Barrikada Street

Barrikada Street

Flavio "El Trapano" Qarri


Lihtenshtajni dhe Andorra në Luftë

HELSINKI - Anëtarët e G8, forumi i kombeve më të fuqishme e të industrializuara të botës, ka mbajtur një seancë të posaçme të martën për të diskutuar se si më mirë të nxisin mikroshtetet e Lihtenshein dhe Andorrës në luftë frontale kundër njëra tjetrës. Shumica e Europës perëndimore pajtohet me idenë që dy kombet duhet t’i lënë llafet dhe t’i futen luftës vëndçe. Ideja për luftën mes dy principatave thuhet të ketë lindur pasi liderët e 8 vëndeve ishin lodhur duke diskutuar për tarifat ndërkombëtare të energjisë dhe kishin nevojë për një zbavitje të vogël. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar deklaroi gjatë një pushimi dreke se: “Pas një reflektimi shumë të kujdësshëm, mbërritëm në një consensus dhe vendosëm që Lihtenshtajni dhe Andorra duhet të futen në luftë me njëri tjetrin kështu që të mbledhin mëndjen, të bëhen burra dhe të shkojnë në luftë ” Sipas Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy, lufta mes këtyre dy kombeve të vogla është lënë si sot java në orën 16:00 fiks. Sarkozy siguroi për gazetarët e pranishëm kur po dilte nga wc se vendet nuk kanë nga t’ia mbajnë se po i sheh bota dhe sigurisht që nuk duan të dalin si vogëlushe frikacake… "Kjo do të jetë aq të qeshur," tha Presidenti Barack Obama, i cili planifikon të marrë ca kohë larg negociatave për kujdesin shëndetësor për të mbikëqyrur shpërndarjen e njësive të blinduara rëndë tek mobilizohen për qytetarë të Lihtenshtajnit dhe Andorës. Rusia, Italia dhe Gjermania kanë premtuar të gjitha terren dhe mbështetje logjistike të nevojshme për të lehtësuar një "shkatërrim si nëpër filma". Kancelarja gjermane Angela Merkel shpjegoi, megjithatë, se ndihma ushtarake nuk ka ardhur pa kontrollin e zakonshëm. "Ata duhet të luftojnë me të vërtetë, nuk mund të deklarojë një armëpushim pas 20 minutash," tha Merkel. " Duam plumba reale, njerëz të vërtetë. Ne do të dimë nëse ata janë vetëm duke u sjellë vërdallë njëri-tjetrit duke pretenduar sikur luftojnë."

Ministria e Shëndetësisë strategji të re anti-duhan "Të tymosësh është gay"

Tiranë - Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë po i tregon dhëmbët…ose protezën që në ditët e para të punës së tij. Pas takimeve shumë produktive që ai zhvilloi nëpër spitale që u quajt “Dialog me Çmendurinë” Vasili po del me një gjetje të re marketingu. Dikasteri i tij sipas një burimi të gazetës do të fillojë një fushatë anti-duhan shumë të egër. Pas dështimit të gjobave dhe kontrolleve tani gjetja më e fundit ka të bëjë me imazhin e cigares. Burimi ynë na thotë se vetë ministri pati deklaruar në një tavolinë ku po pihej duhan i dredhur se “Nëse nuk shkon mali te Muhamedi, shkon Muhamedi te mali” Fushata publicitare do të shfaqë në ekranet shqiptare, homoseksuale të të gjitha kategorive duke pirë duhan me titull: “Nëse të pëlqen duhani, atëherë të pëlqen të kryesh marrëdhënie brënda të njëjtës gjini”. Ministri pretendon se kjo gjetje gjeniale nga ana e tij do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Shoqata e homoseksualëve “Gay pa Kufi” ndërkohë i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësise një prapanicë të artë 12 karat në shenjë falenderimi pasi “tani do të ketë mish të njomë për të tërë”

Parlamenti mbizotërohet nga deputetët - Parashikimi, kompanise së sondazheve i del fjala

Tirane - Siç ishte parashikuar nga sondazhi i kompanise se famshme “O Bobi ti Klyshbi”, parlamenti i ardhshëm shqiptar do të përbëhet në shumicë absolute nga deputetë. Duke folur për mediat, eksperti Mitro Karafili deklaroi: “Shumë sondazhe të kompanive të tjera morën përsipër të bëjnë prognoza për zgjedhjet e 28 qershorit, por vetëm ne ishim të saktë. Siç mund t’ju kujtohet, ata parashikonin që Kuvendi i ri të përbëhej nga inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë, gazetarë, elektroaute, xhenerikë, llamarinistë etj, por ja që doli vërtetësia e staticienëve tanë: Parlamenti do të ketë plot 140 deputete”. Ai sqaroi më tej se deputeti është një qënie shumë pranë njerëzores, ku i vetmi element që luhatet dukshëm nga një individ tek tjetri, është koefiçienti i inteligjencës. Disa nga këto specie janë në gjëndje të marrin vendime të shpejta për çështjet që diskutohen, por harrojnë çfarë vendimi kanë marrë; të tjerë shkëlqejnë në artikulimin publik të tezave që mbrojnë por pastaj votojnë për të kundërtën, ndërsa pjesa dërrmuese nuk marrin mundimin të bëjnë as njërën dhe as tjetrën; i vetmi instikt shpëtues i tyre është ai i kopesë. Ndjekja e tufës kryesore bën që ata të shpëtojnë shëndoshë e mirë në fund të katër viteve, sa është edhe periudha kohore e rritjes, maturimit dhe plakjes së kësaj specieje.
Sipas Mitro Karafilit (me profesion ekspert elektoral, por me diplomë të gjeologjisë detare), iluzioni se Kuvendi i ri do të përbëhej nga profesionistë të profileve të përmendura më lart, ishte një kurth i partive politike për të tërhequr njerëzit në kutitë e votimeve. “Shqiptarët edhe një herë ranë në grackë”, tha Tahiri, “duke votuar fjala vjen, për inxhinerin, dhe duke çuar në Kuvend deputetin”. Eksperti vazhdoi më tej duke detajuar të dhënat mbi habitatin e preferuar të species deputetore, qoftë individi mashkull apo femër: “Vetëm urdhrat e mashkullit apo femrës alfa të kopesë e mbajnë deputetin e zakonshëm brenda sallës së Kuvendit. Ai zakonisht preferon mjedise me hije dhe me rezerva ushqimore, si kafenetë rrotull parlamentit, restorantet e shtrenjta të Tiranës e Durrësit, apo resortet turistike të jugut dhe ato jashtë vendit. Duhet thënë se deputeti bëhet agresiv kur i cënohet mbijetesa. Ai skërmit dhëmbët dhe mund të kërcënojë me braktisje të tufës së tij dhe bashkim me tufën kundërshtare. Këtë gjë e kemi parë në disa dokumentarë nga jeta e parlamentit të kaluar”. “Nuk kemi asnjë të dhënë se kjo sjellje nuk do përsëritet”, shfryu Mitro Karafili.

Pastruesja përdoret si kërcënim

Periferi- Mësuesi i kimisë Argjend Sulfati, mësimdhënës në shkollën nëntëvjecare “Mali me Gropa” në kryeqytet, e ka përdorur rregullisht gjatë viteve të fundit figurën e pastrueses Fshesa Shkopi, si një kërcënim i gjallë për nxënësit e dobët dhe ata me sjellje problematike. Kujtdo që bie në mësime ose është trazovaç, Sulfati i kujton se po nuk mësoi, do përfundojë si Fshesa, një pastruese e rëndomtë dhe aq. Sipas nxënësit të klasës së shtatë, Shvarceneg Beqiri, “një herë nuk kisha mësuar dhe mësuesi më mori mënjanë dhe më pyeti se cfarë marke makine preferoja. I thashë, “Benz katërfenerësh”. Më goditi me çokë në kokë dhe ma bëri të qartë se me rrogë pastruesi nuk kisha për ta blerë dot kurrë. “Sepse po nuk mësove, pastrues do përfundosh, si Fshesa”, më tha”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).