Ashpërsimi, kërkimi dhe ekstremizimi i klasës : as në qiell e as në tokë

nga Darien Levani
Ndoshta për të nisur ketë shkrim duhet të gjeja ndonjë shprehje të Konices, të gërmoja thellë nëpër veprat rreshtuar diku në biblioteke por për momentin 1-përtoj 2-Konica është abuzuar shumë kohët e fundit, e përtoj.

Ajo që s’duroj dot nëpër diskutimet e gazetave, televizorëve, (b)logjeve, mitingjeve, le të themi atyre-situatave-në-të-cilat-mblidhen-më-shumë-se-dy-njerëz është …(apo edhe një [...]

12 Komente

Ty Darien te kam thene qe shkruan mire. Nuk e di pse me kujton ate shkrimtarin qe vrau veten, 30 apo 31 vjeç, Toole, qe ka shkruar nje "Conjuration des imbeciles" (Komploti i trapave - pak a shume). Jo se po bej ndonje lidhje me vetevrasjen e tij, se atij te shkretit i ishte mbushur mendja se s'di te shkruaje dhe ia keputi vetes. Ti ndryshon, se e di mire se ti di te shkruash. Por ta kam fjalen qe ke njefare humori te shendetshem.

Vallahi, nuk dua te te prish planet e tua, por po te kisha talentin tend, une do shkoja te rrija ne Shqiperi, ne Tirane e gjetke, nja dy vjet, dhe do kthehesha me nje roman "Trapat s'te shqiten asnjehere". Material ka plot atje. Mendoje njehere.

Ha ha...po kete ku ma gjete mer? Se njihja egzistencen e ketij autori!

Tani una them qe botimin e nje libri mire, dakord jam, kurse daten e vdekjes...sa ma larg aq me mire ( natyrisht duke pasur parasysh kete punen e hapjes se kutive, per me shume shiko Xhibin ).

 

Vallahi, nuk dua te te prish planet e tua, por po te kisha talentin tend, une do shkoja te rrija ne Shqiperi, ne Tirane e gjetke, nja dy vjet, dhe do kthehesha me nje roman "Trapat s'te shqiten asnjehere". Material ka plot atje. Mendoje njehere.

Mos ki merak, qe te me prishesh planet duhet te une te kem plane ( te falenderoj qe mendon qe una kam plane, duket qe jap idene e nje njeriu serioz edhe pse kjo s'eshte fare ne qellimet e mia ). Ideja jote me pelqen por, - seriozisht tani - , ja e zeme se e bera, ja e zeme se shkruajta ( une apo nje tjeter ) librin perfekt mbas dy vitesh qendrimin ne Shqiperi. Ja edhe e botova. Ca vlere do kete, kush do doja t'ja dije per te, sipas meje (gati) askush.

 

Ka nje shprehje 'taliani qe ne momentet me te erreta e me pesimiste ndaj popullit tim e mendoj shpesh, thone " Perle ai porci!"

 

Shikoje kete Toole, mos e le pasdore. Eshte mjeshter i mire, mund ta mbash si mesues, dhe te ndihmon shume.

Lexoje kete punen e "trapave", shikoje kur del me nenen e vet ne rruge, dhe kur shkon ta kape polici. Ka qyfyre. Nje shkrimtar keshtu te kete Shqiperia, dhe jam i sigurte se do t'i ndihej zeri. Se atje ka dhe material sa te duash, veç te kesh damarin e ketij Toole, dhe pastaj sukses i siguruar.

Nena e vet, e shkreta, ia ka mbledhe letrat nga kishte shkruar ky dhe i ka çuar per botim. Dhe pastaj u pa qe ishte mjeshter. E i ngrati ia kishte hequr vetes per gjoja "shkrimtar i deshtuar". Merre vesh sa lart e mbante steken ai zotnia. Kur thote "deshtak" dhe ai, merre vesh çfare ndodh me deshtaket e vertete.

mund ta vendosni tek thenia e javes kete?

"Shqipëria arrin vetëm të krijojë klientë që ngrenë zërin me kamarierin ndërsa dikutojnë se si te përmiresojnë jetën e kamerierit, e këta njerë kur pine shumë e janë shumë,  mund të jenë të rrezikshëm".

p.s.

duhet ta zevendesosh fjalen "ofendues" me "fyes"

të gjithë bëjnë tatuazhe me shqiponja dykrerëshe e të gjitha kanë zgjedhjen e cila, ose është e dhunshme ose presupozon rrëzimin e një sistemi e rindërtimin e një tjetri, gjithmonë me dhunë.

Revolucioni proletar me dhune behet. Po ti mesa duket ke mungesa te theksuara njohurish. Te sugjeroj te marresh nje doze te shendetshme sakvistimi dhe do ta shikosh qe do ndihesh me mire. Sherben njekohesisht dhe si vaksine gripi dhe si multivitamine.

 

Tërheq vëmendjen ama fakti që në ndryshim nga fazat e tjera historike, kjo lëvizje nuk e ka zanafillën në atë grup njerëzish që do kishin të gjitha të drejtat ta fillonin si p.sh fshataret e mjerë, minatorët apo punëtoret e Ballshit, por fillon në ndonjë lokal të mirë  të Tiranes dhe i gjithë shtabi është i përqendruar pak a shumë të Blloku.

Blloku eshte inteligjenca pra, ose inteligjencia, e proletariatit. Aty thurren revolucionet, intrigat, planet shpetuese, dhe manifestot. Mos e nenvlereso bllokun thjesht ngaqe duket katror, dmth ne forme kutie, pasi eshte tashme pothuajse teresisht kuti e hapur. 

OK pa sarkazem tani. smiley Shkrimi me pelqen, ve goxha pika mbi i. Dhe stili i humorit/sarkazmes qe e shoqeron. Vec do ishte me mire te kishte me pak detour-s (degezime) te cilat shpesh here jane keto shakate mbase te zgjatura pakes ne fjale, ne menyre qe te rrjedhe me kollaj si shkrim, me me pak perrenj, packa se ne fakt te gjithe lumenjte e perrenjte perfundojne ne det, jo ne Prrenjas. smiley

Revolucioni proletar me dhune behet. Po ti mesa duket ke mungesa te theksuara njohurish. Te sugjeroj te marresh nje doze te shendetshme sakvistimi dhe do ta shikosh qe do ndihesh me mire. Sherben njekohesisht dhe si vaksine gripi dhe si multivitamine.

 

Edhe pse me shaka, deri diku kap nje ndoshta-te-vertete. Nuk besoj se sakt bejne pjese te ky grup, edhe pse mund te jete. Me duken, te pakten shume prej tyre, me shume ne fazen e kerkim te nje identiteti me shume se sa te konsolidimit te saj. E kjo ne kete moment, ne kete Shqiperi, eshte pune dreqi.

Pervec paragrafit:

"Ajo që s’duroj dot nëpër diskutimet e gazetave, televizorëve, (b)logjeve, mitingjeve, le të themi atyre-situatave-në-të-cilat-mblidhen-më-shumë-se-dy-njerëz është …(apo edhe një nëse është tepër ambicioz e karizmatik), është kërkimi i një ideologjie dhe detyrimisht, kërkimi i personave që do zbatojnë ketë ideologji e që do sjellin të gjithë një sistem më të mirë për të mirën tonë. Të gjithë rrahin dorën në zemër e qajnë fatet e atdheut, të gjithë bëjnë tatuazhe me shqiponja dykrerëshe e të gjitha kanë zgjedhjen e cila, ose është e dhunshme ose presupozon rrëzimin e një sistemi e rindërtimin e një tjetri, gjithmonë me dhunë. "

qe as shton e as heq gje (pervecse me duket riperseritje e asaj cka shpjegohet brenda shkrimit), kusuri m'u duk se rridhte mjaft mire.

@Xhibi, e majta europiane (me pak perjashtime) ka kohe qe e ka hequr nga tefteri revolucionin me dhune dhe vendosjen e diktatures se proletariatit. Shih Gianni Vattimo-n dhe Zhizhekun psh. Ky i fundit, megjitheqe rekuperon deri edhe Leninin, as qe e ve ujet ne zjarr per revolucionin. Me sa duket i mjafton shitja e librave. S'e ka keq, aq prodhimtar sa eshte...

Vattimo pastaj eshte homoseksual i deklaruar (te mos keqkuptohemi, une jam pro te drejtave te homosex) dhe thone eshte mjaft i dashuruar pas djalkes se tij te fundit. Diktatura e proletariatit s'do t'i interesonte fare...

Cacciari ka kohe eshte bere katolik praktikant dhe dihet qe dhuna me Biblen ka do shekuj s'para shkojne mire...

Ata qe kane mbetur, gjysma jane bere te djathte, ndersa te tjeret prashisin baçen e tyre...

Gjithe shpresen e kemi akoma tek studentet franceze smiley

Po ne flasim per realitetin shqiptar e dashur Fini, per te ishte dhe tema, s'ka lidhje e majta evropiane ne kete diskutim. Per me teper qe e majta shqiqptare ka pak ose aspak te beje (ose ngjase) me ate perendimore, bile as shume me ato te vendeve ish-komuniste. Ata p.sh. kane bere katharse komuniste, se paku dhe se pari kane hequr ish-kapot e qeverive dhe nomeklaturave komuniste nga politika aktuale. Ne kemi akoma ish-ministra e funksionare te larte komuniste ne politike, ne drejtesi, etj, te cilet kane qene dhe jane ne balle te thirrjeve per rrembim armesh dhe revolucion. 

Te njejtet qe ne '97 ishin ne krye te turrmave dhe benin thirrje "o djem rrembeni armet ja vdekje ja liri' te njejtet bejne dhe sot retorika '97tshe.

Ndaj dhe artikulli eshte mese me vend. smiley

@ Xhib, ka pershtypjen qe asnje ministri, qofte ky edhe komunist shtate brezash, i shkon mendja tek revolucioni. Ti duhet ta dish, them une, cili eshte synimi i vetem i kujt ka pushtet politik sot ne Shqiperi.

Artikulli me pelqeu edhe mua. Problemi i vetem qe kam me analiza te ketilla eshte se shumica e atyre qe i shkruajne flasin nga qoshkat e kafeneve te Tiranes. Pjesa tjeter e Shqiperise eshte e perjashtuar nga cdo lloj zhvillimi ekonomik dhe kjo medoemos krijon pakenaqesi. Puna eshte qe kur njerezve u cenohet deri edhe minimumi jetik, muhabetet per moderime tonesh shkojne per llesh. Agresiviteti brenda shoqerise shpesh e ka nje arsye reale, si thua ti?

ka pershtypjen qe asnje ministri, qofte ky edhe komunist shtate brezash, i shkon mendja tek revolucioni. Ti duhet ta dish, them une, cili eshte synimi i vetem i kujt ka pushtet politik sot ne Shqiperi.

Fini, ose s'di c'thua ose ben loje fjalesh. smiley

Nuk behet fjale per revolucion te mirfillte proletar, se i ka ikur koha. smiley

Remember '97? Ok dhe asaj i ka ikur koha, po ajo qe kerkon te beje kryekutisti sot, bashke me autoret e '97-tes, eshte nje fare krize dhe katrahure sa te kete mundesi, me shprese qe kjo krize e fabrikuar do ta detyroje Berishen ta pranoje ate ne bashkeqeverisje (pavaresisht qe ai humbi zgjedhjet), se per kriza te medha tip '97 qe te behen zgjedhje te parakohshme e di dhe kryekutisti qe i iku koha asaj pune. Retorikat e sotshme kutiste tip "jepini zgjidhje o qeveri se ndryshe do behet si '97" jane thjesht per efekt politik, ose e shumta enderra me sy hapur.

Ndaj kishte dhe retorika marrje pushteti me force, mosbindje civile, dhe mobilizim te ushtarakeve te dale nga puna, keto te thena shprehimisht gjate protestes kutihapese.

Por fatmiresisht nderkombetaret, dmth teta edukatoret e klases politike shqiptare, mesa duket ja terhoqen veshet kryekutistit dhe ai i menjanoi keto retorika me pas, te pakten direkt s'perdor me keto fjale/shprehje.

 

Ja per te tilla "revolucione" behet fjale, qe gjithsesi thelbin e kane njesoj, marrje pushteti me force dhe me katrahure edhe kur ke humbur zgjedhjet (varja pasojat ndaj popullit e vendit, si tha ajo, mjafton ju te dy te mos ziheni). Po dhe keto besoj do eleminohen, se se paku bota duket se s'ka me as oreks per keto gjera, as durim ndaj kryekutistit, berishes, apo kujtdo qe do te tentonte nje gje te tille. Dhe ne kete aspekt shyqyr qe kemi teta edukatoret, me ne krye krye-tetaedukatoren Uidhers, se klasa jone politike karakterizohet nga nje nivel shume i larte papergjeshmerie, qe varjon nga bojekotrat (copyright pd) tek bilbilat dhe thyerjet e karrigeve ne parlament (copyright ps) tek grushti i shtetit (copyright pd) deri tek asgjesimi total i shtetit, kaos, panik dhe pasoje vrasja e mijera njerzve per te ardhur ne pushtet, si ne '97 (copyright ps).

 

Po e pranoj se e ka shkruar bukur, per te mos u quajtur injorant, me nje kerkes, qe autori te me spiegoj si mund te beht revolucion, kur karroca e revolucionit ka lidhe kuajt me krahe te kundert.

Ndersa ne Greqi nuk behet fjale per revolucion, po brezi i ri, nuk don te mbaje ne shpine "qejfet"  e brezit te vjeter, me 300 miliard borxhe publike.

Thjesht meqe pyete mik : une nuk e di se si behet nje revolucion, kjo eshte e sigurt, por ama, me kete rradaken time, kam arritur te kuptoj se si NUK behet nje revolucion, e menyrat se si nuk behet i di me siguri.

 

Po te linkoj, ndoshta i njeh, fjalet e dy artisteve te medhenj duke qene se kane thene ate qe dua te them une, shume me mire se sa une

 

http://www.youtube.com/watch?v=-2ZydssERXU

 

Cfare thote Lennon ketu? Thote dakord thote, te gjithe duam ta ndryshojme boten e hajde ti pervishemi punes, por ne momentin kur...

But when you talk about destruction
Don't you know that you can count me out,

But when you want money for people with minds that hate, All I can tell is brother you have to wait

But if you go carrying pictures of chairman Mao
You ain't going to make it with anyone anyhow

 

pra edhe nje njeri pa ndonje pergatitje politike, thjesht me tru e kishte kuptuar, thjesht duke pare situaten.

( meqe une kur filloj shkruaj per muzike pastaj nuk ndalem me dot, lexo edhe kete  )

 

Lennon told Rolling Stone: "I had been thinking about it up in the hills in India. I still had this 'God will save us' feeling about it, that it's going to be all right (even now I'm saying 'Hold on, John, it's going to be all right,' otherwise, I won't hold on) but that's why I did it, I wanted to talk, I wanted to say my piece about revolution. I wanted to tell you, or whoever listens, to communicate, to say 'What do you say? This is what I say.'"

 

 

Meqe jemi ne teme, te lutem degjoje pak edhe kete pjese shkeputur nga Giù la testa coglione, nje tjeter version i nje tjeter revolucioni

http://www.youtube.com/watch?v=4dM3chlIiKk

(kjo pjese me dhemb shume per ti shtuar ndonje koment keshtu qe...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).