Ajo

malena0xo2

Ajo shkon rrugicës, unë vetëm

Sa e ndjek me sy, gjoksin

Kofshët, reliev i thyer

I ngjeshur në të brendshme

Ndoshta të bardha, unë vetëm

Cigaren në buzë, ajo kaloi

Fare pranë meje, kofshë të bardha

Sa e ndjek me sy, ajo nuk i rruan

Sqetullat, djersë që rrëshket

Vjedhurazi që lag

Feminizmin e saj të kuq, unë vetëm

Mbështetur pas murit

E spërkas me sy

Duke shkundur fort cigaren

vështroj gjoksin, cigaren

kopsitur ndër gishta, derdh

epsh fashist mbi thithkat e saj, ajo

buzëqesh me dhëmbë të bardhë,

të mprehtë, ka sy të zinj dhe flokë,

dhe kafshime sysh mbi gjoks

gjoks i ëmbël, i ëmbli gjoks

plot qumësht dhe vena, vinin

të qara fëmije nga çatia e saj

gjoks i pabindur, thithka

të çmendura, unë vetëm

- ti më eksiton

- më kafsho më fort

- është histori pa gjurmë

- por më kafsho më fort

E gjarpëroj me mishin që rreh

si puls, ajo e lëpin si bushtër

E uritur fëmija po qan, ajo më lutet

Shumë pranë zemrës, puls

Së mishit që rreh

Për një puthje të fundit

-Më jep kohë të mbaroj këtë varg

Por ajo zhduket pas, unë vetëm

Cigaren flak, të pambaruar

Si porta përgjysmë e lyer

e burrit të saj.

 

      

35 Komente

Fare pranë meje, kofshë të bardha

Sa e ndjek me sy, ajo nuk i rruan

Tobestafkurllah smiley

Po te mos ishte fut leshi ne ket mes ne 2 vargjet me siper, per mua kishte 5 se me pelqeu !

Mirepo smiley

4 minus i jap une !

smiley

erotizem delirant.nice!*****

Tip "Eglantine" kjo poezia.  Kur lexova Eglantinen me kujtoi "Malenen."  E tani "Malena" eshte bere "Ajo."

Anyway, I like it smiley.

PS: Nexh, do s'do moj moter xhani, ca e rrujne, e ca s'e rrujne.  Si lines nga tema tjeter, tek kjo gillete per Krishtlindje smiley

Plasi erotika.Variant me agresiv i Mbyllur. Heronjte jane te lodhur.smiley

Cigaren në buzë, ajo kaloi

Fare pranë meje, kofshë të bardha

Sa e ndjek me sy, ajo nuk i rruan

Sqetullat, djersë që rrëshket

Vjedhurazi që lag

Feminizmin e saj të kuq, unë vetëm

Mbështetur pas murit

E spërkas me sy

Duke shkundur fort cigaren

vështroj gjoksin, cigaren

kopsitur ndër gishta, derdh

epsh fashist mbi thithkat e saj,

Gzuar festat Monda smiley

Ca do ti per peshqesh per festa ?

smiley

Motra do me beje teze, peshqeshi me i madh smiley Une i bera peshqesh emrin cupkes smiley.

Nga keta poetet e peshkut nje poeme per mbesen dua smiley,

Si ja vure emrin mbesës? Eglantina apo Milena? Jo po që ta dinë poetët se si ta shkruajnë poezinë smiley

 

Feminizmin e saj të kuq, unë vetëm

Mbështetur pas murit

E spërkas me sy

 

Ja paska kopju direkt ket vargun akellit .

Ku eshte ABC ta kqyri pak ket sperkatjen me sy.Shkon kshu apo ja ka mbyt ky smiley

Spiritus, ti qe kerkove te drejten per te gjykuar, une si autor ta dhash, por jo te drejten per te sjellje ndotje ketu. nese postojme tek peshku, postojme jo per tu bere tabele qitjeje e frustrimeve te tua apo dikujt tjetri. sa per dijeni, meqe akuzon per kopjim, nuk ja kam lexuar ndonje poezi akellit, se nuk e di fare kush eshte ky akelli. Keshtu qe kujdes me keto pislliqet qe leshon. nese ka nje varg te tille ky akelli, behet fjale per koincidence totale. OK???

Shume te eger e paskeni erotizmin yahooo :o

 Autori qe eshte mes nesh mund te me shpjegoje pse pikerisht : "epsh "fashist"??

ky eshte erotizem peshku par excellence smiley.

feminizmi i kuq vs epsh fashist smiley

Poetet se kane mendjen ke fmite, e kane menjen ke mekanizmi si behen fmite.

Ta bejne o qe cke me te nje poezi per mbesken tende.

Ku ka si mbeskat e embla smiley qe ju befsha kurban.

 

Edhe une kam nje pyetje: pse ka kap si subjekt ket  femer me sqetulla te parrujtme? smiley

Feminizmi i kuq?? Mos aludon ky per gocat majtiste dhe mjaftiste?smiley hmmm

Ka italiane qe i lene sqetllat te parrujtme, madje ka dhe meshkuj qe i gjejne seksi .yackk

Iris  flm per ndricimin informativ.Vetem ne itali ndodh kjo apo eshte trendy gjithandej?Te apdejtohemi pak smiley

spiritus, ty te intereson gjendja shpirterore e autoreve. pyete pse ai mendoi pikerisht kete , mbase te ndriçon me shume. smiley

Kjo qenka gru e martume...autori e paska dashnore dhe e pret te vendi i caktuar....por ajo nuk ndalon, vazhdon ecen dhe qy i perveluari e ndjek nga pas.....derisa te dy, njeri para e tjetri mbarapa gjojsa secili ne pune te vet per te mos ran ne sy, arrijne te naj qoshe e fshehte afer shpise se asaj.....po ngaqe ajo e ka kohen te kufizuar (se e martume tjetra...ka pune shpia, burri dhe kalamoni) nuk e len te kerrnaqur tamam kte qyqin.

 

kshu e kuptova une smiley

4 yva per sakrificen e dashnorit te perveluar smiley

Me erdhi per te vjelle!

Ne kohen tone ketyre qe "perveloheshin" si ai i "mbylluri " dhe ketij "ajo-se" u dilnin pucrra me qelb ne fytyre . Ne u thrrisnim shkurt "e Qelbso". Po meqe ketu flitet per vargje kam deshire te kerkoj ndonje sqarim per ilustrimin me foto... Si kuptohet qe ky i "perveluari" u kno cicave dhe fotua qit shalet  ???? Ka Polic , Peshku apo nuk ka ? 

Natyrisht qe nuk kam objeksione per shalet e Belluccit si pamje me vete, por pa foto vargjet do ti linin vend imagjinates, pra do ishte poezi, kurse keshtu me ilustrime kaq agresive me nje foto-poster qe ze gjysmen e gjithe faqes me duket si pornezi. Mbase dhe kjo egziston si kategori me vete xhanem dhe nuk e di une. smiley

Po dhe vargjet me thene te drejten mu duken me shume pornografike sesa poetike, jo per nga doza e eroticizmit por menyra e shprehur; si shume direkt, shume agresive, si muhabet adoleshentesh qe rrine ne trotuar dhe i kalon ndonje femer seksi dhe flasin me njeri tjetrin, "shiko ca alamet cicash ka kjo, tia kafshosh" smiley

Po bohet "si rralle me te dendur" kjo mesele e te "perveluarve...Them se na vlen shembulli YOU Tube....Po te futesh ne zonen e rregullt per postime me llafe turpe s'ta hap etj etj ndersa "po deshe" dhe je qejfli shkon tek You porn...Keshtu mbase edhe ne keto rubrika poetike mbase duhet nje klasifikim . Me thene te drejten jo se nuk eshte art apo Poezi por eshte produkt alabakesh ne mentalitet sidomos ajo e "mbyllura"..aq me teper qe zhargoni nuk i pershtatet nje kritike normale. Kur duhet ti besh kritike teknike nuk mund te shkeputesh kollaj nga mesazhi...dhe per mesazhe te piste duhet fjalor i piste....Bulkthi per mua i ka bere kritiken me domethenese sipas variantit me te "zhvilluar" ketij lloj "zhanri" .Urime te frymzumve por ne rubrika ku s'ka Police . Dhe kjo eshte ne dore te adminave per te klasifikuar e jo perziere kategori te vecanta jashte normales me normalen . Keshtu mendoj ..dhe ne se ndodh ...BUJRUM le te vijne dhe te provojne nje kritike e miklim alla verash e cicash sipas parimit "sipas kokes edhe festen"

e tmerrshme,

une para 2 javesh e msova qe ekziston you porn.

Ma paska kalu dhe idrisi smiley

 

Per te tjerat , shume dakort smiley

AKoma me e tmerrshme qe une po e marrkam vesh sot .Ama lajm me fillu diten eshte !! smiley

smiley

 

Kjo poezia eshte importuar nga Doppelherz, qe eshte blogu im. I lexova komentet tek poezia tjeter, "Mbyllur", me duket se ne disa komente ekzagjerohet pak, kalohet ne ofendime, gje e cila me duket e panevojshme, pas poezia erdhi aty butesisht, pa ofenduar askend. flm serish per komentet, per me shume, beni nje xhiro nga blogu im. A.Sh.

Nje pyetje vetem, (eshte bere edhe me larte), pse "epsh fashist"?

Thjesht duke kujtuar nje koment e perkufizim te proses e poezise sipas nje poeti:

I wish our clever young poets would remember my homely definitions of prose and poetry; that is, prose = words in their best order;— poetry = the best words in the best order.
—Samuel Taylor Coleridge, Table Talk

 

I njejti ka thene edhe:

Unusual and new coined words are doubtless an evil; but vagueness, confusion, and imperfect conveyance of our thoughts, are a far greater.
—Samuel Taylor Coleridge, British poet, Biographia Literaria, 1817

-----------

Cfare mund te thot shkruesi i vargjeve ne kete teme, ne lidhje me citimet e sjellura prej nje Poeti? Sidomos pjesen mbi "vagueness, confusion and imperfect conveyance of our thoughts"?

 

"mbyllur" eshte me e bukur.

mua kjo me erdhi pak e sforcuar. Nuk me tingelloi dhe aq natyrshem.

Po ... ose ose, e hasur me pare.  Mbyllur m'u duk me e mire qe ne fillim sepse me pelqeu qe ishte e "paperpunuar."

: )

e pse qenka pyetje vk? thjesht sepse nuk mundesh ti pergjigjesh, nuk dmth se eshte vk. pyetja eshte elementare dhe vlen per c'do fjale te nje poezije.

Cfare i ben dy fjale te nje vargu te nje poezie, dhe radhen e tyre, me te pershtatshmet, sipas atij qe i zgjodhi. Cfare vlere kane keto dy fjale? A mund te supozohet se kane vlere korresponduese (simbolike)? Dmth nje mendim, ide, akt, eksperience ose imazh, qe u korrespondon? Jam i pershtypjes se domosdo, duhet te kene nje vlere korresponduese, sepse vargu e poezia (fjala), edhe atehere kur jane abstrakt, ose surrealist, mbeten reprezentativ. Reprezentativ ne nje menyre surrealiste, por prape reprezentativ. Fjalet nuk munden t'i shpetojne reprezentatimit, ashtu sic bojrat munden.

po 23-dimension ashtu eshte. 

si duhet t'i pergjigjem une ksaj?

Disa perpiqen te hiqen modern ne poezine e tyre, duke grupuar gjithefaresoj fjalesh, me te kuptuarat jane edhe ato me banalet, e fjale te tilla si "epsh fashist" mbase jo. Te gruposh disa fjale nuk do te thote qe je duke bere poezi. E as te zoterohesh nga epshi, ti nenshtrohesh, te ndihesh totalitetin e epshit sesi te komandon gjykimin nuk eshte. Produktin e ketij "epshi fashist" po e shohim ketu. 

Por kush eshte poeti modern? Poeti modern jam une, qe nuk e NGREJ vepren time te artit ne piedestal (Hervorheben), sic bejne keta ketu. Porse perkundrazi e vendos ate ne mes te anomitetit, ne mes te komenteve, duke e futur ne biseden e perditshme, ne mes te realitetit bashkebisedues, dhe  jone ne KORNIZE, sic veprohet rendom me veprat e artit klasik. Dhe kete Musaraj, Llukani dhe Alisa nuk mund ta dine, se nuk marin ere nga "arti modern". Keshtu qe e fshijne ate, sic edhe e fshine poezine e djeshme, sic kane fshire me qindra komente te miat, diku  nga cmira, e diku nga inati. Por kjo ka te beje me aftesine per te kuptuar artin bashkekohor, sesi perngjan gjithmone e me shume (duke kapercyer kufijte artificial) me realitetin qe perjetojme. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).