baladë patetike e shkruar në lindje

Orëndreqës, orëndreqës
Çfarë kemi bërë
Në ndjekje të kohës
Një jetë të tërë.
Na thanë nuk arrihet
Fallxhorët, varrmihët
Me kokë nuk i bihet
Nuk kapet nga brirët
Por ne ende duam
Por ne ende dimë
Por ne prapë guxuam
Por ne prapë mbimë
Por ne prapë u rritëm
Por ne prapë u ngritëm
Përballë atyre që shpirtin plaçkitën
Në sy të urisë thërrimet mbllaçitën
Në këmbë të lirisë zinxhirë vërtitën
E thanë s’është koha juaj
kjo kohë është për babëzinë
koha për ti marrë njeriut njerinë
Por ne ende duam
Por ne ende dimë
Orëndreqës, orëndreqës
Me kohën mbi shpinë.

8 Komente

se bashku me titullin eshte shumee goditur!

Flor, eshte mall cilesor kjo prurje, pa dyshim, por momenti:

Por ne prapë u ngritëm
Përballë atyre që shpirtin plaçkitën

dhe pjesa ne vijim te kesaj (qe percaktohet nga kjo) perfton nje thyerje ne trupin e poezise. Ndoshta eshte perceptim i fillimit, sidoqofte...

Po, Em.

Nuk e di me ty por mua me ndodh qe ka nje moment kur shkruaj poezi (ne kete rast, aty ku citon ti), ku fjala kthehet kunder tiranise se autorit e fillon te terheq per hunde. Pak a shume pasi e ke rrahur e perkedhelur, ske çben tjeter vecse ta ndjekesh aty ku te çon. çështje kontrolli mutual. Në një pike te caktuar (pothuaj gjithmone) une e humb autoritetin dhe fjala e fiton.

Njefare fetishi argetues...nese me kupton. 

Gjithashtu besoj se respektivisht kuptohemi se kjo poezi nuk ka pretendime...  smiley

kjo poezi nuk ka pretendime....

Floro, on the humourous side, kjo per dreq mu shoqerua nga resumeja e goces 18 vjec te mehalla (kandidate e sigurt per t'u feju, rahatu, asociju dhe stabilizu m'i llaf)... pra: punetore, pastertore, di me la, me shpla, me bo pundore, me grep, me shtiza, me gjergjef, DI ME BO BYREK!!!! (edhe ne mungese te firmes "FILLOS" around), di me prit e me percjell, s'i nihet zoni gojes, goc pa pretendime...  smiley   smiley  

... m'fal, e?  smiley  smiley  

Shtoj - me seriozitet - qe vjersha elementin ndertues e ka shume te mire, per mendimin tim.

hahaaa, gocë pa pretendime..

E thanë s’është koha juaj
kjo kohë është për babëzinë
koha për ti marrë njeriut njerinë

Por ne ende duam
Por ne ende dimë

-------------------------

e ndjeshme,optimiste,e fuqishme.*******************

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).