Biznes-Politika dhe Revolucioni

Biznes-Politika dhe Revolucioni

Leart Kola

Që pa e nisur mirë këtë shkrim dua të sqaroj që fjala "revolucion" është përdorur haptazi në mënyrë provokative nga ana ime, le të themi sa për t'ia ngecur në fyt shqiptarit gjelin e detit, e për t'i dhënë mundësinë që të skërmisë dhëmbët me inat me të gjithë ata të pafytyrë që përdorin këtë fjalë komuniste. Në vendin tonë tashmë të gjithë aktivistët politikë, si majtas ashtu dhe djathtas (madje në shumicën e rasteve majtas) e blasfemojnë revolucionin si një formë skllavërimi, si një e keqe e madhe. E për urrejtje ndaj ndryshimeve të thella sociale që ai (pra revolucioni) propagandon, politikanë të rinj e të vjetër e shohin zgjidhjen tek dy partitë e lindura pikërisht nga komunizmi që aq shumë urrejmë. Moderniteti i këtyre dy partive kufizohet vetëm në llojin e makinave që përdorin, sepse idetë vazhdojnë të jenë po ato, dmth. mantra ideologjike e dy partive konsiston në parimin trilogjik - Marrim pushtetin; Bëjmë pasuri dhe Jetojmë mirë...

Nisur nga historia e hershme po dhe nga faktet e ndodhura tani vonë, "revolucioni" i fundit qe patëm, ishte gati patetik ne sensin politik, sepse prodhoi vetëm heronj me një perdorim, si ata te bandave. Këta heronj gradualisht humbën në memorjen e brishtë të shqiptarëve per t'u zhdukur ngadalë në hijen e harresës, anipse për një periudhë dhe stili i veshjes së tyre hyri në mod, dukeu përdorur nga shumica e politikanëve që ekzistojnë dhe sot (kujto Arben Imamin të veshur si gjeneral). Dhe prodhimi që pasoi këtë "revolucion" ishte qeveria me kryeministër Nanon, që deri 5 vjet para se të ndodhte hataja e madhe, ishte i akuzuar për vjedhjen pa kriter të ndihmave që solli bota perëndimore me qëllim që ne të shtonim vitaminat në trup. Besoj i mbani mend ndihmat në fillim të viteve '90, që konsistonin në shumicën e tyre në qumësht pluhur. Pra në '97 pasi hoqëm hajdutin e parave të shqiptarëve, pas "revolucionit", në pushtet kërceu hajduti i qumështit pluhur. Ngjarja, përveç se patetike dëshmon dhe dashurinë që kishim për të mposhtur sa më parë komunizmin, e për të absorbuar një herë e përgjithmonë sistemin aq të dashur kapitalist. Pra "revolucioni" ynë nuk synonte drejtësi apo barazi sociale, por ishte për t'i dhënë një shprehje më aristokratike vjedhjes, sepse deri në atë kohë ishte nje akt borgjez, thuajse banal, që kryhej nga të gjithë, e kjo nuk na permbushte.

Pas kalimit të kesaj kohe trazirash, dhe përgjithësisht ambigue, u formua një klasë politike e cila nuk kishte më frike nga ndergjegjja sociale, populli e tregoi veten si një tufë delesh, pa një parim dhe ideal të caktuar, por i nënshtruar ndaj një kërkese të thjeshtë materiale, kërkesë e cila sot e kësaj dite është bërë aq qesharake, sa nuk kuptohet më se si arritën këta shqiptarë të digjnin gjithë shtetin në 1997. Ajo që erdhi më pas ishte edhe më e ndyrë. Politika u bë përherë e më shumë e varur nga biznesi, sepse të gjendur pa një ideal politik, apo pa një besim të trashëguar, politikanët shqiptarë vendosën që të pasuroheshin, e ta bënin mundësisht shpejt sepse nuk i dihej!!! Donin të ishin të pasur e pikërisht në këtë moment dalin në pah biznesmenët, meqë kërkesa e të parëve ishte pasurimi ndërsa të dytët kërkonin pushtet. Pra lindi simbioza, dhe u vendos që të shitej gjithçka, të privatizohej, dhurohej, vidhej ç'do gjë që shihej perpara, dhe marredhenia filloi të funksiononte, politikanët pasuroheshin shpejt, biznesi monopolizohej dhe fitohej shumë nëpërmjet abuzimit. I vetmi që humbet është populli, mirëpo populli e pati një herë fitoren në dore, ne '97 e nuk ndodhi asgjë, dhe përsëri në vend të lirisë, zgjodhëm skllaverinë. Ajo që erdhi më pas ishte sërish një skllavëri, por kësaj here me miliarderë, me restorante klasi, me të varfër nëpër rrugë (që i japin kënaqësinë atyre që kanë shumë për të parë në sytë e tyre pasqyrimin e suksesit), me politikanë përherë e më shumë të paprekshëm nga ligji, dhe përherë e më shumë të pasur. Ç'do ditë ndarja sociale thellohet dhe përherë e më shumë të pasurit ngrenë mure mireqenieje ndaj të varfërve. Është i vetmi vend në rruzullin tokësor ku fëmijët kanë idhull Sali Berishen dhe Damir Fazlliçin, e nuk njohin asnjë artist apo sportist. I vetmi vend ndoshta ku të gjithë të rinjtë ëndërrojnë të bëhen biznesmenë, e ti japin makinave te mira, asnjë shkrimtar nuk eshte heroi i tyre, brezi i lindur në fillim të '90, që pëson lekundje në '97 e që gradualisht krijohet në 2008 është një brez i cili as nuk e mendon si të mundshme mposhtjen e "Babait", por puth dorën e tij deri në pështirosje duke ëndërruar se si do t'i dhunojë të ngjashmit e tij, kur të jete vetë "Babai". E jeta vazhdon kështu pa konflikt, sepse ne e patëm një herë mundësinë në '97.

Pas 7 muajsh në Shqipëri do të kemi zgjedhje parlamentare, me dhjetra njerëz të biznesit janë rreshtuar në listat e votimeve, me dhjetra të tjerë presin momentin që të shpërblehen. Partitë kanë më shumë se kurrë nevojë për para, dhe biznesmenët kanë më shumë se kurrë nevojë për vende për të bërë pallate, hapësira për të ngritur industri të ndotjes, e shumë biznese në kufijtë e të paligjshmes, që të japin mundësinë që të pasurohesh sa më shpejt. Jemi 7 muaj para zgjedhjeve e nuk ka më fjalë, ushtritë janë rreshtuar perballë njëra-tjetrës dhe pritet goditja e topave të pare në formë posterash, politikanët do të krijojnë dhe një herë buzeqeshje të marra hua nga vegjelia e tyre, emisionet politike më shume se me debate mbi taksat do të kthehen në biseda mbi kushërinj të dyshimtë, e më pas për të zëvendësuar debatet për politikat e zhvillimit do të fillojnë të kacafyten se kush e urren më shumë komunizmin. Pas nja 7 muajsh ne do të zgjedhim prapë pak a shumë të njëjtët njerëz, të paktën në kontekstin politik, sepse në atë estetik duhet thënë që të majtet jane përmirësuar (e çuditshme apo jo).

Gjithsesi pavarësisht se çfare u shkruajt ketu, unë me logjikë ju keshilloj të bëheni me një parti politike, do të ndiheni më të sigurt, mundësisht deklarojeni votën që më përpara për një parti, kjo do t'ju sjellë benefite që ju as mund t'i mendoni. Nuk ka rendesi nëse je në opozitë apo pozitë, nëse je me një tribu politike ateherë gjasat për të gjetur punë janë më të larta se të atyre që e kanë mbaruar shkollën në Oksford. Kapercejini si të mundni këto shkrime moralizuese që bëhen nga njerëz të paskrupullt, në fund të gjithë e dimë që ëndërrimtarët e kanë vendin në ferr. E meqë po flasim për ferrin, para 7 vjetesh (meqe zgjedhjet i kemi për 7 muaj dhe ferri i Dantes ka 7 rrathë) kinemaja tek Rruga e Kavajës, u prish për tu bërë pallat! Atëherë u deklarua që pallati do të kishte kinema!... por akoma nuk është bërë... a do të bëhet përpara këtyre zgjedhjeve vallë? Tani më mbetet vetëm të shpresoj, sepse në '97 e dogja një mundësi...

15 Komente

Ma ngece gjelin e optimizmit me ket' shkrim, se shtyje dot pas vitit te ri kur te ishim te gjithe gatismiley

eshte shtrenjtuar shume dhe gjeli. gjel i poshter kapitalist

I nderuar Leart,

ne fillim te artikullit mundohesh te paraprish kritikat per perdorimin e fjales revolucion. por me shqetesuese se perdorimi i fjales revolucion eshte perdorimi i fjaleve "shqiptaret", "populli si dele", etj.

Kete lloj frazeologjie qe jep mendim per gjithe shqiptaret, mund ta pranoj nga nje personalitet i madh, psh Kadare. Por kur vjen nga nje goje (apo pene) tjeter tregon thjesht nivelin e refugjatit shqiptar ne Greqi ne vitet 1995-1999 (sepse para asaj flisnin per efendikoin dhe pas asaj filluan te shikonin punet e tyre).

Dhe ne duhet te jemi krenar qe brezi i ri pasi ka investuar dhe sakrifikuar per edukimin e tij (nganjehere dhe ne Amerike) ka arritur nivelin e refugjatit mesatar ne Greqi.

Admin. po abuzoni me peshkun!  Mos sillni ketu cdo gje qe shkruajne ithtaret e Rames. 

Shikoni ne te gjithe shkrimin permenden te gjithe pervec njerit, te paprekshmit, Edi Rama.

Ku jeton ky autori ne Turqi?

Femijet, mor i madh, nuk njohin emra sportistit, por njohin gjithe presidentet e klubeve, me emer e mbiemer.

Jo lumidrin, Turqia eshte afer, ky duhet te jetoje ne Mars se deri tani nuk kam degjuar qe femijet shqiptare mund te kene idhull Damir Fazllic.  Futobollista mund te kene idhuj (ky marsiani ja fut kot), aktore, kengetare, edhe Berishen me Ramen, po Fazllicin?!  Kesaj i thone jo vetem clirim emocional por edhe .....

E o polic, je vertete permendorja e adhurimit ndaj Sales. Je medalia qe fergellon nga trimeria kunder armikut. Je njeriu qe jetoi jashte po mendoi sikur te mos kish marre kurre nje burse shteterore per te ik ne Angli. Sado ankth te kesh per bursen e humbur po fotoi Rama, nuk te justifikohet te lexosh gjithmone me hunde te zhytur ne pune o trimsmiley

Kam vene re vertet qe Edi Rama nuk preket ne komentet e peshkut.

Me qe ra fjala, a eshte e vertete qe Rama (Edi) na paskesh thene qe ne kohen e Partise te gjithe shqiptaret ishin spiune? Ndoshta ka qene ai dhe soji i tij por jo te gjithe.

 

Nuk di te te them per peshkun, por ky blog, prej nga eshte marre ky shkrim, nuk ia ka kursyer kritikat, dhe nuk e ka aspak me qejf Ramen shembull http://peshkupauje.com/2008/12/blogosfer...

Kete shqetesimin e perkedheljes se Rames e kemi dhe ne, si dhe problemin per devijancen qe po peson e majta shqiptare. Per kete arsye blogu jone rreth 80% te shkrimeve i drejton kritika te majtes shqiptare (aktualisht Rama, Meta dhe cerrat e tyre).

Sa i perket Berishes, ky blog eshte deklarativisht i majte, pra ne ate 20% qe mbetet...

E kemi bere telef ne zyre pikerisht kete teme dje, qenka fryme e pergjithshme e ketyre diteve kjo smiley

Ju qe jetoni larg, vini veshin ... jo dhe aq per revolucionin se sa per qametin

E vertete, ata qe jane larg lujne vetem rolin e Keshillit Kombetar te Radio Televizionit. Kontrollojne kohet televizive...e keqja eshte nuk ankohen kurre per Berishen. Me kujtohen fushata ne 96, qe ankoheshin shoqata te ndryshme pse TVSH nuk nxirrte mjatueshem PDsmileyBravo targat e huaja

Bej nje bilanc te ankesave sipas flamureve... Spo te jap jap formule, se po ishe Lsi nuk do ta kuptoje, kurse si PD do duash ta zgjidhesh vete ket' sikletsmiley)Gezuar vitin e ri dhe banoreve te zones Gerdac qe do kene kaluar naten perjashta(per fajin qe mesa duket kane kryer ne ndonje jete me pare, se ska shpiegimsmiley)Rrofte Sala, KAka dhe gjithe burrat me leke

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).