Arsyeja pse ja vlen te besh sikur s’do!

Arsyeja pse marketingu me pelqen shume, eshte sepse jam krejtesisht i dhene pas studimit te psikologjise konsumatore.  Ne fakt, pjesa me interesante e punes eshte kur ulem pas xhamit pasqyre edhe vezhgoj se si rreagojne konsumatoret ndaj stimujve te ndryshem.
Nje nga aspektet e cuditshme te psikologjise njerezore eshte se na pelqejne gjerat e pakapshme.  Per [...]

28 Komente

"Po pse ben sikur nuk do,

gjeraqine e bukur -o...

Emo, vazhdoje ti se s'e mbaj mend me. smiley

Sa me shume energji harxhojne te tjeret per t’ju pasur prane, aq me shume do te bindin veten qe ju duan.

Po qe s'eshte e keqe si ide. Hipnotizim permes largimit dhe fshehjes, por kam frike se nuk funksionon per njerezit kjo.

ajo ka qene klas me vete bashke me burrin. Nje tjeter cudi e epokes socrealiste. Nje aristokratizem i perkore. Pak Korce e mire zonjash me pellush ne dimer.

Cfare behet tani? Di gje?

Ky konsumeristi e paska me "t' futme"..... Maje maje afer , kur ta hash te sat...... smiley . Me libra eeeee , hajdeni mer sa te doni afer , shkrihuni dhe me mu po deshet!

Konsu, mund te na thuash dicka me tutje ne lidhje me ndryshimet mes gjinive ne psikologjine e konsumit ne kete prizem, duke bere nje lidhje me instinktet primitive?

Po me psikologjine abuzuese te njeres pale si dhe vartesine e pales te abuzuar?

Se treti, po ne nje termin afagjate c'vihet re? Ajo qe fitohet "duke bere sikur s'do" eshte thjeshte impuls momental konkuiste qe kalon sapo ta pervetesosh apo eshte nje efekt qe zgjat?

Prandaj, kur dilni me njerez qe doni t’i beni per vete, lerini t’pagojne.Mos i telefononi, e lerini ata t’ju telefonojne ju.  Sa me shume energji harxhojne te tjeret per t’ju pasur prane, aq me shume do te bindin veten qe ju duan.
 

Po si jo, sidomos kur dhe pala tjeter ben te njejten loje...sukses i garantuar!

Po qe per te pagume ....leini mer te vije kush te doje  smiley Po halli qe s'vje njeri , po kur ta plasin "e njef ate , mos i rri afer se eshte QYLS!  "

o La Rose... eshte thjesht nje loje... edhe lojes i bie energjia po nqs nuk e vazhdon... ne pergjithesi eshte mashkulli ai qe e le lojen se fillon e mendon per regull e rend... 90% te cifteve ndahen sepse bie energjia. meshkujt vdesin per regull.. femrat vdesin per rremuje... regulli ehste i parashikueshem.... gjeneron te njejtat emocione.... rremuja gjeneron gamen e plote te emocioneve.... mashkulli enderron per nje penelopi, femra per nje odise...

Po me psikologjine abuzuese te njeres pale si dhe vartesine e pales te abuzuar?

Nje ilustrim i mire i kesaj besoj se eshte studimi tjeter qe u krye po nga Stanford Univ. (ne mos gabohem) kur u zgjodhen nje grup nxenesish per te marr pjese ne nje studim 2-javor mbi abuzimin dhe vartesine. 

Ne nje laborator, krijuan nje ambjen burgu ..me qeli, me zyra interrogimi ..etj.  Nxenesit u ndane ne 2 grupe.  Njeri grup do luanin rolin e te burgosurve, kurse tjetri rolin e rojeve.    Rezultatet ishin aq te papritura dhe demtuese psiqikisht per pjesmarresit, sa qe eksperimenti u ndalua brenda javes se pare. 

Ata qe ishin zgjedhur si te burgosur, pisqikisht filluan te kujtonin se ishin vertet te burgosur.  Qanin, kerkonin falje ...humben krejtesisht shpresat -- dhe harruan qe ishin ne nje eksperiment te lire nga i cili mund te dilnin kur te deshironin.  Por ngaqe psiqikisht kishin perbrendesuar rolin qe u ishte caktuar, nuk arsyetonin dot qarte. 

Ata qe ishin zgjedhur si roje, filluan te keqtrajtonin "te burgosurit" ..i rrihnin, nuk u jepnin te hanin ..pra edhe ata filluan te mendojne se ishin ne rolin e nje roje burgu te vertete ..dhe te burgosurit, ishin vertet kriminele.
 

...pra per tu mos zgjatur, njerezit edhe ne relata bashkshortore vihen ne rolet e tyre edhe shpesh here harrojne qe keto role nuk jane fikse.  Keshtu edhe puna e abuzuesit me te abuzuarin.

E njihja studimin. Das Experiment(filmi i bazuar ne ate c'ndodhi ne '71 ne Stanford). Sidoqofte une po flisja per psikologjine e te abuzuarit ne treg.

La Rose, per cfare e ke llafin kur thua "te abuzuarit ne treg"?

Sa me shume energji harxhojne te tjeret per t’ju pasur prane, aq me shume do te bindin veten qe ju duan.

Nuk eshte vetem ceshtje te bindesh veten, po mathematike. smiley

Une e shoh si ceshtje investimi. Po harxhove kohe, energji a para per dicka, natyrisht qe do lidhesh pas saj. Jemi ne qe me investimin tone i kemi dhene vlere kesaj lidhjeje.

 

 

kjo teme ka me i kap 70 komentet. Penar, a e keni bo najher studim, sa eshte median i #komenteve per teme dhe sa eshte 95-th percentile?

Sa me shume mundohemi te bejme tonin dike, aq me shume na pelqen ky person

Perpjekjet e kaluara jane kosto te humbura, teorikisht te parendesishme ne vleresimet e llogjikshme per te ardhmen. Kjo s'eshte teori per llogaritare, por fundja as njerezit s'jane material per llogaritaret smiley

Perpjekjet e kaluara jane kosto te humbura, teorikisht te parendesishme ne vleresimet e llogjikshme per te ardhmen.

Ky eshte problemi me ekonomistet tradicional (dhe ju llogaritaret smiley ) ..sepse cdo gje fillon me "ceteris paribus."   Realisht, njerezit jane allogjik, krejtesisht irracional ..por per fat te mire (apo te keq) krejtesisht te parashikueshem, sepse bejme gjithmon te njejtat gabime.

Je thjesht me fat qe po flet ne nje cast ne kohe kur "rational expectations" u provua e gabuar si pikpamje. Ca vite me pare do flisnim ndryshe  smiley

Kshu e ka kjo pune ...si puna e ketij shembullit ketu posht: 

"Fortune named Enron "America's Most Innovative Company" for six consecutive years." 1996 deri me 2001. 

 

 

Ehe por sa per kujtese edhe kjo pune e dikujt te shkathet ne marketing ishte....

 

me të njejtin princip lejnë populli qametin e pareve në poker; pasi e kanë ngrejtë stekën ca si lart, dhe pse s'kanë gjë, do vazhdojnë të ndjekin, sepse kanë investu në mënyrë të konsiderueshme dhe u vjen keq me hudh poshtë kaq kollaj ato që kanë vënë bast deri atëhere, e kështu me dorën e keqe që u ka rënë, humbasin dhe dy-tre herë më shumë, nganjëherë veç për të parë ç'kishte tjetri. menje e shkreta... megjithate, unë kam në zyrë një lule që e kam ble 5 leke te kioska ku blej cinaret, po më pëlqen shumë fare se s'e kam pa me asnji vend tjetër. kjo sa për muhabet krahasues.

hmmmm, kjo nuk eshte t'i mbushesh mendjen vetes qe poti ka x-vlere, o ashes, sepse poti e ka vertet ate vlere.

kurse keta qe thua ti thjeshte s'dine me lujt smiley

Ok, se tu dashtë me folë shpejt duhet me u sqaru dy herë. Ishte në lidhje me komentin e "nejse" (s'di më se ku më lart) që thotë se është si tip investimi; kur njoni ka  harxhu paret e dynjasë për të marrë në tel ta zemë njonë, apo për të shku me e pa me avionin e parë që niset nesër, merr vlerë më tepër se ai ka bërë diçka për të. Le pastaj po t'i ketë rregullu saraçineskën apo fshesën me korent; i duket se vërtet ka investu një copë shpirt te ajo. Dhe sa më shumë bën (ve bast), aq më shumë s'ka dëshirë ta lërë (do të vazhdojë lojën). Por kjo ndodh vetëm kur e konsideron si investim. Ka të tjera për shembull,  që për sheer pleasure, i bëjnë jaranit për të ngrënë tre vafte, i presin flokët me delikatesë dhe i blejnë për ditëlindje një Porsh. Me 'i llaf, nuk presin asigjo. Dhe e lejn tak-fak kur t'i teket. smiley

p.s. për hir të barazisë gjinore, mora dy shembuj me gjini të ndryshme.

Plotesisht dakort me faktin qe psikologjia konsumatore na ka hedh trute ne ere, jo vetem qe shpenzojme per sende krejtesisht te panevojshme qe te nesermen do te hidhen ne ndonje cep, por duhet edhe te shpenzosh shuma "te majme" ndryshe nuk te iken fiksimi.

Sa per psikologjine njerezore ka njerez qe vuajne nga troci dhe s'mesojne qe s'mesojne t'i bien nga Kina, eshte "po" ose "jo" e thate dhe e shpejte....me keto qe po lexoj ketu i bie te ndjehemi gjithmone te pavleresuar.  Perfundimi...duhet lexuar me shpesh ato stupid date guides neper internet, keto ceshtje qenka me serioze sec duken........... 

Qyqja m'raftë pika mu qi e kam dit se 25$ janë shumë për i çontë smiley

Meqë ra llafi ke çantat, a e keni ngju at muhabetin e asaj grus qi bo çanta fashion me porosi nga kapakët e librave të vjetër që ke m'shpi.

Allasojshe, Tolstoj-e, Lenin-e. Sherr i modh estetik. Imagjino sa trendy do ishte i çantë dore e bome me variantin frengjisht te "Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine". Materjal cilsor, jo si kto t'sotmit.

llafi osht per çoMta, o flor. mos ngatarrojm konceptet tashi. mos bim n'diletantizem. smiley

 

...dhe për shërbim-riparimet e tyre (togëza, mballoma e tegela). TEshti e kapa smiley

  Reagimi i njerzeve ndaj produkteve duke u bazuar tek çmimet eshte shum interesante , nje psikollogji me vehte. Shoh produkte te njejta, biles e prodhuar nga e njejta dore/fabrike, qe dalin me dy çmime te ndryshme ne dyqan, ndonse kostoja e prodhimit eshte e njejta. çmimi per njeren eshte 2,29 dhe per tjetren 4,29, taktik kjo qe ndiqet nga shum prodhues ne bashkpunim me tregtaret. Dhe rezultati eshte qe prodhimi me 4,29 ka nje shitje pak me te larte se ai 2,29. Pra njerzit bazohen tek çmimi, dhe shitesit apo dhe ata ekonomistet-psikolloge e dine kete te mete te konsumatorit. 

Sa per ato testet kolektive qe u permenden ketu, mendoj qe nuk i afrohen te vertetes. Testet individuale jane me afer te vertetes.

Konsu, ke lene pa permendur nje nga faktoret kryesore se pse njerzit blejnje gjera te shtrenjta; asosacionin me vlera, me shtresa te larta, kullerizma, etj.

Kjo pastaj sjell dhe ne krijimin e vlerave fallco; ata qe dine/kane blejne gjera te shtrenjta, keshtu qe duke blere gjera te shtrenjta i bie qe dhe ti te dish/kesh. Dmth lesh. smiley

Shif reklamat e gjerave lluksoze p.sh. Ata nuk shesin produktet ne reklama, ata shesin nje stil jete te caktuar, nje iluzion, nje mirazh qe shumica e popullit bythegrisur kujton se do behet (ose do beje) si ajo femra seksi qe sapo doli nga makina lluksoze, dhe do qeshe dhe do jete e lumtur gjithe jeten, njesoj si ajo ne reklame, mjafton te blere ate produkt.

Dmth prap lesh me tresh. Po ne fakt funksionon per shume njerez. Bile s'eshte cudi te gjesh 'levizje sociale' te atyre qe kane ne pronesi nje produkt te caktuar, duke i mbushur mendjen vetes qe ata jane nje elite.

Ke te drejte deri ne njefare pike. Se po te paguaje vetem tjetri apo te marre ne telefon, te bleje dhurata etj, dhe ne ta leme pa reciprokuar, atehere ai mund te mendoje se we are not just that into him (nje huazim titulli i nje libri self-help te njohur). Per te mos folur pastaj qe ende nuk kane filluar sulmet nga grupi feminist, qe mund ta perdorin argumentin per te thene qe kane arritur aq ne jeten a karrieren e tyre per te qene ne gjendje te ndajne gjithcka, pa pasur nevoje qe mashkulli t'i tundoje me shumen e parave te cdo dhurate.

Por ne thelb jam dakort me strategjite e marketingut per te na bere te shpenzojme per dicka qe ne fund te fundit nuk do te na sjelle kenaqesi a te na mbushe zbrazetine e shpirtit.

Cdo idiot mund te perballoje nje krize - eshte jeta e perditshme ajo qe na lodh me teper..

Anton Chekhov

Jam shume skeptik me keto eksperimentet te cilat vertet mund te pasqyrojne te verteten per nje ane te personalitetit njerezor por jo te verteten e plote!

Qenia njerezore eshte shume here me e komlikuar dhe me e pa parashikuar, saqe edhe me mijera eksperimente ne dite te behen perseri nuk dalin me nje pergjigje te plote.

Ahhh sikur te ishte aq e lehte te njihje njeriun...

 

Prandaj, kur dilni me njerez qe doni t’i beni per vete, lerini t’pagojne.  Mos i telefononi, e lerini ata t’ju telefonojne ju.  Sa me shume energji harxhojne te tjeret per t’ju pasur prane, aq me shume do te bindin veten qe ju duan.
 

Dhe ne fund te kesaj cfare fitojme?!

Nje konsumator qe eshte i bindur se na do?!

Mire, do ta kem parasysh studimin e radhes kur te kem ndonje gje per te shit.

Flm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).