Ajo e ka fajin ?


14 Mars, eshte nje nder mbremjet e vetme ku i lejoj vetes te ndjek ndonje emision ne TV, zapping, bie ne « Me shume dashuri », Regina e voge dhe Gerdeci, pas saj nje grua e deshperuar qe kerkon rikthimin e «te» apo «ish te» shoqit. Ajo qe me revolton ne kete rast eshte pikerisht perdorimi i femijeve nga ana e saj per te kthyer te shoqin. Akoma me shume ajo thirrja nga ana e saj per vajzat e tjera te cilat prishin familje...Thua ti se meshkujt nuk kane tru, se behen krejtesisht te pavetedijshem e se sic thoshte ajo « dalin nga vetja e tyre » , dhe se ne fakt i treti e ka fajin, gati gati nje mund te mendoje se bota nuk duhet te ekzistoje ne menyre qe nje çift te funksionoje .. diçka qe me ben pershtypje ne shoqerine tone eshte pikerisht se pas çdo ndarje fshihet nje fajtor, « dikush e ka fajin », ndryshe « nuk eshte e mundur».
Si mundet qe ai «te me leje mua» ky me duket mesazhi i vertete pas ketyre te qarave.. mbase nje vetebesim i tejkaluar, shume mundesisht nje mendjengushtesi e cila nuk arrin te konceptoje se dy veta nuk mund te kombinojne dot me njeri tjetrin .. dhe se nuk eshte se duhet ta kete fajin njeri apo tjetri , sidomos ne kete realitet ky individualiteti qe shprehet theksueshem mes asaj qe dikush deshiron apo nuk deshiron ndryshe nga nje realitet i kaluar ku dy njerez « duhet » te ishin bashke.
Nuk me intereson te dij se kush e kishte «fajin » mbreme, sigurisht pare ne kete prizem nese duam patjeter fajtore te dy e kane fajin. Ajo qe dua te perçoj eshte se evidentohet ne menyre absolute se disa njerez mbeten femije te perjetshem, burra apo gra qofshin, megjithese sot mund te gjenden prinder.
P.s. «Me shume dashuri» (se) i dergoj nje mesazh te vogel .. perzgjidhini pak me mire historite qe trajtoni..

2 Komente

Në zjarr qafiren! smiley

ahhh eshte budallalleku, injoranca dhe te kaluarit ne menyre direkte nga nje familje tek tjetra pa e pare veten ne pasqyre se kush je e se çfare vlen qe ben te shohesh nje fenomen te tille kaq te perhapur ne shoqerine tone..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).