Barrikada Street Newswheel

Barrikada Street Newswheel

Kryeredaktor: Sokol "Kol" Shameti
Drejtor Marketingu: Flavio "the Jack of Clubs" Qarri

Shqipëria "hap dyert" për refugjatët

Tirana, Albania - Shqipëria deklaron se ka shanse që brenda 2010-ës të aplikojë një regjim më të lehtë vizash për shtetasit e Bashkimit Europian. “Ne po ndjekim me vëmendje ecurinë e reformave në Bashkimin Europian dhe mund të themi se ka njëfarë progresi, por hapa të tjerë janë të nevojshëm”, deklaroi për Ballaboks News Agency, Majlinda Bregu, ministre e zgjerimit në Qeverinë Shqiptare. Sidoqoftë, burime pranë autoriteteve të larta të Tiranës zyrtare thonë se diskutime të forta po zhvillohen nëse politika e lehtësimit të vizave duhet aplikuar për të gjitha vendet njëlloj apo duhet të ketë disa diferencime. “Ne nuk mund t’i trajtojmë fjala vjen Portugalinë dhe Irlandën në të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar me Suedinë dhe Austrinë”, thotë për Ballaboks News-in Ortenca Trashaniku, eksperte e njohur e çështjeve të stërholluara europiane pranë Institutit të Orientimit të Politikave në PD. Debatet që u vërejtën gjatë prezantimit të progresraportit të Italisë të enjten e kaluar kanë të bëjnë me qëndrimin që do të mbajë Tirana ndaj fqinjëve problematikë të Adriatikut perëndimor. “Italia duhet të japë prova se po e lufton seriozisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe se do të zhvillojë një proces të rregullt gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, thuhej në një deklaratë të printuar nga zëvendës ministri i Brendshëm, Fërdi Poni. Ndërkohë ambasadori italian në Tiranë i tha mediave se vendi i tij do të ishte mirënjohës nëse Shqipëria do t’i shtrinte dorën duke e lehtësuar regjimin e vizave me të. “Ne mund të ofrojmë mundësi të shumta bashkëpunimi”, tha ambasadori italian, duke rreshtuar shanset që kompani shqiptare të shkarkojnë në lumenjtë italianë mbeturinat e punishteve të tyre, mundësitë që të mitur dhe gra të vobekta italiane të punojnë për më pak se 100 euro në muaj në kompani shqiptare që mund të instalohen në Itali, si dhe realizimin e dëshirës së Shqipërisë për të ndërtuar një central të vetin bërthamor brenda Koloseut në Romë.

Shqipëria i thotë "Jo!" Krizës

Houston, Albania - Bien të gjitha insinuatat keqdashëse se Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike. Lajmi u përgënjeshtrua me përbuzje para dy orësh nga ish-presidenti amerikan Xhorxh Dabëllju Bush i cili deklaroi se ai zgjedh Shqipërinë si atdheun e tij të ri, një ishull paqeje dhe mirqënieje teksa gjithë bota dhe vecanërisht Amerika lëngojnë nën krizën e rëndë ekonomike. Deklarata u dha gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp drejtpërdrejt nga kasollja e tij ne Texas.
Ai pritet qe te shperngulet qe kete vere drejt Shqiperise. Ndërkohë autoritetet e Tiranës zyrtare edhe pse nuk kanë bërë ndonjë deklaratë nëse zoti Bush e ka nisur apo jo aplikimin për marrjen e shtetësisë shqiptare, kanë filluar përgatitje të ethshme për banesën e re të ish-presidentit. “E prisnim një lajm të tillë”, deklaroi për Ballaboks News Agency - Gjeraqina Buçkëllonja, drejtoreshë e sektorit të internim-dëbimeve pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor. Buçkëllonja
thotë se sektori i saj ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve sa më dinjitoze të jetesës për banorin e ri dhe të nderuar që pritet t’i shtohet republikës. “Një zonë që fillon nga Vora dhe
përfundon në Porto Palermo është spastruar nga katunarët e padëshirueshëm të shoqëruar edhe nga banesat e tyre si dhe gjëja e gjallë”, tha drejtoresha Bu Buçkëllonja. Për të garantuar qetësinë e zotit Bush po punohet me intensitet. Disa rajone rebele që shtrihen në afërsi të autostradës të cilët refuzojnë të largohen në drejtim të krahinave të tjera, po shpronësohen me anë të një serie zinxhir shpërthimesh sipas përvojës tashmë të suksesshme të eksperimentuar në Gërdec.

G99 firmato Joni Peci

Via Montenapoleone, Elbasan, Albania - Joni Peci do te jete kuratori i imazhit të fushates se G99, sipas nje burimi te sigurt te Ballaboks News Agency. Stilisti i njohur për eksperiencën e bollshme të shprehur në sfilata të shumta ne semaforet e Milanos dhe tek gropa e Ajdin Sejdise mësohet se ka përpiluar një strategji të sofistikuar dhe tepër burzhuà për të ofruar një imazh më në fund të denjë për selinë e çunave nga jashtë shteti. “Do të jetë një kombinim ngjyrash dhe pëlhurash që të përshkojnë trupin me një elegancë dhe brishtësi që të ngjeth mishin, duke lënë pas vetes një aromë manjole të kombinuar me pakëz esencë tepër seksi prej zymbyli”, mësohet se ka deklaruar Joni Peçi gjatë një komunikimi me chat online në mesenxher me shefin e gardërobës pranë G99-ës, Kristaq Menderi. Vetë Menderi i tha Ballaboks News-it se ai personalisht e di se çfarë mrekullirash është në gjendje të bëjë dora e njomë e Joni Peçit dhe me një modesti modeste u shpreh se kishte votuar pro kandidaturës së tij në mbledhjen e bordit ku u vendos për kompaninë që do të fitonte tenderin për kurimin e imazhit të partisë. Fushata e drejtuar nga Joni Peçi për llogari të G99 do të nisë me një party tejet privé në ambientet ekskluzive të një apartamenti me verandë dhe me pishinë pranë një pallati tek rruga e Kavajës. Të pranishmëve do t’u ofrohen pije të jashtme dhe do t’u lejohet të kullosin sytë mbi linjat e brishta të Peçit dhe mikeshave të tij që do të jenë të ftuara posaçërisht për evenimentin. Letra të shumta nga dega e G99 në Elbasan kanë kërkuar që një seancë e dytë e prezantimit të fushatës Peçi të organizohet edhe në zonën e tyre elektorale. “Për këtë kërkesë do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të bordit, të mërkurën tjetër”, deklaroi ndërkohë Kristaq Menderi.

Ethet e mëngjeseve të së mërkurës, zbulohet talent i ri World Class

Nishtulla, Shkozet, Albania - Nje lajmerim publik ne faqen online bananevogel.com ka vertetuar se kengetarja e mirenjohur Madona Shqiptare alias Elda Shabani do t’i japë një shans të debutojë, një zëri të ri, por premtues nga radhët e diasporës shqiptare në Zvicër. Bëhet fjalë për një talent të ri që konsiderohet si Çiljeta e re shqiptare dhe që quhet Vace Zela. Anonime deri dje, Zela ka marrë pjesë në disa koncerte në restorante të ndryshme të patriotëve shqiptarë në kantonin e Zyrihut, por sidoqoftë asgjë për t’u krahasuar me divat e vërteta të skenës shqiptare si Rovena Stefa, Poni, motra e Greta Koçit dhe sidomos sidomos vetë Madona shqiptare. Kenga do te jete singelli i pare pas daljes nga burgu te Madones qe kur ajo u arrestua vitin e kaluar per trafikim dhe per prostitucion ne dem te nje te miture qe quhej as me pak e as me shume por Shakira shqiptare. Menaxheri i madones shqiptare, 2 Pac fieraku ka deklaruar se Vacja tashme 70 vjecare iu lut Madones qe kur ajo ishte ne qelite e zyrihut per nje duet nen ritmet magjike te tallavase, kenga pritet te kompozohet nga i mirenjohuri Raxh Kapuri i Vithkuqit dhe do te dale ne treg ne ditet e para te veres. Teksti eshte shkruar nga vete madona dhe pritet te flasi per disa nga plagët më të rënda të shoqnisë kulturore shqiptare si burgu, mergimi dhe prostituimi. Kjo kenge dyshohet te jete vjedhur nga nje veper e Mandi Nishtulles, kompozuar nga Ad Sybardhi.

Stadiumi "Qemal Stafa" një arenë cilësore për sportin elitar

Nga Liqeni, Tirana, Albania - Stadiumi "Qemal Stafa" do te rindertohet sipas shembelltyres se Wimbelldonit. Stadiumi kombetar do te prishet dhe mbi rrenojat e tij do te ndertohet nje kompleks i ri me nje kapacitet prej 100mije vendesh. Arsyet e nje investimi te tille sipas drejtorit te stadiumit z.Fiqiri Shkallarja, jane per shkak te kerkeses se tifozeve per me shume hapesire. Madje nje grup ultrasish te kombetares i njohur me emrin "ishalla nuk hajm gol" ka kerkuar qe per ndeshjet qe djemte luajne ne fushen e tyre duhet qindra mijera vende sepse aq i madh eshte interesimi. Rezultatet brilante te kombetares kane bere qe i madh e i vogel, madje dhe i mesem te kene deshire te shkojne ne stadium dhe 20 vendet e qelbura te Qemal Stafes nuk dalin. Gjithashtu nje grup tjeter ultrasish te ekipit te tiranes "tirona papuniks" i ka parashtruar zotit Shkallarja te njejten kerkese, pasi sipas tifozeve tani qe qyteti i tiranes ka shkuar 1 milion banore eshte fakt qe te ardhurit te behen tifoze te vendbanimit te tyre te ri.

Balliu, nder i Tiranës

Zemun, Beograd, Albania - Intelektuali poliglot Fahri Balliu merr cmimin qytetar nderi i Tiranes. Motivacioni eshte permiresimi i marredhenieve nderkombetare te Shqiperise e sidomos ato delikatet me Serbine dhe Greqine. Imprenditori i njohur ne rrethe anonime nepermjet bizneseve te tij ka vendosur ura bashkepunimin me dy shtetet e siperpermendura Pas marrjes se cmimit, Balliu i organit 33 , ka premtuar se do ta shtrije me tej bashkepunimin e tij me te huaj me tentativen vetemohuese duke sjelle ekskluzivisht kompanine italiane Camorra LTD.

F. for "Change"

Nje lagje luksoze, Tirana, Albania - Personazhi i njohur i skenes, filmit dhe dokumentarit B.F. ka premtuar se nese Hysni Milloshi fiton zgjedhjet do shkule floket te sheshi Skenderbej ne shenje proteste. Letra te shumta suporti mberriten menjehere ne celularin e tij prodhim 2012 nga shoqata e berbereve artistike, parukiereve te pasdites dhe te manikyristeve depresive ne mbeshtetje te iniciatives sublime te fevziut! Mesazhi qe permbanin keto letra ishte : "Bashke do ti'a dalim?"

Apollonia - Liverpuli, derby i NATO-s

Liverpul, Albania - Neser ne mbremje ne stadiumin Ramazan Njala te Kenetes Durres luhet derbi veriatlantik i vlefshem per vendin 3 ose 20 mes Apollonise se Fierit dhe Liverpulit te Liverpulit. Presidenti i anglosaksoneve eshte shprehur gjate nje konference te rralle : "O ne o ata. Duhet te kalojme dhimbjen e humbjes me Celesin dhe te gjejme forcat per tu perballur me lalet!" e mbylli deklaraten e tij milioneri anglez i firmes 3B. Turma te medha huliganesh myzeqare jane pozicionuar tashme ne hyrjet kryesore te stadiumit duke premtuar nje rezistence te njellojte me Mujo Ulqinakun ne 7 prillin e famshem per ndeshjen tjeter historike AC Pescara kunder Shprefese veterane!

Brand New Album from Ciljeta

Bollywood, Albania - Rockstarja e njohur Ciljeta Xhilaga i eshte drejtuar nje klinike te njohur estetike ne Los Angelos per nje operacion shume delikat! Ajo do ti neshtrohet bisturise se kirurgut estetik tashme te njohur Silikon Tafili per nje fryrje te trupit ne pergjithesi! Kjo nderhyrje behet sepse ylli i kengeve si falma, pse nuk ma fal dhe e di qe kam gabuar, nuk mund te mbante me shtyllen e saj kurrizore drejt si pasoje e nderhyrjeve te bera me pare! Cili gjithashtu se shpejti do te hedhi ne treg albumin e saj te fundit me titull : Oh sa kam thembren e mire!
Singelli kryesor i ketij albumi do te jete Te dua por je kembesor!!

CIA trajnohet ne Komisaratin 6

Pentagon, Albania - CIA: S'jemi gje para shqiptareve. Ky togfjalesh ka bere qe senati amerikan te vendosi qe mos te hetoje metodat cnjerezore te perdorura nga CIA gjate marrjes ne pyetje te te dyshuarve si terrorriste! Shefi i CIA-s amerikane te cilit per efekt top sekreti nuk ia themi emrin, ose thjesht se na pertoi t’ia gjenim, deklaroi para senatit se nese ju duken cnjerezore pak uje mbi fytyre dhe ndonje zhveshje tek tuk, shkoni njehere te komisariati 6 ne kombinat te Tiranes ne shqiperi! Atje sipas ketij te fundit ndodhet nje biciklete e vizatuar ne mur dhe nese dikush nuk e nget rrihet deri ne renie te fikti ndersa kur dikush akuzon se ajo eshte thjesht nje vizatim ateher rrihet per vdekje! Keta persona nuk jane te dyshuar per terrorizem por per krime makabre si prishje e qetesise publike, persorim celulari kur kalon kryqezimin ose kthim nga emigracioni! Pas ketij sqarimi senati i kerkoi falje CIAs dhe i kerkoi qe cdo terroristi t’i vije turp qe ankohet.

Aksident i rende, askush nuk mban pergjegjesi

Vora, Albania - Ishte nje aksident i frikshem ai i muajit te shkuar, kur pas nje perplasjeje te forte me makine, qytetari i mirenjohur i kryeqytetit Biu i Shaqes, 24 vjecar, u dergua ne gjendje kritike ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Por pas nje vemendjeje te jashtezakonshme te stafit mjekesor, pacienti iu largua rrezikut per jeten, edhe pse pasojat rezultojne te renda. “Beme te pamunduren”, tha per mediat mjeku Zeqir Zeqiri, “dhe Biu tani eshte shume me mire. Por ky djale i talentuar eshte paralizuar nga mesi e lart: Ai nuk mund te flase, te haje vete, te mendoje apo te kontrolloje levizjen e duarve. Megjithate jam i sigurte se ai do te dale nga spitali me kembet e veta”. Sic rezultoi me vone, ne fakt pasojat nuk qenkeshin dhe aq te renda, kurse kjo gjendje e re nuk ndryshon asgje ne regjimin ditor te Biut. Sipas gazetarit sportiv Sofo Sofuli, edhe me pare Biu as mendonte, as fliste ndonje fjale te kuptueshme dhe as i kontrollonte gjymtyret e tij te siperme. “Mjaft te kujtojme ketu sherret e tij neper lokale nate e pabe, ku u hynte ne grushta njerezve kot se koti”. Por e rendesishme, thote Sofuli, eshte qe Biu i Shaqes do te vijoje pa asnje pasoje karrieren e tij si futbollist. “Ai kembet i ka ne rregull dhe te tjerat nuk kane c’i duhen. Ky sportist eshte nje vlere qe nuk duhet t’i mungoje kampionatit tone”, theksoi Sofuli.

Lufta kunder droges, gjendet ilaci

Parlamenti shqiptar miratoi javen e fundit nje ligj per legalizimin e perdorimit te drogave mes personave me te ardhura te mira, ne menyre qe “te perqendrohemi ne luften kunder droges tek armiku i vertete”, sic thekson nje komunikate shtypi e Kuvendit. “Biznesmene, avokate, deputete, artiste, futbolliste…eshte gjynah te merresh me keta anetare te respektuar te shoqerise, qe paguajne taksat dhe ndertojne Shqiperine”, thoshte komunikata. Sipas saj, nuk eshte mekat qe pas nje dite te lodhshme pune, nje person i tille te doje te behet pak dru per te shkrifetuar trurin. Por nga ana tjeter, nese nje perdorues i papune qe vjen verdalle rrugeve e s’prek pune me dore, kapet me droge, atehere “ai ja ka bere vetes”.
Projekti i propozuar nga Drejtoria e Luftes Kunder Droges, synon te fokusoje mjetet dhe forcat e ligjit tek “shkelesit e vertete” dhe te mos merret me me anetaret prodhimtare te shoqerise. Sipas specialistit ne ministrine e Brendshme, Xhimi Pluhuri, “nuk ka kuptim t’i vihemi pas nje, fjala vjen, kirurgu, qe e thith here pas here ate te shkrete per t’u lehtesuar nga stresi i dites dhe per te mos iu dridhur dora. Por kur nje lamash, nje pabuks prish parate e asistences per te blere dozen, atehere kjo nuk tolerohet dhe pike”. Si rezultat i ligjit te ri, pritet nje renie e perdorimit te drogave me te renda qe lidhen me papunesine, si heroina apo kraku, nderkohe qe “njerezit e hajrit me rroga te mira, mund te vijojne ne paqe perdorimin e pergjegjshem te lendeve me te buta si kokaina, ekstazi-a apo marihuana me arome mente, si kjo qe po tymos une tani”, theksoi specialisti Pluhuri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).