Asgjë për t’u trembur

Vdekja nuk është derë që hapet papritur e kështu
s’ka asgjë për t’u trembur. E shumta është korridor i errët,
ku mund të lëshosh ëndrrën e fundit si një vezë
e të presësh të celë. Uro të jetë i ngjashëm me ty,
të ketë sy e këmbë. Të ecë, të shohë.
Më larg. Më qartë.

Thuaj dicka. Për shembull, sesi hija e njeriut
mund të të shtypë më keq se ai vetë.
Sesi një arkivol i bardhë fëmije,
mund të ta zhbëjë përgjithnjë
spektrin e ngjyrave. Thuaj dicka të urtë,
mundësisht pa folur; ma përcill njëherësh
me ngrohtësinë e dorës.

Nëse ndodh që rrëzohesh e këput këmbën
poshtë një treni a peme që lëshohet mbi ty,
njerëzit e afërt të shohin me dhimbje,
e prapë shpejtojnë për diku, ku janë vonë.
Ndërkaq për ty ditët ngrijnë
Si heje akulli nën strehë…

Prek cungun, aty ku lëkura e palosur
dalëngadalë është bërë një. Pa kujtesë
për atë që humbi.
Përfytyrimi, - flet më në fund,
-është si majaja e tepërt.
E ciknos magjinë e jetës.
Ti mbërrin atje pa arritur kurrë.

M. Bashllari
Janar 2009

19 Komente

..prandaj e vej ket peshk ke my faves...

shume speciale ne çdo germ te saj kjo Avocados.me rrenqethi.

E ndjej çapin tinzar te vdekjes.... Kshu po reciton njeri tani ne TV...Me duket kam dhe kushuri kete te cmendur qe po flet smiley

Nejse,

Dreqi e mori Time Zone-n smiley

Nuk duhen keto rreshta tani naten.

Fjala "me pelqeu" sikur nuk shkon ketu. Une jam popull i thjeshte, anjorant dhe pelqimin e lidh me gjerat qe me sjellin ne humor te mire apo mi zgjerojne endrrat.

Mirepo, duke qene se me kane msu me qene korrekt, dhe me i dhone secilit hakun, kur e shkruara ben efekt, duhet me te vu 5 apo jo Av ?

Ulu Avocados, Pese !!! smiley

Cme bone, cme bone.

Me bone te kerkoj tani naten poete te erret si puna e atij qe Emigranti kujton me tere mend se une e kam lexuar.. dhe studiuar dhe se beson qe eshte thjesht ceshtje fragmentesh si puna e ktij :

Dhe ja tani që jam në vjeshtën e moshës
Më duhet të marr prapë bel e sqepar,
Të vë pak rregull në kopshtin e endrrave
Ku shiu vrima e gropa ka hapur si varr ...

Av, erdha prap une...  smiley 

Poezia eshte pergjithesisht shume e arrire. (Pesen ta dhashe dje, s'kam ardh per ate, por per cdo mollois me poshte).

Problemi me te zakonshmen e vdekjes ne letersi ka te pakten nje ngerc te krijuar prej Eseninit (mund te kete plot te tjere qe une nuk i di, por c'rendesi ka kjo...)

Ja varianti anglisht, strofa e dyte (ngaqe nuk di rusisht  smiley  dhe perkthimin shqip s'e kam ne dore  smiley  smiley   )

Goodbye, my friend, without handshake and words,
Do not grieve and sadden your brow,-
In this life there’s nothing new in dying,
But nor, of course, is living any newer.

qe tingellon pak a shume n'origjinal:

Da svidanja, drug moi, bez ruki i slova,
Ne grusti i ne pecal' brovei,-
V etoi zhizni umirat' ne novo,
No i zhitj, konecno, ne novei.

Vargu i nxire eshte ai qe sjell probleme, besoj qe bie dakord me mua. Sikur dy vargjet e para te poezise tende te beheshin "Vdekja, e shumta është korridor i errët" them qe poezia me shume do fitonte se do humbte.

"spektrin e ngjyrave" qendron ekzakt, por a mund, megjithate, ta rishohesh? Nuk sugjeroj asgje, vetem se spektri me kujton zysh Lushken e fizikes ne gjimnaz, qe pak kishte nga Yesenini...  smiley  

Dy strofat e fundit jane te atilla qe me bejne te ndihem me fat qe kembej dy fjale me ty. Krenaria kolegjiale duhet te kete dicka prej valeve magnetike.

KUR GJUHA VDES DALENGADALE - enëllajz :

Nese nje gjuhe e gjalle (dmth qe flitet ende diku mbi planet), nese ajo kalon, gjate historise se vet, nje apo diktatura, eshte e destinuar te bjerret dhe te ngurtesohet.

Edhe shqipja ben pjese ne te. Ca kohe me pare, kete "gjeme" e ka perjetuar dhe gjermanishtja me periudhen e saj te zeze 1933-1945. Gjuha shqipe ka pasur periudhen e vet te "lavdishme" 1945-1990.

Si vepron diktatura mbi nje gjuhe ? Ne nje menyre te thjeshte : meqe diktatura ngre ne kembe nje aparat te tere propagande (ku gjuha eshte personazhi kryesor), atehere ajo vepron mbi kete gjuhe ne nje menyre te percaktuar, me nje leksik te dhene qe pasurohet me ritme te tejet te ngadalta (ne mos fare), dhe me nje domethenie fjalesh teresisht te kontrolluara.

Nje shembull : nese ne vitin 1984 permendnim fjalen "rrethim", mendja nxirrte pernjehere, si domethenie te pare te kesaj fjale, "rrethim imperialist". Ose : po te permendnim fjalen "Njeri", atehere pernjehere mendja te sillte shtesen "i ri" - Njeriu i ri.

Kjo eshte dhe vdekja e ngadalte e nje gjuhe, ngurtesimi dhe tharja e saj. Kur fjaleve te nje gjuhe, iu mvishen kuptime krejtesisht te panatyrshme per to, atehere themi qe keto fjale jane infektuar dhe se ato nuk kane me shijen e tyre te pare.

Perse i them keto ? I them sepse gjuha shqipe gjendet perballe nje rreziku te ngjashem (dmth fosilizimit te saj) nga sterperdorimi i ca fjaleve tejet te larta, me domethenie te renda, per synime teper te rendomta.

Nuk eshte se kete gje e vuan vetem shqipja. Te gjitha gjuhet kane kesi problemesh. Por keto probleme, ne rastin shqiptar, vijne nga ku nuk duhet te vinin : nga arti dhe letersia. Une e pres shume mire qe gjuha te baterdiset ne ate fare feje nga njerezit e rendomte, nga ata qe nuk futen kurrsesi ne grupin e njerezve te fjales. Por qe ajo te jete e tille nga njerez te cilet e kane per detyre ta mbrojne nga kjo gje, kjo eshte per te vrare mendjen.

Dhe vertete qe duhet vrare...

Falemnderit te gjitheve per kohen dhe mendimet, fh, enka, em, tushe, arr.

Tushe, ti e ke marre letersine ne gjak, ne menyren me te mire te mundshme.

Em, thanks per analizen. shume d'accord per cka thua mbi eseninin. per "spektrin"- momentalisht nuk kam ide tjeter, por do ta rishoh.

Arr, analiza fort e mire, sepse ne te gjithe jemi pjese e problemit. Te kishe folur pak me konkretisht, do ta dija me per nder.

ciao.

Te flas konkretisht ? S'me ka mbetur gje tjeter veçse te flas b dhe a bejne ba, b dhe i bejne bi, ba-bi.

Nejse. Po them dy fjale :

- Teksti me lart, enëllajza ime nuk kishte shume lidhje me poezine e publikuar ketu, qe per hir te se vertetes, nuk e kam kuptuar. A duhet te behesh merak ? Aspak. 99% e poezive me shkojne per krunde, sidomos ketu. Une jam mesuar me poezi tradicionale tip Agolli, poeti me i madh i te gjitha koherave dhe boterave :

Lara ime baloshe
me pulla kuqaloshe
eja pi ca uje
me mua mos u kruj.

Ja, per keto poezi vdes une. Te tjerat, nga njeri vesh hyjne e nga tjetri dalin.

- Enellajza pra, ishte per te tjera gjera qe i shoh gjithandej dhe qe po baterdisin boten shqiptare.

- Kam nje koke nje projekt fantastik. Fjali deftore. Pyetje : a ka vend ketu fjala "fantastik" ? Mos u ngutni, pergjigja nuk eshte e lehte. Kam ne koke nje projekt. Fjali deftore. Po projekt, a ka kuptim ? Duhet shoshitur dhe kjo. Kam ne koke. Fjali deftore apo jo deftore ? Defton gje kjo fjali apo nuk defton asgje ?

Pergjigje : subjekti pa objekt eshte jetim, dhe madje i semure me kancer, dhe madje qe ka lindur sakat, me nje fjale, te zezat e botes jane mbledhur ne te.

Enellajza ime = subjekti.
????????????? = objekti.

Gjeni ??????????? !

Enellajza jote nuk ka kancer. problemi qe ngre qendron. Vetem se nuk sjell ndonje argument konkret dhe e ben situaten konfuze. Ti nuk je kaq i ngaterruar sa paraqitesh ketu.

Si ta shpetojme shqipen nga bjerrja dhe ngurtesimi? Kjo do ishte vertete nje teme e mire per ate projektin qe ze me goje.

per poezine e pakuptuar, mos e vrit mendjen. cdo gje eshte percepsion relativ, subjektiv.

Ne lidhje me te kuptuarit e poezive:

"-Klara ! Sa emer i bukur-tha vajza.

Plaka rrudhi fytyren.

-C'eshte ky emer?..si emer lope.."

 

Well, lodhja e nje gjuhe, venia e saj nen nje pllange te rende vjen nga zhvleresimi i domethenies se fjaleve. Nje fjale, po u ul nga piedestali i saj, ajo ka mbaruar. Dhe kur them mbaruar, kjo vlen per nje brez te tere, dhe madje duhet te jemi me fat qe brezin tjeter ajo te ngjallet.

Gjuha gjermane e nazisteve ka qene masakruar per 12 vjet me rradhe. Nje tmerr. Pervec masakrimit te njerezve, eshte masakruar dhe nje pasuri e trasheguar nder shekuj, gjuha, shpirti i nje kombi. Por gjermanishtja eshte rimekembur (me mjaft mundim, c'eshte e verteta) ngaqe ka pase gjermane te medhenj, poete dhe shkrimtare qe ia kane risjelle hirin kesaj gjuhe.

Por per gjuhen shqipe, nga do te vije shpetimi ? E thjeshte, nga letersia, nga shkrimtaret dhe poetet, nga askush tjeter (shqipja nuk perben perjashtim ketu). Mirepo, me sa shoh une, ky shpetim po vonon. Masakrimin e gjuhes shqipe nga gjuha komuniste po e ndjek masakrimi i gjuhes se mediokreve. Sot, me sa kam mundur te shoh, jetojme nen diktaturen e mediokreve. Gjuha e tyre eshte kthyer ne nje lloj standarti te detyrueshem per te gjithe. Konvencionet kane hedhur shtat dhe do te jete shume e veshtire per t'u levizur vendit.

Solla shembullin e fjales "njeri", qe nen diktature nuk rrinte kurrsesi vetem por shoqerohej me "i ri" ose "socialist". Truri i eterve tane (dhe ne bashke me ta) e kishte harruar kuptimin e fjales "njeri" fare shkurt. Njeri qe lind dhe vdes. Njeri qe ka shpresa, deshira, mendime, nje shpirt te lire, nje mendje te zjarrte, ky njeri pra nuk ekzistonte ne trurin tone.

Po sot, cilat fjale po infektohen ? Ja psh, "atdhe" nuk ka kurrsesi kuptimin e dheut te te pareve por thjesht te nje cope toke ku mund te kryesh nevojat personale mbi te, ku mund te thuash te 99-at, dhe kjo aq shpesh sa, me te degjuar tani fjalen atdhe, neve jemi te neveritur. Tani e tutje, gjuha shqipe numeron nje fjale me pak.

Po ne letersi ? Sa te duash. Mediokriteti, me ganxhat e tij te stermedha, synon thjesht NIVELIMIN e gjithçkaje. Askush nuk duhet ta ngreje koken mbi te tjeret. Asokohe te gjithe anonime nga frika, sot te gjithe anonime nga njetrajtesia.

Per aq sa kam lexuar ketu ne kete faqe, ca fjale me duken te kuqe, sikur te me kene ngrene buken. Kuptimet e tyre jane shtremberuar aq shume sa nuk me merr me malli t'i shoh. Nga nje njeri krejt i paqte dhe i hapur per pranim fjalesh, jam kthyer ne nje alergjik. Dhe fondi i ketyre fjaleve shtohet dita-dites.

Vereni pak postimet ku vershojne te eturit per letersi (jo autoret, por konsumuesit e tyre), vereni sesi pas ca kohesh ju do ta mbyllni pernjehere faqen sapo te lexoni nje fjale te percaktuar ne te. Mjafton nje fjale e vetme qe truri juaj e ka skeduar si alergjike, dhe tashme ju keni kercyer ne makinen tuaj per nje shetitje dhe qetesim nervash. Nuk do te marr shembuj konkrete fjalesh qe i kam alergjike, secili mizerjen e vet, sic i thone fjales. Por nese e hapni syrin pak me teper mbi keto gjera, do te shihni qe shume shpejt do te filloni te kruheni.

Po mire, do thote ndonjeri, ketu eshte vecse nje pjese e vockel e asaj cka ngjet ne viset tona. Gabim. Gjithandej njelloj. Virusi eshte i shpejte dhe perhapet hap e mbyll syte. Kudo ku flitet per letersi, e njejta histori : marrje mendsh, ardhje perpjete, dhe mbyllje sysh per te mbledhur veten e mos rene pertoke.

Atehere, nga vjen kjo ? Pergjigja ime eshte : LEHTESIA. Etja per gjera te lehta, kalimtare, te percipta, pa vrarje mendje, per imitim blete lule me lule gjithe diten, pa u ndalur kurre mbi qellimin e kesaj endje te pafund. LEHTESIA eshte moter e mediokritetit, dhe ky i fundit eshte pozicioni me i ngrohte per dike qe nuk i pelqen furtunat dhe dallget e forta.
_________________________________________________________

Ne lidhje me poezine me lart, eshte nder te rrallat poezi te Avocados qe nuk e kam marre vesh. Nuk e di pse me ndodhi ndryshe kesaj rradhe, a une a autorja, nuk e di.
_________________________________________________________

Loloto, ti e ke fjalen qe ne jemi si dy sfera te perkryera qe kane si piketakimi thjesht nje pike gjeometrike, pa asnje permase ? Te jemi valle kaq te papercueshem ? Asnje parcele te perbashket, qofte dhe sa nje arne ne berryl ? Nuk e di, edhe mundet. Por kjo duhet te jete e perkohshme, perndryshe ka dicka qe nuk shkon.

Shiko Antirrota,meqe me ke permendur, le te jemi me te qarte.

Ketu flitet per nje peozi te Avocados jo per gjendjen e gjuhes shqipe.Nese ti e ke shqetesim kete fare bukur mund te hapesh nje debat ketu, ne shtyp a ku te duash.Por nese ti mendon se Avocados me kete poezi eshte nje kontributor i degjenerimit te shqipes atehere thuaje dhe argumentoje. Ne kete pikpamje, dmth te flasesh kur s'ke gje per te thene, jemi vertete dy rrathe qe nuk priten.

Loloto,

Te permenda sepse minidialogu i plakes me vajzen ishte nje dialog mes dy botesh te ndryshme, dhe se shurdhimi i plakes (qe ka degjuar Lara ne vend te Klara) jep metaforikisht ndarjen e ketyre dy boteve.

Dhe thashe se kaq larg qenkam une nga autorja qe nuk e kuptova kesaj rradhe ? Dhe thashe, "edhe mundet, por nuk duhet te vazhdoje gjate". Me nje fjale, shpresoj te gjej antenen e pershtatshme per kapjen e valeve.

Ne lidhje me diskutimin qe bera, e perseris qe nuk ka lidhje me poezine e Avocados. Por ka lidhje me kete faqe. Dhe se Avocados nuk ka pse ta marre per keq nese une shprehem ketu per gjera qe me shqetesojne. Fundja po flas per letersi, nuk po tregoj perralla dimri dhe as po e mbush faqen me kokeverdhe. Nese vertete shkrimi im shqeteson dike, anashkalojeni si thjesht nje "hapje-mbyllje kllapash", dhe therrisni batalionin e ikonxhinjve se ata e gatisin mire temen. E keni vene re si perfundojne ca tema nga ana vizuale ? Cito njeri e cito tjetri, me thjesht nje rresht apo nje ikone, dhe tema perfundon ne forme trekendeshi kenddrejte 30°, me nje maje ne fund, te tipit . (pike).

Per ta pare me qarte, perfundon keshtu :

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
.........hhhhhhhhhhhhhhhh
..............mmmmmmmmmmm
................eeeeeeeee
..................ddddddd
......................eee
........................t

Jashte teme, pune e shkelqyer me perkthimin e "L'Africain".

Av,e rende poezia....Duke u munduar ta perfytyroj mu krijuan imazhe te llahtarshme.....Ndofta qellimi yt ishte ky.....Poezia jote dha shkas sidomos per komentet e ARR.Limitimi i komenteve ne numer qe i eshte bere (nuk e di nese e ka akoma)eshte nje faqe shume e erret ne CV,e peshkut.Eshte si te vinte te peshku Jusuf Vrioni e mos ta linim te komentonte.Uroj qe te mos ndodhe me per askend....    smileyE hapa sherrin une..... smileySe u merzitem.....

Thanks Zana per kohen. Poezia eshte hipotetike dhe e kthjellet. Shkruaj per vdekjen si pjese e jetes, ne emer te dashurise per kete te fundit. S'di cfare te jep kaq llahtare.

Ne lidhje me shtesen qe ke bere per ARR, je krejt gabim. Ai ketu rrotull do jete, dhe le te flase nese eshte bere shkak kjo poezi apo une, qe atij t'i kufizohen komentet. madje une tani po e degjoj ket muhabetin e numrit te komenteve. Arr-ne,  une e vleresoj per punen dhe zellin ne perkthime,  por konkretisht nuk e shoh shume specifik ne problemet qe ngre.

per sherr ke gjet njeriun e gabuar smiley. po deshe ndonje debat civil, ok.

ciao

Jo AV,jekeqkuptuar ,ne shtesen per ARR,nuk hyn fare as poezia jote  e as ti.Nuk ka ndodhur sot...Ke keqkuptuar ,e  sigurte....LLahtare me dha arkovoli i femijes,keputja e kembes nen tren a peme,e me llahtar akoma nxitimi i njerezve pas gjithe kesaj.

Zane,

Na ndrro muhabetin se per te vdek kena te tane smiley

se po na dalin hije n'enderr aman ...

Me duket se e thashe dhe diku tjeter se me pelqejne poezite e avocados dhe e vleresoj si nje poete te formuar tashme. Sigurisht qe nuk eshte e thene qe t'i kap te gjitha poezite e saj. Ju e dini qe kapja e poezive varet nga shume faktore, te lexuesit dhe te poetit. Mjafton te mos kete nje perputhje te nje treguesi midis te dyve dhe percjellja e kuptimit ben mungese. Por gjithsesi, thashe se kjo nuk eshte dicka e jashtezakonshme, dhe se kjo ndodh per te gjithe e nga te gjithe.

Pastaj, duke menduar qe avocados nuk do te m'i marre per keq ca fjale, fillova te flas per ca gjera ne lidhje me gjuhen qe po perdoret, dhe jo VECANERISHT ne poezite, por EDHE ne fjalet qe themi MBI keto poezi. E kam pasur fjalen qe ligjerimi yne andej-kendej po vuan nga ca tharje fjalesh, nga ca stereotipe qe e ngurtesojne nje gjuhe, madje dhe me keq, qe ia vrasin fjalet nje nga nje.

Avocados, megjithese une flas ketu per gjera pa lidhje, nuk besoj se kjo i sjell dem ndonjerit, aq me teper nje poeti kur diskutimi im ka lidhje me vete fjalen. Dakort, pa lidhje me poezine TENDE, por ama ne lidhje me FJALEN. Dhe keto diskutime i bej pak a shume neper tema qe mendoj se nuk do te keqkuptohem. Megjithe numrin e pakte te postimeve ne dispozicion, me duhet te gjej nje vend te pershtatshem. Megjithate, kufizimi i postimeve nuk me shqeteson fare, me mjaftojne dhe kaq. Ju e keni pare qe bej postime te stergjata, thjesht per t'i permbledhur cfare dua te them. Ka dhe nga ata qe ankohen per sterzgjatjet e mia, por tani keto kemi : hall shkurt e shpesh, e hall rralle dhe gjate.

Kalofshi mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).