Ca lindin të dënuar...

Ca lindin të dënuar...


Arbër Zaimi


…io simpatizzavo coi poliziotti! Perché i poliziotti sono figli di poveri… (Pasolini)*

Duhet të ngjallë reflektime masakra e ca javëve më parë ku u shuan gjashtë jetë! Jo vetëm pse është krim e si cdo krim duhet marrë seriozisht, por dhe për shkak të disa fenomeneve që lidhen me ngjarjen, nëpërmjet proceseve socialë shkak-pasojë. Megjithatë më së tepërmi ka patur nderime formale prej institucioneve të pushtetit, mediave, opozitës etj., keqardhje në një publik të gjerë si dhe dhimbje gjenuine nëpër familjarët e të ndjerëve. Të gjitha reaksione të pritura e të parashikueshme, njerëzore apo politike, por aspak reflektive mbi fenomenin që është tepër shqetësues (s’mund të quhen reflektime belbëzimet patetike ku politikanët i hedhin fajin shoshojt).

Në një analizë sipërfaqësore, vrasja e katër policëve nga një grup keqbërësish nuk përbën risi, është thjesht një rutinë në pseudorendin që kemi mbërritur të ndërtojmë në këto 18 vjet “demokraci”. Në këto vjet kanë humbur jetën për shkak të detyrës mbi treqind policë, por neve si popull që kemi veti adaptimi tepër të zhvilluar, lëkura na shndërrohet shumë shpejt në shollë dhe nuk e kemi problem pranimin e standartit tepër të ulët të ofruar nga politikanët tanë. Mua më shqetëson mosinteresimi publik për këta treqind e sa policë të vrarë, të cilët jo të gjithë e kanë patur nderin të varrosen pranë Nënës Shqipëri, ndërkohë që familjet e tyre në më të shumtën e rastit kanë mbetur në mëshirë të lëmoshës. Me sa duket në këtë vend njerëzit shumë pak interesohen për njëri tjetrin, për komunitetin apo për politikën. Ky mosinteresim për politikën (në një sens athinian) dhe kjo apati dorëzuese nga ana e pjesës dërrmuese të popullit e bën shumicën individëve të panevojshme për vendin e vet (siç është vënë re dhe nga politikani grek, Perikliu, shekuj më parë).

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para postkomuniste faji i krimeve, i përplasjeve kulturore, i shkatërrimeve apo i konflikteve komunitare i është vënë kryesisht dëshirës për liri të pakufizuar, komplekseve e frustrimeve të krijuara gjatë komunizmit shtypës, privues e ndalues, apo mafias së organizuar që u trashëgua nga nomenklatura e lartë e që ndiqte interesa ilegale fitimprurëse, sot po shfaqet (pritshëm) një fenomen i ri.

Njëri prej personave që humbën jetën në masakrën e fundit (nga krahu i të këqinjve) ishte një 22-vjeçar, një person që nuk mund të mbartte ndonjë kompleks apo frustrim nga ajo kohë, duke qenë se vitet e ndërgjegjshme të jetës së tij i ka kaluar në “demokraci”. Çfarë e pruri këtë djalë pranë krimit e pranë ilegalitetit, që ai nuk kishte frikë ta demonstronte si identitet të vetin shoqëror, madje dhe në forume publike si facebook. Psikologët që jo rrallë ftohen si specialistë nëpër emisione, të lidhur prej korrektesës politike televizive nuk hezitojnë të japin përgjigjen cliche: “Modelet e dhunshme të kapitalizmit shqiptar, media që transmeton programe të dhunshme, mungesa e edukimit, bjerrja morale, etj. etj.”. Ata dështojnë (ose nuk duan) ta shohin problemin real në sy, mendoj unë. Dështojnë t’i japin këtij problemi një zgjidhje, pasi nuk e prekin shkakun kryesor, që është ai shoqëror-shtresor.

Në edicionin e lajmeve të News24 pashë një lajm të titulluar “Tragjedia e Durrësit, mblidhen në Facebook adhuruesit e të keqes”. Titulli i lajmit si shpeshherë ishte tepër i sforcuar dhe pa shije, por lajmi më ngjalli kuriozitetin për të hapur facebook-un dhe për të parë se ç’ishin këta adhuruesit e të keqes. Ishte interesante të shihje se si në një kënd virtual ishin mbledhur një grup të rinjsh – kryesisht nga një qytet i jugut të Shqipërisë (prej nga me sa duket e kishte origjinën L. Mara). Një pjesë e tyre nuk hezitonin të shanin e të kërcënonin policinë, në emër të një hakmarrje personale, por jo rrallë dhe nën frymën e një folk-doktrine anarkiste. Ndërkohë analistët mediatikë, krejtësisht të indinjuar s'lanë llaf pa thënë për këta të rinj që praktikokan në mënyrë thuajse okulte dëshirën për të thyer ligjin (a thua se krimi në shoqërinë shqiptare qenkërka tabu, dhe sot po e hasim për herë të parë).

Nuk kam ndërmend të justifikoj me ndonjë lloj arsyetimi patetik as kriminelët, as mbështetësit e tyre, në fakt unë bie dakord me këndvështrimin e Pasolinit që citoj në krye. Mirëpo shumë pak nga të rinjtë në fjalë do ta kuptonin Pasolinin... Ekzistenca e këtij grupi, dhe artikulimet e këtyre njerëzve nuk duhet të habisi asnjë, ashtu siç nuk duhet të çuditet kërkush nga angazhimi i Ledion Marës 22-vjeçar në krim. Ja që prodhimi i krimit nuk qenka ekskluzivitet i mjerimit enverist, por edhe pasojë e demokracisë të gatuar në kuzhinat perverse të enverëve të vegjël. Ç’prej disa vjetësh shumë të rinj e adoleshentë, nga ata që nuk e kanë përjetuar as për mirë as për keq komunizmin, janë përfshirë në krim, që nga “ordineri” i vjedhjes së xhepave, e deri tek ai “i rëndi” trafikimi i substancave, njerëzve, pushtetit etj. (vini re se si në një terminologji klasore sulmi ndaj pronës së vogël të njeriut të zakonshëm quhet ordiner, ndërsa krimi ndaj monopoleve gjigande të politikës e mafias quhet krim i rëndë). Kështu që nuk përbën risi ky lajmi i News24 dhe pyetja që shtrohet nëse duam të përmirësojmë gjendjen nuk duhet të jetë idiotja “Si ka mundësi?” por “Cilët janë shkaqet e këtij fenomeni tashmë ekzistues në shoqërinë tonë, dhe si duhet përballur?”.

Shkaqet kanë rrënjë në jetën e përditshme, domethënë në të vetmen alternativë jete që lejon politika zemërgjerë. Gjenden në lagjet rrethinore të metropolit tonë të vetëm, apo në qytete e në provinca të tjera. Aty ku të jesh i ri nuk do të thotë asgjë, në mos pesimizëm, kohëbjerrje, masturbim, alkool dhe tentativa të pandalshme për të braktisur atë ferr, duke u bërë i pasur a duke emigruar. Dhe shumë prej këtyre ia dalin mbanë të emigrojnë, një pjesë e vogël mbërrijnë dhe të pasurohen në sajë të demokracisë që të lejon të bësh gjithçka, por në fund fare të gjithë e gjejnë veten krejtësisht të papërgatitur për të jetuar në një botë me rregulla, apo për t’u bërë pjesë e qytetërimit. Të dënuar siç janë prej një fëmijërie të gërryer, ata janë të paedukuar, të papërshtatshëm, të paragjykueshëm e të bezdisshëm, thyerës e ofendues të ligjeve e moreve qytetare. Pikërisht aty, tek fëmijëria e tyre e varfëruar, tek mohimi i të drejtës për t’u shkolluar, tek mohimi i kujdesit shtetëror që pretendon t’u garantojë kushtet e barabarta, nis ky kompleks “demokratik” i këtyre të rinjve që nëse kanë mësuar t’i binden një ligji, ai është ligji i xhunglës.

Përplasja e këtij brezi, që në raste sporadike po kërkon në mënyrë të dhunshme të thyejë barrierat kompleksive të qenies së vet, me forcat e rendit si përfaqësuese të pushtetit duhej të qe parashikuar e të qe bërë debat publik shumë më parë, se sot mund të jetë vonë. Ky fenomen ka qenë i parashikueshëm, po të analizoheshin zhvillimet socio-ekonomiko-kulturore shqiptare, e duke i krahasuar ato me fqinjët tanë të ngjashëm, psh. me Italinë e Greqinë, që i kanë përjetuar zhvillime të ngjashme përpara nesh (kuptohet që analogjia duhet marrë me shumë rezerva, thjesht për sa i përket formës dhe mënyrës së zhvillimeve, e jo detajeve të tyre).

Ndoshta për shkak të një nënshtrese të përbashkët kulturore e historike, ndoshta për shkak të temperamentit, apo ngjashmërive të tjera Italia e pasluftës së dytë botërore u zhvillua në mënyre problematike, ngjashëm me Shqipërinë e sotme. E dalë nga një periudhë shkatërruese, Italia i vari shpresat kryesisht tek ndihma e huaj ekonomike, ndërkohë institucionet publike e politike u zhvilluan në një mënyrë korruptive e autoritative, që binte ndesh me principet demokratike. Ekonomia e vendit shumë shpejt ra në dorë të korporatave kombëtare e shumëkombëshe, politika e krimi i organizuar (mafia) filluan të shkriheshin me njëra-tjetrën nën drejtimin e patriarkëve. Papunësia e të rinjve, apo trajtimi i padenjë i punëtorëve në fabrikat e mëdha nuk vonoi të shfaqte frutat e veta perverse, dhe rreth 20 vjet pas luftës, në Itali filluan të shfaqen organizime të dhunshme, herë me ngjyrë politike ekstreme, herë me karakteristika mafioze. Përplasjet me shtetin qenë të vazhdueshme, dhe viktimat nuk qenë pak (shpeshherë policë). Në konfliktet që ende vazhdojnë u përfshinë edhe intelektualë të shquar, njerëz që me sa duket e patën kuptuar se ku qëndronte shkaku primar i dhunës, dhe që ndjenë empati për të rinjtë. Në Greqi situata ka qenë edhe më afër stereotipizimit që po përpiqem të bëj, dhe pse aty proçesi i zhvillimit ekonomik sipas dogmave të ekonomisë globale ka filluar të ndodhë në një tjetër kohë, rreth fundit të viteve 60. Pak më shumë se një dekadë më vonë të rinjtë filluan, dhe vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë problem i vazhdueshëm për vendin. Natyrisht, ka edhe një sërë faktorësh të vecantë që nuk i përputhen analogjisë, dhe krahasimi është anakronik, megjithatë disa prej shkaqeve të rebelimit violent e të tejskajshëm janë të njëjta, papunësia, korrupsioni, dhe kalimi i fëmijërisë në komunitete të diskriminuara.

Mungesa e kujdesit të shtetit, lënia pas dore e zhvillimit urban, mosinteresimi për qytetërimin dhe edukimin e njerëzve në provinca, shfrytëzimi i krahut të punës në shkëmbim të kotheres aspak dinjitoze, papunësia masive që dita-ditës rritet, por edhe kriza ekonomike globale, që prek nëpërmjet emigrantëve mirëqenien e Shqipërisë, mund të jenë disa nga shkaqet e atij zemërimi dhe mllefi që shfaqet në fjalët e të rinjve që duan të hakmerren për L. Marën apo të ngjashmëve të tyre. Kuptohet që ata vetë nuk e dinë, nuk e bëjnë këtë analizë, është e kotë tu mvishet ndonjë identitet politik atyre, ashtu siç është tejet naive të konsiderohen si marksistë apo si fashistë bombëvënësit e atentatorët që kanë përgjakur historitë e vendeve fqinje. Të rinj të tillë, këto epruveta bosh të lëshuara në mes të periferive të dhunshme të atdheut “demokratik”, nuk është e vështirë të mbushen me çfarëdolloj lënde.

Çfarë mund të ndodhë me shqiptarin e lindur në Bathore, kaq pranë Tiranës por dhe kaq larg saj? Ai sot është 17 vjeç, dhe që i vogël, në vend se të punojë është detyruar nga kushtet e vështira të shesë cigare pranë klubeve luksoze të Tiranës, ku stili nouvelle vague i një grupi të vogël që është favorizuar nga rrethanat patjetër që i ka pikuar në zemër përditë. Sot ai është thuajse adult, e vazhdon t’u shërbejë kozmopolitëve për të cilët ndërton shtëpi, shtron pllaka, hamallon, shet, bën rojen etj. etj. Por ende nuk mundet të jetë si ta. Ai është damkosur që nga fëmijëria, dhe faji nuk ka qenë i tiji. As i djalit apo vajzës nga Lushnja, nga Laçi, nga Berati, nga Burreli, nga Puka, nga Skrapari, nga Gramshi, nga Kukësi, nga Labëria, nga Malësia apo nga çdo cep tjetër i ferrit romantik ku asnjë europian i shekullit të 21-të nuk do të donte të rritej. Natyrisht, pjesa e tyre më e madhe do të ulin kokat, si prindërit e tyre për t’iu nënshtruar fatit. Por kjo nuk justifikon habinë tonë kur një pjesë (e vogël por domethënëse) e tyre zgjedh si model krimin e jo rendin (që i ofroi kaq pak), zgjedh mafian e jo shtetin (që e ka terrorizuar kaq shumë). Ingranazhët e shoqërisë tonë kanë keqfunksionuar dukshëm por kemi refuzuar t’i shohim, e kur i kemi parë kemi bërë një vesh shurdh e një sy qorr.

Faji është i gjithi i politikës 18 vjeçare, dhe zgjidhja nuk mund të jetë veçse politike. Institucione dinjitoze edukimi (jo nga këto shkollat faqezeza), investim në infrastrukturën arsimore (jo lyerje e suvatim ndërtesash), përgatitje edukuesish dhe zhvillim i teorisë së edukimit (jo diplomimi i mësuesëve që e kanë marrë shkollën me pesa dhe përkthimi i librave nga vendet e tjera). Arsim social, jo arsim konkurues. Por jo vetëm kaq. Zhvillim ekonomik i provincave të Shqipërisë e jo “metropolizim” i Tiranë-Durrësit. Hapje e vendeve të punës nëpërmjet subvencionimit të bujqësisë dhe të bizneseve të vogla. Nxitje e kulturës sindikaliste nëpërmjet politikave shtetërore, dhe garantim i pavarësisë së tyre (e jo krijimi i palosindikatave aktuale). Hapja e qendrave sociale e kulturore nëpër rrethe, në mënyrë që të plotësohet boshllëku shpirtëror që po i shtyn të rinjtë në fondamentalizma të ndryshëm. Ngushtimi i hendekut frustrues mes të pasurve e të varfërve nëpërmjet taksimit progresiv. Zhvillimi i Tregut të Drejtë (jo i Tregut të Lirë). Vetëm në krijimin e një shoqërie të drejtë qëndron zgjidhja, e jo në anatemimin apriori të atyre që janë dënuar që në lindje.

*... unë kisha simpati për policët. Sepse ata ishin bij të varfërish...(Pasolini)

Shënim:

Tema kërkon trajtim më të gjatë e më të thellë se sa mund të lejojë një artikull si ky, qëllimi i të cilit është të nisë diskutimin mbi një kah analitik jokonvencional.

18 Komente

nje tjeter shkrim solid nga saktivista ky! (mbas atij te leartit)

shkrim sh. i mire. Do m'kish pelqy sikur te ndalej me shume te mosangazhimi i masave ne po ate forme sic dalin kur i therret politika neper sheshe. Vrasjet mafioze te hetuesve / policeve ne Italine e Jugut ngrene ne kembe mijera dhe solidarizimi eshte shume i rendsishem.

(kjo, eshte per ata qe mburrin kulturen dhe civilizimin e popullit tone...shenje tjeter sa larg shkon civilizimi te ne)

Absolutisht e vertete! Ne nje vend ku shteti s'kujdeset per qytetaret e tije, cdogje varet nga shtresa shoqerore ne te cilin lind.

Emo, nuk do i klasifikoja ne ate forme pasi secili trajton tematika te ndryshme.

Sol,

Pergezime per shkrimin dhe idene racionale, per te sjelle vemendjen ne ate plage, ku dhemb me shume ne ate shoqeri.

Edhe mua me beri shume pershtypje dhe ngela teper i befasuar nga lajmi i new-sit dhe te them te drejten klikova menjere ne facebook...gjithcka rezultonte e vertete.

Pa dashur te prek idene brilante, qe ti trajton, desha te shtoj se ajo, cka me beri me shume pershtypje, ishte qe krimi i detyruar, nder moshat e reja,eshte bere si mode per tu shkeputur nga monotonia varfanjake e jetes, duke krijuar dhe fansat e veta.

Psh. lexova se shume vajza te reja ishin fansa te djaloshit te vrare, apo te nje tjetri qe shkruante per hakmarrje nga anglia...

Nuk dua te bej analogji por me tremb fakti i unifikimit te kundershtise ndaj rendit, nder keta te rinj. Ka kohe qe dicka ka ngecur dhe nuk shkon si nje rezultat i nje politike shterpe pergjate ketyre viteve. Anarkia ben progresion cdo dite, sepse korrupsioni eshte progresiv.

Dhe asnje nuk mendon per zhelanet e vegje,l qe shtohen ne menyre progresive gjithashtu,larg vemendjes se shtetit, i cili kujtohet per ta vetem atehere kur ata behen me nje "rrezikshmeri te larte shoqerore".

Por ajo c'ka eshte me e keqja, keta zhelane kane fansa ,femije te familjeve me te mira,familje qe fitojne shume ne krahasim me familjen e te pa mundurve,familje qe jane nderthurur mire ne sistemin korruptiv,dhe nuk kane kohe te mendojne per femijet e tyre. Ne fund, te dyja palet jane te unifikuara,ne nje brez te ri,te ardhshem,me te njejtin kendveshtrim ndaj ligjit.

Dhe per te ekuilibruar kete, shteti dhe shoqeria korruptive, perdor histori pellazge,origjine,eksperienca katundarizmi, te cilat nuk i ushqejne dot femijet e sotem me endrrat e tyre per te ardhmen.

Nuk e di ne se ka bere mire apo keq qe kam lene vendin tim,personalisht kam bere sakrifice, por femijes tim i kam dhuruar nje shoqeri te re, ndoshta jo perfekte,por megjithese femije i vogel, me drejton rrugen drejt kashieres mbasi kam mbaruar shooping.

A do te ma dije.Nuk me intereson, pervecse faktit qe nuk e ka provuar te keqen, ndoshta dhe mes te te "mires"

 

 

Ne shqiperi mungojne modelet e punes se ndershme dhe jeteses me ndeshmeri dhe kulture. Ne cdo vende te evropes perendimore i jepet nje rendesi te vecante ketyre modeleve si nje shembull pozitiv per rinine qe duhet ndjekur. Ju jeper perparesi ne media suksesve sportive, intelektuale dhe shkencore. Ne cdo artikull apo reportazh televeziv ke te njejten titull "me pune te ndershme dhe sakrifice mund te arrish gjithcka".

Po ne shqiperi c'fare roli model te ndjek ai adoleshenti ne varferi? I vetmi rol eshte ai i krimit,shitjes se droges,pasurimit te shpejte bere ne vuatje njerezish. Krimineli ne Shqiperi eshte i pasur (shume i pasur), ka makine 50 mije euro, mban ne canten e dores mijera euro per para xhepi, ka femra te bukura dhe me fame ne makine,ka nje vile, disa apartamente,vishet bukur me roba te firmes,drekon ne restorantet me lukzose, e sheh ne shoqerine e njerezve me pushtet, nuk ndalohet nga policia, nuk i parakalon kush me makine, i thurren lavde,kenge, vjersha, terheq vemendjen e njerezve ne rruge.. Ai eshte i madhi,i madhi fare!! Te gjithe duan te ndjekin ate nga pas, te gjithe duan te shihen me ate edhe per pak minuta.. Sepse ky njeri ka pushtet, ky njeri mund te te ndreq cdo hall,cdo problem, ketij njeriu nuk i kthehet fjala, nuk mund ta kundershtosh,ketij njeriu duhet vetem ta ndjekesh nga pas se ky njeriu ne fund te merr dhe haken! Po,po, ky te vret se ka bese burrash jo bese policash..Jo bese qeveritaresh,politikanesh,gazetaresh,ambasadoresh,biznesmenesh..Me kete s'ka llafe!

E pra ky eshte modeli qe rinia shqiptare ndjek sot! Edhe duan te jene si ai.

Sepse ai qe eshte i ndershem eshte i pafuqishem, eshte i dobet,eshte i turpshem.Me ate as kafe nuk pihet se te ben moral,te keshillon me fjalet e nje te shkolluari qe rinise i duket si gjuhe e huaj e pakuptueshme.Se ai flet dhe vetem flet,por ne fund te dites ky i riu duhet te haje,te paguaje per qirane e shtepise,te kujdeset per familjen e shume gjera te tjera. Nuk ka kohe per teorira dhe as per ndeshmeri.

Ne fund ky i riu si qenie njerezore e dobet ndjek rrugen me te lehte ate te krimit. Sepse ne shqiperi rruga tjeter sot per sot eshte shume e veshtire, do kohe, do pune, do kurajo dhe mbi te gjitha do ndershmeri.

Shteti nuk ka kohe te merret me keto "vogelsira"! Ka pune te medha. Do behet qeveri, do ndahen poste etj. Ne fund te fundit kokat hengshin mendon qeveritari, ne faqen kryesore te gazetave dhe reportazheve do jete titulli " nje tjeter kriminel i rrezikshem eleminohet nga policia".

 

 

Nje shkrim i mire dhe i vecante . Guxon te quaje gjerat me emrat e vertete . Pas vizites se Klintonit ne Korene e Veriut u ndigjuan zera te shumellojte . Por nga me interesantet ishte zeri i nje gazetari qe pyeste ne menyre alternative

- A mund te kerkohet bashkejetese   (a mund te priten perfitime ) me te keqen ( paranojen , djallin ) , duke e takuar e biseduar ate ?

- A mund te bejme sikur s 'digjojme e te mbyllim veshet me gisht , nderkohe qe jasht nesh gjithshka zhvillohet ? ( shprehje perafersisht ne kontekst e Obames ) /

Jo se duhen futur ne ngjashmeri e ne thellesi te te njejtit problem , por si piknisje e nje aksioni konkret qendron , per te mos thene qe eshte i njejte. Ne kete prizem futja ne faqen e facebook -ut te te rijve eshte shume shume i gjetur dhe plotesisht i pranueshem. Sepse ndikon per nje analize reale te njohjes se gjendjes ne shtresa te ndryshme te popullsise. Une kam vetem nje mendim duke i "perpire " edhe ato te tuajat smiley

Ne kohe tranzicionesh te medha eshte e pranueshme qe te shoqerohen me te tilla fenomene . Ne nje vend ku tronditen ekuilibrat politiko- ekonomike do kete edhe cfaqje te tronditjes e cekuilibrimit te psiqikes e normave kolektive . Vlereso vetem Propoganden per Kanunin qe ishte " me i mire se ligjet komuniste, zotnie ( nenkupto shtetin ) ""  smiley se cfare pasojash solli dhe mba akoma te ngritura ne kembe , nga injorantet e kriminelet e shekullit te 21 , te cfaqur me se shumti ne psikologjine e prurjet pa mbarim te shtup - analeve te menderte te Kohes .

Por nje karakteristike e VECANTE ne dallim me cdo shtet te BOTES , eshte se ne SHQIPERI klasa Politike e nxiti , e fuqizoi dhe e mba ne kembe nje kategori te tille , te ashtuquajtur Krim tek popullsia dhe Badiguarde e Police ne shtet . Ne kete menyre : - Shkeputja e lidhjeve te KRIMIT e Krimineleve shteteror me ate te vene ne cfrytezim e te perdorur prej tij me UNIFORME  zyrtare ne dallim me krimin e organizuar pa "uniforme " por po aq te ashper e po aq rezultativ eshte HAPI i PARE per nje rrjedhe normale te shoqerise .

Nje shtese te vogel .Ketu nuk behet fjale per ato kontigjente ( individe) qe hyjne ne rradhet e juristeve , policeve , hetuesve , reneas , doganiereve , kufitareve etj , me pak fjale strukturave te ngjashme me gjith boten e qyteteruar qe jane ne LUFTE me KRIMIN . Ketu behet fjale per ate shtrese qe hyn ne zyre me mend e veta dhe del me mendet e shefit ! Dhe kjo shtrese eshte TERESI Psikologjike ne zyrtarizmin MIXHIST! !

Shkrimi tipik ku flitet shume dhe nuk thuhet asgje. Cektesi ne trajtimin e problemit dhe gabime trashanike, por s'kishte si te ndodhte ndryshe kur si premise merret nje grup ne facebook ku shumicen e diskutimeve e ben nje njeri por me emra te ndryshem.

Se pari nje analize e tille kerkon statistika qe japin numrin e te rinjeve te perfshire ne krim, gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqerore, shtrirjen e tyre gjeografike etj. Ne Shqiperi nuk rezulton qe krimi i te rinjeve te jete problem, flas ne krijim bandash, viktima nga te rinjte etj.

Ky (shkrimi) nuk eshte thjesht nje kendveshtrim i majte, qe problemin e shikon tek shoqeria qe nuk ka qene e "drejte" me nje grup te caktuar, por nje tentative mjerane dhe idiote njekohesisht qe krimin e tipit mafioz, si gjobeveniet (qe mund te jete secili nga ne neser viktime e kesaj), ta trajtoje si "akt rebelimi" rinor anti-sistem. Ne fakt s'ka te beje fare me kete, eshte thjesht deshira e shpejte per pasurim dhe pune modelesh. Ketu na doli edhe mafia ne Itali, e shtrire ne kohe shume para L2B si reagim kunder sistemit apo pushtetit. Ne fakt ka qene e tille por jo sic e kupton ky shkruesi.

Ky eshte nje pamflet i rendomte dhe pa nivel debatikasish qe sulmon sistemin demokratik ne Shqiperi, me problemet e tij, duke permendur kriminalitetin, kur ky eshte nje fenomen edhe per vendet me demokraci te konsoliduar, aq me shume ne Shqiperi qe ka kaluar nderrim sistemi politik dhe shoqeror dhe trauma gjate perpjekjeve te saj per te kapur kenaqshem standardet e vendeve me demokraci te zhvilluar.

Anglia ka te rinjte me sjelljen me te keqe ne Evrope. Krijim bandash dhe rivalitet mes tyre qe ka shkaktuar shume viktima nga te rinjte. A thua Anglia ka psedudemokraci?!
Ne Amerike nje grup te rinjesh shprendares droge qe i perkisnin shtreses se mesme, vrasin vellain 15 vjecar te shokut te tyre per 1.200 dollare qe ky i fundit ju kishte broxh etj. Ne Venezuelen e revolucionarit Chavez, krimi dhe vrasjet jane gjerat kryesore qe shqetesojne ata njerez, ku qe nga koha qe ka ardhur ne pushtet Chavez eshte dyfishur numri i vrasjeve krahasur me vitet '90, duke e bere Karakasin nje nga qytetet me te rrezikshme ne bote.

Dritan Dajti, kapoja i L. Mares, nuk vinte nga ndonje shtrese apo vend i varfer dhe margjinalizuar i shoqerise, bile kishte filluar edhe juridikun, por keto nuk e penguan qe te behej nje vrases gjakftohte qe jeten e njeriut nuk e vlereson aspak.

E dini ju qe 60% (nese nuk gaboj) e vrasjeve ne Shqiperi ndodhin per motive te dobeta. D.m.th. per nje zenke koti ne kafe apo nje shkim jo te duhur qe provokon palet dhe arrin deri ne vrasje?! S'ka lidhje fare me krimin e organizuar apo keqberjet e rendomta kunder prones apo individit. Thjesht gjaknxehtesi dhe mendjemadhesi, edukate e munguar e kombinuar kjo me mos respektin e jetes njerezore.

Pra ky problem duhet shikuar ne menyre shumedimensionale dhe sigurisht qe shume gjera si varferia, mos-mundesi per t'u shkolluar, mbushje e dites se te rinjeve me aktivitete kulturore apo sportive etj., kane rolin dhe ndikimin e tyre, por qe nuk jane te vetmet.

Speaker, pse duhet te kundershtosh gjithçka qe te duket e majte? Nuk ka lidhje fare ketu. Hajt te tregohemi te gjithe te sinqerte me veten dhe te pranojme realitetin. Kur ti thua, citoj, "eshte thjesht deshira e shpejte per pasurim dhe pune modelesh", mua ketu me ngrihen qimet e kokes perpjete, sepse nese flasim per modele dmth qe na qenka konsoliduar nje menyre te menduari kriminale edhe hajt se thjesht po e ndjekim si model. 

Nuk pine uje as ato kundershembujt qe jep nga Anglia, Amerika apo Venezuela (ne fakt, teorikisht, synojme qe te shkojme ca me larg se Venezuela ne zhvillim demokracie) sepse eshte normale qe kriminele ka kudo, nuk zbulove rroten. Fakti qe 60% e vrasjeve ne Shqiperi ndodh per motive te dobeta (sipas teje) tregon qe shqiptaret ose jane kriminele te lindur qe te vrasin pa nje pa dy (per t'u hedhur poshte) ose qe realitetin e tyre e kane kaq te hidhur, te stresuar, te deshperuar saqe vriten njerezit per nje llafe goje se nuk u mbajne nervat. Po ta kishin diten me te mbushur e jeten me te lehte do ishte me i ulet numri i vrasjeve dhe konflikteve ne pergjithesi. Sa me shume begati, aq me shume qetesi shpirterore.

Ne Shqiperi nuk rezulton qe krimi i te rinjeve te jete problem, flas ne krijim bandash, viktima nga te rinjte etj.

Krimi nder te rinjte eshte vetem krijimi i bandave? 97 ka kaluar shyqyr zotit, dhe krimi nga te rinjte e ka zanafillen pikerisht tek ato modelet qe po thoje. E nuk duhet detyrimisht te perfundojne ne vrasje qe te quhen krime.

Dhe nuk ke pse e mbron me kaq zell qeverine se ne fakt, ketu po kritikohen 19 vjet demokraci, sistem post-komunist. Se edhe te majtet demokraci e quajne...

Sol, ky shkrim eshte ne vazhdimesi te qendrimeve te tua per perforcimin e rolit te shtetit. E çmoj mundin tend per te evidentuar problemet dhe per te propozuar zgjidhje koherente. Per fat te keq pak njerez e bejne kete. 

Mirepo, ti kerkon ndryshim rregullash kur rregullat e deritanishme nuk po respektohen. Ti kerkon rritjen e buxhetit te arsimit, subvencionimin e bujqesise dhe krijimin (nga lart) te sindikatave vertete te pavarura (?) por nuk thua se nga do vijne finacimet per dy pikat e para dhe si vjen vullneti per tu organizuar ne piken e trete. Nga lufta kunder korrupsionit mund te thuash ti. Kete po thote dhe Berisha por nuk jam i sigurt se po e ben. 

Problemi i shtetit shqiptar eshte i karakterit institucional pike se pari dhe nuk ka te bej me natyren e tij "sociale" ose "liberale". Prandaj kam pershtypjen se e ke kapur "demin" nga bishti dhe jo nga briret. 

Qe problemi i shtetit shqiptar eshte institucional, biem dakord, nuk shoh se ku e kundershtoj kete gje une (jo vetem te ky shkrim, po dhe te te tjeret).

Tani, ti thua qe shteti social nuk u realizoka dot, sepse s'paska pare. Pra i bie qe shteti "liberal" qenka alternativa me e keqe, e vetmja qe mund te blejme me kaq pak pare sa kemi... ky arsyetim ka nje problem te madh argumentimi, pasi supozon se zhvillimi i nje ekonomie te tregut te lire qenkerka opsioni i fundit, per me te varferit. Je i vetmi qe e thua, pasi ekonomia e tregut te lire ka si kusht kryesor ekzistencen e investitorit dhe konsumatorit, qe jane te dyja palet "jo-te varfra".

Ku do te gjenden leket??? Po e shpall te falimentuar shtetin paraprakisht??? S'ka leke??? Si do t'ia bejme, vazhdojme zhytjen?

Nje investor i varfer dhe nje konsumator i varfer nuk kane si te kene nje shtet te pasur.

Po keshtu nje konsumator i pasur por pa "dashuri" per shtetin e varfer dhe nje investor i  pasur por me urejtje per shtetin e varfer nuk mund si te kene nje shtet e pasur. Urejtja e tyre vjen se shteti eshte i varfer

I vetmi rast kur konsumatori dhe investitori eshte i pasur dhe dashurojne shtetin e tyre eshte kur shteti eshte i pasur.

Ne cilin do prej  dy rasteve te para duhet qe shteti me force te detyroj konsumatorin dhe investorin te pasurohen dhe nese ata nuk e duan po e urrejne shtetin e tyre te varfer, duhet qe shteti  po  me force duhet ti detyroj ta dashurjojne ate.

 Vetem keshtu behet nje shte i pasur me investitore dhe konsumatore te pasur dhe plot "dashuri" per shteti e tyre te pasur.

Ndryshe kemi nje rreth vicios.

Konsumatore dhe investitore te varfer ose dhe te pasur por qe e urejne shtetin e tyre se eshte i varfer nga njera ana Dhe nga ana tjeter  nje shtet qe eshte i varfer sepse ka konsumatore dhe investitore te varfer ose dhe  te pasur qe  nuk e duan se shteti eshte i varfer.

Ajo qe po them eshte qe çdo diskutim mbi natyren liberale ose sociale te shtetit eshte i kot nga momenti qe shteti nuk funksionon normalisht. Ne flasim per parimet e shtetit social dhe liberal ndersa rryshfeti eshte bere norme ne çdo hallke institucionale. 

E si mund te perforcohet shteti kur populli qe e zgjedh shtetin nuk do perforcmin e tij

Jemi nje popull i lindur fatkeq apo nje popull qe zgjedhim fatkeqesine me deshire?

Shtetin tek e ne e perforcon vetem nje shtet i zgjedhur jo nga populli.

Druri ka dale nga xheneti thuhej dikur

 

 

Druri ka dale nga xheneti.... thote dhe tokoja. Dhe populli i jep nje tjeter perkufizim vetvetes ne proverbin Po nuk i *ive nenen nuk te thote baba... Dhe Noli thote "...perkedheli kurizin pastaj ndrico trurin, shpirtrobi s'clirohet askurre pa DRURIN..." Dua ti referohem Sami frasherit ne Shqiperia cka qene ceshte e cdo te behete, thote" Nje shembull i mire i nenes dhe i atie vlejne me shume se nje mije keshilla te vyera" dhe nena e ati per popullin e siperpermendur jane qiveritaret e te gjitha niveleve, te shumetet kriminele te popullit te vete. Shikoni ligjet qe kane bere dhe katrahuren ku e kane futur shoqerine. U leshuan njerzit nga te gjitha anet e shqiperise te jetojne ne pak qendra kryesore. Shteti i stimuloi stimuloi ata ne shkembin te votave. Politika sociale dhe ekonomike e politikaneve qe drejtuan vendin keto 18 vjet nuk mund ta quaj te gabuar, por te ndyre. Nje here vakti ne politike futeshin te pasur dhe dilnin te varfer (kenga Avdul shite pasurine e bere flori...Avdul Frasheri). Shikoni keta zagare politikane qe kane hyre ne politike pa breke ne bythe dhe tani jane me pasuri maremendese, nuk kam zili xhelozi, kam neveri. Kane grabitur pasurine kombetare, vazhdojne te grabisin pasurite e qytetareve dhe te ndjellin faren e krimit edhe te vellavresjen ne brezat qe do vine. Ky eshte shembulli i mire i nenes dhe atit.Po nena dhe ati i tyre kush mutin eshte, nga cfare familje kane dale keto monstra? Jemi popull i mallkuar....

Po nena dhe ati i tyre kush mutin eshte, nga cfare familje kane dale keto monstra?

Nga populli kane dale Bardhi nga populli. Nga ai popull qe i votoj perseri ne pozite e opozite ne 28 Qershor.

Adoleshenti  yne popull nuk do ate nene e babe qe tu kerkoj llogari , qe ti vere te bejne punet shtepise,apo te bejne detyrat e shkolles qe te edukohen. Adoleshenti yne popull do te rije naten deri vone ne lokale, te pije e behet tape, te mos shkoj ne shkolle, te shikoj tere diten televizor. Se ne fund te fundit adoleshent eshte. Dhe po ti lesh ketij adoleshenti ne dore te zgjedh prinderit e tij. Cilet prinder thoni ju do te zgjedhe?

Dikush mund te thote se " prit se populli yne adoleshent do te ritet e piqet nje dite".

Kini parasysh se si do te ritet nje adoleshent qe qe per nene e babe ka nje hajdut, nje pijanec e imoral. Qe edhe femijet i rit e i edukon po keshtu si veten. Prandaj natyra e ka bere qe femijet e kane te percaktuar qe kur lindin se cfare prinderisht do te kene. Nuk ju lihet ne dore femijeve te zgjedhin prinderit e tyre sipas deshires.

Laf qosheje ke thene o TOKO(me te madhe). Te pifsha dolline me shkundazi thone ne myzeqe. Mos thuaj tjater llaf per sot se do ta prishesh...

Thone o Toko, qe kur pyeten nje plak ne nje krahine te larget qe ishte ne ate kohe ndo 100 e ca vjete dhe kishte jetuar dhe kohen e turqise se cfare mbante mend nga kjo jete ai u pergjegj: Mbaj mend bollekun e sutanit, qetesine e zogut dhe kurvat e Enverit... Po te ronte akoma c'fare do te thoshte per kete kohe te trubullta...

""""Pra ky problem duhet shikuar ne menyre shumedimensionale dhe sigurisht qe shume gjera si varferia, mos-mundesi per t'u shkolluar, mbushje e dites se te rinjeve me aktivitete kulturore apo sportive etj., kane rolin dhe ndikimin e tyre, por qe nuk jane te vetmet !!!!!!!!!!!

Fol ENVER te lumte Goja smiley

Per te gjithe organizatat e PARTISE .....te punohet dhe te nxirren perfundime shumedimensionale se si duhet punuar  me rinine dhe me tej , me shtresa e grupe te tjera te shoqerise .  Te thellohen punonjesit shkencore komitetet e Partise  te shprehja filosofike " shumedimensionale" si direktive kryesore e Partise per kohen . Flet Speakeari jo shaka smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).