Asgjësim buratinësh


Hej ti buratin,
shkaravinë e mendjes time,
të ndërtova me këto duar.
nga dëshira dhe nevoja
...për të të akuzuar.
Buratin krijesa ime,
delli i imagjinatës time.
Aty rri i shtrembër,
ashtu si të kam në mendje,
në ndihmë më vjen me ëndje
sa herë sorrat më pushtojnë mendimet.
Buratin, je i shtrembër
Pa ndjenja,
pa zemër.
Ato i kam vetëm unë!
Sepse buratin, nuk t’i dhashë
majë shkopit kur të lashë.
Ti po më përqesh,
brenda boshllëkut tënd
me gojën vesh më vesh.
Buratin je patetik!
Buratin,
ushtar prej kashte buratin,
ti je flamuri im,
kur të ngul majë një toke,
pushtimin e saj bëj legjitim.
Buratin ke për himn,
belbëzimin e marrëzisë.
Buratin
je komunist,
Ekstremist,
Anarkist.
Je dhe antiglobalist ti buratin.
Me listë -istësh të pafundme,
nga të cilat jam çliruar
prangat i kam dorëzuar,
dhe të kam denoncuar, ty!
Buratin ti nuk shikon,
megjithëse prej lecke ke një palë sy.
Më pengon hija jote,
ajo goja e hapur idiote,
fjalët që dalin prej aty...
Se ti flet e nuk di çfarë thua,
ndryshe nga mua,
që fjalët i bëj varg.
Me to të djeg po të dua.
Flakë prej qiellit marr hua,
dhe të lëshoj një mallkim.
se koka jote prej kungulli,
nuk mund të njohë pendim.
Dhe kur digjesh të shikoj.
Përmes flakëve çliroj,
gjithë vrerin e shpirtit tim.
Ti përmes flakësh po qesh.
Dhe unë,
me gojën vesh më vesh.
Zjarri i dijes, Promete,
Të fshiu nga ky dhe.
Dhe unë,
ndërsa ti në varr,
po var,
triumfin - pa hark,
Ekzekutim pa gjak.
Pastër.
Prehem,
në diellin me dije
mbi hi.

Derisa shikoj një hije,
sorra mendimesh përsëri...
Buratin,
... më duhesh e kuptoj.

11 Komente

e bukur kjo...me pelqen

Hej ti buratin,
shkaravinë e mendjes time,
të ndërtova me këto duar.
nga dëshira dhe nevoja
...për të të akuzuar.

 

 

shume e bukur dhe e vertete

Agjitacion dhe propagande, d.m.th. 55 smiley

J, po e lexoja me një sy tjetër, por kur shkova tek rrjeshti i fundit nuk e kapja as shqip...
Bëhej fjalë për një dordolec (i ngulur në hu) apo për një buratino? 

E dija se një italofon do më tërhiqte vërejtje. Për dordolecin bëhet fjalë, po më pëlqeu fjala "buratin".

 

A ja ngule mirë hurin të paktën... se mos ta merr era smiley

nga dëshira dhe nevoja
...për të të akuzuar.
 

Ç'pate me buratinin e shkretë?  smiley

Bukur, ***** smiley

J, të këshilloj ndonjë kurs të avancuar për zotrimin e elementëve të magjisë wodo... ke të bësh me kukulla të vogla dhe me gjilpëra smiley (efekti shumë më i tmerrshëm se akuzimi smiley&nbspsmiley

Ore... buratinin e ndërtova vetë, gjilpëra ke ti sa të hanë dhe qentë. smiley

Punë e zgidhme. Kush ka lekë të vrapojë pas woodoo dhe vu-druve.

Le që janë shfaqje e huj për ne ato.

Hi belle. Kohë pa fol and pa qesh ne. smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).