Bozë dhe akullore

Hemisfera të bardha globesh të vjetër,
Hilja e shitësit i grryente përbrenda,
Planete polare të mbytur në bozë
Binin të prera nga luga gijotinë,
Shitësi xhelat nuk të shihte në sy,
Dhe parakrahët i kishte veçanërisht leshtore,
Shija fqinjëronte mirësisht me frikën,
Fermente Kukësi, graminore Dibre,
Kasata Durrësi, laminore Qibre,
Qeleshe Lezhe, qylafe dardhë,
Akullorja mëkat si shalë gruaje e bardhë,
Gjysëm thatësi ose semiaride,
Gjysëm thartësi ose semiacide,
Ulur pehashi dhe temperatura
E qiellzave pikturuar si kube katedralesh
Me penelata meli dhe pastë skremi,
Me kundrinorë Zabeli dhe me foljen s’kemi
Akullore mbytur në oqeane boze
Atlantida të vjetra që s’i gjej dot më

Si dhjetqindarkëshin e fundit për dhjetshen çudibërëse
Që planete të rinj zhyste në mesdhè.

71 Komente

mmmmmm...boze dhe akulllore....mmmmmm
eksperenca e fundit ishte para 2 vjetesh e ca, ruajta ne frigorifer nje shishe coca-cola plastike me boze te sjelle nga shqiperia per me shume se 1 jave....sa here hapja deren e frigoriferit, tentohesha....
por prisja momentin  smiley 
dhe kur momenti erdhi.... shijoji shume me shume se sa nje boze e thjeshte me akullore. smiley

Me falni per injorancen, por cfare eshte boza? Pije alkolike?

Flm, nga komentet ketu duket qe ia vlekerka. Po vetem nga Tirana e lart shitet kjo? Po ne jug e pi ndonje?

s'po kuptoj, c'do te thote juo?

dmth jo, nuk e përdorin në jug. vjen nga VL e Shqipërisë dhe mjeshtrat e vërtetë janë goranët, të përhapur më së shumti në rrethin e Kukësit. me punë e përpjekje, boza erdhi deri në Tiranë, po nuk i kaloi dot kufinjtë e saj. kaq. përshëndetje.

Ah, dmth, ne nga jugu pime dhalle, ata nga veriu pine boze (pak a shume). Prandaj nuk e dija une se c'eshte boza.

jo, dhall(t) pinë dhe në veri. smiley

...uuuu ju thafte dora atyne qe kan shkrujt qe sja vlen  ... smiley ....ku di dhia çeshte tagjia...  smiley 

une e shof bozen si diçka mitike tonen, futet ke i njejti grup rrengjethesmishi ku eshte arranxhata, marmallata dhe kasata.....ke gjerat qe kur i mendon dhe si ke, te kpusin shpirtin nga inati qe si ke..dhe qe jeton thjeshte me kujtimin e tyre smiley 

Kam shkruajtur duket se ia vlen. Lexo mire. Dhe merre mbrapsht menjehere mallkimin, se mezi po me levizin duart per t'iu pergjigjur e-maileve te punes smiley

mirrrrrrrrrrrrreeeeeeeee....e terheq, se humbas perqendrimin, stresohem dhe lexoj mbrapsht kur behet fjale per gjera te mira.... smiley

Boooooo... EH, e ke tregu kët episod a thu se po tregojshe emocionet kur vendose që të dilje për herë të parë me të dashurin smiley (eksperiencë e pahRRume smiley )

....dhe i kam evituar detajet me te nxehta smiley ahhh ta dishe ti smiley

O zot, mu kujtu kioska qe ka pas qene ke bulevardi ke cepi ures se lanes, qe kur ktheheshim nga shkolla, blenim boze dhe akullore. Iku dita sot, nuk punoj dot me.....

O zot, mu kujtu kioska qe ka pas qene ke bulevardi ke cepi ures se lanes, qe kur ktheheshim nga shkolla, blenim boze dhe akullore. Iku dita sot, nuk punoj dot me.....

Lajm i mire eshte se ajo kjoska gjendet gjithmone aty dhe vazhdon te shesi akullore. Ndoshta edhe boze...

Shitësi xhelat nuk të shihte në sy,
Dhe parakrahët i kishte veçanërisht leshtore....................../ Vargje te mrekullueshme . Nder detalet me te bukura te poezive ne teresi . Ne se do me ndegjoje  do kisha shume deshire qe fjalen shitsi ( " ta mbushje " ta nderlidhje  ose.. ) ta zevendesoje me fjalen KASAP  ose dicka si kirurgu veror a ku di une . Kasapet dhe kirurget jane karakteristike ne parakrahe .GjiF LESH ! Shih Mixhen smiley ! Ose , me fal te shtije dicka pas xhelat si psh ...xhalatinoz ( qe reshket ) smiley

keshillohet shume per grate qe ushqejne me sise foshnjat.

APo harrova , ty ujk ste hyn shume ne pune kjo smiley

APo te hyn smiley ?

 

 

S'me hyn ne pune, por per ne meshkujt keshillohet?

Shume lehtesira kane grate: boze per qumeshtin e gjirit; trahana per zbukurimin e lekures, etj, etj.

Per ne s'kujtohet njeri.

jo nuk keshillohet.

se pastaj te vjen qumeshti smiley

dmth, te gjithe ketyre burrave ketu qe e kane pire iu ka ardh qumeshti?

E c'e kane bere?

po re,

nuk e ke vene re qe burrat ktu ke peshku jane si gra te keqija ?

smiley

S'me the, c'eshte bere me tere ate qumesht?

osht bo dhalla qe pine katunaret e jugut smiley

LMAO,

Boll Miss Deizi, se po qesh me lot. Po kujtojne keta prane se kam luajtur nga fiqiri. S'dine c'te bejne qyqerit: te me lene ne dymene time a te me shkundin nga kjo gje.

po ty vete t'kruhet mer bab

une jam e qete smiley

ti e nise, dhe me fute ne kete valle. smiley

po pra po,

jep 2 leke e futesh n'valle,

jep 100 e nuk del dot smiley

ik tashi, se po na e bon cicin ne breke e po na fulliq smiley

LOL, shprehja sikur eshte u dhj.... se qeshuri, apo ka edhe ndonje shprehje tjeter qe s'e di une.

Nuk iki dot se nuk ardhur infermieri te me heqe tubat e IV-se (si quhet kjo ne shqip).

nuk ka ardh sot ajo infermierja seksi smiley

ka ardhur,

but she is playing hard to get smiley

po flirton me Roy-n, nje plak 70 vjecar, qejfliun e pavionit.

smiley pupupu turp e faqja e zeze, te ta kaloje roy, hidhu ore ne sulm, c'pret akoma?

na ndero, beje per shqiperine

smiley

hahahahahaha,

po si t'i hidhem? duhet te vije dikush te me heqe tubat e IV nga krahet, qe te shpalos flatrat une e te nderoj shqiperine smiley

si kane lehtesira, ashtu kane dhe veshtiresira o uk'

C'veshtiresi? smiley

do t'i gjesh fundin patjeter  ti smiley

Sigurisht, se me duket qe eshte bere me hile qe keni kaq lehtesira smiley

Po kto pikat ci ke ? Apo te kane ra dhomet dhe se kapercen dot bozen menjehere. Pije avash avash se le nam .... smiley

cer pikash idris ?

apo ke qen tuj pa anderr erotike ne gjumin e drekes  ?

Ta mshiu fshesaxhija ... smiley  Fshesaxhija e ka mshi /  s' don me m'lan o me pi !

Idris,

nuk eshte Miss Deizi, nuk e ke pare mire, por nuk vishen gocat e vogla me rroba blu. smiley

miss deizi eshte fmi komunizmi.

dhe idrisi e njef mire at kohe qe skishim lecka per te mulu bythen.

e meqe ne familje kalafmiu para meje ka qen cun, mua m'veshen rrobat e atij.

Ujk, nuk i di , t'gjitha ti mer bir smiley

-Jo xhaxhi Ujku... se ajo që i varet nga buzët, nuk është bozë smiley

e di mire Edi,

se kur e zen etja ne kamion neper male, me "boze" malokesh e shun etjen smiley

e pashe qe ishte nje si pune crostini e vogel, por kisha me shume me rrobat

 5* per poezine

 

p.s. Po "Zabel" cfare do te thote? Une jam aq i vjeter sa ta kem degjuar, por aq i ri sa te mos ia di kuptimin...

 

 

Zabei është pjesa ku fillon pylli (pjesa e mbuluar me shkurre të ulta) ose edhe vetë një pyll i vogël

Akullore mbytur në oqeane boze
Atlantida të vjetra që s’i gjej dot më

Ehhh, mer emo c'na kujto ... smiley  5***** per nostalgjine. 

PS: Tushe, o katnare ballakumesh, c'ke me katnaret e dhalles smiley.  E bone boze e bone, kaq shume na do? smiley. Ene dhalles sone i vje anes, kam honger nje byrek me gjize, ene kam pi nje shishe dhalle te ftohte dje, qe ma solli shpirtin ne vend pas zhylit te Shqiperise se mesme smiley.

PPS: Forca Flamurtari!

sheeee zhylit te shqipnise se mesme eeee smiley 

n'lushnje e ke honger byrekun miiii dreq ? smiley

Qe ta bojsh tamom si katunaret ene ta heqesh hijen e rende te civilizimit duhet me u nal n'lushnje me e honger byrekun tamom tamom smiley

Po une skam gjo me ju mi gru, por ju e bete gjoksin grope, doni me gjet vlera dhe merita ene ke dhalla. Allah allah, per te tund dhalle paskesh qene gjo e madhe ee smiley

Kallini plot e ma koken poshte

hihiihih

je 1 je monde !

 Cimo na fal, por vete e ke fajin qe ke fut bozen dhe akulloren nee poezi dhe na bone me harru me lexu dhe poezine.

e bukur , dhe stinore smiley i liked it smiley

 

Shif ti Tushe, mos te ta bej qejfin komplet smiley, ene me rujt i fije civilizim, ndalum n'lushnje se ashtu kishim ca pune.  Ene pas 1 ore verdalle ne lushnje ne pisk te vapes, direkt frymen te Cela per byrek me dhalle smiley

Per tundje dhalle, Nafijen e mesoi Partia me tund dybekun, ne na ka msu Laberia me tund dhallen, eshte shkence me vete smiley.  Ene me gropen mos u ha, se sado te mundoheni ju te te mesmes, s'boni dot as nje vëre ne uje.  Too late now, kjo e jona eshte shekullore smiley.

Cimo, na fal, po Tushja e ka fajin smiley.

e dija e dija per byrekun smiley

nuk kam faj une, kur them qe i di te gjitha smiley Me shume pak info, qis konkuzionin me te sakte se rizultati i KQIZ... me fal i KQZ smiley

Jooo, une sdu hic me u mat me gropen tuj mi gru, as me ate te gjoksit as me nai tjeter hihihihi

Eri, po jina rob t'bute e t'paqem ne nga shqipnija mesme, por ju ngaqi jeni xhebraile per vete se rrokni dot me mend smiley

Ta thashe, kalliri plot e man koken posht.

Fol mre cimo fol smiley

Po une se kam per turp te them jam katnare jugu qe ha byrek e pi dhalle ne lushnje smiley.  S'vujme nga komplekset ne te jugut mi gru, e kena per nder smiley

Shif ti Tushe, une kenaqem si me nji akullore te (T)Hajvani, si me byrek ke Cela, si me nji kafe ne Durres.  Por me thone te drejten, ene gur te ha, nga ura e Novoseles e poshte, vallai shpirti me gjen rehat smiley.  Helbete ene gropa smiley.

PS: Syckat mi gru, syckat t'i kena n'rregull, se namit te xhebrailit s'kena c'ka me i bo lol.

PPS: Emo, po foli mer Tushes, foli smiley.

hahahaha hengsh bar, gura a shkopinj e mos u ngopsh jarabi..

te dalcin syte vendit te dalcin smiley  (nga e qeshura mi nga e qeshura smiley)

S'je nga ato qe knaqesh mi akullore ke tajvani ti tashti.

Ku shkun gjithe ato rrafje gjoksi per verërërëa e birrërërëra ??

smiley

Me ke tremb Tushe, me ke tremb, te ka dal nami i keq qe s'ua var emigranteve, ene une s'reagoj mire nga refuzimet smiley.  Ene sipas zakonit, na ftojne te zotet e vendit, ne te ardhurit nuk ftofim njeri smiley.

PS:  Rrofsh per mallkimet/urimet e perzemerta smiley

PPS: Cimo, foli mer se eshte tuj m'gjujt me gur e me shkopinje smiley.

sheeee , mo mire syni se nomi , skane thone kot jo smiley

Po t'zot e vendit vallai ene dun me e dit se kur e qysh e si  e tek e ke agjenden.

Po nejse, nami qe me ka dale, ska dale dhe aq kot. Ska tym pa zjarr. Po, nejse, topi n'fushe time.

Monda, publikisht pra,

Po erdhe  n'Tirane :

Per te fjet, per te ngrene, per te pire, i ke te hjekme nga une.  (te tjerat sajoi vete pastaj se une skam takat smiley)

Monda :

"Vere, ( te bardhe a te kuce) , birre, vodka, whsikey, ferrnet apo konjak, uzo apo raki.

Mish, peshk, guaska, makarune apo pilaf, zorre, plonca, melci, kukurec, te perbrendshme, kernacka apo qofte te mushme, tave dheu apo fergese verore, brektosa apo kermij, pizza apo sallate dietetike me rukola dhe uthull balamike.

Apo po deshe ene akullore, trilece, bakllava apo kadaif, kafe apo kokteile me te tundur smiley

kuzhine mikse, turke, greke, amerikane, kineze apo kanibale"

Zgjidh pra Monda, ene the bill is on me !

OK ?

Cimi ska pune ktu smiley

 

 

 

Me nji qi thot: Kalliri plot e mban kokën poshtë, unë, po t'isha n'venin tat o Monda, nuk do shkojsha as deri n'Male smiley

katnari o monda, ska brire jo.

por fale dixhitalizimit te shoqerise, pra fale perparimit te shkences, sot ka nick smiley

si psh "e"

Flm per komentet!

PS Sogladyouaremine, mendoje "Zabelin" edhe si nje lokal (i lezetshem) ne Kukes.

Ate kisha parasysh kur pyeta ... Zabeli ne vjeshte, mbuluar me gjethe te rena dushku ...

ehh ç'me sollet ca kujtime  te femijerise..

Ku na kujtove bozen ne kete vere te nxehte.

Nje shites ambulant i kishte mbaruar boza, nje zoteri me mustaqe i kerkon boze.

Ky shitesi edhe per fitim edhe per tu tallur, merr goten e ujit ku mbante lugen e akullores dhe ja shet per boze.

Zoteria , pasi pin disa hurdha, e shikon goten, s'eshte i bindur se eshte boze apo jo, e shikon mire ne sy shitesin.

Shiko- i thot,- une jam nje tip i qete , per tu nxehur duhen tre kamiona me dru, por kur marr zjarr nuk me shujan as 10 zjarrfikse.

Shitesi nga frika i thote- te kam qeras une, nuk dua lek.

EM,mbas zborrit,duhej nje gote me boze!

.. me foljen s'kemi..  hahaha Grande!

 

A di nonjoni si bohet boza ne shtepi apo jo? 

Nje histori e vertete.

Perpara ca vitesh , erdhen ne Shqiperi ca miq te mi Bullgare. Pergjate nje shetitje, njeri prej tyre me tha :- Dua te provoj nje "BOZE". Une u cudita dhe i thashe:- Nga e njef ti bozen ?

- Ne Bullgari , boza njifet me emrin " arnautska Boza" me tha, d.m.th. qe e ka prejardhjen nga Shqiperia...

Ne fakt , kjo bisede zhvillohej ne fillim te viteve 90' dhe ne Shqiperi akoma nuk kishin filluar te ringjalleshin keto tradita. Faktikisht boza kishte vite qe nuk figuronte me ne pasticerite tona.

Ndersa ne Bullgari , boza , bashke me dhallen ( arean) , jane pijet freskuese nga me te preferuarat dhe  tradicionale...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).