ÇANAKU AMERIKAN

Nuk di të ketë pasur shqiptarë që të kenë humbur paratë në piramidën financiare të ndërtuar prej mashtruesit Madoff; por jam i sigurt që të gjithëve, tek kemi dëgjuar për këtë katastrofë të re në Wall Street, na ka shkuar mendja te skemat tona piramidale të viteve 1990, të cilat dogjën rreth 2/3 e prodhimit [...]

4 Komente

Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Shqipëri – ku elitat politike u treguan të gatshme për ta zëvendësuar bindjen prej skllevërish në doktrinën enveriste me një tjetër bindje të verbër, këtë herë në “ekonominë e tregut”. Në të vërtetë, asnjë vend tjetër i Lindjes europiane, me përjashtim të Rusisë, nuk e pati aq traumatik dhe shkatërrues sa Shqipëria tranzicionin ekonomik.

Kjo qe thua ka efektin e saj, mbase ne fillimet e firmave piramidale tek ne. Po kryesisht mendoj ishte thjesht korrupsion, ose korrupsion i shfrytezuar dhe me qellime politike. Tek ne rastet ishin ekstreme, dhe nuk e kam fjalen vetem per gjemat pertej krizave financiare; te vrasjeve dhe hapjes se depove dhe asgjesimit te shtetit, gje qe s'di te kete bere vaki ne ndonje shtet tjeter ne vitet e fundit thjesht si rezultat i firmave piramidale. Edhe vete aspekti financiar, piramidat, tek ne benin "mu" per kedo qe kishte dy pare njohuri nga financat, e padyshim per qeveritaret dhe ekspertet e qeverise qe te pakten aq e dine qe nga halja s'ka si te dale flori. Tek ne kishe "firma" qe nuk prodhonin asgje, nuk kishin asnje aktivitet ekonimik, por njekohesisht mundesonin fitime marramendese si 300% ne vit nese depozitoje parate tek to. E shume gjera te tjera, te cilat qeveria me dije i injoroi.

Mendoj thjesht u tolerua nga struktura te caktuara te qeverise per perfitime personale, e me pas kur me ne fund qeveria jone filloi te reagoje (mbas shume insistimesh te organizatave nderkombetare si FMN, BB, etj) ishte teper vone per te ndalur ortekun.

E kam thene dhe ne nje koment tjeter ketu, qe per ne '97 ishte me keq sesa ishte 11 shtatori per Ameriken, jo vetem per nga numri i te vrareve (sidomos ta krahasosh me popullsine totale te vendeve perkatese), po dhe per faktin qe tek ne nuk ndodhi nga ndonje agresor i huaj. Mbase ka patur dhe ndonje ndikim nga jashte, sic eshte aluduar, por edhe nese ka ndodhur ashtu, jo nuk justifikon mosreagimin e qeverise tone te atehershme ndaj piramidave, pasi tek e fundit dhe rremujat qe pasuan thjesht nuk mund te ndodhnin apo nxiteshin pa piramidat, pra nese qeveria do ti kishte asgjesuar ato qe ne fillimet e tyre.

Fatkeqsisht duket se ato "dosje" te asaj gjeme s'kane per tu hapur/zbardhur ndonjehere. Per ato "dosje" nuk insiton me askush; as qeveria, as opozita, as OJQ-rat. Thjesht kur vjen rasti e perdorin ngjarjen per akuza politike ndaj njeri-tjetrit.

@xhibi:

Nuk duhet ti ngatërrosh firmat me ngjarjet e '97. '97 ndodhën sepse, ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria ishte aq e zbutur prej komunizmit sa në zgjedhjet e para pluraliste, vendosi të votonte përsëri komunistët. Zgjedhjet u kundërshtuan, normalisht (sepse duhet të varej dikush disa vjet më vonë, nëse zgjedhjet e lira dhe të ndershme pranoheshin), dhe u ri-bënë. Mesazhi nga ato zgjedhje të para ishte mesazh për popullin, mesazh që thoshte që mund të votohej pa frikë edhe për ndonjë parti tjetër. Fitoi Partia Demokratike. '97 ishte vazhdim i mesazhit të '93, firmat thjesht ishin një katalizator.

Dhe mos thuaj që firmat nuk kishin asnjëra veprimtari prodhuese. Presidenti i VEFA kishte në bankë aq para sa ti paguante të gjithë, dhe kishte edhe një sërë biznesesh prodhuese ose retail, por që gjithsesi sillnin fitim. Edhe sikur të mos sillnin, paratë i kishte dhe qeveritarët e asaj kohe këtë gjë e dinë shumë mirë, edhe pse nuk do të pranohet ndonjëherë, sepse kryqëzimi është bërë tashmë.
Këto pasuri u sekuestruan të gjitha pa ndonjë bazë ligjore dhe pa asnjë paralajmërim një ditë të bukur pas shpalljes së falimentimit të Sudes. Atentati në këtë rast është i qeverisë shqiptare të asaj kohe ndaj popullit që qeversite. Vjedhja e shekullit në historinë shqiptare (si mënyrë, sepse si sasi ka të tjera më të mëdha). Ndërsa rasti amerikan është tjetër gjë, nuk besoj se ka ndonjë lidhje me makinacionet politike/kriminale shqiptare, përveç faktit që disa njerëz bënë llogari që do pasuroheshin menjëherë pa ditur se si do ti vinte kjo pasuri (bursa është aq e errët për jo-bursistin sa mund të besojë çdo gjë të servirur me kompetenc&eumlsmiley. Shqiptarët të pa rrahur nga tregu i lirë menduan që po të shisnin shtëpitë dhe të investonin në bursat primitive të asaj kohe do të bëheshin të pasur brenda pak kohësh... Pjesa tjetër është histori.

Po Vefa e filloi me vone mo te jepte perqindje piramidale, s'ishte as e para as e vetmja. Pastaj ja ta zeme se Min Financave dhe ekspertet e tjere te qeverise u genjyen me Vefen, po me Suden dhe Xhaferin dhe Popullin dhe gjithe njerzit dhe kompanite fantazme qe jepnin nga 300% fitime?

Dhe sic thashe, rremujat qe pasuan thjesht do ishin te pamundura te ndodhnin nese qeveria do kishte vene nen kontroll dhe do kishte mbyllur aktivitetet piramidale, sic e dinte vete si derri se ca ishin, po dhe mos e dinte pati aq shume alarme nga org nderkombetare saqe vetem nje qeveri shqiptare mund ti injoronte, qellimisht kuptohet. Pasojat pastaj pervec popullit qe jane pasojat kryesore, i vuajti dhe vete qeveria politikisht se ju deshen me mbas 8 vjet qe te rivinte ne pushtet.

Dhe pinjollet e komunisteve kane shume faje; mbase dhe ata paten te benin me shfrytezimin e pakenaqsise ne popull per ta rrezuar qeverine e Sales atehere. Po s'mund ti bejme ata me faj dhe per fajet e Berishes dhe qeverise se tij. Po ne fakt mire ja bene qe e rrezuan nga pushteti atehere, se kur Birishes nuk i behej von per popullin dhe ca do vuante ai nga firmat piramidale, pra kur toleroi ato, e kishte hallall rrezimin nga pushteti, packa se eshte populli ai qe gjithmone paguan haracin e vertete, dhe ne rastin e '97 duket se ky harac i erdhi nga te dyja forcat politike.

S'di gjo, kanë humbur (shkrim i Koha Jon&eumlsmiley. Interesante si ju vu kapaku kësaj pune, hë? Dhe më e bukura në gjithë këtë është që këta e dinin. I bie që gjithçka ka qenë e inskenuar më parë. Një sërë mashtrimesh më të vogla për të realizuar mashtrimin e madh. Kryeministri e dinte për këtë, po nuk kishte çfarë të bënte se nuk e lanë të tjerët. Kur lexon ato shkrimet e gazetave aty, qeveria të le një shije aksioneri...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).