Bashkerisht te Vetmuar

Dy here kam mbyllur llogarin time ne Facebook.  Te dyja heret e mbylla sepse u ndjeva i lodhur me falsitetin e jetes sociale virtuale qe krijon kjo faqje.  Sigurisht, si shume te tjere nuk pata forcen (ndoshta edhe alternative me te mire) per ta lene fare.  Cdo dite vazhdoj rutinen time te te zgjuarit ne [...]

66 Komente

Jam plotesisht dakort. 

Titulli m'u duk fantastik

Mendova si titull me te pershtatshem titullin e librit me poezi te te ndjerit Ilir Belliut, "Vetmi me njerez." Per kedo qe eshte i interesuar per menyren si teknologjia ndikon ne format e shoqerizimit ja vlen te lexohet libri brilant i Neil Postman, "Technopoly." Une po vazhdoj te rezistoj dhe ende nuk kam hapur nje llogari ne fb.

Une jam shume e trishtuar nga fakti qe disa njerez te cilet nuk i kam takuar asnjehere ne fakt  i njoh shume mire...kur e kane ditelindjen, me ke e festojne, cfare hane, dhe detaje te tjera me intime......m'u duk vetja sociopate dhe dikur vendosa te dilja..."me dhimbje" nga FB

dakort dhe une.

mua me bezdis shume fakti qe me flasin me zor rob qe kam 20 e kusur vjet qe si kam takuar, sepse sna ka lidhur ndonje gje e madhe, pervecse qe kemi shkuar ne cerdhe a kopesht bashke. 

Por nga ana tjeter, eshte mire te rilidhesh me njerez qe thjesht i ke neglizhuar per shkak te puneve apo se jane larg dhe sdi se c'behet me to. Me ket rast merr vesh se ku jetojne, me ke jane martu, sa kalamaj jane bere. Mua me duket sikur po zevendeson nje cike ate vorbullen e llafeve qe dikur beheshin ne kafe me komshijet, dhe me ane te se ciles merrje vesh ca behej ne dynjalluk.

Tani hyn ne FB dhe e merr vesh smiley

Por gjithesesi, njeri me detyrim ste fut ne FB jo smiley

Pjeserisht dakord.

Eshte qeshtje pritshmerie, dua te them personalisht nuk jam kalkulative  persa i perket te pranise sime  ne facebook.

une kam 34,845 'friends'. menyra se si e arrita kete eshte duke u hedhur nga nje profil ne tjetrin... shkruaj nanje k..llek qe vetem ty te duket funny, pastaj shkruaj HAHAHAHAH edhe dergoju qe te gjitheve invitation qe jane aty..... edhe 90% e pranojne. 25 prej ktyre i kam takuar edhe ne te vertete, por kta i kisha takuar para se te hyja ne facebook ne fakt.

Ne fakt, kjo nuk ka lidhje vetem me fcb, te cilin une per vete e hap shume rralle, por pergjithesisht njerezit jane bere te varur nga bota virtuale, mendojne se aty do te gjejne ata miq me deshira, qellime, mendesi e botkuptime te perbashketa, qe ne jeten reale, per nje arsye ose nje tjeter nuk i gjejne dot. Nuk e di se ku e kam thene dhe diku tjeter, po ketu tek peshku, qe me teper flas ( edhe me vete, mor njerez, pupupu) me miqte e mi peshq, se sa me njerezit prej mishi e gjaku qe me rrethojne. Ndjehem mire, kur shoh e lexoj gjera te bukura ketu, kur shkembej mendime apo ndonje qyfyr me miqte e peshkut, po aq sa merzitem kur shoh tendeciozitete apo grindje... Dhe me lene nje shije te mire ( shyqyr o zot, kur ndodh kjo smiley )  apo te keqe gjate gjithe dites, kjo eshte me e keqja.

Po rilexoja dicka nga Pavese, edhe kete nga sygjerimet e nje miku, dhe pashe qe dikur kisha nenvizuar keto fjale pak a shume: Problemi me i madh i njeriut eshte kapercimi i vetmise se vet per te komunikuar me te tjeret.

Pyetja eshte: vertet miqte qe kemi perqark nuk na plotesojne dhe kerkojme dicka tjeter, apo e bejme thjesht per hobi, per te kaluar kohen, per loje?

 

 

Ana_H,

E ke lexuar tashme poemen legjendare "Puhize deti" te Stéphane Mallarmé ?

Per ata qe ndoshta nuk e dine ende, çdo pervoje njerezore, e perseris, çdo pervoje njerezore, eshte tashme e shprehur njehere ne letersi : edhe fejsbuqet, edhe peshqitpauje, gjithçka eshte thene njehere. Mjafton te jesh nje bibliofil i mire dhe t'i kesh renditur mire ne tru. Ja psh, sapo lexova postin e Ana H, shkova tek ndarja "M", kerkova Mallarmé, dhe mora "Puhize deti".

 

Po, po, e mbaj mend... Ka qene nje nga ato poezi qe ne fakultet i mesonim permendesh...

Brezza marina

La carne è triste! Ahime! e ho letto tutti i libri.

fuggire! laggiu fuggire!  etj. etj...

dhe fundi ishte pak a shume

ascolta, o cuor mio, il canto dei marinai!

E bukur, e bukur, por dhe "Il sonetto del cigno" s'mbetet pas. smiley

"Puhize deti" eshte ndoshta poezia me e bukur franceze. Keta kane plot, por kjo ka nje lloj bukurie qe nuk i iken kurre. Sa here qe e lexon, te duket sikur sapo e lexove per here te pare.

________

Qe ta lidhim me facebook : im ate ka gjetur nje shok te vjeter, Pali Misken, kane qene bashke sharrtare ne Puke. Pastaj Pali e ka prezantuar me Lenken, Simonin dhe Vangjelin. Me ne fund, me thoshte nje nate im ate, me mjekren qe i dridhej nga emocioni, hyra dhe une ne Byro ! Le qe mua me ra mire nga kjo se pastaj babai bleu dhe nje shtepi ne bllok dhe keshtu u bera tiranas dhe une. Si vjen jeta, he ? Behet sebep nje puçrranjos amerikan dhe une behem tiranas. Ec e fol pastaj po deshe.

Hurbi, jo me 100 ne ore qe ne mengjes - mgjs c'jane 100 ne ore me autostradat e sotme, po keshtu ka ngelur fjala.

Ana, (le te perfshijme dhe Hurbinekun), po vjershen e bukur "Soupir" e keni lexuar valle ne shkolle? Sa per la tristesse de la chair, nuk po ia degjoj fjalen Mallarmese, s'ma mbush syrin ne kete drejtim (eshte pak a shume si te jap une mend per letersine).

Vecanerisht per Jerusalemin nje pershendetje me "Un coup de des..."

Mua kjo puna e "mishit te trishte" me duket gje shume e goditur. Miremengjes, tropizma smiley . E ka shkruar Françoise Sagan smiley

"Psheretime" ? Shume vjeshtake... Mais c'est encore le matin, si nous commençons à soupirer dés les premières heures, que nous reste-t-il pour la soirée ?

 

Miremengjes Hurbinek! C'i bere Anes qe u zhduk pa zhurme (me gjurme)?

Psheretimat s'mbarojne kurre Hurbinek, vetem qejf te kene njerezit. Saganen s'e kam lexuar, s'i ka ardhur radha. Si shprehje, e goditur vertet, por verdikte te tilla jane gjithmone te frikshme, prandaj s'mund te shqiptohen nga kushdo.

Ana me duket ka vajtur te me qendise letren e dyte te dashurise. Eshte mbyllur ne terroden e saj te vockel dhe po mendohet si te mos me thyeje zemren, edhe te me mbaje larg edhe te mos me largoje.

Por psheretimat nuk dalin asnjehere nga qejfi, ma chère. Psheretima, me ç'kam kuptuar une, eshte nje teprice shpirti qe eshte enjtur shume e qe nuk mund te rrije me aq ngushte ne zemer. Ndoshta e kam gabim, por keshtu me duket smiley

hahahah, c'i paske punuar psheretimes smiley

ne vend te 'enjtur', mund te themi ndoshta 'fryre'? se enjtja nenkupton edhe nje fare mavijosjeje, nderkohe qe fryrja eshte thjesht rritje vellimi, deshire per shperthim.

kurse terroden po e lexoni ne menyre shume simpliste smiley, aty behet fjale per gjera te medha, qe nga terri guvor i platonit e deri te obscur-antizmi i barthes-it (fabien barthez, i thote nje shoku im me perkedheli).

Qe te mos e fsheh, Terroden me duhet ta lexoj disa here, e di qe eshte ca i ngjeshur, dhe duhet vertete qetesi. Por do t'i rikthehem, dhe bere vertete mire qe me dhe keto dy pista smiley

"Enjtur" eshte me poetike, "fryre" ngaterrohet keq me kuptime te tjera : shpirt i fryre, nuk kapet qarte kuptimi. Kurse nje shpirt i enjtur eshte nje shpirt i lenduar, qe ka marre diku nje goditje, nga ku dhe psheretima.  

O njerez te mire, dje ia bera qe ia bera naften punes, po sot s'kam nga e luaj bishtin, se ma ka zene rrota e auditit... smiley

Trop, besoj se e ke fjalen per kete me poshte. Vertet i kemi lexuar ne shkolle, por ca gjera njeriu i meson se i pelqen, jo se ia japin me detyrim, packa se mund t'i harroje, por tak, shfaqet dicka qe ia trazon kujtesen, qofte dhe nje titull dhe shkon rremon ta rifreskoje... smiley

SOSPIRO
L’anima mia verso la tua fonte,
dove sogna, o calma sorella,
un autunno sparso di macchie di porpora,
e verso il cielo errabondo
delle tue iridi angeliche
sale,
come in un malinconico giardino:
fedele, bianco zampillo,
sospira verso l’Azzurro!
Verso l’Azzurro raddolcito
d’Ottobre pallido e puro,
che specchia il suo languore infinito
nei grandi bacini,
e sull’acqua morta,
dove la fulva agonia delle foglie
erra col vento e scava un gelido solco,
si lascia trascinare
il sole giallo dal lungo raggio.

p.s. Eshte e vertete qe keto vargje pa shpjegimin e duhur s'kam mundur t'i kuptoj, pasi keta autore ( Bodler, Malarme & co) dhe ngjyren ( te kaltren, sidomos) e perdorin si simbol, por rrofshin analizat e kritikeve, qe te mos hutohemi vetem nga tingulli i fjales, por te zbresim ( ose te ngjitemi me sakte) tek Pafundesia e tyre e Kalter.

Ika tani te mbyllem ne terroden time per te medituar mbi kombinimin aspak te perkryer te planeve prozaike te punes ( qe e urrej) dhe te rrafsheve te shpirtit tim poetik, ( qe ketu ma urrejne) smiley

Besoj se shpeton thelbi i problemit. Eshte bota qe po ndryshon e ka nevoje per Fb, e jo Fb qe ndryshon boten.

Mua me pelqyen shume dy paragrafet e pare. Facebook-u eshte ne nje sens ekstremi i socializimit vetmitar, po ne fund te fundit, te gjitha faqet sociale, te grupit, komunitetet online, blogjet etj., perfshi edhe Peshkun, ne te njejtat ujra vertiten.

Nje dite do te kemi nje chip ne tru, nga i cili te kontrollojme direkt statusin e faqbukut (apo ndonje tjetri qe mund te dale nderkohe), realiteti eshte se njeri po njeh menyra te reja e te fuqijshme komunikimi, ai vizual e audio  avash avash po kaloje ne nje nivel ndryshe nga ai fizik.

Po te kesh nje jete shume aktive (dmth 8 ore pune, e me pas gjithmone me shoke e shoqeri) sdo te kesh kohe fare per facebook. Kur jeta qe ben nuk te mjafton, atehere futesh neper chate, faqebuke e cte dale perpara, ne kerkim te nje njeriu si puna jote.

Mendoj se faqebuku eshte nje menyre interesante komunikimi, nese perdoret ne menyre normale. Edhe telefoni ben keq nese ti ben 12 ore telefonata ne dite, pro po e perdore per te bere 4 -5 telefonata te nevojshme qe te permiresojne komunikimin dhe jeten, ska ndonje te keqe.

Te kesh nje dipendence nga facebuku duhet te kesh me te vertete nje karakter shume te dobet !

Une per vete si peshk i vertete qe jam nuk qahem si ju o ankimtaret e mesiperm. Dua te them se ne pikepamjen qe e shihni ju dhe shkrimi ceshtjen, fejsbuku eshte ku e ku me i mire se peshku, sepse atje dihet emri dhe plot gjera te tjera, ndersa ketu te peshku as emri asgje nuk dihet. Athere del pyetja, ju qe ankoheni nga fejsbuku, pse rrini te peshku?

Me duket se te gjithe jeni pesimiste!

Cdo gje varet nga individi dhe nuk ka faj FB per zgjedhjet e gabuara te njerezve qe e perdorin.Personalisht kam rreth 80 miq,ne kuptimin e vertete te fjales mik.I kam pasur miq ne faza te ndryshme te jetes time dhe jam shume i gezuar qe i kam perseri prane dhe bisedoj ngadonjehere me ta ,pra nuk shkruaj vetem Hahaha!.

Nga FB kam marre dhjetra oferta per tu bere mik me mua, por i kam refuzuar te gjitha pasi jane njerez qe nuk i njoh dhe nuk kam cte bisedoj me ta.

Nese njerzit do te ndiqnin kete qe them une, pra te sillen ne boten virtuale sikur kjo e fundit te ishte reale,nuk do te kete keto probleme per te cilat ankohen sot.

Pra faji eshte i njerezve dhe jo i FB.

 

 

Nese njerzit do te ndiqnin kete qe them une, pra te sillen ne boten virtuale sikur kjo e fundit te ishte reale,nuk do te kete keto probleme per te cilat ankohen sot.

Ja cfare ndodh kur nuk e perdor sic duhet:

Gjeja me idiote ne Facebook jane quiz_et, dhe sidomos femnat(ato qe jetojne ne Shqiperi) i bojne zbor dhe nxjerrin dhe rezultatin qe ta lexojne te gjithe miqte virtuale (vitrina), sipas meje FB eshte: "Troppo fumo e poco arrosto", por nga ana tjeter mua me ka dhene edhe kenaqesi se jam lidhur me shoqerine e gjimnazit, te fakultetit, me kusherinj e miq qe kisha vite e vite pa u pare.

Gjeja me idiote ne Facebook jane quiz_et, dhe sidomos femnat(ato qe jetojne ne Shqiperi) i bojne zbor dhe nxjerrin dhe rezultatin qe ta lexojne te gjithe miqte virtuale (vitrina)

Mos ma permend se para pak pashe dhe nje tjeter te tille, mblodha gjithe miresine time per te mos bere ndonje koment te kripur. Dhe me e bukura e ketyre "testeve" eshte qe jane perpiluar: 1. nga semi-analfabete. 2. Nga adoleshenta.

Une kam filluar te jap paralajmerime per keto quizet... i kam heq nja dy dhe ca te tjera e kane bere hak. Nuk mund ta imagjinoj qe njerezit te jene kaq bosh dhe me asgje interesante per te thene per veten e te tjeret sa u duhet nje quiz per te hap muhabet. Jane te padurueshme  edhe xhafkat qe rrine e i gjuajne quizet per te lene komente. Ndonje here ne te rralle dhe quhet se vret robi kohen ne pune po nuk behen hoby dreqi ta marr. Behuni pak interesant!

Mua facebook nuk me terheq. Nuk me intereson fare, kam kohe qe e kam faqen dhe e hapa vetem sepse mu luten miqte e punes. E hap ndoshta nje here ne muaj. Vetem per peshkun qe po bej llafe ndonjeher me grun, se thot cben tek ky blog gjith diten, na merzite me kete blog hahaha

Une jam shume fiksuar mbas privacy dhe s'do ndihesha rehat ne interagim me te tjere ne nje rrjet social ku ke tere familjen, 75% te far e fisit dhe gati gjithe koleget. Aty njeriu eshte me i observuar se kurre pasi dhe ne realitet, njeriu socializon komplet ndryshe sipas situates dhe njerezve, ne kete prizem FB ben pak. Ok, mund te modifikosh se cili nga miqet sheh foto te caktuara(opcion qe une e perdor goxha) por s'mund te vendosesh te mos afishosh listen e miqeve ndaj te ftuarve qe ke, s'mund t'ju ndalosh aksesin ne leximin te Murit(te pakten une s'kam gjetur ende formen ta bej) etj. Idea qe shakate me te brendeshme me miqet e mi te ngushte ose te gjerave te ngjashme te lexohen nga cdo njeri me te cilin kam kontakt...s'me pelqen.

Sidoqofte, kohet e fundit kam filluar ta rivleresoj FB-ne me teper, sidomos me testet e femrave beqare aty perreth te tipit"sa inteligjent je?", "sa perqind Einstein je?",...dhe fotot e profilit ne cdo poze, kend ose vend.

nji shoqja ime sapo ka gjetur burre ne FB smiley

Nuk tallem, per zotin smiley

Na se m'more mendimin nga koka se shpirtin do ta marr. More vesh? smiley

Sidoqofte, kohet e fundit kam filluar ta rivleresoj FB-ne me teper, sidomos me testet e femrave beqare aty perreth te tipit"sa inteligjent je?", "sa perqind Einstein je?",...dhe fotot e profilit ne cdo poze, kend ose vend.

eh, skam fytyre ne liber smiley 

kam lexuar nje artikull diku dhe me pase kam pare nje video ne u-tub mbi "te verteten" e fytyre librit.

Kerkoni " the truth about facebook"  

Facebook edhe Google do jene Pepsi me Koka Kolen e te ardhmes.  Te dyja po konkurrojne per te njejten gje -- per te marre pjesen me te madhe te kohes tende online.

fb te lejon te kontrollsh cfare informacion do te besh publike...njeresit do shikojne vetem ato qe gjera qe lejon ti. me fantastike se kaq nuk behet smiley

Vetem se ka FB nuk do te thote qe ju te mos keni jete sociale normale (jo virtuale) fund te fundit kush ju pengon ju te dilni me miqte tuaj? per mua FB me ka lidhur me shoke e shoqe qe i kam patur qe ne shkolle fillore, me familjen qe jane sa e sa shtete larg, edhe me miqte e mi qe kam ketu. po ta dish ta perdoresh nuk ke pse qahesh nga bota virtuale. eshte nje shtim qe te sjell sa me prane shoqerise

 Mire qe ju del koha te merreni dhe me FB, nderkoh qe mua mezi po me del koha te merrem me Peshkun, faqen tone siç kam qejf ta quaj tani.

Gjergj pse nuk e sheh si zgjerim i mundesive; fundja ne jeten e perditshme je i kufizuar nga gjeografia, mjedisi shoqeror etj ndersa me FB ke mundesine, te pakten teorike, qe ta kapercesh "murin" smiley

Artikull shume interesant! Duhet perkthy e duhet diskutu -- kush do e marri persiper, se une jam i zene me FB. 

une njof njeren qe komunikon me burrin e vet nepermjet facebook-ut,pa patur nevoje per prezencen e tij reale dhe a e dini sa mire shkojne ata te dy?!

Kane shume respekt per njeri-tjetrin,nuk zihen kurreBig Grin

Fcb ka shume te mira, por eshte shume addictive. Ka shume njerez qe nuk njohin kufij, vazhdojne te jene ne fcb edhe gjate punes (pak a shume si ne tek peshku, por ne jemi shume prodhimtare ne komente inteligjente dhe pa fotografi). Nje gje e tille shkakton probleme, sepse ne kete rast realitetit virtual i jepet me shume kohe e rendesi sesa jetes se vertete, aq sa behet jeta e vertete. Arritja ne kete pike eshte fillimi i semundjes se fcb.

jeru (kur fle ti njehere?), mua im ate s'me ka bere akoma 'accept' prandaj nuk jam fort e sigurte c'komplikime do te kishte, po s'besoj te kete shume.

eshte ushtrim per detyre shpie: te jesh me prinderit sic je me shoqnine.

ps: ne fakt ti duhet te jesh 'friend' me babin tim, shiko pak per mua c'po ngaterron smiley

trop, nuk është puna kur fle. puna është kur zgjohem. dhe ti e di që unë zgjohem herët. kur të gjesh kohë hidh pak dritë mbi  ngatërrimin. pastaj sos përmenda emra unë... smiley

Siç thotë një shoqja ime (I quote) tunele tunele tunele me shpresën mos shohim naj dritë..

Eehhhhhhhhhhhhhhhhhh!! smiley S'guxo njeriu i shkrete me thon i llaf se e merr vesh direkt tere far e fisi, madje dhe ato qe ke pare vetem 2 here ne jeten tende. 

FB me perpara se kam pelqyer hic, pastaj duke u lidhur me shoqerine time me njerezit e mi ne te gjitha anet e botes ka filluar te me pelqeje. Preferoj me shume te rri offline se aq shume miq e shoke jane ne linje dhe nuk ua del dot kur fillojne e te shkruajne ne te njejten kohe. Me pelqen gjithmone te bej miq te rinj. I kam kerkuar dikujt siper meje po sme ka pranuarBig Grin

Plotesisht e vertete, titulli u qelluar!

Me bete te flas dhe une, te rrefehem para xhaxhi priftit, ne kthinen e vockel te peshkutpauje, ku nuk me sheh askush. OK, ja historia ime :

E para e punes, habitem kur lexoj ketu qe keni gjetur me qindra shoke e shoqe. Per mua, aspak keshtu. Kerkoj ca emra, por nuk del asgje. Ka dy mundesi : o ua kam harruar emrat shokeve (e s'behet fjale per shoqet, me martesat e tyre, ec e gjejua mbiemrin), o atehere shoket e shoqet e mia jane te humbur fare dhe nuk kane as internet as faqe librash, liber faqesh, a si i thone.

E nejse, kam vene nje foto te vjedhur diku, me pelqen ne fakt, nje foto e nje çifti nen shi. Aspak romantike, nen shi nuk ka dashuri. Vetem po e pate emrin Astaire dhe shoqka jote Rogers. Por shoqkat e mia nuk kercejne asnjera dhe mua nuk me quajne Fred. Mire. Po thosha, aspak romantike.

Kur nje dite prej ditesh, me vjen nje shoqe e re, e panjohur e paditur, e me thote : "Maskara ! Qelbanik ! Mashtrues ! Funderr...!" Pasi zbrazi tere magazinen e fjaleve te bukura, i thashe : "Po çfare ka o shoqja ime e mire ?" Ajo me tha : "Mallkuar qofte dita qe te njoha !" Eh pike e zeze, thashe me vete, kam bere qe njerezit te ndihen keq, dhe po mendohesha si ta korigjoj gabimin, por ne fakt duhej gjetur ne fillim gabimi. Edhe po mendohesha : "ku do te dale kjo vajze çapkene ?"

E ajo me ndihmoi ketu : "Ti me ke thene se je i pamartuar ! Palaço !" E aty ne foto ke dale vete i dyte ! Kush eshte ajo, he ? Me ke tallesh ti ? Mos me fol me me goje ! Ik, zhduku, qerohu !" Dhe iku duke perplasur deren.

Eh mire, u ngrita nga vendi dhe mora nje cope buke, e leva me gjalpe, pakez kripe, nje domate te kuqe ne dore, dhe hengra ca çapa. Pastaj u ktheva ne vend. Ajo kishte ardhur dhe po me priste me nje kamzhik virtual ne dore. Dhe ia jep nje : "fshuh ! fshuh !" dy goditje te ashpra nga brinjet.

Esmeraldinjoza, i thashe une (keshtu quhet ajo goca), fotoja nuk eshte e imja, e kam vjedhur ne internet. Nuk i njoh ata te dy ne foto, madje me duken budallenj qe lagen ashtu nen shi. U sigurove tani ?

Ajo u qetesua pak dhe me tha : po, mire, pse e ke vene pra, heeee ? Meqe s'paska lidhje me ty, pse e ke vene ? E une, duke e pare qe tani isha si ca me i sigurte, i thashe : e kam vene qe te mos me afrohen vajzat.

Mirepo, kjo me doli huq sepse mora nje fshikullime tjeter : Uuuuu u be surrati yt qe te te afrohen vajzat, ik ore shemtaq, ik fshihu diku, gorille dreqi. U mundova pastaj t'i them se ate dite qe kisha dale ne foto kam qene sypalare, se fotografi e shkrepi pa i thene une : gati, se me dhimbte nje dhemballe dhe se nje puçerr e madhe kishte gjetur ate dite te nxirrte kryet e saj ne koken time, por me kot.

Gjepura, gjepura, ma priste ajo. Pastaj pashe ç'pashe, u pajtova dhe une me mendimin e saj dhe thashe me vete : vertete qe po flas gjepura, nuk eshte mire. Pastaj e lashe.

Si perfundim, Fejsbuku me ka martuar me nje vajze nen shi, me ka ndare nga nje shoqe qe endrra e saj eshte te me shohe te pamartuar ne jete te jeteve, dhe ka bere qe te ndihem si me i shemtuari i botes. A nuk eshte kjo per t'ia dhene piskames dhe bertitur : "No more Facebook" ?

 

Edhe dy fjale per temen:

Fejsbuku mund te mos jete lehtesisht i menaxhueshem per kedo, por une nuk mendoj se eshte aq problematik per njerez me dy pare mend. Ata qe vuajne nga mungesa e vetkontrollit, do te vuanin edhe ne ambjente te tjera, reale apo virtuale. Ata qe vuajne nga kontrolli, ne mos sot neser dikush do t'ua merrte vesh flirtimet apo sajonte histori tradhetish. Ata qe vuajne nga game addiction, kane plot e plot mundesi te tjera per te luajtur, si vete, si ne rrjet (ne fejsbuk te pakten une kam luajtur nje loje ku mesoje gjeografi).

Me vecanerisht per te mirat dhe te keqijat e lojrave ne rrjet, me aq sa e kam ndjekur une per nje projekt shkolle komunitetin open source kam arritur ne perfundimin se nga keto rrjete kemi perfituar shume permiresime teknologjike, plot rritje aftesish njerezore. Trysnia shoqerore i ben njerezit te perpiqen me shume, qe te duken me te mire, e keshtu prodhojne ide e shkruajne kod per te miren e gjithe njerezimit smiley. Harrova te beja lidhjen loje-teknologji: online game nerds, duke kaluar shume kohe me lojerat, ngacmoheshin nga deshira per t'i permiresuar keto, prandaj i futeshin programimit.

Vetmia

 

Më plak mërzitja

që vetmia më sjell;

përbuzja, urrejtja

të gjith sendet m'i mbështjell

që kam shumë anmiq

të liq

në këto sende pa shpirt,

Nuk flasin.

As sy s'kanë.

Po mue më bahet

se aty janë

vetëm që të më plasin

zemrën.

 

Së paku, të më shajnë:

I mallkuem!

Së paku, të anë tallin:

I uruem!

Së paku, të më këndojnë:

-I yni zot!

Ose të më thonë:

- Jeton kot!

Të flasin, të flasin se fjalë due

në kët vetmi me ndigjue.

Ose të më tregojnë historinë

e tyne, autobiografinë:

ndoshta aty do gjej gjasim

me jeten teme pa tingllim

që në vetmi po e kaloj -

dhe s'po dij a rroj e s'rroj.

Sendet heshtin. - sa të pamëshirë!

Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,

pse gojë s'kanë

dhe nuk flasin,

aty janë

vetëm të më plasin

zemrën teme që po vuen

dhe në mërzi vetveten truen.

 

 

o tropizmë!

të flasin të flasin se fjalë due, në kët vetmi me ndigjue, ndoshta aty do gjej gjasim me jetën teme pa (ngushllim?) tingullim, që në vetmi po e kaloj, e spo dij a rroj a s'rroj...Migjeni ky.

> >

Une nuk kom pas, nuk kom dhe ndoshta nuk do kem llogari m'surrat-t'librit. Po per te qene i sinqerte futem kaihere "kollovar" nga llogaria e te dashurores time. Car nuk me pelqe, perveç budallalliqeve te lartpermendura te tipit quizz apo shit-blerje robsh, eshte edhe fakti qe njerzit kane harru se ekziston edhe nje fare gjoje qe quhet privacy. Une, jom i pari qe kur o puna per humor du sa me shume audience, po ka ca gjona qe robi duhet me i diskutu ne ode e n'shesh. Le pastaj kur i thu robve "Si s'me lajmerove?" (psh per lindje kalamoni apo sebepe te tilla, se jom ene qokatar) dhe te pergjigjen "Uaaaaa po une kam fut fotot ne fb!" 

Teprizme, ti ke shume te drejte per punen e adiksionit, po ne rastin tim surratlibri o mo i rrezikshmi prej fotove. (biles biles o mo irrezikshem per shoqnine apo njoftlliqet e mi) Une s'mund te rri pa i bo koment fotove. E kom smunie profesionale.

Ene mos u merr me oraret e mos-gjumit te "ambulances" se nuk ja del dot! Po shif te te çoji kryevepren e saj te funit se qe madhshtore. Pastaj do te te shpjegoj una se pse hiti i rradhes do jete "Alo Alo Policia" (mos u trash se do vi dita qe do i kuptosh te gjitha)

STUDIM "à la Hurbinek" :

Kjo puna e internetit, me keto faqet ku njerezia "flasin" me njeri-tjetrin (ne fakt flasin me vete), eshte ca problematike. Me shkoqur :

Ne bote ka plot njerez te zgjuar. Dhe keta kane filluar te behen shume te dukshem, dmth bien ne sy shpejt. Ne lexojme andej-kendej dhe themi : "sa bukur flet ai apo ajo". Dhe nisur nga ky çast, duke qene se interneti krijon nje "afersi" krejtesisht imagjinare (fizikisht, personat jane larg - por kjo "larg" ketu duhet studiuar me vete sepse sot ska kuptim me avionet e shpejte), ne e projektojme veten ne prani te personit qe ia lexojme fjalet.

Ja nje shembull, pa te keq : jane nja dy-tre vajza ketu, qe kur i lexon, ke deshire te jesh me to. Mos me pyesni pse keshtu e pse ashtu. Ja qe keshtu eshte. Dhe atehere, duke qene se rreth e rrotull ke nja dy-tre "kunguj" (ne kuptimin e mire te fjales) atehere ne arratisemi dhe mberrijme perpara kujt te duam. Sot ne mengjes doja te isha me Tropizmen, pastaj me Ana H, pastaj me Jerusalemin, pastaj me Selfmaderadion, e keshtu me rradhe. Dhe ne fakt, une shkoj me "mend" dhe paraqitem perballe tyre.

Kjo lloj paraqitje, duke qene thjesht nje hov shpirti, apo nje shtytje "demoni", krijon tensione mes mundesive te mendjes (me mendje shkoj dhe ne hene) dhe pamundesive te trupit (me trupin tim nuk shkohet as ne..., e dini vete ku). Nga ku dhe rrjedhin ca telashe te vockla.

Si dilet nga ky rreth vicioz ? Me vjen keq, por nuk dilet. Mos u lodhni. Une do te vazhdoj te "enderroj" qenien perballe vajzave qe permenda (per keta çunat, ne fakt as e çaj koken, rralle ndonjeri me ka bere pershtypje), dhe vajzat do vazhdojne te "enderrojne" qenien perballe njera-tjetres, apo ne rastin me te mire (Mon Dieu, quelle bénédiction !) perballe meje.

Jo me kot permenda Mallarmé. Ky tipi, qe te dalim aty ku kam qejf une, ka qene nje fatkeq i madh. Nje melankolik me t'kput shpirtin. Ishte i martuar, me femije, me nje grua te mire, me nje shtepi si atehere, dhe punonte si mesues. Le te themi njefare Migjeni i martuar.

E ç'e mundonte kete njeri ? Ky i shkreti ishte i copetuar nga ideja qe t'ia mbathte diku, pa femije, pa grua, pa shtepi, pa asgje, thjesht hapesire, hapesire pa fund. E dilte i ngrati nganjehere nga shtepia, nxenesit e tallnin si teveqel, por ky ecte ne mendimet e veta, dhe arratisej mbi det. Merrte nje anije, vetem, dhe ngrinte velat. Dhe lundronte, ne ere e furtune, dhe zogjte e detit klithnin, dhe ai kenaqej qe me ne fund u nis. Por kur pas pak degjonte nje te qare femije, ne shtepine e vet, atehere ai hapte syte dhe e gjente veten te ngujuar ne nje minder te lodhur fshati.

Me fjale te tjera : interneti i atehershem ka qene poezia. Arratisje.

Sot, problemi eshte qe keto fjalet e mia qe mund te pelqehen nga X, Y, Z, jane fjale te nje njeriu te rendomte, te arritshem, qe mund ta takojme ne nje cep te rruges, pa kurrfare problemi. Dhe ketu eshte dallimi : nese dikur dashuroheshim dhe flisnim me autore librash (mos me thoni se nuk keni rene ne dashuri me ndonje shkrimtar), sot dashurohemi pas njerezish te thjeshte. Dhe kjo eshte shume e dhimbshme : sepse shkrimtaret i dashuronim por e dinim se s'kishin asnje gjase te ishin perballe nesh, kurse sot bie ne dashuri me nje qe po i vershelleve ne dy gishta, rrezik ne krye te 24 oreve e ke te dera per nje shishe birre.

Shkurt, gjerat jane vertete te thella. Mos e merrni me te qeshur. Une ia mbeshtjelle nganjehere budalliqe, por edhe une vuaj si ju. Apo jo çupa, a fola mire ?

Ti Hurbinek, mendon shume... Me mire arratisu, them une. smiley

 

shume mire!

me pelqeu definicioni interneti i atehershem ka qene poezia

here pas here i kthehem prape atij lloj interneti.

Po prit Danida, prit, se studimet e mia vazhdojne ende me ne thellesi, jam qerrata i madh une. OK, shiko ç'ndodh pastaj :

Problemi i dashurimit pas fjaleve te dikujt, dhe i vajtjes (me mend) perballe njeriut qe "duam", eshte se kjo ben pjese ne nje gjendje EKSITIMI TE VAZHDUESHEM.

Me shkoqur : Danida me lexon mua. I pelqejne fjalet e mia, i pelqej une si fryme (fryma ime eshte ne keto fjale), dhe enderron te me kete perballe. Mirepo, ky enderrimi eshte thjesht nje eksitues i cili e mban Daniden ne nje gjendje te "ndezur" shpirterore, gjendje e cila ushqehet vazhdimisht nga imagjinata e saj. Kjo imagjinate eshte unike per çdokend : sipas gjendjes familjare, shendetesore, arsimore, kulturore, etj.

Por ne çastin qe Hurbinek do te jete vertete perballe Danides, psh : Danida punon ne nje agjenci turistike, Hurbinek shkon te prese nje bilete, dhe Danida mendon : "Ufff çfare fshatari, dashka bilete per Paris". Ne fakt, Danida nuk eshte aspak e eksituar ne jete. Ajo eshte nje qenie krejt e rendomte, si une, e si te gjithe ne. Ka nevojat e saj, do kthehet ne shtepi, do bleje buken, do pyese çupen si ia kaloi ne shkolle, e ngacmoi kush, etj.

Por ne çastin qe une i them : "hej, Danida, jam une Hurbineku", ajo mendon : "ky Hurbineku vertete ishte gje e zgjuar kur e kam lexuar dhe me ka eksituar shpesh shpirtin, por si ka mundesi qe tani, edhe pasi e mora vesh, nuk qenka aspak eksitues ?"

Dhe vijme tek papajtueshmeria e reales dhe imagjinares : une do te jem nje hero per Daniden, si Hurbinek 2000 km larg, por do te jem nje askush, nje Hurbinek kot fare 2 metra larg.

Shkurt, arratisjet jane te bukura, shume te bukura, por nuk jetohet gjithmone me to. Nje shpirt i eksituar 24h/24, eshte nje shpirt qe s'e ka te gjate, fizikisht dhe menderisht. Shpirti, shkon nga shkon, dhe vjen nje çast e ze gjumi.

Ky gjume, tek disa eshte i lehte, e tek disa gjume arushe. Ka njerez qe shpirtrat iu kane vdekur me kohe. Letargji e çfare letargjie.

Ka te tjere qe paf ! mjafton ta pickosh pak, dhe zgjohet pernjehere.

C'tju them tjeter ? Hiç, paçi fat.

 

O i bukuri tulipan i Jeruzalemit,

Ti thuaçe shoqese, ne qofte ajo e diellit, se me kete te tynelit e ka shlyer dhe shuar per nja nje vit inatin tim.

Sa per vetmine dhe Migjenin, m'u kujtua prape ai poet-budallai i Terrodes qe fliste per te pakenaqurit qe na ndryshonin boten. Dhe te vetmuarit, ata qe madje edhe ne prezencen e te tjereve jane akoma vetem, keta jane ata shpirtrat unike, qe nuk gjejne dot shok mes njerezve, dhe s'ka fjale qe t'i ngope keta, dhe jane mu keta qe na ndryshojne boten me poezi, muzike, art (dhe kane shume te ngjare po keta qe te zgjohen heret si ti, me te njejten kenge ne goje, por spekulloj).

pese me hic ( jo shkrimi, ai eshte i mire)

njeriun duhet ta kesh perballe kur i flet, te shohesh se si te degjon me vemendje apo ne rasin me te keq se si shtremberohet ne fytyre kur nuk eshte dakort me ate qe thua ti, se si skuqet, se si vihet ne siklet kur i ben nje kompliment spontan ( sa kohe kam pa pare njeri te skuqet) apo ne rastin me te keq; se si merr kot nga ai kompliment... se si ai/ajo kerkon vemendjen tende, ndersa te akuzon me sy se je duke i monopolizuar biseden e po e le ate ne hije dhe ai/ajo nuk duket mjaftueshem, apo aq sa do te donte,  ( dhe nuk ka emotion ne bote qe t'i pershkruaje te gjitha keto )

ngrohtesine qe ta japin miqesite  e verteta, reale, eshte e pamundur te ta japin puç-puçe-et e fb...

tjeter gje pastaj nese internetin e perdor per te shkembyer mendime apo diskutuar artikuj...

shkrimi pese ( pa hic mbrapa)

ne menyre te koncentrume sipas rradakes teme interneti asht sofra e njerzve t'parealizum

Po, e sakte. Dhe sipas vezhgimeve te mia, njerezit e realizuar jane ne pergjithesi DEBILA.

Mik, nese llomotita nje ore rresht, nuk llomotita per njerez te rendomte fare fare, por mora si te mireqene njerezit qe e dine kuptimin e fjales arratisje.

Keta te realizuarit, nuk i ngava gje. Aty te rrine. 

Ma kadale or mik se s'pata gja me ty. Ndash me e dite une ne kto klasifikimet e mija, postimet e tuja une vlersoj maft me veten teme. E sa per arratisjen ne c'do lloj rrethane mu m'duket masturbim shpirtrore

Madame Tropisme, Ç'lumturi ndjej në këtë kraharor të pastolisun, me lexu fjalët e tua. Pranoni rrëfimin tim të përunjur zonjë kur me gojë të turpnueme po diftej, se sot me mëngjes, e hidhëruar sa më s'ka, dola njëherë andej nga Muri i Vajtimeve. Shkundeshin madame, supet e zhveshur prej vajit të heshtur. Për kë më vjen frymëzim e për kë shkruej? Dhe i thashë karar zoja jeme, që alas! nuk ka zgjidhje. Nuk ka zgjidhje. Alas! Dylqinja jeme, detyrohem të bie dakord me Hurbinekun e t'ju mbaj larg ashtu që të jeni përherë pranë meje.

Jerusalemi i Mançës.

hahahha Hurbinek qenke vertet i lexeçem. me solli ca vargje ne mendje ky meditimi jot...

...kjo per mua qe nje enderr ndofta nga ato me te bukurat

po nje enderr seshte gje tjeter fluturime bashke me fluturat

shpesh harrojme se ku jemi, meditojme bile pa shkak

po kur hapim syte te shohim ah ajo eshte teper larg!

Ej Hurbinek, une punoj ne nje godine shume afer me kalin e Skenderbeut. Hajde nje here e provojme takohemi, mbase sdo biem ne dashuri me njeri-tjetrin po te pakten do llafosemi qetesisht, miqesisht, jovirtualisht.

I promise you, you are welcome !

 

Falemnderit, Danida, shume e sjellshme nga ana jote. Dhe me e bukura eshte se i vetmi vend qe di ne Tirane eshte kali i Skenderbeut. Mbaj mend nje kusheririn tim nga fshati, kur doja te veja per here te pare ne Tirane, me tha : "shiko kusho, ka aty nje burre me kale, dhe mos iu largo shume. Bej ca hapa dhe kthe koken per burrin, se ndryshe humbe". Me nje fjale, do te jete e lehte.

Aq me teper qe andej rrotull eshte dhe Pallati i Kultures dhe do te dukemi si dy anetare te Lidhjes se Shkrimtareve. Rri se me kapi menjehere emocioni.

Per temen, se mos na thone ndonje gje keta te keshillit, une kam rene ne hall me ate facebook sepse nuk e di ç'dreqin kam shtypur lart e poshte por askush nuk me shkruan. A kam bllokuar funksionet, a s'me shohin fare ata miqte, nuk e di. As neper lojera nuk me therrasin. Pa do hyja edhe une njehere te shihja ç'muzike dua e ç'film me ben te qaj.

Me e forta eshte se kam filluar te shoh fotot e miqve te miqve te miqve te miqve te mi, derisa arrita ne fshatin tim. Bote e vogel, kjo e sotmja.

Falemnderit, Danida, me kenaqesi.

O Hurbinek mundohu te mos shtypesh kaq shume k..llek brenda nje dite, mundohu ta hapesh k..llekun ne racione, pak nga pak perdite.. ndryshe behet kongjestion k..lleku ktu, nuk e di nqs shpjegohem, por mundohu ti aplikosh vetes parimin ekologjik, 'po te benin te gjithe si une.. (dmth te shtypnin sa me shume k..llek ne sa me pak kohe)... cfare do dndodhte?' edhe pse nuk e provon nje here stili e Shen Jeromise ne letra se kam pershtpjen se te shkon shume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).