autobus

 Këpucë luksi të imituara, plastikë e përbaltur me taka të larta, majë mprehta ku gishta të tharë urie ngjeshur kockash strukin kokën përbrenda, geta fije shkëlqyese, xixëlluese si kurvë trotuaresh, gjunjë të ftohtë që mbështesin njëri tjetrin, fundi i shkurtër, fare i shkurtër, eksitues në të gjelbërtën fosforishente që mbart dhe format pas trupit që ai krijon, cohë e lehtë, e bardhë, tejdukshmëri e pafrikë që tregon kofshët e saj e diçka më tepër, tangat në paturpësinë e tyre porsi një gisht i stërgjatë që mbështjellët bythët e saj. Është vajzë moderne, ajo përtyp çumçakiz, dëgjon techtonik me Ipod dhe shkruan një sms. Jashtë bën ftohtë dhe ajo ndihet e mbrojtur brenda kësaj krijese që e transporton dhe e ngroh, nuk do të dalë kurrë prej kësaj krijese, do të qëndrojë aty me vite duke shkarkuar jetën e saj në mp3, do të filmojë ndjenjat e saj në dixhital në të gjitha pozicionet, klithmat e saj epshore të paçensuruara do të mund ti ridëgjojë pambarimisht gjer në orgazëm. Ndjen parfumin e saj, kjo dehje e tundon, si një shampanjë që rrjedh pambarimisht mbi buzët e saj të skuqura prej buzkuqit fatlum. Ajo e kish’ ngjeshur atë fort mbi buzë si kokë seksi, e kish’ shtrënguar fort dhe me gjuhë kishte fshirë çdo gjurmë devijimesh. Ai qelq e pasqyron gjithë qënien e saj. Ajo ngjesh mollëzat e saj mbi xhamin e ftohtë, bota përtej tij i duket e madhe, e çrregullt, armiqësore. Ajo është mërzitur prej saj, dëshiron të filloj gjithçka nga fillimi. « Zonjushë, ju duhet të zbrisni, është stacioni i fundit ». Ajo, pa e vështruar, ngre ngadalë fundin.

4 Komente

eshte bjonde...te shkon?

(ej po te ishte imja s'ta ofroja. s'eshte muze komuniste. beson vetem ne nje zot, tek une.) per kete bjondjen e autobuzit, po ti dergoj te dhenat ne gmail...e ke muze pa hile sol smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).