Arsimi përtej fasadës së premtimeve elektorale

Arsimi përtej fasadës së premtimeve elektorale Albana Rexhepaj Shpenzimet publike për arsimin në katër vitet e fundit kanë shënuar rritje: nga 2.8% të GDP në 2005 ato arrijnë 3.55% në 2009. Edhe pse 3.55% e GDP përfaqëson investimin më të lartë në 19 vitet e tranzicionit, ajo ngelet përsëri më e vogel se investimet në arsim në vitin 1989: në këtë periudhë, që përket me fundin e

58 Komente

Shkollës shqiptare i mungojnë akoma programet e reja mësimore; cilësia e teksteve mësimore me të cilat punojnë mësuesit dhe nxënësit ngelet e dobët, ndërsa mjetet alternative të marrjes së informacionit jane minimale.

 

Pertej aspektit poltik qe eshte mbulur mire ne artikull, mua me duket qe mungon pasioni nga ana e atyre qe jane profesionistet e fushes. 

Në dy ditët e fundit, Saktivista ka treguar vërtet NIVEL të lartë me botimin e këtyre artikujve.

Këtë analizë të gjëndjes së Arsimit sot (dhe premtimet e partive se si do jetë nesër), kisha frikë se s'do të mund ta shikoja ndonjëherë në faqet e mediave shqiptare të analizuar kaq ftohtësisht dhe me përpikmëri... ja që të rinjtë funksionokërkan akoma.

Kjo eshte kritike me spond per ne te tjeret smiley

apo na ke lavderuar dhe me perpara ti, se harrova smiley

Sol, dashurinë dhe respektin personal nuk i ngatërroj asnjëherë me vlerat e shkrimeve... pa dashur të mohoj punën e ju të tjerëve, shkrimi i Leartit dhe ky i Albanës, treguan një nivel edhe shumë herë mbi mesataren jo vetëm të të rinjve të Opinionit, por edhe të më të përgatiturve të të gjithë analistëve shqiptarë të marrë së bashku.

Shume dakord jam me ty, jane dy shkrime shume shume te mira.

Po dhe dashurine dhe respektin per ne te tjeret nga shkrimet e ke, apo jo...he pra na bej icik qejfin smiley

Albana, analize vertet e mire. Le te vijne te rinjte e PS dhe PD e te na tregojne se cilat vlera te tyret paskan ruajtur edhe pse nen lidera autoritare. Le te vijne e te na shpjegojne me ate arsimin qe aq shume e paskerkan pas per zemer...!

Anoj nga  "e"... Ndoshta eshte e qarte se keta te "rij" nuk e harxhojne kohen kot . Nje shembull praktik  i nje pasqyre analitike per "Arsimin ne Shqiperi" gjendjen e shqetesimet e tij ..eshte kjo prurje cilesore do te thoja. Me e rendesishmja eshte se analiza behet ne nje kend si Politika Arsimore e nje Vendi pa rene ne njeaneshmeri Politike . Eshte nje perpjekje e mirpritur ndaj se ciles edhe njerez me pergjegjesi te Mirefillte ne kete fushe ne Elitat e Partive, duhet te lexojne dhe te afrojne keto grupe  te rijsh qe kane kete qartesi per fushen arsimore . Me pas specialistet do ta kene shume te lehte punen per platforma te detajuara.

"""Albana,......ky postim qe vazhdon pas te parit , ndoshta eshte gjeja me e papranueshme qe e hedh poshte te gjith prurjen , ne rast se Sol ka nje rrol nxites ne kete pune. Edhe sikur te pranosh te fshihet si nje paragraf qe mbjell regres ...nuk eshte keq!

Analize e mire vertete po nuk e kuptoj pse autorja eshte (te pakten keshtu ta jep pershtypjen) kunder unifikimit te programeve mesimore me Kosoven. As e kam idene se ç'nenkupton PS me kete, por ky unifikim nuk do te ishte fare simbolik por mbi te  gjitha permbajtesor pasi nje komunitet kombetar ka nevoje per nje arsim te perbashket dhe per nje qarkullim dhe shkembim dijesh sa me te madh.

Artikulli eshte..so-so. Eshte bere nje perpjekje per te identifikuar problemet dhe nje si bicim studimi i programeve te partive (qe jane pak a shume nje bajge arsimore), po asnje sugjerim per nje zgjidhje..pervec nje shfryrje hundesh si "do të kërkonte së pari zvogëlime klasash, të themi, rreth 20 nxënës për klasë"

Ka mungese te theksuar ne pergjithesi per te bere studime te thella..nuk e di per ca e hane buken keto OJQ-te.

Paraja e shtetit shqiptar eshte e kufizuar dhe prandaj eshte e nevojshme qe te piketohen ato ndryshime qe do sillnin perfitimin me te madh. Keto ndryshime duhen identifikuar me ane te studimeve serioze, ndoshta nje bashkepunim i universitetit te tiranes me institutin e statistikave etj etj. po vari trapanin, se keto pune duan tule....

Per mendimin tim, duhet futur ne menyre te fuqishme testimi i shpeshte dhe standard ne cdo nivel te shkolles para universitare. Nje here ne vit per cdo klase ne menyre qe te krijohet nje baze te dhenash qe do te karakterizonin ne menyren me te mire te mundshme njohurite e nxenesve anembane shqiperise dhe do te mundesonin krijimin e nje politike arsimore te mbeshtetur ne realitet dhe jo ne programet politike (pacavure) te krijuara nga injorantet qe bubrrojne neper partira.

Neper universitete, te zhduket liberalizimi, te vendosen provimet e hyrjes dhe te ligjerohet krijimi i revistave shkencore dhe kontribuimi i profesor- doktoreve ne to si dhe ne revista shkencore bashkekohore. Ashtu si ne te gjithe boten nje profesor nuk mund ta mbaje pozicionin e tij pa bere studime shkencore.

kaq per tashti, se do fshij.... LOL

Pergjithsisht me pelqen, si ideja edhe shtrirja.

Persa i perket ankeses qe ne 1989 arsimi paska qene nje perqindje me e larte se GDP se tashti, nuk me duket krahasim i sakt. Ndermjet shume gjerash te tjera qe s'e bejne te sakte kete krahasim, eshte edhe fakti se tashme, nje pjese mjaft e mire e arsimit eshte privat, pra shteti ka nje rol me te vogel buxhetor per arsimin.

Jo mer jo, nuk eshte edhe aq ne terezi dhe i mire ky shkrim.  Megjithese ketu eshte ulur aq poshte standardi sa kur del dikush si kjo vajza qe arrin te shprehet mire, e ka trajtuar me paanashmeri politike problemin (relativisht), na duket dicka e madhe.  Nejse, vetem dua te nenvizoj pak gjera:

 

E para, programet e partive nuk mund t'i analizosh vetem me deklaratat publike te lidereve politike, qe zakonisht i thone ne tubime elektorale ne menyre te permbledhur dhe te thjeshte. Duhet pune me e madhe.

E dyta, nuk jep burimin per shifra te ndryshme. 

E treta, ngaterron gjerat kur flet per internetin si nje mjet informacioni.  Shqiperia nuk eshte Kina qe te kontrolloje se cfare lexojne nxenesit dhe studentet ne internet.  Qeveria e suksesshme shqiptare po mundohet - dhe ja ka arritur - qe te ju siguroje akses sa me te madh te rinjeve ne kete det te madh informacioni.  Menyren dhe seleksionimin e ketij informacioni duhet te ja u mesojne profesoret studenteve. 

Edhe ne perendim nxenesit dhe studentet gjejne gjera ne internet qe jane ne kundershtim me ate qe mesojne ne shkolla.

E katerta, nuk ka dhene ne asnje moment gjene me te rendesihme qe ka bere kjo qeveri per arsimin:  dyfishimin e rrogave te mesuesve gje qe motivon dhe vendos para pergjegjesise me te madhe mesimdhenesit shqiptare.

Numrin e shkollave te reja te ndertuara dhe atyre te rikonstruktura etj.

E pesta, nuk permend fare sektorin privat qe eshte fuqizuar ndjeshem ne Shqiperi dhe planet qe ka kjo qeveri per te ne mandatin e ardhshem.  Normalisht qe ka edhe nivel te ulet dhe universitete private medioker, por ka edhe te cilesishme dhe qe kane investuar miliona euro ne universitetet e tyre.

E gjashta, nuk ka dhene nje shifer te konvikteve qe ka ndertuar apo po nderton kjo qeveri qe eshte baza qe te gjithe ata qe mbarojne 9 vjecaren dhe duan te vazhdojne dhe shkollen e mesme, sidomos kjo ka te beje me banoret e fshatrave, te mos e lene kete mundesi se nuk kane ku te rrine ne qytetin ku eshte shkolla.

E shtata, dhe ketu i vendos kapakun te gjithave, e trajton liberalizimin e universiteteve si dicka negative dhe qe ndalon progresin.  Nderkohe qe eshte e kunderta, sa me shume te diplomuar te kemi, aq me zhvillim dhe i kualifikuar do te jete vendi yne. 

 

 

zotni, nuk eshte vendi per ripertypje te fjalimeve te PD-se ketu, ke ngaterruar deren.

 

ja ka arritur - qe te ju siguroje akses sa me te madh te rinjeve ne kete det te madh

cer do me thone kjo?

 

Kjo do te thote qe cdo shkolle ne Shqiperi ka kabinet informatike!

Kjo do te thote qe eshte ulur cmimi dhe eshte rritur sherbimi me internet ne Shqiperi.

nje pjese mjaft e mire e arsimit eshte privat, pra shteti ka nje rol me te vogel buxhetor per arsimin.

..mire me mire e ke ti por kam pershtypjen se keto arsimet private,jane bere si kjoska,per sandwiche..shume studente nuk gjejne dot pune,eshte bere keq per pune,mbaron shkollen 25 vjec,dhe nderkohe ke shpenzuar shume dhe nuk ke  fut asgje ne xhep,..te bie nje kohe si kjo e krizes financiare,qe me siguri do te sjelle shume te keqia,zor se do te gjesh kollaj pune,se per nje vend pune ,jane 100 vet qe presin jashte ne radhe per ta kap ate vend pune,dhe ai qe e kap mund te jete nje brryl sobe,sepse eshte me fat,dhe te rrofte ty shkolla private,ose publike!

Se mos ka regulla strikte ne shqiperi!..shqiperia eshte e deformuar gjithe andej, fiton ai qe ka perkrahjen e klanit,te fisit ne pushtet!

Dakort artian,  por s'mora persiper te analizoj cilesine e arsimit privat - thjesht e permenda qe ka marre nje pjese te shpenzimeve qe me pare e ka pas qeveria.

 Nejse, vetem dua te nenvizoj pak gjera:....thote Udheheqsi i Partise dhe vazhdon :do ti marr gjerat me radhe smiley Jane plot shtat pika /moj neperka pika..... smiley njera me e mencur se tjetra . Ju lutem Noshka Po flet Polici dhe kur flet Polici te tjeret mbajne shenime. Dhe si per te te mbushur mendjen po te hedh vetem BOMBEN e shtate te Policit ....

E shtata, dhe ketu ( e ka per kjo smiley) i vendos kapakun te gjithave, e trajton liberalizimin e universiteteve si dicka negative dhe qe ndalon progresin.  Nderkohe qe eshte e kunderta, sa me shume te diplomuar te kemi, aq me zhvillim dhe i kualifikuar do te jete vendi yne. Me kete e vertetuam se kush i e ka kshilluar ate te Parin e Universiteteve smiley qe si ndozot e kemi K/Minister , qe ka ne plan te hap nje Universitet per hamullore ne Fier , nje per Barutin ne Burrel dhe nje te Famshem per Dervishe Teqeje ne Baba- Tomor. Polici po shpjegon shume qarte ! te lexosh duhet te kesh SY nuk ka kuptim shprehja te MESOSH se kjo ka te beje me pune TRUSH...gje qe me fal po Polici nuk preferon ti mbaje , sidomos ne fushen e Pangos dhe te Arsimit.......keshtu Noshka! Eshte Lefti per kete Pune! Te lutem edhe njehere lere Policin Rehat te ndehet e shullehet ne fushen Arsimore smiley

per autoren :

Artikulli eshte goxha i lidhur, dhe ideja qendrore e tij eshte kjo :

As njera, dhe as tjetra parti nuk e kane ndermend ta kapin seriozisht kete punen e arsimit. Gjithçka eshte demagogji.

Ne pergjithesi, ne programin politik te partive, pervijohet, ne vija te trasha, politika arsimore qe do te ndiqet. Programet jane thjesht skica, dhe nuk hyjne shume ne hollesira. Kur sheh skicat e PD dhe PS, zemra te mbushet me nje ngazellim te pashoq, ne mos te ngjashem me ate kur gjendemi perpara nje ferre e cila para 40 vjetesh, na ka zhvoshkur nje cope lekure.

Perse keto programe dhe keto skica dalin fllucka sapuni ? Sepse ka nje ligj te pameshirshem qe thote se keto programe duhet te vihen ne zbatim nga NJEREZIT. Zoti na ka braktisur, Natyra ka ne mendje thjesht te dergoje ndonje tsunami, te Huajt po merren me hallet e veta. Nuk ngelet tjeter vec Shqiptareve. Mirepo, kjo eshte pika me e dobet e programeve partiake : njerezit-zbatues jane te katandisur ne pike te hallit. Duke qene se deri me sot ata nuk kane dhene asnje shembull per se mbari, e si doni ju qe te besojme se PD-PS do te ndryshojne sjellje ? Dikush qe beson ne Borebardhen, edhe mund t'i haje keto dokrra programesh.

Investimet e rritura, kjo eshte gje e bukur, por a eshte menduar se parate e investuara mberrijne ne nje perqindje te ulet ne destinacionin e fundit, dmth tek shkolla ? Sa e sa shkolla figurojne ne leter si te ndertuara dhe ne fakt nuk gjenden asgjekundi mbi toke ? Sa e sa libra me cmime europiane nuk kane as tirazhin dhe as cilesine per cka eshte kontraktuar ? Vjedhja eshte pergjithesuar gjithandej. Pa nje kontroll te cdo qindarke ne investimet per arsimin, nuk behet gje. PD-PS mund ta beje dhe 90% te buxhetit per arsimin (ta marre djalli, do te kishim pranuar qe kater vjet te hanim libra ne vend te bukes, te pakten ta provonim), por puna eshte se sa perqind e ketij 90% shkon REALISHT ne arsim.

Nuk ka arsim pa nje lufte te korrupsionit te vogel, atij te paturpshmit qe infekton nje shoqeri te tere. Atij qe e helmon qelizen familjare qysh ne embrion. Nese notat e mira merren me molla dhe dardha, apo me ulje brekesh neper fakultete, atehere na rrofshin investimet.

Nje dukuri tipike e koheve te fundit, dhe qe besoj do te vazhdoje dhe me tej, eshte kjo : investimet ne arsim dhe gjetke, jane ne fakt investime fifty-fifty me investimet ne ndertim. Me shkoqur :

- mesuesi i fshatit nderton nje shtepi te re, ose dhe nje kasolle per bagetite - ME PARATE E ARSIMIT

- drejtori i qendres arsimore nderton ne vile te re ne qytetin e vet, ose dhe diku neper Tirane.

- pedagogu i fakultetit kapercen nga femra ne femer, mundesisht miss Rrethi (fundja, duhet pasur ca shije, apo jo ?), dhe blen nje shtepi te bukur ne Tirane, ose dhe nderton nje kala 4-kateshe me 25 dhoma (sulltanet e Gjirit mund te vijne per marrje pervoje)

- ministri kuptohet qe eshte mbi te "gjitha".

Me c'kam kuptuar une, pedagoget dhe ministri i Arsimit duhet te jene te tredhur dhe keshtu do te jemi rehat. Pas kesaj, bukuroshet e fakulteteve mund te flene te qeta me dere te hapur ne konvikt. Ne fakt, nese PS apo PD do te bente kete propozim (kush aplikon per pedagog, te kete nje certifikate veterineri se eshte tredhur), them se do te merrte goxha vota.
_____________________________

Te vime tek dicka tjeter qe nuk eshte permendur dhe aq sa duhet ne artikull : ceshtja e librit.

Nje liber lexohet. Nuk ka menyre tjeter, te pakten deri me sot. Dhe keshtu kalojme pernjehere tek SHIJA E LEXIMIT. Qe politikat arsimore te ecin dhe t'ia dalin mbane, NJEREZVE DUHET T'IU KTHEHET SHIJA E LEXIMIT.

Dhe cuditerisht, dhe fatkeqesisht per ca fodulle kryeqyteti apo per ca flokelepire tip Robert camcakizash, kjo shije nuk gjendet ne anen e tyre.

Nese mund te bej nje krahasim, ne Meksiken e sotme, shteti meksikan (nje shtet i krimbur nga korrupsioni dhe i shkaterruar nga dhuna e droges) po mundohet ta nxjerre vendin nga kjo gjendje NEPERMJET LIBRIT. Financime librash, perkthimesh, botimesh autoresh te rinj, te gjitha keto jane menduar se do te hapin brazdat ne trurin e lexuesve.

Dhe e dini se kush ka etje me te madhe (sipas studimeve te bera per kete pune) per te lexuar ne Meksike ?

FEMIJET E VEGJEL TE FSHATRAVE PA DRITE DHE PA TELEVIZOR !

Nobelisti Le Clézio, nese e keni lexuar fjalimin e tij ne Stockholm, permend nje djale te vogel fshati qe lexonte i zhytur thelle ne historite e librit. Dhe nobelisti rri e shikon kete pamje te nje shekulli tjeter. Per djalin e vogel te ulur ne nje stol, NUK EKZISTON ASGJE pervec historise se rrefyer. Ate nuk e tundojne as lojerat e femijeve te tjere, as thirrja e nenes per te ngrene buke, dhe ai nuk shqetesohet as nga mushkonjat qe i ulen mbi sup. Djali i vogel lundron ne nje bote tjeter.

Pamje te tilla ka kohe qe jane zhdukur neper qytetet tona famemedhenj, ku vendin e librit e ka zene televizori i bigbradherit te filozofeve tane kombetare. Shija e leximit eshte kthyer ne nje neveri ndaj tij, nga vershimi dhe permbytja e shtypit shqiptar me gjithfarelloj brockullash te papertypshme. Te mos flasim pastaj per median televizive qe eshte SHKATERRUESJA NUMER NJE E TRURIT TE SOTEM SHQIPTAR.

Ne fakt, shkruesit shqiptare te gazetave nuk arrijne te kuptojne qe ata po punojne kunder vetes se tyre. Duke e ngopur lexuesin me brockulla, ky i fundit do te neveritet ne ate pike sa te mos i lexoje me. Shtypi shqiptar eshte si gjarperi qe kafshon bishtin e vet.
_____________________________

Ideja e internetit te pergjithesuar ne vendin tone me duket nje ide e bukur dhe ne te njejten kohe e frikshme. Sic e permend dhe autorja, faqet shqiptare, ne pergjithesi, jane te nje niveli medioker. A do te beje kjo qe lexuesit e rinj shqiptare nepermjet internetit te formojne nje mase gjigande mediokre ? Maybe, maybe...
______________________________

Ku e shoh une zgjidhjen ? Te me falni por kam nje zgjidhje radikale :

Vendi do te filloje te permiresohet disi kur te kete vdekur dhe njeriu i fundit qe ka lindur ne sistemin komunist. Me njerez te lindur ne ate sistem dhe qe jetojne sot ne kete sistem, them se nuk behet. Kur te jete zhdukur brezi im, atehere te rinjte do te marrin fryme me lirisht. Perndryshe, ne vazhdojme t'i infektojme ata me gjepurat tona.

Vetem ne nje Shqiperi pa komuniste, pa fashiste, pa balliste, pa zogiste, pa spiune sigurimi, pa oficere kufinjsh te paprekshem, pa fleterrufiste, pa autokritiste, pa demaskues, pa denoncues, pa aksione me goditje te perqendruar, pa lexime "Zerash populli" ne klase, pa asgje qe te na kujtoje ate kohe, vetem kjo Shqiperi ka njefare shprese.

Por kjo do njefare kohe, njerezit nuk vdesin kur duam ne. Keshtu qe le t'i lutemi perendise te na e marre shpirtin sa me pare, dhe t'i leme femijet tane te lire nga keto maskaralleqe tonat.

Po ndjek fjalën e Berluskonit në Kongresin e partisë së re të krijuar... po më qit mallin e Enverit (u zgjodh me 100% të votave smiley )

Hyra për të thënë, që sapo mbaroi një ndërhyrje për Arsimin, ku megjithse nuk janë në fushatë elektorale, theksoi rolin e rëndësishëm që kjo parti do t'i kushtojë arsimit si dhe rrugët se ku do të ndërhyjnë për të bërë shkollën italiane si model të shkollës europiane.

E lexova me shume vemendje shkrimin dhe komentet per te pare nje shqetesim timin.Ne boten e perpatuar eksperiencen e se ciles pretendojme se po marrim ka disa praktika per te terheqe personeli te afte ne aresim dhe ne punet intelektuale ne pergjithesi dhe sic duhet ta dini kryesisht dhe percaktues eshte vleresimi i psikologut por mbi te gjitha konkursi i bazuar mbi ligjin per SHANSE TE BARABARTA. Mua me shqeteson shume jo vetem moszbatimi i ketij ligji por edhe me shume shqetesohem se nuk e lexoj kete si nje praktike te ardheshme edhe ne programet e ekipeve qe mendone te na qeverisin dhe thojne se do te permiresojne treguesit e aresimit.A mos valle jam kaq larg ketij aspekti dhe kjo funksionon tek ne dhe une jam i gabuar.Nese jo une mendoj se eshte nje teme shume e rendesishme per tu prekur.

Artikulli me i sakte qe kam lexuar ne gjithe mediat shqiptare qe kur kam filluar t'i lexoj. Problemi mbetet sidoqofte, se e the, po kujt ia the se?

Programin e LSI-se, apo te G99-es, e ka njeri?

flm, LK. Me poshte per LSI dhe G99:

Levizja Socialiste per Integrim (LSI)

Ku mendon të nderhyje LSI me politikat e saj arsimore në permiresimin e situates në arsim? Ngelet surprize. Kjo forcë nuk thotë asgjë më shumë se „Mësuesit dhe nxënësit janë fokusi ynë - 5% GDP buxheti për arsim“.

G99: Arsimi është prioritet i vërtetë dhe jo një prioritet virtual

G99 e filloi jetën e saj të re politike me fushatë „5% për një Shqipëri më të arsimuar, për një Shqipëri ku arsimi është prioritet i vërtetë dhe jo një prioritet virtual.“ Në deklaratën e kësaj force nuk gjendet një artikulim i qartë se cilat do të jene prioritetet dhe politikat e G99 në arsim që do të financohen nga buxheti në arsim i rritur në 5%, megjithate, të sygjerohet se është arsimi profesional ai që duhet të promovohet.
"Në një studim që kemi kryer me ekspertë të arsimit pranë G99 kemi dalë në përfundimin që hapi më i rëndësishëm në fushën e nxitjes së punësimit të të rinjve do të ishte investimi në fushën e arsimit profesional.“  (Arbi Mazniku)
Në asnjë hallkë të sistemit shkollor shqiptar problemet nuk shfaqen më të mprehta se në arsimin profesional. Një këqyrje buxhetit të arsimit tregon, se aktualisht në arsimin profesional investohen rreth 2,560,100 lekë; një investim modest sipas specialistëve. Prandaj, konsiderimi i arsimit profesional si prioritet investimesh nga G99 meriton jo vetëm simpati por edhe vëmendje. Vetëm 22% e nxënësve që vijojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm ndjekin shkollat profesionale (perkundrejt 50% në vendet e OECD), kurrikulumi është akoma tradicional në një treg pune me nevoja të tjera, lidhja me tregun e punës shumë e dobët. Realiteti tregon, se përtej faktit që investimet kanë qënë të pakta për nevojat e këtij sektori, edhe politikat e ndjekura deri tash për të rritur frekuentimin e kësaj shkolle kanë dështuar. Dhe pikërisht këtu lind pyetja për platformën e G99: A është dështimi në arsimin profesional i lidhur me investimin e pakët apo edhe me politika të gabuara? Ku mendon G99 se politikat aktuale në arsimin profesional kanë dështuar? Cfarë risie mendon të sjellë G99 në këto politika për të përthyer mentalitetin popullor, rezistencën e tij ndaj opsionit të arsimit profesional, duke shmangur kështu dështimin e investimeve që mendon të bëjë për të ringjallur sistemin profesional? Si e mendon G99 se do të ulet papunësia duke zhvilluar arsimin profesional?

Arsimi profesional...prandaj ka vajt dhe Blendi ne shqiperi, per te piggyback ne kto premtimet e G99...hajt se u kompletua rrethi...lol..keta te rinjte jane akoma me skuth se te vjetrit

Self, nga c'kam degjuar nga kushurirkat, arsimi i mesem nuk eshte edhe aq i pergjithshem, por i ndare. Rrjedhimisht, theksi ne arsimin profesional, duhet pasur kujdes qe te mos krijoje mangesi te pergjithshme. Ka nje mungese, absolute me duket mua, te edukimit te pergjithshem, te kryqezimit te disiplinave, qe ka sjelle edhe ate mungese etike dhe korrupsion galopant ne fushat profesionale, gje qe e nxjerr koken ne media me ndonje doktor te therur, apo me ndonje video te Fiksit.

Me qe jemi ne fushen e arsimit, une jam i besimit se nxenia, ashtu si aktiviteti politik, procese aktive, dhe jo pasive. Ne se kandidatet elektoral, nuk e ushqejne kete aktivitet me programe te qarta per edukimin, akti per te cilin une kembengul e kembengul, eshte bojkotimi i votes nga votuesi.

Jam kurioze te di nese G99 konsideron te paafte per te dhene mesim neper universitete ata qe sapo kane mbaruar shkollen e larte.

Iris, mos se me kete i prek edhe ca peshkatare qe me nje bachelor's degree jane bere profesore ne universitetet private.

Nuk eshte qeveria jote ajo qe i ka lejuar?? 

Hellooo, universitetet private nuk i administron dhe as nuk ju cakton rregullat dhe politikat qeveria. 

Hellooooo to you smiley Mund te percaktoje standartet! Apo do te thuash qe dhe nje qe sapo ka mbaruar gjimnazin mund te behet pedagog ???

Ne universitetet publike nuk behet dot, por te ato privatet nuk di c`te them.  Nje gjimnaz dhe ndonje kurs gjuhe diku ne perendim dhe op, u be kjo pune. lol

Ne fakultetet publike mund te behesh pedagog sapo mbaron fakultetin, madje mbyllen syte dhe per nivelin e notave. Te japin dhe nga tre kater lende te rendesishme, dhe fillon menjehere t'i japesh mesim vitit te katert...

S ka ngel girlfriend (se dashnore tingellon keq) qe kam pas ne gjymnaz, pa u bere pedagoge neper juridikera, ekonomikera, filologjikera...aq sa ndihem krenar qe paskam qene kaq prane dijes smiley

Ouuu, pse nuk je bere ti p.sh?

po car doni, jane bere universitetet publike si stalle...qindra e qindra rrembythje qe duan diplome. Profesoret nuk behen profesore me kerkese nga poshte e urdher nga lart...wtf do you want..ku ka kohe qe ta pergatisesh nje profesor me PhD e me punime shkencore...

ne qe e njohim nga afer situaten po u themi qe mjaft me kete liberalizimin e universitetit se po shkaterrohet edhe ajo pak akademizem qe kemi.

E verteta e hidhur eshte se per arsimin, si per shume gjera publike, politika as qe do t'ia dije. Arsimi duhet sa per t'i vjele tenderat a licensat, he se harrova, dhe per premtime elektorale.

Nje shembull (jo me i keqi)  i gjendjes se arsimit jane universitetet, qe ne teresi mund te konsiderohen te falimentuara, gjersa dora e pare e studenteve me ca mundesi financiare, cajne ferren per universitete jashte vendit.

Shqiptaret nuk kane nevoje te shpikin rroten ne arsim. Pa perjashtim, bota e perparuar ka terezitur me pare arsimin. Pra, duhet deshire dhe pare.

 

 

 

Si ja boni ai kur mori diplomen nga universiteti i shkodres...ta kisha dit qe ishte kaq e lehte, kisha bo ene gjimnazin..

Pedagog thjesht me nje degree jane bere ne universitetet publike dhe ato private, puna eshte qe me kohen universitetet e rrisin kerkesen per kualifikimet qe kerkojne nga nje pedagog.  Dhe kjo po ndodh realisht tek publiku.

Tani disa universitete private, kane ca pedagoge gati si studentet dhe problemi eshte qe nje i ri qe jep 3 deri ne 4 mije euro per nje vit kerkon dicka me teper.

Ka shume universitete serioze dhe qe kane investuar shume ne to dhe keto duhen mbeshtetur, por ka edhe ca me cilesi te dobet.

S'paskemi perfaqesues te G99 verdalle smiley 

Te ishte liberalizim i paster, ky i universiteteve publike, do te ishte lule. Dmth universitetet te pranonin aq sa i kane kapacitetet.

Por ne fakt eshte shume me keq. Mbasi ceveria i hedh zaret elektorale ne darke, ne mengjes i con kuotat universiteteve. Dhe zakonisht keto kuota jane disa here me shume se kapacitetet fizike, pra cfare mund te nxene sallat, pa folur per kapacitetet njerezore, pedagoge e me the a te thashe.

Ne keto kushte nuk do te ishte cudi te jepnin dheksione dhe pastrueset, kuptohet, po te pranonin. Dhe kur keto te fundit, si dhe vete halet konsiderohen shpesh lluks (kjo aspak figure letrare), bej hesap per cilesine.

 

 

Si zgjidhet ceshtja e arsimit?

Pikesepari duke kuptuar dhe pranuar se ai eshte ne udhekryq dhe jashte cdo monitorimi.

Pikesedyti, duke ndare shapin nga sheqeri ne politikat arsimore. Per te mesmen, zgjidhja eshte Arsimi dhe Formimi Profesional. Jo te gjithe kane lindur per t'u bere kryeministra, prandaj secili nxenes duhet te shkoje ne kallepin qe i ben. Si? Duke vendosur kuota dhe kritere pranimi ne gjimnaze. Pjesa tjeter duhet te shkoje te marre zanat, qe te rritet edhe cilesia e sherbimeve, sepse nje nxenes qe ka prirje mekanik, me mire te kualifikohet per te ndrequr mire makinat, sesa te kerkoje te behet mjek.

Kjo kerkon rigorozitet te madh qe ne arsimin e mesem; plus, kerkon se s'ben nxitje, perkrahje dhe investim kolosal ne arsimin profesional. Qeveria e tanishme synoi te coje aty 22% te nxenesve qe mbarojne arsimin e detyruar. Realisht jane vetem 22% (perfshire shkollat sportive dhe ato te muzikes). Ama partite e tjera nuk kane asnje shifer si objektiv!!! Se si do e shpenzojne ate rritjen ne 5%, asnjera nuk di ta thote. KJo tregon neglizhim dhe mungese te theksuar vemendje ndaj arsimit.

Ju pelqen apo jo, vetem ne faqen e G99-es kam pare orientim te sakte per t'u perqendruar ne Arsimin Profesional. Nuk do jene ne gjendje te bejne asgje? Epo te pakten kane gjetur thembren e Akilit.

Te tjeret enden kot neper paga mesuesish e liberalizim universitetesh. Keto jane intrumente, por qe te levizesh nga vendi mekanzimin e ndryshkur, duhet te behen urgjent nderhyrje ne Arsimin Profesional.

Ne Gjermani shkojne ne nje shkolle profesionale mbi 70% e nxenesve (edhe per shkak te perparesise qe sjell sitemi i tyre dual, por edhe per shkak te orientimit te ekonomise, qe kerkon teknike te kualifikuar); ne Danimarke shkojne ne shkolle profesionale 55% e nxenesve qe mbarojne arsimin e detyruar. Pra, kualifikimi profesional nuk eshte inferior; perkundrazi, eshte mundesi per te shkelqyer aty ku nje nxenes mund te jape maksimumin, si edhe mundeisa me e mire per te rregulluar tregun e arsimit dhe per te permiresuar ndjeshem cilesine e sherbimeve.

Kjo eshte komplet bull$hit - pse jane disa tipa qe jane gati te perfitojne nga mandati i shkollave profesionale nuk eshte e thene qe kjo eshte rruga e drejte. Si qenka kjo qe femijet para se te vene ne gjimnaz e dikan qe jane ose mekanike ose doktore? Gjimnazi duhet te jete i pergjithshem, por edhe tu jape nxenesve mundesi te zhvillojne prirje te tyre.

Mbas gjimnazit, atehere mund te zgjedhin nxenesit nese do vene ne universitet apo ne shkolla teknike dy vjecare.

Arsimi profesional eshte bullshit....

Të ishte aq bullshit, s'do të kishim një veteriner dhe një doktor në krye.

P.s: meqë nuk kishte skaduar akoma koha për redaktim: ke patur edhe një kryeministër Mekanik smiley

 

me duket se ngaterron veterinerin me nje kasap. Veterineria eshte shkolle e larte or taj. Kasapi ka nevoje vetem per shkolle profesionale...

T-Red, pavaresisht se nuk ndajme te njejtin vizion per sa i perket prioriteteve (ti e sheh si prioritar arsimin profesional, une do te shihja si prioritar arsimin nentevjecar, pergatitjen e mesuesve dhe ndertimin e nje kurrikule te vlefshme, pershtatjen e altertekstit etj, e me tej profesionalin) le te diskutojme pak mbi keto premtime, qofte dhe ato qe na pelqejne apo jo.

Shifra 5% e GDP u premtua nga PD me keshillim te KOP-it para kater vjetesh, e gjithashtu u premtua perqendrimi te arsimi profesional. Se sa u arrit...shif e shkruaj. E njejta gje po ndodh dhe tani me binomin PS - G99? Aq kreative jane sa po kopjojne premtimet e pambajtura. Apo valle mendojne se fushata e PD ne 2005 ishte perfekte, dhe meqe ata nuk i realizuan premtimet ec tua kopjojme? Megjithate problemi nuk eshte ky (sepse ndoshta mungesa e ndershmerise ne realizimin e premtimeve i perket vetem PD dhe KOP-it).

Le te shkojme pak me tutje. Thuhet qe arsimi do te behet 5%. Dhe kaq.

Tani, une si qytetar i informuar e di qe perpara ka krize, nuk pritet ndonje boom ekonomik. A mundet te ma thone keta premtuesit qe kane gjetur thembren e Akilit se ku do t'i gjejne keto 5%? Cili ze i buxhetit do te zvogelohet? Administrata (ketu nuk eshte dhe aq e lehte, pasi kontratat do te vazhdonin te paguheshin edhe per nje vit, e gjithsesi zor se pushon dot aq njerez nga puna sa te arrish 5%)? Shendetesia (do mbyllin ndonje spital)? Infrastruktura (do i lene rruget pergjysem)? Duhet thene se prej nga do dalin leket, e pastaj duhen kerkuar votat.

Se ky 5% ose 6% do dali prej dikundit. Dhe duhet thene se prej nga, perndryshe eshte half truth, dhe ti e di mire se half truth eshte mjet mashtrimi.Shqiptaret nuk jane me aq naive sa te gelltisin premtimet, bashke me premtimet duan te dine dhe menyren se si keto do te realizohen, qe te shohin se sa fizibel jane keto premtime.

Shqiptaret nuk jane me aq naive sa te gelltisin premtimet, bashke me premtimet duan te dine dhe menyren se si keto do te realizohen, qe te shohin se sa fizibel jane keto premtime.

Eh, sa do doja te kishe te drejte dhe sa keq me vjen te them se e ke gabim.

Seriozitet? Edhe pse fushata elektorale ka filluar te dyja partite (ne fakt asnje parti apo force politike) nuk e ndjejne te nevojshme te fillojne dhe atakojne/vene ne diskutim programet e njera tjetres. Eshte paradoksale. Sidomos per PS. Sepse kjo ne thelb te strategjise elektorale ka "me PS fillon nje epoke e re". Por, menyra se si po paraqitet ne kete fushate nuk kalon nivelin e nje propagande plump - te palatuar, keshtu bruto - tipike per fushata elektorale te partive shqiptare keto 18 vjet. Te mos flasim fare per indiferentizmin dhe dembelizmin e medias dhe per mesazhin qe percjell ky indeferntizem dhe dembelizem. Ne thelb, asgje e re. Por, jo me pak shqetesuese kur kujton qe keshtu kane kaluar 18 vite. Dhe sa te tjera do safrikohen?

Self,

degjo nje opinion te shkurter nga nje njeri qe i ka ndjekur te gjitha fushatat ne keto 18 vjet :

Eshte nje perpjekje ndryshe per te sjelle disa kendveshtrime te reja qe besoj do behen te ditura shume shpejt edhe per publik. Por mos harro se kush eshte perberja e elektoratit shqiptar. Ka shume rendesi kjo dhe raporti qe nderton me ta per te marre voten.

Cer du te them me kete ?

Po thjesht : megjithese ka permiresime perseri dominon vota e koniuktures dhe jo vota programore. Kjo lidhet me emancipimin dhe se sa ka penetruar ai . Kur une them strukture votuesish kam parasysh qe vota eshte e barabarte si e nje akademiku ashtu edhe e nje cobani me dhi ( ka akoma coban me dhi ne Shqiperi ). Kete nuk e shmangim dot ndaj palet harxhojne akoma shume kohe per te fituar voten e koniuktures.

Bile edhe vete brenda piramides se partive ka probleme te renda emancipimi ndaj dhe mesazhet qe percilen ne popull edhe nepermjet strukturave jane te mjera.

Pra, pavaresisht nevojes se debateve programore duhet mbajtur ne konsiderate cilesia e debatit qe ne rastin me te mire vetem degjohet po pa marre vesh asgje nga c`thuhet. Ne kete kuptim ngelet paresore te sigurohet vota ( edhe me "hile" ) qe te mund te angazhohen mandej burimet njerezore dhe te tjera per te avancuar.

Nuk mjafton besoj vetem deshira e mire per te arrit dicka qe fillimisht fillon nga nje votim aspak i drejte: nje analfabet psh voton per politiken e qeveriut te ardhshem ne fushen e arsimit.

Ndaj nese do jemi kritik per politikat ne fushen e arsimit me mire le tja fillojme me nje strategji te re mbase : Akademia e Shkences te hartoje nje Strategji kombetare per Arsimit dhe kesaj ti binden te gjitha qeverite e Shqiperise per 20 vjetet e ardhshem.

Nese do e leme perseri kete pune ne dore te Prof.Dok. Shaban Memise nuk kemi gje ne terezi.

Kjo pune nuk mund te behet me qejf mbetje te tipit : me ke sha i here ne shtyp une te bllokoj investimet ne universitetin qe financon.

Arsmi eshte ceshtje kombetare dhe i barasvlefshem me sigurine kombetare.

e kuptoj Koth,

por une ketu ndaj te njejtin opinion si FL, te cilit po ja marr fjalet nga artikulli "Nato dhe Liria":

sipas meje, është një fyerje ndaj inteligjencës dhe përvojës së pjesë më të ditur dhe më të informuar të shqiptarëve. Dhe një politikë që e shpërfill këtë pjesë të shoqërisë, duke synuar thjesht e vetëm të manipulojë të paditurit, është një politikë e mbrapshtë.

Me tej, une mendoj se eshte pergjegjesi e politikes (por edhe i medias) edukimi i elektoratit, sidomos i ketij segmenti elektoral qe politika kerkon ta manipuloje e abuzoje, e ne kurriz te injorances te se ciles (injorance qe e kultivon dhe e mban gjalle pikerisht kjo elite politike) kerkon marrjen apo mbajtjen e pushtetit politik.

Po kur buxheti per arsimin ka qene vertet 5%, ne kurriz te kujt merrej shifra? Po ne vendet e tjera ku ai arrin edhe 6 apo 7%, ne kurriz te ciles fushe behet kjo?

Mbase duhet t'i marrin nga shpenzimet dhe dietat, telefonat apo shoqerueset. T'i nxjerrin edhe nga syte e tyre, vetem t'i gjejne ato para e te investojne ne arsim.

Dhe as qe mendoj fare se G99 do ta zgjidhe problemin; thjesht ata duket qe kane folur me gjate me specialistet dhe e kane pare me me pragmatizem problemin.

Te vesh prioritet arsimin profesional, nuk do te thote se e ve ne vend te dyte arsimin nente-vjecar. Por, duhet te dish se ai eshte disi me i kontrolluar, me ne shina, me i investuar, me i nxitur dhe me ne fokus se arsimi i mesem. Per me teper, arsimi i detyruar 9-vjecar do te ishte prioritet absolut nese Shqiperia do te kishte probleme akute me arsimin baze. Probleme ka, por jo me te medha, me te thella, me fatkeqe e me kaotike sesa ato te arsimir formues.

Shiko Sol; kurrikulat, trajnimet e mesuesve, tekstet alternative, infrastruktura mesimore, jane probleme qe i vuajne te gjitha nivelet e arsimit. Ama te jesh i bindur qe perpjekje per te bere ndryshime vazhdon te kete, edhe pse do te duhen edhe disa vjet qe te dalin frytet. Por, arsimi profesional nuk eshte vetem i neglizhuar. Shanset e tij jane edhe te minuara nga nxitja qe i behet modes per te shkuar domdosdo ne universitet e te behesh akademik me zor. Dhe tregu sot vuan, sepse nje nxenes qe s'ka aftesi per jurist, e le ne mes shkollen profesionale dhe degen e mekanikut e i kthehet gjimnazit qe te shkoje ne Universitet. Ne perfundim te tij, ne kemi ne treg nje jurist fiktiv e nje mekanik te pergjysmuar qe nuk i shkoi deri ne fund kualifikimit.

Si mendon ti se rregullohet tregu i punes?Duke thene dua 5% buxhet per arsimin, por as qe e kam idene si do i shpenzoj, ama di se do vazhdoj te investoj ne nenetvjecare, do bej kerdine edhe me aksionet qe kam ne UT private, do liberalizoj gjithcka, e ne fund arsimin profesional do ta le te mbytet duke qene i orientuar nga oferta e jo i udhehequr nga kerkesa e tregut per kualifikime? Jo. E di qe do thuash jo : )

Ku konsistojne perpjekjet e deritanishme? Ekziston tashme nje institucion i vetem shteteror (me pare kompetencat benin xhiro sa nga Ministria e Arsimit tek ajo e punes) qe ka tashme nen ombrellen e saj gjithcka mbi arsimin dhe formimin profesional; qe nga hartimi i kurrikulave, tek trajnimi i mesuesve, vleresimi - certifikimi i nxenesve, akrditimi i ofruesve te AFP-se, hartimi i listave te kualifikimkeve, studim i tregut te punes per kualifikimet dhe vendet e reja, e keshtu me radhe. Por, kjo duhet te filloje te funksionoje dhe do kohen e vet. 

Dhe ne momentin qe Arsimi dhe Formimi profesional merr rendesine, nxitjen dhe vemendjen e duhur pa u vene ne kercenim nga politikat joshese te Universiteteve, tregu i punes do te jete me i rregulluar dhe me i drejte (deri diku),si per profesionalet, ashtu edhe per akademiket.  

Sidoqofte, kjo nuk do te thote qe arsimit nentevjecar nuk duhet t'i jepet rendesi. Perkundrazi. Por le te mos filloj me problemet e tij, sepse do zgjatesha edhe nje here kaq.

Plus kesaj, Arsimi dhe Formimi Profesional eshte edhe ne thelb te Kornizes Europiane te Kualifikimeve (EQF), qe Shqiperia eshte duke e adaptuar tashme. Pra, ne nje kontekst vizinar dhe politik, prioriteti ne AFP eshte me shume se nje domosdoshmeri urgjente.

Kaq, se do ma fshijne komentin si te pavlefshem, ngaqe doli me i gjate se tema vete : )

Arsimi profesional ka rendesine e vet, por nuk mendoj se eshte paresori apo celesi per ceshtjen e arsimit.

Si nuk paska probleme Shqiperia me arsimin baze? 

Di gje njeri sa eshte niveli real i analfabetizmit?

Arsimi nuk eshte vetem pergjigje ndaj nevojave te nguteshme te tregut, por akoma me shume te krijimit te kushteve afatgjata per zhvillim.

Dhe nje te fundit, kujdes me gelltitjen pa pertypur fare te kornizave europiane. Nje shembull i tille eshte dhe modeli i Bolonjes, qe nga nje ane do nxjerri kunguj me tre vjecar, e si rrjedhoje, do t'i beje te gjithe me master.

 

Rob,

ke te drejte.

arsimi dhe prona duhet te ishin dy zgjidhjet e medha per Shqiperine. Te dyja u katranosen ne ate far feje deri sa aritem ne kete pike sa duhet te flasim per analfabetizem  nga njera ane dhe per vjedhje te ligjeruar te prones ( kujto legalizimet ) nga na tjeter.

Me keq nuk behet.

Ku ja u dogjem shkollat kalamaqeve ne 91-92 harrum qe do vinte koha qe do numuronim analfabetet e rritur sot.

Me vjen keq ta pohoj po kjo eshte e vertete sepse dardha do bjere ne dardhe .  Dhe nje i paditur eshte shume e veshtire te kultivoje dije tek femijet e tij. smiley

Ja kaq eshte kjo dhe asnje duket se nuk po mban

nje popullsi me 70% katunar (pa toke), do zanat mer jahu! smiley

Ata qe flasin per kuota pranimi ne gjimnaze medemek per te zhvilluar shkollen profesionale, nuk ja kane haberin kesaj pune dhe kerkojne te ligjerojne diskriminimin ne ofrimin e mundesise per arsim ne Shqiperi.

Arsimi profesional eshte i rendesishem por kjo nuk do te thote qe te detyrojme nxenesit se ku te shkojne, ne gjimnaz apo shkolle profesionale.  Kush jemi ne qe ta marrim vesh se dikush qe mbaron 9 vjecaren do te behet doktor apo mekanik?  Nje nxenes gjate 4 viteve te shkolles se mesme mund te marre cfare drejtimi te doje. 

Arsimi profesional se pari fiton rendesi kur tregu i punes te kerkoje dhe paguaje mire njerez me zanate qe mesohen ne keto shkolla.  Nderkohe qe edhe shteti duhet t'i pergjigjet duke hapur keto shkolla, duke i pajisur si duhet etj.

Ne te ardhmen, arsimi i mesem dhe 9 vjecari mund te bashkohen dhe te jene te detyrueshem.

Prandaj zgjidhja eshte qe te hapen college (mos e ngaterroni me universitetin) sikur jane ne Angli, apo institute qe i kane permendur me siper, nje vit apo dy vjet ku ata nxenes qe mbarojne 9 vjecaren dhe gjimnazin, nese nuk arrijne te futen ne universitet, apo nuk duan etj., mund te hyjne ne keto shkolla dhe te mesojne nje profesion qe ofrojne keto institucione. 

Kjo eshte zgjidhja me e mire.  Ky model eshte ne Angli por besoj qe edhe ne US keshtu eshte.

Nejse ju keni shume te drejte. Nese nuk do te kishte qene emigracioni qe rrembeu shume njerez, do te ishim rreth 90% katunar e pa toke. smiley

Polo nuk po te citoj se ; vecanerisht kesaj radhe , mish-mashit teorik te tipit "mushkrite na duhen se mbajne ajrin" nuk i mungon dhe pjesa e dyte " "mushkrite na duhen edhe per te nxjerre ajrin" ... Po mire mor fanua qe je i ditur ne permbajtjen e statalit , ne detyrat e pergjegjesite e tij , perse  i duhen politikat arsimore nje Qeveriu ? Te prese ku dikton Tregu i Punes  e pastaj te hape ?????? shkolla apo te orientioje , mbeshtese e financoje politikat arsimore drejt Tregut te Punes ? Arsimi profesional se pari fiton rendesi kur tregu i punes te kerkoje ....nuk po e vazhdoj mendimin tuaj te  ndritur me tej , sepse mjafton ai paragrafi jot per te kuptuar se : si  nuk i le njehere porosite dervishlere ,po u jep pamje moderne me bryla mbeshtetur mbi nofull ??? Se dhe mua qe qemtoj ne rrenjet e prurjeve tuaja filosofike, ideoLLogjike e Politike e i pres ato meditime , si zogjt e vegjel UshteqiMin ,po me ben mish mash me kto zorr, krena e brir lype perzie mbi sheshajolle e nen sheshajolle , dmth mbi Usa e England e nen England e Usa  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).