Albania – Short cuts (1)

Ky është kthimi i kushedisahertë. Numrat nuk bëjnë më punë, kujtesa refuzon t’i përdorë. Avioni fillon të ulet dhe kokat automatikisht ngjiten mbas xhamave.Erdhëm në Shqipëri? – pyet Jon.Po! Ja, aty poshtë është, – i them, dhe mundohem të depertoj veshtrimin tek ajo cope dritarejem akoma e pambuluar nga koka e tij, për të parë sadopak peizazhin që afrohet poshtë nesh. Zërat e njerëzve janë

10 Komente

"Eshtë nxehtë në Tiranë dhe dielli shkëlqen fort. Tamam si në kujtimet e mia."

sa me pelqeka kjo fjalismiley

Pas Emit dhe ti me kete perle.Edhe per ty noten 5. Shume goditje ne pak rreshta dhe ne nje ambient te mbyllur me 1 miljon hapsira.

E bukur, me pelqen. Me pelqejne keto shkrimet/pershkrimet qe jane si me slow motion, qe shkruhet nje tregim i tere vetem per nje periudhe kohe disa minutashe, por pershkrimi dhe emocionet rrjedhin natyrshem dhe pa sforco, dhe pavaresisht kohes se shkurter te ngjarjes shkrimi eshte i plote ne cka percjell.

Dhe ca shprehje si puna e kesaj.

Mbaron punë, na zgjat pasaportat, i hedh një sy tim biri, pastaj time bije që akoma fle, dhe lejon një buzëqeshje t’ja ngrohi fytyrën për pak sekonda; tërheq buzëqeshjen mbrapsht teksa hedh sytë tek unë dhe thotë: mirëserdhet.

smiley

Shume trishtim fisnik.

"mundohem të bëj më të mirën e mundshme për të parë sadopak peizazhin" - kjo fjali nuk tingellon mire ne shqip.

"Në momentin kur avioni ndalet, jeta fillon përsëri; me një padurim shembullor." mendoj se duhej perdorur fjala "gjalleri" ne vend te "jeta", sepse kjo e fundit eshte teper e rende per t`u perdorur ne ate kontekst, dhe pikepresja me duket e panevojshme.

"Në prehërin tim, Era, ime bijë, fle e patrazuar nga kujtimet dhe padurimi për t’u rikthyer tek to që ka kapluar avionin."  - duhet riorganizuar si fjali, se keshtu sic eshte "e lodh" lexuesin.

 

Keto ishin ca verejtje qe kisha, Self, dhe perndryshe falemnderit per kenaqesine estetike dhe vrojtimin e holle e sqimatar te ndjesive dhe rrethanave te ketij rituali; m`u duk sikur isha vete aty.

Emocionuese. Mall per gjithcka qe kemi lene pas dhe nostalgji per te prekur gjurmet e se kaluares   te fshire mizorisht nga koha si progres. Edhe pse jemi te prirur te entusiazmohemi nga ndryshimet,  ne shpirt bie perzishem kambana e trshshtimit per vitet e ikura, per kohen e fiksuar si kujtim.

Bukur.  

sa bukur ... un nuk kam verejtje sepse besoj se shkrimi ka nje spontanitet fin dhe te rrjedhshem, si dhe ato frazat qe "losttext" ka analizuar me duket se kurrsesi nuk duhet te ndryshohen . Kjo sepse pikerisht ato "gabime" theksojne gjendjen emocionale te autores. Faleminderit per kete shkrim smiley

Self, m'u mbushen syte me lot. Me mire te mos e kisha lexuar se ndjehem pak blu sot. Sdq, flm!

iii... ç'u ka kapur të tërëve të na trishtoni këto ditë... vjeshtë, o vjeshtë...

më pëlqeu mua ky rrëfimi. po pres shortkatet e tjera...smiley

Me pelqen toni i ktij tregimi, sado i trishtueshem, eshte ton i sinqerte. Me pelqen menyra se si arrihet te transmetohet pervoja e emocionet e eksperiences se kthimit, ne menyre te detajshme, duke u ankoruar tek objektet, por edhe tek njerezit. Me pelqen menyra se si permbahet realizmi, e humanizmi, pa u banalizuar ne mbi-sentimentalizim. Ne te ka shprehje poetike, muzikale, si ajo e lenies se buzeqeshjes ti ngroh fytyren, por ka edhe formime fjalish qe duhen riformuar, them. Por ajo qe eshte me e mira tek tregimi eshte toni modest e i sinqerte. Do te lexoja me deshire tregime te tjere si ky, mgjths do t'i druhesha mbi-sentimentalizmit, qe ky stili realisto-humanist duket sikur ndjell. Nqs me lejohet nje sugjerim, personalisht, mendoj se per ta mbajtur mbi-sentimentalizimin larg prej ktij stili, mund te sillet nje element indiference modeste, nqs kjo tingellon si tip paradoksi, atehere indiference fisnike, qe nuk eshte e njejte me mungese ndjeshmerie. Tip heroizmi negativ, sepse jeta ka shume gjera per t'u trishtuar nqs personi eshte i predispozuar per kete, ndaj them, por ndoshta nuk shpjegohem sic duhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).