Ai fratelli italiani

I Giovani albanesi si uniscono al dolore del popolo italiano gravemente colpito dalla tragedia del terremoto che ha causato centinaia di morti e feriti.I autori di questo blog, e i giovani attivisti del Movimento "Mjaft!", in piena solidarieta col popolo amico italiano, si stringono al dolore di centinaia di famiglie che hanno perso i loro cari in questa catastrofe. La storia del

13 Komente

 Rinia shqiptare i bashkohet dhimbjes së popullit italian të goditur nga
tragjedia e rëndë e tërmetit që shkaktoi qindra të vdekur dhe të plagosur.

Lëvizja Mjaft solidarizohet me popullin mik të Italisë fqinje dhe bashkohet
me dhimbjen e qindra familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në këtë
katastrofë.

Historia e së kaluarës së afërt dhe të largët na ka vënë pranë njëri
tjetrit në momente të mira dhe të këqia ndaj për këtë arsye ne, të rinjtë e
Shqipërisë dëshirojmë t’u tregojmë fqinjve tanë të perëndimit se jemi pranë
tyre edhe në këto momente të vështira.

Solidaritet me bijtë dhe bijat e popullit italian, miq të bashkuar nga
idealet e një të ardhmeje më të mirë, udhëtarë të përbashkët në rrugën për
ta kthyer kontinentin tonë të vjetër në një hapësirë të re ku nëse kufijtë,
gjuha dhe sistemet politike janë barrierat që na ndajnë, nga ana tjetër
humanizmi dhe vlerat njerëzore janë principet që na bashkojnë.

Lëvizja Mjaft duke shprehur bindjen se artikulon edhe pikëpamjet dhe
ndjenjat e rinisë shqiptare të shekullit të XXI, shpreh në këtë 7 prill të
hidhur historik të kujtesës mes dy kombeve tona, qëndrimin e saj se
vëllazërimi mes popujve dhe solidariteti janë urat që do të na ndihmojnë
kapërcejmë të kaluarën, si dhe të shërojmë plagët dhe paragjykimet e
historisë moderne.

Fatkeqësia natyrore goditi popullin e thjeshtë italian, njerëzit e punës,
pa bërë dallime nëse janë ata të majtë apo të djathtë, tifozë të politikave
kundër emigrantëve dhe të huajve apo proklamues të një bote multikulturore.

Përgjigja solidare nga të rinjtë shqiptarë vjen gjithashtu unike, pa bërë
dallime nëse midis nesh ka të majtë apo të djathtë, izolacionistë
konservatorë apo internacionalistë.

Vëllezër italianë, në këtë ditë dhimbjeje dhe fakteqësie, ne jemi me ju.

 

Ej! Mos, pash zotin, mos..

Ragazzi, buongiorno! smiley  Ci sono degli piccoli errori da correggere:

I autori - Gli autori

un' spazio - uno spazio

del’umanità - dell'umanità

 

p.s. Mi unisco a voi ad espremere la mia solidarietà per il popolo italiano in questi giorni di lutto.

"esprimere" meqe jemi te korrigjimet aida.

p.s mbeshtetje te plote dhe solidaritet per familjet dhe te afermit e te humburve.

Rrofsh, e dashur... eshte lapsus kompjuteri.

e mirepritur.

per hir te se drejtes - tha.

Po, per hir te se drejtes, se sipas lapsusit tim... i bie ta kem "shtrydh" solidaritetin... si long portokalli... ( m'jep i got solidaritet t'shtrydh)  smiley

Ej,vertet eshte nje fatkeqsi ajo qe ka ndodhur ne Itali,dhe eshte e dhimbshme,se jane jane vrare njerez,..por se si me vjen kur lexon kete shkrim,..me nje zhargon fjalesh pak si me stil te vjeter, me shume "ala politike"ala mjaftiste.. lerja qeverise te bej kete mesazh te pergjithshem! Nje blog NUK mund te dergoje nje mesazh pergjithsues TE PERGJITHSHEM !

..do te ishte mire nje mesazh individual,ose ne grup drejtuar nje blogu tjeter italian ,une psh mora ne telefon nje italiane dhe e ngushellova..nuk mora qeverine italiane per te dhene solidaritetin e te gjithe shqiptareve se sme takon!

Eshte pak fallco kjo!

artian perse nje blog "NUK mund te dergoj nje mesazh pergjithsues TE PERGJITHSHEM"? 

Ok, solidarizimi eshte mire te tregohet. S'te lejon situata te shikosh me lupe gjuhen e perdorur ne kete raste, por te pakten, qellimi eshte i mire.

Nderkaq, lekundjet sizmike vazhdojne te ndjehen. Edhe pse te lehta, disa lekundje kane ndodhur serish ne 24 oret e fundit. Gjendje fatkeqe.

Po mire me edhe ne nje moment solidariteti ju gjuhesoret nderkombetar nuk lini pa e nxjerre ne pah "inteligjencen" tuaj  ne korrigjimin e postimit?

Ps. Italishtja nuk quhet gjuhet me gjuhe e huaj per moshat 4 deri ne 100 vjec.

Aidasmiley

I tuoi piccoli errori da correggere:

degli piccoli - dei piccoli

mi unisco ad esprimere - mi unisco nel esprimere

smiley

as..

"Fratelli italiani, in questo giorno di dolore e disgrazia, ci stringiamo a Voi".

Mu keshtu me duket se eshte pak e ekzagjeruar,tip slogani! Mgjthate nuk i vura vulen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).