APOLOGJI E MOSDIJES (II)

Imagjinoni një orë historie të Shqipërisë ku fëmijëve t’u thuhet, mes të tjerash, se shqiponja që kemi në flamur është simboli i Perandorisë Bizantine; se himni ynë kombëtar ngjan si dy pika uji me një pjesë muzikore rumune dhe se teksti i himnit është shkruar nga një poet që pas gjase shqipen nuk e kishte [...]

3 Komente

XHA XHA, ME KE ZBUKURUAR TE PREMTEN MBREMA ME KETE SHKRIM!

Eshte fatkeqesi qe sot me duhet te dorezoj jo nje, por dy projekte. Nuk shkruaj dot gjate ne kete cast; dhe nuk rilexoj dot. Por e pegjithshmja eshte ne fjalet e dhena me shkronja te erreta aty ne krye, sidoqofte.

Te falemnderit!!!

Harrova yjet... smiley  Jam ende i mbytur ne pune!

Nje kapje e shkelqyer e fenomenit dialektik: skajet bashkohen! Nga "shkenca e madhe" te tabloidizimi. Dore per dore. Si yllka shembullore. Right on, xha xhai! Gozhdes qe na ka dale ne shuall i ke rene mu ne koke! Zoti ta befte me te rende cekanin. Vare fare ta befte!

po të gjykosh nga ç’thuhet në mediat, ka më shumë rëndësi të dihet se ku kanë përfunduar pikërisht eshtrat e Fishtës, sesa të gjenden mënyra për t’ia dhënë të plotë këtë poet publikut; ka më interes të merret vesh për dëshirën e Nolit për të gjetur nuse, sesa për rolin e tij në letërsinë shqipe; e kështu me radhë, deri tek vizita historike e Perandorit të ardhshëm të Meksikës në Vlorë në shek. XIX, ose simboli okult i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut.

No comment!

Të duket sikur, për mediat e sotme në Shqipëri, jo vetëm historia merret me ngjarje të shkuara, por edhe çdo ngjarje në të shkuarën është histori.

No comment (por ama nje buzeqeshje e shkaktoi kjo).  smiley  nga ato me cep te buzes. me sakte cepi i djathte.

Analiza që i ka bërë Arshi Pipa romanit Kronikë në gur të Ismail Kadaresë, e që kohët e fundit u rimor me bujë nga mediat në Tiranë, më duket se provon, në mënyrë elokuente, se ka edhe një lloj historizmi maniakal, që e dëmton edhe veprën, edhe raportin e veprës me publikun.... [Pipa] te mbiemri Arxhivokale i komandantit italian të Gjirokastrës, në Kronikë në gur, gjen një aluzion për fjalën shqipe arxhi, që është edhe forma dialektore e arixhi (magjyp). Shton Pipa: “Duke e quajtur komandantin e garnizonit Italian me këtë emër, autori përçon protestën popullore kundër pushtimit Italian të vendit.”

Xha xhai, sorry, po ketu nuk ka buzeqeshje me... ketu fillon nje qeshje ne kufijte e pastrimit te mushkrive, kupton? Vetem "DINAMOTIJEBOTA" mund qe eshte ne kete gjatesi vale... Mendova: ndonjehere, ky xha xhai, e humb cdo element meshire...

C'te te them! Thjesht, nje FLM besoj qe te mjafton them une.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).