Celulari zëvendëson kuletën

Celulari zëvendëson kuletën
Përderisa Visa dhe Nokia akoma janë të fokusuara në testimin e pajisjeve për pagesa nëpërmjet telefonave mobil, në Japoni 50 milionë, gjegjësisht gjysma e shfrytëzuesve të celularëve veçmë posedojnë këtë lloj pajisjeje që shërben si kuletë.

japonia jo vetëm që është pionir i zhvillimit të kësaj teknologjie, por edhe mund të shfrytëzohet si model sipas të cilit duhet të krijohen standardet për këtë metodë pagesash. Pritet që deri në vitin 2013 të ketë 700 milionë shfrytëzues.

Mastercard, kompania udhëheqëse në biznesin e kartelave pagesore, shpalli detaje nga negociatat e muajit të kaluar me disa nga banka për lansimin komercial të celularëve-kuletë. Nga kompania presin që kjo metodë e pagesave gjatë dy viteve të ardhshme do të bëhet aktivitet i rëndësishëm i bankave të fokusuara në shitjen me pakicë.

Edhe një herë dëshmohet se me gjithë zhvillimin dhe dinamizmin e përditshërisë sonë, teknologjia mundohet që të na bën më të lehtë jetën. Interesante është të kesh një pajisje multifunksionale në xhep, por dëshira ime është që të mundet të integrohen p.sh. edhe patenta e shoferit, letërnjoftimi…

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).