston dhe ne formen me pak zyrtare tek media private

Nese per ty rregull ne pune qenka te shkosh sipas asaj ku dinjiteti yt profesional nuk respektohet, aty ku ti duhet te behesh papagall i nje krahu te caktuar atehere me mire te hapin shkolla, fakultete ku gazetaria mesohet ne roze apo ne blu apo ne jeshil apo nuk e di se ne ç'ngjyre tjeter. Persa i perket linjes redaksionale eshte e vertete qe ka kushtetuta te pashkruara per secilin institucion mediatik por keto ligje te pashkruara kane limite, nuk shkojne deri aty sa te te nxjerrin nga  vetvetja

Fjalet qe shkruan jane deshmia me e qarte se ku ka arritur formatimi, nenshtrimi i gazetareve ndaj ketyre pronareve te medias. Besoj se as nuk duhet te mundohem te te qartesoj pasi ky mendim eshte teper i rrenjosur tek ty.

Ti punon per RD, ok pune te mbare, uroj qe vertet te besosh ne ato qe shkruan, nese jo atehere kam meshire per ty, por te pakten kjo gazeta me RD, apo ZP un personalisht nese e lexoj nuk ndjehem e zhgenjyer pasi pikerisht e kane te shkruar ne dere se ç mund te kene ne brendesi. ç tu bej ketyre qe na hiqen ndryshe e qe pretendojne te behen TV kombetare!

Perse mendoni se nese nuk perqafoj mendimin tuaj duhet patjeter te jem dakord me kundershtarin tuaj ??? 

Gjate dhe shkurt, un ketu kritikoj cilin do qe censuron median,  dhe nuk jam as ne njerit krah e as e tjetrit, konkluzionet tua ne fakt jane shume me te nxituara se sa "nxitimi "im ne shkrimin e mesiperm.

 

 

Alidea, nuk mora asgje vesh. Nuk eshte e drejte kjo. Une shkruaj me faqe te tera duke sqaruar popullin dhe ti vjen me ca paragrafe te zeza pa kuptim e m'i rrezoni faqet me nje te levizur te gishtit te Cufos. Nuk eshte e drejte kjo, jam tejet i hidheruar. Nese do t'i lexoje edhe njehere dy postimet e mia me lart, postime qe kam shfrytezuar tere dijet e tij shumevjeçare per t'i pjelle, ahera mund te na sillje ketu mendime me te bukura, ne forme dhe ne permbajtje. Ne pritje, une po verdallosem pak nga temat e tjera. Nje fundjave te bukur, Alidea. 

Alidea te jap te drejte per Tv Klanin por mund te flisje fare mire edhe per Top-Channel ose per News 24 dhe gazetaren e ketij televizioni e cila dha dorheqjen prej censures qe ushtrohej. Realisht Alidea jeni ju qe punoni te kamufluar qe beni propagande nate e dite gjoja me paanshmeri. Mos punoni me standarte te dyfishta Alidea sepse sic e keni vene re peshkupauje ka filluar te qelbet ere njesoj si top-channel pikerisht nga veprimet e juaja te pabalancuara. Top-Channel dikur ndiqej gati nga te gjithe kurse tani e shohin vetem elektorati socialist dhe Klanin elektorati demokrat. E njejta gje ndodh edhe per faqen peshkupauje. Sa here qe bie biseda me ndonje per kete faqe thojne faqja e Veliajt ose faqja Rames dhe kane te drejte qe e thojne sepse ndoshta juve ju duket sikur i hidhni sy njerezve por faktikisht bie direkt ne sy qe jeni te njeanshem edhe ne artikullin e mesiperm. Faktikisht nuk ke faj sepse nese ka njerez qe i djeg fort censura jane pikerisht ata qe censurojne te tjeret sepse e dine shume mire se cdo te thote ti presesh me dhune te drejten e fjales tjetrit. Keto dy jave ju falet censura se jeni ne fushate dhe eshte vene i gjithe mekanizmi ne pune nga motorret gjigande e deri tek vidat e vogla por mbas zgjedhjeve shpresoj te ktheheni ne normalitet dhe te rifitoni lexuesit e humbur.

 

P.S Shpresoj qe mos ta kapi fshesa kete qe shkruajta por edhe po qe se e kap nuk do jete asgje tjeter vecse nje rivertetim i atyre qe thashe me siper.

Or Maçoks, alidea nuk e ka shkruajtur këtë shkrim për Peshkun, ajo ka hedhur një mendim/opinion të sajin në ditarin/blogun e saj dhe për këtë nuk ka pse të tëmerrte leje ty, mua apo kujtdo se si dhe se ç'farë të shkruante apo se si ta shprehte mendimin e saj.

Nëse ke gjëra për të thënë,(nuk po të them që bëj një blog tëndin) klikoni tek seksioni "shkruaj", atje sipër në të djathtë të faqes së peshkut, dhe zgjidh nëse do të dërgosh ndonjë postim, ndonjë "shkurt" apo ndonjë "pyet peshkun"(nëse ke egzigjenca urgjente, zgjidh këtë të fundit... del menjëherë tek seksioni "Pyet peshkun).

Të shkruajta vetëm për të të thënë që i bije më qafë kot asaj gocës që nuk është autore e peshkut... por që gjithsesi, tek peshku ke mundësinë edhe ti të shkruash dhe të shprehësh mendimin tënd (nëse nuk të mjaftojnë komentet).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).