Bob Marley, Skënderbeu dhe Barack Obama (Kitsch - Shkrimi)

Bob Marley, Skënderbeu dhe Barack Obama (Kitsch - Shkrimi)

Arbër Zaimi

Mbas atashimit të ambasadës xhamajkiane në Shqipëri (diku pas piramidës), dhe sidomos mbas afiliimit te Klod Burrit me artin reggae, specifikisht muzikën si mënyrë të shprehuri, dhe pas rikthimit te Rubin Beqos në Tiranë menjëherë lindi subkultura e të rinjve të veshur me ngjyrë të zezë, të gjelbër e të verdhë, me rroba të gjera, me xhinse të grisura, e me këpucë Converse, apo siç i quajnë në Prishtinë, “Allstarka”. Lindi një grumbullim i lezetshëm për nga paraqitja, që duhet thënë, i jep ca ngjyra më tepër mbrëmjeve të alkoolizuara në fundjavat tiranase. Vajza të lezetshme veshur me bluza të gjera që gjithsesi nuk i heqin asnjë presje sensualitetit dhe energjisë femërore postpubertariane, dhe djem që tregojnë nëpër veshje e nëpër pirsingje simbole të një rebelimi antisistem.

Ishte e enjte mbrëma, dhe pas emisionit të famshëm në radio 104.6 FM (kjo është reklamë, mos ia vini veshin), shkova për një birrë tek trekatëshi, që tashmë është konfirmuar në bllokun globalist si baza e kulturës reggae, dhe e religjionit politik rastafari në metropolin tonë të dashur. Ambienti ishte i këndshëm. Muzika e mirë, roots reggae, dub, edhe ska edhe klubi qe mbushur përplot me të rinj e të reja, ç’t’ju them. Të kënaqej syri, aq interesant ngjante ambienti i dekoruar nga t-shirts-et që shpallnin hapur mesazhe antipolitike e kundërkulturore. Patjetër, mendova me vete, që duhet të kenë një lloj informimi mbi kulturën reggae, mbi rastafarian-izmin, patjetër që këta duhet ta njohin disi këtë muzikë e këtë art që ndikoi kaq shumë në zhvillimin e ca prej gjinive më moderne të muzikës, por edhe në formimin e shijeve artistike të njeriut të sotëm.

Siç e dini të gjithë reggae lindi në Xhamajkë, rreth fundit të viteve ‘50, fillimit të viteve ‘60. Andej nga ’68, kur bota perëndimore u trand nga lëvizjet e ndryshme antiraciste, antikapitaliste, antiaparteidiste dhe antishfrytëzim, reggae solli mesazhet e veta kundër Babilonit, me theksimin e efektit pozitiv të meditimit dhe spiritualizmit ekzaltues që e çonin përhava shpirtin e njeriut, mesazhe që dolën nga Xhamajka e u përhapën nëpër grupe rebelësh të rinj, që luftonin për më shumë të drejta në Shtetet e Bashkuara e më pas nëpër botë. Kryesisht tekstet, veshjet, simbolet e në tërësi kultura prekin tema të një politike njerezore dhe sociale, flitet për varfërinë, flitet për përjashtimin shoqëror, flitet për luftrat e mëdha për të drejtat, flitet për pabarazinë, flitet për dashurinë. Me një fjalë përshkruhet një mënyrë e të qenit njeri, disi rebele, tek-tuk cinike, ndonjëherë tepër optimiste, por mbetet një mënyrë jetese transparente, tejet shoqërore në pozitivitetin e vet kreativ. Me infiltrimin e kësaj kulture në Shqipëri ama më kot prisni të nisë ndonjë fushatë aktiviste “Legalize it”, më kot prisni të ketë kryengritje e protesta për përfshirjen e të rinjve, për përfshirjen e të varfërve në politika sociale, apo për pjesëmarrjen e tyre në proçese vendimtare. Jo. Infiltrimi i reggae ka ndodhur vetëm në sipërfaqje, vetëm tek veshjet, tek vathët dhe te lëvizjet e valëzuara të kërcimit. Mos vallë të rinjtë shqiptarë, të mësuar me theksin british të anglishtes aristokratike, që e kanë mësuar duke u vërtitur nëpër fusha golfi e nëpër klubet Royal, e kanë të vështirë ta kuptojnë patois-in xhamajkan të Bob Marley-t që këndon Get Up! Stand Up??? Është vallë normale që në mëngjesin e nesërm të gjithë këta rastaboys e këto rastagirls të lënë pas gjithë pamjen e tyre prej raggamuffin, të veshin këmishat me jakë të ngrirë, e të futen pas të njëjtave tavolina zyrash, apo bankash shkolle? Ata që në darkë këndojnë Redemption Song dhe ulërasin Emancipate yourselves from mental slavery... në mëngjes janë të rreshtuar si të gjithë të tjerët.

*
* *

Si në të gjithë vendet që respektohen, edhe në Shqipëri ka atdhetarë, të cilët e quajnë vetveten nacionalistë ose, kur janë të moderuar e tolerantë, i thërrasin vetes patriotë e atdhetarë. Të vënë në siklet nga gjithë rennaisance-a e këtyre shfaqjeve të huaja që u ka ik’ koha, siç është përshembull reggae, apo arti modern, apo kozmopolitanizmi e stuhira të ngjashme në gotë, nacionalistët kanë vendosur që të sjellin në sipërfaqje vlerat e vërteta, trungun estetiko-etik të këtij kombit tonë të moçëm, fisnik, e kulturëdashës. Nacionalistët nuk mund ta pranojnë këtë bjerrje të vlerave tona folkloriko-aristokratike, nuk mund ta pranojnë xhamajkanizimin e vendit tonë arjan. Shyqyr zotit (i cili sipas nacionalistëve për shqiptarët nuk ka qenë asnjëherë i rëndësishëm, edhe pse ka rrezik që dhe ai vetë të jetë shqiptar), pra shyqyr zotit që vetëm një muaj pas trekatëshit dhe angazhimit rasta të Klod Burrit dhe Rub Beqos, erdhën festat e nëntorit. Strategjia e nacionalistëve është e qartë. Ajo fillon nga facebook-u. Si fillim, me rastin e festave të nëntorit vendoset një flamur kuqezi në foto profili. Kreativiteti është i kufizuar vetëm tek mënyra se si është shpalosur flamuri në foto. Por sa pare bën kreativiteti para atdheut? Kreativiteti është shfaqje e huaj!

Pika e dytë e strategjisë ka të bëjë me Skënderbeun. Seç kanë dalë nja dy tre vetë që na paskan sharë nga Skënderbeu. Manuali “The Essentials of Nationalism for Dummies” thotë që në të tilla raste, me kuç e me maç duhet të nisin të diskutojnë e të vërtetojnë me çdo kusht që Skënderbeu jo vetëm që s’ka pasur të sharë, por është i sharë nga robt’ e më gjerë, ai që e shan. Fushata qëllimmirë e vërtetimit fillon nga thellësitë e shpirtit, trajton një herë çështjet e brendshme të nacionalistit, e më pas del e shpërthen në kafene. Menjëherë më pas, me të shkelur në zyrë, fushata e ndërgjegjësimit skënderbeian shpërndahet në formë përmbytjeje masive në internet, nëpër forume e blogje. E më pas, si pasojë e mirëdashjes naive të ndonjë kryeredaktori të pafajshëm, shkon e zë faqet e para të gazetave, nëpër editorialë emrash të bujshëm...

Pika e tretë e nacionalizmit ka të bëjë me gjithçka tjetër, për sa kohë kjo zë kohën e lirë të këtyre njerëzve, që kalohet nëpër tavolina miqsh, apo nëpër shoqërira virtuale. Varion prej diskutimit të tezave të pranuara mbarëbotërisht të origjinës së indoevropianishtes prej shqipes (madje dhe gjuhë semitike si egjyptianishtja e vjetër, apo gjuhët berbere – opo dhe çifutçja prej shqipes vjen) deri tek teza tjetër po aq e vërtetuar që fqinjët tanë në të vërtetë janë shqiptarë puro e të pastër për nga gjaku, por me kalimin e kohës kanë filluar të flasin greqisht e serbisht. Pastaj janë dhe teoritë shkencore mbi arianizmën tonë, që e ka pranuar dhe vetë hitleri (ai me “h” të vogël) që na ka dashur aq shumë sa...

Mos prisni ndonjë reagim prej këtyre nacionalistëve kur mësohet se në Shqipëri sektorët strategjikë e burimet kryesore po i blejnë njëra pas tjetrës biznesmenë të dyshimtë. S’ka reagim as kur mësohet që një pjesë e mirë e këtyre burrave të biznesit vijnë prej këtyre vendeve te armiqve tanë fqinjë (mos ndoshta teza nacionaliste përjashton nga armiqësia vetëm botën e biznesit, dhe e ka të gjithë problemin me popujt e varfër fqinjë??). Nuk ka reagim popullor prej nacionalistëve as për pikat e Ban Ki Munit, edhe pse këto i pikojnë në shpirt gjysmës së “nacionit”. I vetmi reagim qe ai i një grupi organizatash – se populli... i ruajti energjitë për në internet... E kotë të kujtosh parrullat e analogëve të tyre në botë, të famshmen “Get Off My Country!”.

*
* *

Që të sjell një panoramë sa më të plotë, e sa më përfaqësonjëse do qe e udhës që menjëherë pasi u tregova për nacionalistët, të flas për armiqtë e tyre të dhëmbpërdhëmbshëm, të majtët, që nga tifozat e Tironës njihen me pseudonimin “morrat e kuq”. Se në Shqipëri ka dhe kamunistë. Këta, si të gjithë të majtët që respektohen ndahen në disa grupe. Grupi i parë është ai i nostalgjikëve të regjimit. Nga ky grup s’kemi si presim aktivizëm, apo shprehje energjike politike – për shkak të moshës së thyer. Grupi i dytë është ai i të rinjve intelektuale. Këta të fundit, të shkolluar ca jashtë ca brenda kanë rënë nën ndikimin negativ por të pashmangshëm të librave, më falni, të medias, se libra nuk lexojnë dhe aq. Me të parë që çunat më interesantë të perëndimit, ata që shkonin me femrat më të bukura kanë qenë majtas, oburra të gjithë andej, se çoç ka aty. Jo më kot një numër i madh artistësh, shkrimtarësh, aktorësh, shkencëtarësh dhe gjithfarësoj njerëzish të famshëm kanë anuar drejt komunizmit. Edhe Charlie Chaplin ka qenë komunist. Edhe Johnny Depp. Edhe John Lennon. Edhe Maradona, Sartre, Mohammed Ali, Martin Luther King, Papa Gjon Pali II, të tërë këta kështu kanë qenë, të kuq. Dhe shih se ç’sukses kanë patur me femrat. Mos të flasim pastaj për Obamën, ooo sa i mirë është ai Obama, ai është simboli i ndryshimit, ai është njeriu i shtresës së mesme, i arsimuar mirë, i pashëm, model për të gjithë, që do të punojë për të ndërtuar botën e së ardhmes...

Ndërsa grupi i tretë i të majtës është një grup që luhatet mes surrealizmit dhe dadaizmit, është avangarda artistike e politikës. Bëhet fjalë për një grup të ndarë mes dy partish, një grup që qëndron ose sipër të majtës dhe të djathtës, diku afër kozmosit hyjnor, dhe një grup që qëndron përnën të majtës dhe të djathtës, një grup që gjendet kaq pranë hadit, kaq pranë xhehenemit, që aktualisht është duke luftuar për komisioner...

Mos prisni nga të majtët shqiptarë të dalin e të kërkojnë mirëqenie. Mos prisni të dalin me flamuj të kuq e të protestojnë për të drejtat e punëtorëve, apo për të drejtat e të varfërve, apo për të drejtat e të pastrehëve, apo për të drejtat e të pashkolluarve. Të majtët shqiptarë janë shumë të rehatshëm në atë qoshen e tyre prej borgjezi klientelist, që pi një gotë verë në drekë, një birrë në darkë, e që ka shumë më tepër shokë e shoqe se sa ai nacionalisti i mëparshëm (e megjithatë vishet në mënyrë shumë më të mërzitshme e monotone se ata të reggae-s). Askush prej tyre nuk e ndjen nevojën e ndonjë lëvizjeje anti-globaliste, apo anti-kapitaliste. Të gjithë janë dakord me tregun e lirë. Ndoshta as me shaka nuk e kanë menduar ndonjëherë veten të dalin në sheshe e të kërkojnë Punë dhe Shtëpi (kujtoj për efekt inercie parrullën e redskins-ave “Jobs and Homes, not Nationalism”). Dhe janë të rinj. Të rinjtë në Shqipëri në përgjithësi nuk kanë as punë as shtëpi... për të qenë. Por ç’ti bësh, këta janë të majtët tanë të rinj, që mbahen nga prindërit. Marksi? E kush ka nge të lexojë filozofi, pai zotin...!

*
* *

Diku nga fillimi i shekullit XX disa filozofë e kritikë filluan të ndërtonin një sistem dikotomik të historisë së zhvillimit artistik, duke i quajtur ekstremet Kitsch dhe Avantgarde. Kuptimi etimologjik i së dytës është pararoje, por më intereson pak, pasi aq rrallë shfaqet në jetën time tiranase. Është termi i parë që më tërheq vëmendjen së tepërmi. Etimologjikisht ka kuptim të mjegullt me origjinë jidish (gjermano-hebreje) dhe kryesisht përdoret (bazuar tek koncepti i “indiferencës estetike” të Kantit) për të treguar sjellje e performanca të mbushura me romanticizëm e me patos, por të zbrazura nga origjinaliteti, dhe nga thelbi. Termi marksian është “ndërgjegjje false”. Njeriu që i mvesh vetes një elasticitet estetik dhe etik të gatshëm për të përqafuar gjithçka, që nuk ka një qëndrim të vetin, që nuk ka një bazë të vetën për të nxjerrë arsyetimin, pra kitschmensch, në Shqipëri më rezulton specie mbizotëruese. E si mund të ndodhte ndryshe pas hibridizimit të dy kulturave të tmerrshme estetikisht dhe etikisht për ndërgjegjjen njerëzore, asaj të Njeriut të Ri (ndërgjegjjes së tij false) dhe asaj të Njeriut Post Postmodern (indiferencës panestetike)?

Shënim redaksional:
Fjalët anglisht janë hedhur pa kursim, që t’ju ngatërrojnë. Sepse dhe ky Blog është një media, si gjithë të tjerat.

22 Komente

Pese yje per pasqyrimin e realitetit, 0 per mungesen e zgjidhjes.

Zgjidhja eshte thellimi, perpjekja per te shkuar pertej siperfaqjes...si arrihet kjo? E para do impenjim personal, e dyta do shmangje te populizmit nga te vetequajturat elita, e treta do vemendje per te shmangura mashtruesit abuzues, dhe e katerta, kur ti qe je djale i zgjuar se ke gjetur ende zgjidhjen, e c te pres nga populli une?

Ide e kendshme kjo e ndarjes se yjeve.

Sol, pervec atyre te pesteve qe te dha Llukani, nga une ke edhe 5 te tjere per shpirtin e kundershtimit smiley

Po po te marresh edhe nje "0" tjeter ti, na sjell edhe kater zgjidhje te tjera pervec atyre te postimit. Si rrjedhim, do marresh edhe pese per kembenguljen, 5 te tjere per inatin konstruktiv, dhe 5 te tjere se i qendrove kokes tende deri ne fund smiley, e keshtu me radhe.

E ka me hile ate zeron Ll. po he. Mendon se nxit temat dhe debatin ai.

E nuk eshte se e ka shume gabim, jo! smiley

shkrim i bukur,  ne pergjithesi por realiteti qe pershkruhet nuk eshte ai i te gjithe Shqiptareve, ndoshta behet fjale vetem per realitetin qe njeh autori. Pastaj ka edhe plot idiotesira e plot te paverteta si:

 

Mos prisni ndonjë reagim prej këtyre nacionalistëve kur mësohet se në Shqipëri sektorët strategjikë e burimet kryesore po i blejnë njëra pas tjetrës biznesmenë të dyshimtë. S’ka reagim as kur mësohet që një pjesë e mirë e këtyre burrave të biznesit vijnë prej këtyre vendeve te armiqve tanë fqinjë (mos ndoshta teza nacionaliste përjashton nga armiqësia vetëm botën e biznesit, dhe e ka të gjithë problemin me popujt e varfër fqinjë??). Nuk ka reagim popullor prej nacionalistëve as për pikat e Ban Ki Munit, edhe pse këto i pikojnë në shpirt gjysmës së “nacionit”.

 

Une po i ve nje 3, me shume s'meriton. 

sol-o, me vone per shkrimin vete, por ma shuj kureshtjen iher per kete:

... të rinjtë shqiptarë, të mësuar me theksin british të anglishtes aristokratike, që e kanë mësuar duke u vërtitur nëpër fusha golfi e nëpër klubet Royal...

Huh? (dmth ironi eshte kjo?)

 

Mos prisni ndonjë reagim prej këtyre nacionalistëve kur mësohet se në Shqipëri sektorët strategjikë e burimet kryesore po i blejnë njëra pas tjetrës biznesmenë të dyshimtë. S’ka reagim as kur mësohet që një pjesë e mirë e këtyre burrave të biznesit vijnë prej këtyre vendeve te armiqve tanë fqinjë (mos ndoshta teza nacionaliste përjashton nga armiqësia vetëm botën e biznesit, dhe e ka të gjithë problemin me popujt e varfër fqinjë??). Nuk ka reagim popullor prej nacionalistëve as për pikat e Ban Ki Munit, edhe pse këto i pikojnë në shpirt gjysmës së “nacionit”. I vetmi reagim qe ai i një grupi organizatash – se populli... i ruajti energjitë për në internet... E kotë të kujtosh parrullat e analogëve të tyre në botë, të famshmen “Get Off My Country!”.

 

Pseudo nacionalizmi nuk mund te luftohet me nacionalizem.

Dhe ne se nuk ka reagim per te gjitha ato qe rendom vleresohen si probleme/shqetsime  te kohes faji eshte i.....ndergjejges se pushtuar nga Mitet., vecanerisht nga MIti Skenderbehut. smiley

Behu i ditur te jesh i lire!! Behu i lire per te qene i ditur.

Ndërsa grupi i tretë i të majtës është një grup që luhatet mes surrealizmit dhe dadaizmit, është avangarda artistike e politikës.

Sol, shkrimi ishte shume i mire. Urime dhe peshkut qe duroi 10 min e para pa bo komentet e veta surrealisto-dada-iste

Eshte e pavertete qe nuk ka reagim per keto ceshtje, ( te pakten ne ato vende ku thote autori ) . Gjithnje kam mendur se pas protestave te armatosura te 97 njerezeve ju eshte neveritur cdo lloj proteste rrugesh (kjo vlen edhe per mua), ndaj nuk ka edhe aq shpesh sa duhet nga ky lloj reagimi,  por me sa duket e kam pasur gabim,

mos protestat ndodhinpasi jemi te pushtuar nga mitet ?? !!!

I dashur arb, e kuptoj qe ke qef te fushesh sa me shume gjera me nje artikull, por kjo eshte gabim dhe duhet te tregohesh i kujdesshem te mos krijosh pershtypje te gabuar!

Ne shqipri nuk ka levizje rrasta, dhe per me teper 3 festa nuk quhen per te thene se kjo levizje eshte infiltruar ne ambjentin shqiptar!

Nuk e di ku i ke par slloganet neper bluza, apo konverset, ne veshim strictly skater!!! Mos u merr me gjera tendencioze, nese do te shkruash dicka per cfar ne po bejm me mir pyet! Mos na ver epitete, nofka, apo te krijosh publikisht nje imazh per ne te cilin nuk e kemi zgjedhur dhe nuk e kerkojme ta kemi! ne jemi objektiv per cfar po bejme dhe ku duam te arrijme me muziken rrege dhe per ket gje nuk mund te pranojme qe te flasin te tjeret per ne!

nga

roots raid collective

ps: levizjet kulturore nuk duhet te kene emra te pervetshem... kshu qe mos permend emra te pervetshem

Sol-o, tabele descriptive e paske bo. Po du me te besu ne cer thu per ca motive thellesisht nacionaliste, ne fakt edhe me roncem se aq, per motive krahinoro-komuniste, ku kjo e fundit nuk ka fare te beje me komunizmin si ideologji, porse me ndarjet administrative, si psh "komuna e Potomit, Skrapar"...  smiley  smiley 

I said, hey, hey, you, you, get off of my cloud....

........................

Don't hang around 'cause two's a crowd  ...  smiley  smiley  smiley  smiley  smiley  smiley   

Normal, kush tjeter pervec se nje mjaftisti do te vinte ne nje fjali fjalet Skderbeu, Obama dhe Marley se bashku. Prit tashi kur mbas nje jave te beje Spiropali nje artikull me titullin Shote Galica, Maddona dhe Margaret Thatcher

Ne vazhdim do kemi per tituj artikujsh cdo fjali te pare te barsaletave te tipit, Nje prift, nje hoxhe dhe nje kale futen ne nje bar. smiley

O femije i keq smiley. Me shkrive derman smileysmileysmiley

Dhe ma germezo mire titullin e Gjergjit se do i kemi keq punet bashke smiley.

E djathta hyn ne bar me elefant. smiley

ej, ata qe reagojne te paret, dhe ndihen menjehere te ofenduar i bie te jene pjesa me injorante e te pershkruarve, ju lutem mos e turperoni ceshtjen tuaj cilado qofte.

 

@ Roots Rais, une kam perdorur dy emra miqsh, te cileve ua njoh sportivitetin, keshtu qe faleminderit per keshillen. Nese ti perdor skater, atehere qenke pjese drejtuese e grupit, ndersa shkrimi im flet per popullin e thjeshte, ata qe veshin allstarka. Nuk e kisha per ideolloget. Suksese me levizjen.

 

Kush me pyeti per te djathten, i them ta kerkoje gjthandej neper shkrim.

Mirë Sol përmbledhje e lezetshme, veç një vërejtje: Ka shumë ajër dhe pak tokë shkrimi në fjalë.

Hahaha, une perpiqem te 'back my sh*t up' ti lan duart me nje fjali!!! E padrejte. smiley

Autori ka nje gjuhe shume te zhdervjellet qe me terheq. Ka edhe mendime qe rrjedhin zinxhir (o zot c'gje e rralle, mendime, lere pastaj zinxhir), qe me terheqin. Por shkrimi ne pergjithesi vuan nga shkathtesia e tepruar, nga konkluzionet e nxjerra ca si shpejt - madje nganjehere edhe per hater te zhdervjelltesise. Jo se problemet nuk qendrojne - te qenit siperfaqesor, te qenit teper i rehatshem (o zot, ku e gjejme kete rehat, c'eliksir te jete ajo kafe) - por ekzagjerohen nen ritmet hip-hop te fjales, per hater te rimes.

E di qe do te me duhet ta mbeshtes kritiken. Psh 1: regeizmi ne Shqiperi, say what? 7 apo 8 cuna me 5 apo 6 goca nuk perbejne levizje, nje lulke nuk e ben pranveren, nje vrojtim mes gotash nuk justifikon nje paragraf 20 rreshtesh per kuptimin e levizjes rege, perjashto rastin kur autori eshte aderent apo proponent (keto fjale plotesisht te integruara me shqipen) i levizjes. A do autori t'u thote cuna-gocave qe ai e njeh regen me mire, qe e di sa i duhet Shqiperise dhe qe ata nuk po ia shfrytezojne fuqine revolucionare? A eshte autori sufler ideologjish? Psh 2: the essentials of nationalism for dummies is a redundancy, watson, se 'the essentials of nationalism' eshte alternativa e 'nationalism for dummies', duke nenkuptuar keshtu qe me thelbesoret merren vetem diletantet, se profesionistet merren me majrat me te largeta prej trungut. 'indifference for dummies' sugjeron qe ceshtja e figurave kombetare, per arsye te rendesise qe keto kane per ngjizjen, ngjitjen dhe riprodhimin e kombit, duhen se paku anashkaluar e se shumti trajtuar me humor. humori eshte forma me e larte e artit, sipas nje libri tjeter for dummies. Psh 3: autori te mos beje reklame te genjeshtert per majtizmin duke deklaruar se 'komunistet' kapin femra hot, se edhe po te shkelnim tre here mbi varr te Marksit e te klasifikonim Obamen si 'komunist', nuk do te mund te klasifikonim Mishelen si hot (Gjon Pali II? ajo lista e burrave mos ishte kunderargument?). Psh 4: Kitschizmi me duket edhe mua fenomen shume interesant, por populli i varfer shqiptar, i cili akoma eshte i detyruar te identifikohet me artin nepermjet posterave te zvogeluar te Dalise, me eshte aq here me i dashur sa here akuzohet per perqafim qesharak te emocionit artistik, ne nje kohe kur elitat e veta nuk prodhojne dot asgje, ne nje kohe kur media dhe ne, psh une dhe ti shoku autor, informacionin dhe estetiken e marrim ne gjuhe te huaj dhe te transformuar nepermjet teknologjise, pra ne nje kohe dhe vend, ne nje shoqeri perkohesisht te sterilizuar, nuk mund te mbije dot bar natyral. Kitschi eshte, fatkeqesisht, e vetmja menyre per ringjalljen e djerrines shqiptare. Shkruaj seriozisht.

Eshte per t'u lavderuar me sa kujdes i ka sqaruar me veten dhe me publikun autori terma te rendesishem si 'reggae' dhe 'ndergjegjje false' por une do te lavderoja edhe me shume kujdesin per identifikimin e individeve apo grupeve apo krejt realitetit shqiptar me keto terma - madje edhe 5 yje per evitim te termit 'post-modern' sidomos kur ky shpjegohet lehtesisht me 'indiference panestetike'. Jo cdo term ne wikipedia eshte kaq lehte i pervetesueshem nga bashkemoshataret e mi, apo nga ndergjegjja dhe estetika e popullit shqiptar.

Ky shkrim me kenaqi, mgjs ia punoi vetes duke m'i ngritur shume pritshmerite dhe duke me deturyar te kerkoj qe standartet shume te larta ne disa drejtime te respektohen edhe ne drejtime te tjera. Por po te kishte peshku me shume shkrime te tilla do te hyja yhy sa me shpesh.

Tropizme,

puna e regezmit nuk me ka terhequr per nga masiviteti, dhe c rendesi ka per mua se jane 7 apo 70. per mua ka rendesi se sa thelle i hyjne muhabeteve dhe pasioneve te tyre njerezit (shpresoj te jem i qarte, dhe pa rime)

Sa per listen e te majteve, ajo eshte nje liste kitch, nje pjese e njerezve qe jane aty per mua nuk bien aspak tek e majta. Por thjesht po perseris nje nga bindjet popullore te atij grupit ne fjale.

Une s'jam aspak sufler - dhe e refuzoj kete rol, por me aq pak sa lexoj arrij te ve re nje lloj mungese te thellimit, ne kufijte e analfabetizmit. Dhe une si njeri e kam bezdi profanen.

Sa i perket qendrimit tim per nacionalizmin dhe per mitet, ai nuk trajtohet ne shkrim. Une aty trajtoj thjesht siperfaqesine e pergjithshme te konservatoro-tradicionaleve shqiptare.

Populli i varfer shqiptar le te lexoje e le te thellohet, dhe po te njejten gje le ta bejne dhe elitat e varfra shqiptare. mos te me dalin ekonomiste te famshem qe te me thone se neve s'na prekerka recesioni, se kemi imunitet. Apo statisticiene qe thone se s'ka rendesi ne eshte 13 apo 20 perqind papunesia. apo oratore qe s'dine te lidhin dy llafe. me nje fjale le te largohen nga mediokriteti. Ata me te varfrit, sic e them dhe vete, i shpetojne mediokritetit.

nese termat jane te qarte, meriten ja blatoj wikipedias. faleminderit wiki!

flm per leximin e vemendshem e kritik

Ah, per hyrjen thelle brenda syrit te pasionit, per ate po qe duhet nje shkrim, psh per cektesine e natyrshme te pasionit si fenomel moral, gje e cila vjen si rrjedhoje e thellesise instiktive te tij.

Pastaj une e di qe ti nuk je sufler, nuk varesh vetem nga wikipedia, etj, etj, madje ato akuza ishin vetereflektuese smiley dhe shpesh prekin me te miret prej nesh.

(Ne pergjithesi une vras mendjen per dobine e gjerave 'smart', per vetekufizimin qe karakterizon zgjuarsine- per ta rithene pa rime kritiken time.)

artikull interesant, pak a shume si ftese ne studio, i gjen te tera brenda smiley

sidoqofte, mendoj se levizjet rock, rasta, hip hop, e lesh  perfaqsojne botekuptime te ndryshme. rockerat rebelim t ekote, vuajtje shpirterore, halle te medha, se dime se ca kemi, revoltohemi, shpesh behemi dhe komuniste, rastamanet gjithmone duke kerkuar me shume qejf, me shume gallate, me shume kallama te gjate, jeshile, jonxhe, muzike, rehati, qetesi, sna rr.het hic se ca behet, ca na duhet ne se ca bejme ne,

hip hopistat ne po qe jemi te rrezikshem, ne jemi rrit ne rruge, ne te thyme ne mes, ne bojm muzik kot, pe rme mulu haferat e trafikut t droges,q e e drejtojm ne, se ne jemi t papam, jemi dhe nacionalista, jemi t rrezikshem mo, jemi ganga, e jetojme neper geto, kemi kushte sociale t tmerrshme...

te tere keta, jane njerez qe kane kohe te merren me muzike efilozofi, kane kohe t emendojne, kane kohe te pijne e argetohen, kane kohe te rrine darkave vone para ndonje gote e diskutojne thekshem se si do ndryshojne boten ulur bythet ne kolltuqe t ebute...

shkoni e thoni njehere atyre te rinjve te cleve u duhet t epunojne, te cilet nuk kane leke per rroba, te cilet nuk zene te dashur se skane makine edhe pse tjeter gje funksionale su mungon, te rinj qe vijne nga shtresa te varfera, qe jane 80% e rinise, po u rr.het fort atyre te tere keto muhabete pseudointelektuale qe bejme ne, e qe nuk bejne te qarkulloje nje lek...

me keto muhabete ketu nuk fitojne ata qe bejne muzike, muzikantet, do fitojne dicka shqiptaret...

shko  e thuaji punetorit, skenderbeu eshte... mu zhduk te thote, se te theva brinjet, gomar, kam kohe une te m,errem me skenderbeun...

sidoqofte, keto biseda jane ne njefare menyre terreni i lindjes se ideve te reja, dhe grupimeve te reja, qe do cojne perpara kete vend, here duke i nderruar amortizatore, here duke i bo motor, po ama do eci para...

sidoqofte, ishte i lezecem artikulli smiley rendesi ka qe truri yt mendon e analizon, diku do shkosh o njeri smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).