Brenda

Ka shumë kohë që përpiqem të jetoj këtu,

në këtë dhomë që bëj sikur e dua,

tavolina, sendet pa halle, dritarja

që hap në skaj të çdo nate të tjera gjelbërime,

dhe zemra e një guguçeje rreh në lianet e errëta,

gjithkund brerore i japin fund hijes së plakur.

Pranoj dhe unë të besoj se bën kohë e butë,

se jam në shtëpinë time, se dita do të jetë e bukur.

Veç, aty rrëzë krevatit, është një merimangë,

(për shkak të kopshtit), nuk e kam shkelur akoma

mirë, duket sikur punon

kurthin që pret fantazmën time të brishtë…

 

Philippe Jaccottet

Përktheu nga fr. : akvll d.v.

4 Komente

sic te thoja dhe tek blogu klas!

flm per prurjen.

Kjo poezi shkon shume me atmosferen e fotos se Belle-s "Still life"... dhe me Bahun qe kishte vene ajo per sfond. Thjesht e bukur.

Mua më kujtoi "Vetmia" të Migjenit.

Më vjen mirë që ju ka pëlqy, oj cuca.

Shëndet!

eshte vertete nje nga ato poezi qe nuk ka nevojen e figuracionit te shprehe ndjenje te paster dhe brillante.me 2 detaje eshte ngritur nje krijim qe shpreh nga epiqendra e ndjeshmerise humane me thjeshtesi te habitshme prej pene te madhe.larg klisheve per atdhedashurine,asgje e deklaruar ,por e nenkuptuar. Komplimenti per shijet Akullnaja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).