Agresiviteti në Shoqëritë e Përparuara Industriale (pjesa e parë)

Agresiviteti në Shoqëritë e Përparuara Industriale (pjesa e parë)

Herbert Marcuse

Marrë nga “Mohime: Ese të Teorisë së Kritikës” (1968)

Këtu propozoj të konsiderohet stresi dhe shqetësimi në të ashtuquajturat “shoqëri të bollëkut”, frazë që (mirë a keq) është krijuar për të përshkruar shoqërinë amerikane bashkëkohore. Karakteristikat e saj janë: (1) kapacitet i bollshëm industrial dhe teknik që në masën më të madhe përdoret për të prodhuar e shpërndarë mallra luksoze, aksesorë, kotësira, sende që dihet që s’hyjnë në punë, pajisje ushtarake apo gjysëm-ushtarake – shkurt, ato që sociologët dhe ekonomistët i quajnë të mira e shërbime “joproduktive”; (2) një standart jetese në rritje, që kap madje dhe pjesë të popullatës që më parë kanë qenë të paprivilegjuara; (3) një sasi e lartë e përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe politik që kombinohet me një sasi të lartë të planifikimit dhe të ndërhyrjes qeveritare në ekonomi; (4) hetimi, kontrolli dhe manipulimi shkencor apo pseudoshkencor i sjelljeve të individit apo të grupit, si gjatë punës ashtu dhe gjatë kohës së lirë (duke përfshirë sjelljen e psikës, shpirtit, të pandërgjegjshmes dhe të nënndërgjegjshmes) për qëllime tregtare dhe politike. Të gjitha këto tendenca janë të ndërlidhura: ato formojnë sindromën që shpreh funksionimin normal në një “shoqëri të bollëkut”. Por qëllimi im këtu nuk është të provoj ndërlidhjen e këtyre tendencave; unë e marr ekzistencën e kësaj ndërlidhjeje si bazë sociologjike për tezën që dua të shtroj, përkatësisht, që shqetësimet e streset e vuajtura prej individëve në shoqërinë e bollëkut rrjedhin prej funksionimit normal të kësaj shoqërie (dhe të individit) dhe jo prej devijimeve apo sëmundjeve. 

“Funksionimi normal”: Mendoj se ky përkufizim nuk paraqet probleme për mjekun. Organizmi funksionon normalisht nëse funksionon i pashqetësuar në harmoni me strukturën fiziologjike dhe biologjike të trupit njerëzor. Mundësitë dhe aftësitë njerëzore natyrisht që janë shumë të ndryshme mes individëve të species, dhe vetë kjo specie ka evoluar së tepërmi gjatë rrjedhës së historisë, por këto ndryshime kanë ndodhur brenda një konteksti biologjik dhe fiziologjik që ka mbetur kryesisht konstant. Mjeku, për të qenë i sigurt në diagnozë dhe në prognozë, merr parasysh ambientin ku pacienti jeton, ku është rritur, dhe ku punon; këta faktorë mund ta kufizojnë arritjen dhe përcaktimin e “funksionimit normal”, madje mund ta bëjnë dhe të pamundur këtë përcaktim, por si kriter dhe si qëllim “normaliteti” mbetet një koncept i qartë dhe kuptimplotë. Si i tillë barazohet me “shëndetin” dhe çdo devijim është në një sasi të caktuar “sëmundje”.

Situata e psikiatrit duket e ndryshme. Në shikim të parë, normaliteti duket se përcaktohet me të njëjtën metodë që përdor dhe mjeku. Funksionimi normal i mendjes (psike, psike-soma) është çka e bën njeriun të aftë të performojë, të funksionojë në harmoni me pozicionin e tij si fëmijë, si adoleshent, si prind, si beqar apo i martuar, në harmoni me punën e tij, profesionin dhe statusin. Por ky përkufizim përfshin faktorë të rinj nga një dimension krejt i ndryshëm, përkatësisht nga shoqëria, dhe shoqëria përbën për normalitetin një faktor shumë më thelbësor se sa “ndikimi nga jashtë”, madje aq shumë sa “normaliteti” shfaqet më tepër si konditë sociale apo institucionale, se sa si gjendje individuale. Është e lehtë, ndoshta, të biesh dakord se cili është funksionimi normal i aparatit tretës, i mushkërive dhe i zemrës, por cili është funksionimi normal i mendjes gjatë dashurisë, në marrëdhënie të tjerë ndërpersonale, në punë e në kohë të lirë, në një takim të bordit të drejtorëve, në, në fushën e golfit, në geto, në burg apo në ushtri? Ndëkohë që funksionimi normal i aparatit tretës apo i mushkërive është njësoj si për drejtorin e korporatës ashtu dhe për punëtorin, kur janë të dy të shëndetshëm, për mendjen nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në fakt punëtori do të ishte jonormal nëse do të mendonte, do të ndjente dhe do të vepronte si drejtori (dhe e anasjellta). Por çfarë qenka pra dashuria “normale”, familja “normale, punësimi “normal”?

Psikiatri mund të vazhdojë proçedurën njësoj si mjeku i përgjithshëm dhe të veprojë me terapi të drejtpërdrejtë që ta bëjë pacientin funksional në familje, në punë apo në ambient, ndërkohë që do të përpiqet të influencojë, madje dhe të ndryshojë faktorët e jashtëm, aq sa ka mundësi. Por shpejt kjo praktikë shfaq kufizimet e veta, për shembull, nëse shqetësimet e streset mendore të pacientit shkaktohen jo thjesht prej ca kushteve të këqija në punë apo në lagje, por prej vetë natyrës së punës së tij, apo të lagjes, prej statusit në vetvete – qoftë dhe në gjendje normale. Pra, që ky individ të jetë normal për këto kushte do të thotë që shqetësimet e streset e tij të kthehen në normalitet, ose për ta thënë troç: duhet të bëhet i aftë për të qenë i sëmurë, për ta përjetuar sëmundjen si shëndet, pa e lënë të kuptojë se është i sëmurë pikërisht kur e sheh veten e kur e shohin si të shëndetshëm e si normal. Ky rast ndodh nëse puna e individit është nga natyra e mërzitshme, mpirëse, dhe e kotë (edhe pse puna mund të jetë e paguar mirë dhe e nevojshme “shoqërisht”), ose nëse individi i përket një minoriteti të nënprivilegjuar në shoqërinë ekzistente, nëse është tradicionalisht i varfër dhe i punësuar kryesisht si shërbyes apo për punë krahu. Mirëpo e njëjta gjë ndodh (në forma shumë të ndryshme) në anën tjetër të gardhit mes manjatëve të biznesit dhe politikës, të cilëve performanca efikase dhe me përfitim iu kërkon (dhe i detyron) të kenë cilësitë e zgjuarsisë të pamëshirshme, indiferencës morale dhe agresivitetit të vazhdueshëm. Në raste të tilla funksionimi “normal” shfaqet si shtrembërim dhe gjymtim i qenies njerëzore – pavarësisht modestisë në përcaktimin e asaj që quhet qenie njerëzore. Erich Fromm shkroi “Shoqëria e Shëndetshme”; ku nuk trajton shoqërinë ekzistente, por atë të së ardhmes, duke lënë të nënkuptohet se shoqëria ekzistente nuk është e shëndetshme, por e sëmurë. Individi që funksionon normalisht, që përshtatet dhe që është i shëndetshëm si qytetar i një shoqërie të sëmurë – vallë nuk është edhe vetë i sëmurë? Një shoqëri e sëmurë, a nuk do të kërkonte një koncept antagonist të shëndetit mendor, një meta-koncept që përshkruan (dhe që ruan) cilësitë mendore që janë tabu, të ndaluara apo të shtrembëruara prej “shëndetit” mbizotërues të një shoqërie të sëmurë? (Pra shëndeti mendor është i barabartë me aftësinë për të jetuar si disident, për të jetuar një jetë të papërshtatshme).   

Në tentativë për të përkufizuar “shoqërinë e sëmurë” mund të themi se shoqëria është e sëmurë kur institucionet dhe marrëdhëniet e saj themelore janë të tilla që nuk e lejojnë përdorimin e aseteve materiale dhe burimeve intelektuale për zhvillimin optimal dhe për përmbushjen e nevojave individuale. Sa më i gjërë hendeku mes konditave njerezore të mundshme dhe atyre aktuale, aq më shumë ka nevojë shoqëria për atë çka unë e quaj “shtypje-mbivlerë”, shtypja që nuk i nevojitet rritjes dhe ruajtjes së qytetërimit, por vetëm interesit hedonistik të drejtpërdrejtë në konservimin e shoqërisë ekzistente. Kjo shtypje-mbivlerë sjell (përveç të tjerave, dhe në përgjithësi nën konfliktet sociale) strese e shqetësime të reja për individët. Në përgjithësi këto i rregullon funksionimi normal i proçeseve sociale, që siguron përshtatjen dhe nënshtrimin (prej frikës së humbjes së vendit të punës, apo të statusit, ostracizmit etj.), kështu që nuk ka nevojë për veprime detyruese e shtrënguese në lidhje me mendjen. Mirëpo në shoqëritë bashkëkohore të bollëkut hendeku mes formave ekzistente të jetesës dhe mundësive reale të lirisë njerëzore është aq i gjerë sa, në mënyrë që të parandalohet shpërthimi, shoqëria duhet të sigurojë një koordinim mendor efektiv për të gjithë individët: në nivelin e pandërgjegjshëm si edhe në të ndërgjegjshmin, psika hapet dhe i nënshtrohet manipulimit dhe kontrollit sistematik. 

Kur flas për shtypjen-mbivlerë që “nevojitet” për të konservuar shoqërinë, ose për nevojën e manipulimit dhe kontrollit sistematik nuk i referohem vetëm nevojave shoqërore të përjetuara individualisht, apo vetëm veprimeve të ndërmarra në mënyrë të ndërgjegjshme: në fakt ato mund të përjetohen e mund të ndërmerren në mënyrë të tillë, por mund edhe të mos jetë kështu. Më tepër i referohem tendencave, forcave që mund të identifikohen prej analizës së shoqërisë ekzistuese të cilat shfaqen edhe edhe kur vendimmarrësit nuk janë të ndërgjegjshëm për to. Ato shprehin kërkesat e aparatit ekzistent të prodhimit, shpërndarjes e konsumit – kërkesat ekonomike, teknike, politike, mendore që duhen përmbushur në mënyrë që të sigurohet funksionimi i vazhdueshëm i aparatit prej të cilit varet popullsia, dhe i marrëdhënieve sociale që rrjedhin prej organizimit të aparatit. Këto tendenca objektive manifestohen në trendin ekonomik, në ndryshimet teknologjike, në politikën e brendshme dhe të jashtme të një shteti apo të një grupi shtetesh, ndërkohë që gjenerojnë nevoja e qëllime të përbashkëta mbiindividuale në klasat e ndryshme shoqërore. Në kushte normale të kohezionit social tendencat objektive e tejkalojnë ose e absorbojnë interesin dhe qëllimet personale, duke mos e shkatërruar shoqërinë; gjithsesi interesi personal nuk determinohet kaq thjeshtë prej atij universal: i pari ka hapësirën e vet të lirisë, dhe sipas pozicionit social që ka, kontribuon në formëzimin e interesit të përbashkët – mirëpo nëse nuk ndodh ndonjë revolucion, nevojat dhe qëllimet personale do të vazhdojnë të përcaktohen nga tendencat objektive mbizotëruese. Marx besonte se këto tendenca shfaqen “pas shpinës” së individit; por në shoqëritë e përparuara bashkëkohore kjo është e vërtetë vetëm në rastet më të forta. Makineria sociale, menaxhimi shkencor i ndërmarrjes dhe i marrëdhënieve njerëzore, dhe manipulimi i nevojave instinktive praktikohen në nivel vendimmarrës, dhe dëshmojnë shkallën e ndërgjegjësimit brenda verbërisë së përgjithshme.

Sa i përket manipulimit dhe kontrollit sistematik të psikës në shoqëritë e përparuara, nga kush dhe për çfarë bëhet ky manipulim e kontroll? Mbi të gjitha manipulimi personal është në interes të disa bizneseve, politikave, lobeve – dhe qëllimi kryesor është ta pajtojë individin me mënyrën e jetesës të cilën ia imponon shoqëria. Për shkak të shkallës së lartë të shtypjes-mbivlerë që përmban ky pajtim, është e nevojshme të arrihet një ngarkesë (cathexis) libidinale tek mallrat që individi duhet të blejë (apo të shesë), tek shërbimet që individi duhet të përdorë (ose të shërbejë), tek qejfi që duhet të shijojë, dhe tek simbolet e statusit që duhet të mbajë – të nevojshme pasi prej prodhimit dhe konsumit të pandërprerë të tyre varet ekzistenca e shoqërisë. Me fjalë të tjera, nevojat shoqërore domosdoshmërisht duhet të shndërrohen në nevoja individuale dhe instinktuale. Dhe këto nevoja duhet të standartizohen, të koordinohen, të përgjithësohen deri në gradën që i nevojitet produktivitetit të shoqërisë prodhimi masiv dhe konsumi masiv. Natyrisht që këto kontrolle nuk janë konspirative, ato nuk janë të centralizuara në ndonjë agjensi, apo në ndonjë grup agjensish (edhe pse tendenca drejt qendërzimit po fiton momentum); ato janë të shpërndara nëpër shoqëri, ushtrohen nga fqinjët, nga komuniteti, nga kolegët, nga masmedia, korporatat, dhe (ndoshta më së paku) nga qeveria. Por ushtrimin e këtij kontrolli e ndihmon, në fakt e bën të mundur shkenca, shkencat shoqërore dhe ato të sjelljes, veçanërisht nga sociologjia dhe psikologjia. Si sociologji dhe psikologji industriale, ose ne mënyrë më eufemike si “shkenca e marrëdhënieve njerëzore”, këto përpjekje shkencore janë bërë një mjet i domosdoshëm në duart e fuqive ekzistente. 

Këto vërejtje të shkurtra sugjerojnë thellësinë e ndërhyrjes së shoqërisë në psikë, sasinë në të cilën shëndeti mendor, normaliteti nuk i përket individit por shoqërisë ku ai jeton. Harmonia mes individit dhe shoqërisë do të qe tepër e dëshirueshme nëse shoqëria do t’i ofronte individit kushtet për zhvillimin e tij si qenie njerëzore në përputhje me potencialin e mundshëm të lirisë, paqes dhe lumturisë (që është në përputhje me çlirimin e mundshëm të instikteve jetësore), por është tepër destruktive për individin nëse këto kushte nuk plotësohen. Nëse nuk plotësohen atëherë individi i shëndetshëm dhe normal, është një individ i pajisur me të gjitha cilësitë që e aftësojnë të shkojë mirë me të tjerët në shoqëri, dhe pikërisht këto cilësi dëshmojnë represionin, dëshmojnë një qenie njerëzore të gjymtuar që bashkëpunon në shtypjen e vet, në përmbajtjen e potencialit individual dhe lirisë shoqërore, apo në çlirimin e agresivitetit. Dhe kjo situatë nuk mund të zgjidhet me metodat e psikologjisë – një zgjidhje mund të përvijohet vetëm në nivel politik: në betejën kundër shoqërisë. Me siguri që terapia do ta zbulonte këtë situatë dhe do ta përgatiste terrenin mendor për këtë betejë – por më pas psikiatria do të vepronte në mënyrë subversive.

(vijon)

Përktheu Arbër Zaimi

83 Komente

Pra shëndeti mendor është i barabartë me aftësinë për të jetuar si disident, për të jetuar një jetë të papërshtatshme.

Do kisha shume per te thene por shprehja me lart thote shume. Faleminderit Arber per perkthimin. Turp eshte ta them por une Marcuse-t s'i kisha kushtuar vemendje me pare... I'll be back!

Ceci n'est pas un conte de fée :

Marcuse ka qene, me sa di une, student i Heideggerit, dhe ka pasur pakez letershkembim me te. Per mire apo per keq, nuk e di sakte sepse edhe ai vete nuk e dinte sakte. I vetmi qe ia ka "thyer" nofullat Heideggerit, dhe madje qe ne vitin 1946 (ose 47, s'e mbaj mend mire) ka qene Eric Weil, nje filozof francez dhe shume burre i mençur.

Dhe ketu dalim tek ca gjera qe ka thene ky burri :

"Njeriu eshte i lire per aq sa ai e deshiron lirine e njeriut ne nje bashkesi te lire".

"Politika nuk njeh vetem probleme, ajo perben dhe problemin me te madh, nje nder problemet themelore per filozofine"

"Dhuntia hyjnore nuk eshte ne rradhe te pare te habitesh, por te merzitesh dhe te jesh i pakenaqur. Dhe nga ketu vjen deshira e njeriut per te punuar, por padyshim, edhe per t'u revoltuar." 

_____

Good morning, Albania !

arber, me ke lodhur pak ne perpjekje te perfytyroja c'mund te kishte qene 'shtypje mbivlera', ne anglisht surplus repression ... mbishtypje, do te kishte qene perkthimi, nese i qendrojme perkthimit te surplus value-s si mbivlere.

more soon. markuze me ka pelqyer qe me leximin e pare.

Teza e shendetit mendor si karakteristike shoqerore me teper se sa individuale, dhe si kufi te fundit te alienimit eshte interesante - per me teper qe Markuze (sic thote ne vijim) zgjidhjen e sheh politike.

Sot besoj se mbaroj me kete ese - dhe po e sjell me gjithe fjalorthin e koncepteve ne fund. Plani eshte te perkthej nja 6 a 7 ese te Markuzes, dhe ta sjell ne shqip gjithe librin "Mohimet". Me kane thene qe ne shqip ekziston "njeriu nje dimensional", por nuk e kam idene se si eshte perkthyer (nuk me kane folur mire ne fakt. Problemi me perkthimin e ketyre filozofeve eshte se duhet te jesh sistematik ne perkthim (sic kane qene ata sistematike ne te shkruar e ne perdorim konceptesh). Markuze merr shume nga Marksi, Frojdi, Hajdegeri, por edhe nga bashkekohes te tij, keshtu qe do kujdes me perkthimin e koncepteve... (shume keq qe nuk ka nje fjalor te koncepteve filozofike ne shqip, i fundit qe kam pare ka qene botim i ISML, sot anakronik).

Mbase mund te kontribuojme te gjithe ne perkthimin e pershtatjen e termave, se mund te ishte peshe e madhe te mbaje mbi vete perkthimin e ideve te Markuzes si dhe gjetjen e termave me te pershtatshem... Per mua eshte me e lehte ta lexoj ne anglisht Markuzen, por meqe po mundohem te zhvilloj mendimin tim 'shqip' ne gjithe kompleksitetin e vet, besoj se ky do ishte nje ushtrim i mire.

Po beje pra ate te shkreten kritike e na thuaj cfare mendon per 'te kuqen' ?

Hurb, kur them do e kisha lexuar ne anglisht kjo nuk mbart asnje pretendim etiologjik te mendimit filozofik; anglishtja eshte thjesht gjuha ne te cilen kam lexuar vazhdimisht dhe ndihem rehat me termat. Ti i ke vene piken diskutimit mbi shpine e filozofise, vile me tre kate.

Keq mos t'ju vije por nuk eshte anglishtja per terma filozofike. Filozofia nuk e ka shtepine as ne Britani, as ne USA. Ajo e ka shtepine ne dy vende te zhdukura dhe ne dy vende te gjalla. Te zhdukurat : Greqia dhe Roma e lashte, dhe te gjallat : Franca dhe Gjermania.

Keq mos t'ju vije, por anglo-amerikanet kane nje term per kete ceshtje: filozofi kontinentale, qe ne rastin me te mire do te thote "surplus llafesh" smiley

filozofia, mendoj une, duhet te vije ne shqip nga frengjishtja.

E pse nga frengjishtja?  Sipas Heidegger, po s'u "filozofove" ne gjermanisht, te gjitha gjuhet e tjera jane "pothuajse".  Keshtu qe edhe po u soll nga anglishtja, pothuajse mire eshte, ashtu sic frengjishtja smiley.

E ke gabim ti shoqja kooperativiste. Terminologjia anglo-saksone eshte e prere vetem per shkenca tekniko-shoqerore qe lidhen me teper interesa ekonomike. Madje dhe interesa te drejtesise. Por persa i perket filozofise proprement dit, kjo terminologji eshte krejt anash çeshtjes, dhe e paafte te thote dy fjale per se mbari.

Yve keni Wittgensteinin (ky eshte i fandaksur me ato citatet e veta te tractatus) kurse neve kemi... kemi... yhyyyyyyy sa kemi.

Punen e frengjishtes, e sqarova njehere : PER HIR TE QARTESISE DHE KTHJELLTESISE SE PASHOQ TE KESAJ GJUHE.

Dhe kete nuk e them une apo fqinja ime leshrene, por e kane thene ca burra ku e ku me te mençur se une. Grate nuk e kane thene, te them te drejten, se atyre iu duket sikur burrat franceze jane shume te nderlikuar, me nje fjale, as vete s'e di ç'desha te thosha.

Shkurt : me anglisht ha buke, por nuk nxe mend. smiley

 

Punen e frengjishtes, e sqarova njehere : PER HIR TE QARTESISE DHE KTHJELLTESISE SE PASHOQ TE KESAJ GJUHE.

Sa objektiv mendon se je me kete? smiley Po shpjegimin per represionin (po me tingellon mire si term) do doje ta rishikoje?

smiley

Ja te futem nje çiçke ne mes tuaj smiley

Heteroglossia, kjo eshte diçka e ditur tashme. Frengjishtja eshte gjuha e cila, per shkak te rrethanave dhe historikut te vet, ka arritur ne shkallen me te larte te arsyetimit. Quhet ndryshe dhe "gjuha e arsyes". Nese mendja eshte ajo qe merret me arsyen, atehere i bie qe frengjishtja eshte "gjuha mendore". 

Kurse, per shpirteroren, ca te medhenj te tjere kane thene se eshte gjermanishtja ajo qe shkelqen ne kete fushe. Nuk quhet kot, "gjuha poetike par excellence". Misticizmin apo erresiren e gjuhes gjermane nuk e ka frengjishtja.

Prandaj poezite gjermane te perkthyera ne frengjisht humbasin shume gjate perkthimit. Sepse frengjishtja ka prirje t'i ndriçoje te gjitha, te mos lere asgje te fshehte. Por kjo pastaj nuk eshte dhe aq poezi.

Frengjishtja nuk eshte ngrene asnjehere per poezi, ketu gjermani ia ha arrat. Frengu nuk do te kete ndonjehere Trakl apo Celan apo Holderlin.

Por frengu ka pasur Hugo, qe t'i jep poezite si me qene torte qe s'e ke paguar vete.

Ne lidhje me represionin dhe opresionin, e shpjegova ku jane dallimet : 

reprimohet kryengritja dhe oprimohet populli. Nje regjim tiranik oprimon popullin, kurse nje ushtri e tiranit reprimon nje rebelim.

Opresioni eshte me teper nje ndrydhje, nje shtypje e gjate, kurse represioni eshte nje goditje e fuqishme por e shkurter, per nje problem te caktuar.

Shqipja ua keput te dyjave "shtypje", une s'kam çfare i bej.

Ne fakt po e perkthej nga variantet ne frengjisht, anglisht e italisht, duke u konsultuar vazhdimisht me gjermanishten (qe vete e njoh shume pak, por nepermjet njohesve)

Ceshtja nuk eshte se a eshte i perkthyeshem (natyrisht qe eshte), por duke qene se perdor terma te huazuar, duhet me pas parasysh si mund t'i kete perkthyer iksi me perpara. Per kete te hyjne ne pune fjalorthat.

Ndihme do te qe verejtja per ndonje term, apo fjali qe s'tingellon mire.

Heteroglossia, kur t'ia mballos nje dite ca teke raki, ahera do me shihni mua.

Meqe ra fjala tek Berlini, ai burri, jo qyteti, keto fjale me poshte jane nga konferenca e lartpermendur. Jane shkeputur nga nençeshtja : "Monizmi". Vazhdon dhe pak me poshte, por e ndava caze, per shijim.

 

Të mahnitur nga sukseset e shkëlqyera të shkencave të natyrës në shekullin e tyre dhe në shekujt e mëparshëm, njerëz si Helvetius, Holbach, d’Alembert, Condillac, si dhe propagandistë gjenialë si Voltaire dhe Rousseau, mendonin se ishte e mundur për të nxjerrë në dritë të vërtetat themelore mbi individin, moralin, jetën shoqërore apo jetën politike, me kusht që të zbulonim metodën e përshtatshme : këto të vërteta do të ishin të ngjashme me ato në të cilat kishte arritur hulumtimi i botës së jashtme. Enciklopedistët besonin se metoda shkencore ishte kyçi i vetëm i një dijeje të tillë ; Rousseau dhe të tjerë mendonin t’i arrinin këto të vërteta të përjetshme nëpërmjet udhës së hulumtimit brenda vetvetes. Ndonëse me opinione të ndryshme, ata i përkisnin pra një brezi të bindur se ai ishte në udhën e zgjidhjes së të gjitha problemeve që helmonin njerëzimin qysh nga errësira e kohëve. Ky konceptim ishte i mbështetur nga një tezë edhe më e gjerë : dmth që çdo çështjeje të vërtetë duhet t’i përkojë një përgjigje e vetme e vërtetë, të gjitha përgjigjet e tjera duhet të ishin të gabuara, përndryshe vetë çështja fillestare nuk ishte korrekte. Sipas këtij konceptimi, duhet të ekzistojë një metodë e cila të çojë tek përgjigjet e duhura atë që di të mendojë qartë, dhe kjo në çështje morale, sociale dhe politike, njëlloj si në domenin e shkencave, me metoda të njëjta apo jo. Me të mbledhur të gjitha përgjigjet e sakta ndaj çështjeve themelore të moralit, shoqërisë dhe politikës të cilat e shqetësojnë njerëzimin (ose do të duhet ta shqetësonin), do të vendosim mbi zgjidhjen e fundit ndaj të gjitha problemeve që shtron ekzistenca. Ne do të mundeshim sigurisht të mos hynim asnjëherë tek këto përgjigje, sepse qeniet njerëzore do të jenë ndoshta tepër të lidhura pas emocioneve të tyre, tepër të trashë ose tepër të pafat për t’u zbuluar si të aftë t’i arrijnë ato ; përgjigjet do të jenë ndoshta tepër të vështira, mjetet në zotërim të pamjaftueshme, teknikat e kërkuara tepër të ndërlikuara : por sido që të jetë, me kusht që çështja të jetë autentike, përgjigja duhet të ekzistojë. Nëse ne nuk dimë asgjë, ka mundësi që pasardhësit tanë të dinë më shumë ; përveç nëse të urtët e lashtë e kanë ditur tashmë atë çka duhej ditur ; dhe nëse ata nuk e kishin ditur, ndoshta Adami e dinte në parajsë ; dhe në mos ai, të paktën engjëjt ; në mos engjëjt, të paktën Zoti : shkurt, përgjigjet ekzistojnë detyrimisht.

Monda, e more vesh ku i ka rrenjet MONIZMI ? smiley

_______

Meqe ra fjala, kafka e Saint-Simon gjendet ne muzeun e njeriut ne Paris, dhe kam nje foto te saj, me plumbin qe desh i ka marre jeten, nje plumb ne syrin e djathte. (A ia ka marre jeten, a desh ia ka marre, e kam harruar por kush po e çan koken, dava komunisti smiley )

_______

Berlin vazhdon :

Me t’u zbuluar përgjigjet ndaj çështjeve sociale, morale dhe politike themelore, duke i njohur këto përgjigje për çka ato janë, dmth duke i njohur si e vërteta, njerëzit nuk do të mund të mos i vinin në zbatim, sepse ata nuk do të ishin të tunduar për të vepruar ndryshe. Pra mund të mendojmë një jetë të përsosur. Ajo është ndoshta e pakapshme për ne, por konceptimi i saj mund të realizohet në parim : në parim, ne mund të besojmë tek mundësia për t’i zbuluar përgjigjet e vetme të duhura të cilat thirren nga çështjet themelore.Sigurisht, mendimtarët e Dritave nuk e kanë ekskluzivitetin e një kredoje të tillë, edhe pse metodat e këshilluara nga të tjerët janë të ndryshme. Platoni çmonte se matematika hapte udhën e së vërtetës ; Aristoteli mendonte kështu për biologjinë ; çifutët dhe të krishterët i kërkonin përgjigjet në tekstet e shenjta, në fjalët e profetëve dhe të shenjtorëve të frymëzuar nga Zoti apo dhe në vizionet e mistikëve ; të tjerë mendonin se metodat e shkencës apo të matematikës mund të vendosnin shkurt dhe qartë ; të tjerë ende, siç Rousseau, besonin se vetëm shpirti i pastër, fëmija i pafajshëm apo fshatari i thjeshtë mund ta njihnin të vërtetën, madje edhe më mirë se anëtarët e shthurur të shoqërive të prishura nga qytetërimi. Por të gjithë ata kishin një ide të përbashkët, dhe këtë e ndanin dhe me pasuesit e tyre, njerëzit e pas Revolucionit francez (të cilët ishin megjithatë më në gjendje se parardhësit[1] e tyre naivë dhe optimistë për të dyshuar në vështirësinë e mbërthimit të së vërtetës) : kjo ishte ideja që ligjet e evolucionit historik mund të zbuloheshin, dhe madje qysh në epokën e tyre. Kësaj i shtohej dhe kjo që jeta dhe veprimi (në çështje morali, jete shoqërore, organizimi politik apo marrëdhënie midis individësh) ngrinin çështje të cilat i kishin përgjigjet e tyre, dhe se këto përgjigje mund të vendoseshin të gjitha nën dritën e të vërtetave në të cilat kishin mbërritur metodat e duhura, çfarëdo qofshin ato.Kjo është një philosophia perennis : kjo është ajo çka në të cilën njerëzit dhe mendimtarët kanë besuar që nga presokratikët e deri tek të gjithë reformatorët dhe revolucionarët e epokës sonë. Kjo është bindja themelore mbi të cilën mendimi njerëzor është mbështetur përgjatë dy mijëvjeçarësh. Sepse nëse nuk ekziston një përgjigje e vërtetë ndaj çështjes që shtrohet, si të arrihet në një njohje çfarëdo në ndonjë fushë çfarëdo ? Kjo ka qenë në zemër të mendimit racional dhe shpirtëror të Europës përgjatë shekujsh. Pak rëndësi dallimet aq të mëdha ndërmjet popujve, kulturave, konceptimeve morale dhe politike ; pak rëndësi larmia e madhe e doktrinave, feve, moraleve apo ideve : ka gjithmonë një përgjigje të vërtetë ndaj secilës prej çështjeve më të thella që shtron njerëzimi.Nuk e di përse kam provuar gjithmonë njëfarë skepticizmi kundrejt kësaj bindje pothuaj universale : ndoshta nga temperamenti, por ja që kështu është.
[1] Fourier, socialisti i parë, si dhe Saint-Simon, besonin në një shoqëri të organizuar shkencërisht. Sipas Saint-Simon, kjo shoqëri duhet të drejtohej nga bankierët dhe dijetarët dhe të frymëzohej nga artistët dhe poetët. Ata kanë pasur për pasues socialistët francezë, si Cabet, Pecqueur, Louis Blanc dhe terroristin Blanqui, deri tek Marx dhe Engels dhe dishepujt e tyre.

fajin e kam une qe kritikova perkthimin e surplusit, por ju lutem mos te fillojme te kapemi pas fjaleve, qe nga prejka e tokes e deri tek shkeputja nga toka, nga hegeli deri tek berlini (first we take manhattan).

une nuk di c'do te kishte bere markuze sot me statistikat per shendetin mendor ne perendim. nje nga gjerat qe m'u kujtua nga leximi eshte edhe konsumi masiv i seksit. ndryshe nga sublimimi i deshirave tek frojdi, gje qe jepte shkas per lloj lloj 'sjelljesh perverse' dhe patologjish, sot perversiteti, fetishizmi, s&m, jane mall konsumi i qyteteve te medha, i intelektualeve te majte (cuditerisht, se keta duhet te ishin me te informuarit) e te djathte, jane bashkegzistenca me e fundit me aparatet represive, normalizim i shqetesimeve te shendetit mendor. arti ne sherbim te anti-revolucionit? per dhunen e estetizuar, formalizuar, filmuar, studiuar, brendesuar si shenje rezistence identitare ndaj sistemit, akoma nuk kam arritur ne ndonje perfundim personal, por shpresoj te me jape nje dore markuze.

o ti qe pranon sugjerime, nuk u shprehe per surplus repression smiley

Ne fakt perkthimi si "mbivlere" i "surplus value" me duket problematik. Mbivlera si koncept lidhet me veprimin e mbivleresimit, dhe "this is not the case"...

mbishtypja, a nuk do ishte overrepression?

pastaj kam problem dhe me perkthimin e repression, dallimin nga opression.

po ne italisht si ishte, Sol?

ne italisht eshte surplus d'oppressione, dhe frengjishtja ndjek te njejten formule

Po atehere italishtja nuk e ben dallimin ndermjet repression dhe opression? I pari term psikanalitik i dyti sociologjiko-politik.

po surplus labour? surplus reppression?

kam pershtypjen se me teper se sa vlera e teprices mund te perkthehej si sipervlere. e keshtu me radhe, siperpune, sipershtypje etj etj

se pari te sqarojme qe surplus nuk eshte mbivlere, pastaj te diskutojme c'eshte surplus value dhe surplus repression. ne gjermanisht, surplus value eshte thjesht mehrwerk, ndersa gjermanishtja e markuzes per surplus repression eshte zusatzliche unterdruckung (additional, extra repression). ne shqip veshtire me duket te bejme dallimin mes nje shtypjeje e nje tjetre (ne e dinim paraprakisht qe kjo mendorja do te ishte fort e ngjashme ne strukture me ate fizike smiley ), ndoshta fjala ndrydhje mund te jete e pershtatshme, vecse duket disi 'e bute'.

paraleli qe kane dashur te heqin mes mehrwerk dhe zusatzliche unterdruckung duke i perkthyer te dyja me termin surplus eshte dicka tjeter nga projekti origjinal gjuhesor i autoreve, per te cilet ndoshta paraleli konceptual do te kete mjaftuar. ne kete vije, edhe perdorimi i parashteses mbi- qe sugjeroj une eshte i ndikuar nga projekti perkthyes 'lehtesues' i anglishtes...

Ne fakt surplus eshte krijuar ne frengjisht, e jo ne anglisht fillimisht. Dhe fjale per fjale do te thote mbishtese.

Mbivlere-shtypje e kam perdorur per te treguar nje vlere siperore te shtypjes (se vlera ne vetvete emerton ngarkesen/valencen ne kete rast e ne shume te tjera).

Gjithsesi per tu pare eshte

po e pranoj kete fakt historik qe thua smiley. une dhe ndoshta ti, gjithsesi, nga anglishtja e kam/kemi marre.

e kuptoj kete qe thua per vleren, por perseri ajo e turbullon mendimin - ne te kundert vete autori do ta kishte shkruar si te tille.

ne fakt une po e merrja nga frengjishtja (dhe kur eshte perkthyer si mbivlere ne shqip prej vepres se Marksit, eshte marre si shembull frengjishtja). Pak rendesi ka.

Autori kete koncept e ka te krijuar, keshtu qe nuk ka si te jete i qarte ne vetvete koncepti (prandaj Markuze e shpjegon gjere e gjate kete koncept). Edhe ne gjuhet e tjera, kur perkthehet, koncepti eshte po aq rishtar. Megjithate, mbetet per t'u diskutuar, nuk e di sa e qarte tingellon shtypja-mbivlere, dhe mua me duket problematike, ndoshta e zevendesoj me tej-shtypje apo siper-shtypje

me fal, mendoja se your working language ishte anglishtja.

tani po shoh qe mehrwert e kam shkruar mehrwerk, lapsus shume interesant smiley.

sa per konceptin, besoj se ka te beje plot me konceptin surplus labor (po kjo si mbipune eshte perkthyer nga isml-ja?), sepse eshte diferenca midis atij represioni (mu m'pelqeka me mire keshtu) qe 'na duhet' per te jetuar ne shoqeri dhe atij qe 'i duhet' pushtetit per t'u riprodhuar, forcuar, etj, njesoj si diferenca mes use value dhe exchange value qe eshte surplus value, nxjerre nga surplus labor. megjithate presim pjesen tjeter per vecantite e rastit.

Sol, falemnderit per prurjen. Po pres edhe pjesen tjeter.

Nese mund t'ju ndihmoj me frengjishten :

oppression vjen nga folja oppresser (opprimer) dhe eshte kuptimi i shtypjes per te zene frymen (ne veçanti, shtypja e popullit nga nje qeveri, nga nje pushtet).

kurse répression vjen nga folja réprimer dhe eshte kuptimi i frenimit apo ndalimit te ecurise se diçkaje.

Thuhet represioni i kryengritjes psh dhe jo opresioni i kryengritjes. E para eshte diçka me e percaktuar se e dyta. Kjo e dyta eshte me teper nje gjendje e pesuar ne rrjedhen e kohes, kurse e para lidhet me diçka te perpikte.

Réprimer mund te perafrohet me foljen réprimander qe do te thote "te qortosh, te shkulesh veshin". 

Me duket se gjithe problemi eshte tek surplus, meqenese dhe ne gjuhe te tjera fjala ruhet e tille, si thote Soli "po surplus labour? surplus reppression?"

meqe psh. tek Marksi eshte perdorur mbivlera  per  "surplus value", psh mund te perdoret "mbindrydhja" ose "tejndrydhja" ( kjo e dyta sikur me tingellon me mire), mgth. e terheq, po qe se ia fus kot, sepse kurre s'jam marre me perkthime filozofike.

praktikisht: e jep kuptimin qe do ti, Sol?

Kur flas për tejndrydhjen që “nevojitet” për të ruajtur shoqërinë....

Reppression jam i bindur qe duhet te mbetet shtypje, sic thote dhe Hurbinek, qendron si dhune eksternale. Nuk mund te thuash u ndrydh kryengritja.

Per oppression pastaj eeedhe mund te perdoret ndrydhja, por prape jam ne dyshim. Oppressor si do te perkthehet pastaj, ndrydhes? Pushteti ndrydhes, regjimi ndrydhes? Gjithsesi, une jam i mendimit qe te dyja konceptet te perkthehen ne varesi te kontekstit, shtypje apo ndrydhje.

Surplus reppression po e coj ne redaktim si tej-shtypje

Mor po ju jeni te denuar te filozofoni, apo keni qef te filozofoni?

Nuk e sheh qe vetem kemi perkthyer gjithe diten.

Atehere filozofia qenka si puna e seksit: dmth a eshte qef apo pune nuk dihet tamam derisa te pyetet 'skllavi'. Po te tha 'po te ish pune ma lije mua ta beja', ahere eshte pune.

Nuk po me kujtohet tani kush e ka thene kete, e kam lexuar diku :

Te perkthesh, kjo eshte tashme te filozofosh.

Qafiri bilah, edepsez dinsez allahbimbelaversen.

Sol e paska me ty, ne te gjithe jemi 'skllever', po s'kemi ndermend te shprehemi smiley

Mue mu "hoq " prurja , por une do vije se e shof shume te domosdoshme per te cfaqur ne sofren e shkences se madhe , dometheniet Popullore .

Duke sqaruar se "perkthim " nuk ka asnje kuptim ne asnje gjuhe te botes , pasi duke filluar nga origjinali i fjales e deri tek perqasja per percaktimin e evenimentit kane rrjedhur shume ujra ..... Keshtu qe me e arsyeshme eshte te gjesh fjale me kuptimin me te pershtatshem ne gjuhen e nenes e te babes . Kjo quhet sipas te madhit NOL - Pershtatje.

Tani te nderuar filozofperkthyes ,  me lejoni ne se e gjeni te arsyeshme te pershtas edhe une kuptimin e ketyre dy fjaleve ne zhargonin popullor, per ti bere ato me te "kuptueshme" per masat , jo vetem te "filosofeve ".

Repression = shtypje ose ne pershtatjen popullorshe Zgelaqje ose Purthellek . Vini re te nderuar perkthyes ,eshte nje gjetje per sendin a fenomenin te cilin e paraqet te "shperbere" be gjendje pavetore . Pra te shtypur si ulliri , i transformuar per tu cfaqur si nje gjendje e re .

Opression = ndrydhje ose ne pershtatje me kuptimin popullor ckorthje ...... Vini re te nderuar perkthyes , eshte nje gjetje per emertimin e sendit a te fenomenit ne nje gjendje te topitur , qe paraqitet ne ruajtjen e gjendjes vetevetore  dhe i gatshem per tu cfaqur ne te njejten gjendje sapo ti vije situata.

Arber faleminderit per perkthimin. Ajo qe me vjen keq eshte qe kjo prurje, nga nje teme qe duhet te shkaktonte reflektime politiko-sociale, u kthye ne nje rubrike konsiderimesh letraro-artistike mbi cilesine e perkthimit. 

Zaimi, fruti i oreve te vona, he? Sidoqofte, ti njeh vepren time te preferuar te Marcuse, ndoshta duhet te na sillje nje fragment nga ajo...

As perse keshtu u ?

E gjithe "spuntua" e prurjes ishte gjetja e kuptimit me te drejte te nje "pjeseze" ose fjale qe tjeterson kuptimin ? Nuk eshte e thene mendoj qe dikush te komentoje Marcusen. Boll e kane bere ata qe "perkthyen" Hajdegger smiley

Kam mendimin se ndoshta nga te gjithe keta qe mundohen ti shtojne dicka Marksit jane "detaje" duke perseritur si shkarazi ose neper te smiley se Levizjet Revolucionare qe shndrojne shoqerine jane Interesat Ekonomike.

Pervec Fromit i cili e shpernguli "vezhgimin" dhe analizoi me te drejte rrolin e individit per te terhequr turmat duke i dhene nje te vertete Historike deri tani , ( krahaso Berishen me perberjen e PD-se sot se si lindin Hitleret dhe turmat frenetike qe e ndjekin ) te tjeret perfshi edhe Marcusen , perjashtu  perpjekjet  e Rozhe Garodi nuk perbejne asnje risi . Te vetmin shpjegim e japin ne fusha te palevruara ne te cilat njerzimi ( shoqerite ) me karakteristikat e tyre te vecanta e te perbashketa cfaqin sindroma te psikologjise se deformuar shoqerore, nga ku me karakteristiket e me masivet e perbejne shoqerite pasindustriale.

Do te ftoja penen e nderuar Tuajen te Zaimit , Lulianit e te tjere si JU te futeshit e te qemtonit ne kete trendy te njerzimit , (NDIKIMIN e TEKNOLOGJISE ) duke nxitur mendime jo fort te pelqyeshme  por jo dhe  fort te pa njohura sepse gjithnje duhet mbajtur parasysh thenia nga libri del libri smiley . Mendoj se penat Tuaja nuk duhet te "kenaqen" me perkthimin e kujtedo filosofi qe eshte dicka e mire ,por ne shpjegimin e teorise se tyre dhe kundertite ne ndikimin e tyre ne vendin tone.

Kjo thyerje e mashtrim i turmave  eshte kryesorja nga ku po spekullojne lloj lloj ,mashtruesish me NATO e BE e , per hir te tyre vazhdojne te deformojne dite per dite karakterin e popullates qe "sundojne" me teori Hajdutesh si VOTA . Ju ftoj per kete.

Me pak fjale nuk e shoh se perfundoi "debati" por pasi te sqarohet ose jo ajo pjeseze qe ndikon ne themelin e prurjes . fusha eshte e hapur.

Une psh ......gjujta!Flm !

Sol faleminderit per perkthimin. Markuze eshte nje porte qe duhet hapur dhe lexuar mire. Gjej rastin per t ju  falenderuar (si grup)edhe per Gazeten. Sillni ne faqet e gazetes dhe ketu ne blog mendimin kritik bashkekohor mbi kapitalizmin, shoqerine dhe dilemat e saj egzistenciale. Vetem keshtu mund te ndricohet ky milet per SHOIQERINE E SEMURE dhe te marret qe e drejtojne. Vetem keshtu miletit mund ti dali narkoza dhe te kthejllohet pas dehjes prej  coca coles, pornoartit dhe tollumbaceve per shoqerine e bollekut.

PS: Njeriu njedimensional sipas nje turbofilozofi eshte tejkaluar. Tani jetojme e poken e njeriut pa dimensionsmiley

 

sapo postova pjesen e fundit tek saktivista, per kuriozet...

Tani jetojme e poken e njeriut pa dimensionsmiley

Tani jetojme ne epoken e Erosit dhe Kultures kitch. smiley Nuk e di sa e ke lexuar.

Jetojme ne ate qe Brezhezhinski e quante shoqeria e "bollekut dorleshuar" dhe "boshllekut shpirteror". Erosin e kam degjuarsmiley

Idris, dinamikat shoqerore ndryshojne, dhe Marcuse ka sjelle ne kontekst shqetesimin marksist, ne kontekstin e shoqerise se bollekut. Koncepti i tij se proletariati tashme eshte klase mitologjike, dhe se nuk behet me fjale per nevojen per te punuar qe te mbijetosh, por per te kunderten, sjellin kendveshtrim te ri per dinamikat sociale dhe politike. Ky robi ka qene nje nga themeluesit e newleft-it, dhe ishte i vetmi prej atyre qe ne ate kohe jepnin mesim ne usa qe e quante vetveten hapur dhe shprehimisht marksist etj etj.

Gjithsesi, se nuk eshte me shume interes per te debatuar markuzen, se google kane te gjithe, po mire eshte te debatohet mbi nja dy tre teza qe hidhen ne kete ese, ato mbi funksionin e medias, mbi funksionin vicioz te teknologjise dhe mbi zgjidhjen politike etj etj. Kam kohe qe e pelqej markuzen, dhe pervec qejfit qe eshte kur e sjell ne shqip, te perkthyerit me ndihmon per ta kuptuar edhe me mire.

Idriz.

Ke kuptuar ate qe thote.?

Mos ja fut si rikani pules.

Marcuse tekstualisht thote " ne nje shoqeri te "mirqenies", si Amerika, problemet e individeve lindin nga mbarvajtja e ekonomis dhe e politikes".

Si shembull po te sjell "protesten e tre diteve".

Sa ishim fukarenj e nen diktature ( antiteza e Marcuse) individi nuk kishte "probleme",edhe  me 99,99 % ishim te lumtur, me rritjen e "bollekut" 50% eshte problem.

Pra, me qe thua ti, me 99.99% nuk kerkonim te hapen kutit,perkundrazi brohorisnim "lumturi", me 50% kerkojme te hapen kutit,bie % rritet stresi, iken lumturia.

Ne qofte se nuk ke kuptuar asgje, pyet mos kij turp.

Lumas ...besoj se Fromi psikologjikisht ka patur parasysh prototipa te mitingasheve Berishiste qe u gdhine nje dite Zabiter  smiley . Keto i tha pasi analizoi boten pas shembjes se Hitos por na paralajmeroi per mitingjet e kaohes s e Monizmitdhe .....njekohesisht sokelliu :

Ne pushtetin e atyre qe terheqin turmat rrenja qendron tek Mitingjet jo tek larmite e protestave. Po nuk e ke kuptuar jam gati te te ndih! smiley

Si paranteze SOT po te them se me rrenja kuptohet manipulimi i turmave. Me ndje po nuk po flas per manipulimin e duhanit ku shumica a e shtetareve te Berishes kane punuar me pare.

Dhe me qe nuk kam turp te pyes , ne c'nivel ke qene para Berishes dhe cfare niveli je tani?

Per shpjegime filosofike te ketyre e ca te tjerave lipset te kesh mend me shume se deri ne gryke .Le me te futesh edhe ne matematike si psh te perdoresh shifra te fitores ne zgjedhje te Berishes si 99.99%.....dhe kur ????..... ne 2006 apo ne 2009.

I nerum Sol .........shpesh i shmangem jo pa qellim ketyre domethenieve qe mbajne ere "politike" si percaktimi i Marcuzes etj si te te majtes se re. Permbysja e raportit te peshes specifike te punes mendore me ate fizike ne favor te zhvillimeve te punes mendore , vetevetiu e shkriu e treti termin "proletariat". Teza qe prune 56 -ten s'ka perse perseriten si dije per nje inteligjence qe nuk rron as me pune fizike as me pune mendore si ne Memedhembje smiley

Pra nuk ka nevoje njeri besoj sot te humbase kohen me te tilla vertetime pervec ndonjerit ( si rralle me te dendur) qe ndoshta me te drejte e kam cilesuar si Nastradini qe kerkonte Lopen pasi i thane se lopa qe kthyer ne shtepi. 

Per mua orientimi kujtedo perfshi edhe penat tuaja qe i cmoj CILESORE me shume mund te cfaqet ne mendime e punime te guximeshme te pavarura si psh shndrimi i kontradiktave ne Globale....Ose ne se do te duhej te hapet ndonje teme mbi ndikimin e teknologjive ne jeten shoqerore ku them se bota dhe mendimtare te te gjitha niveleve po RENDIN. Keto do te perbenin disa grumbullime teorike specifike per JU qe do ti sherbenin me te patjeter te ardhmes ne kalimin e sasise ne cilesi.

Per terma te renda e mbingarkesa psikologjike ne terma a teori te nderlikuara te fushes se Filosofise zakonisht me aktivet me fjale te "mufatme" ne se ke qene i vemendshem cfaqen nje pjese qe nuk njohin  mire  HISTORI TE ZHVILLIMIT TE MENDIMIT NJEREZOR...pervecse nga fjaloret e enciklopedike apo nga permbledhja e SH. Botuese qe shesin Libra.

Dhe duke qene se "Mendja e sotme qesh mendjen e vjetem"smileypra mendimi ndryshon e persoset nepermjet dijes mendoj se thenia jone popullore e ka klasifikuar per jete te jeteve kekrkesen per Rishikime e Plotesime por jo per ndryshime Radikale sic mundohen ta paraqesin disa teorine kritike qofte edhe te nje fushe te caktuar.

Keshtu e kam mendimin qe patjeter sipas Xhibit me fjale te "mufatme" duhet ta keme recidivist .

 

Jo, jo s eshte ky muhabeti. Ajo qe thote Markuze s'ka te beje me transformimin e punes fizike ne pune mendore, kjo eshte e tejkaluar. Sipas Markuzes sot teknologjia ben te mundur qe njeriu te punoje shume me pak (nga ana sasiore). Dmth ti me celular, internet e laptop ku ke programet qe te duhen e ben punen tende per gjysem ore nga shtepia, dhe je i lire pastaj.

Mirepo nuk te lene... ti duhet te vazhdosh te jesh tete ore ne pune, sa per t'u gjet aty, sa per t'u numeru. Te vene te besh gjera te cuditshme e te panevojshme, dhe ti e kupton qe po ben gjera te kota, dhe qe ne fakt do te duhet te rrije vetem 30 minuta. Ketu lind nje prej frustracioneve.

Pastaj eshte statusi. Praktikisht, thote ky, nuk eshte me shqetesimi per te mbijetuar fizikisht, se buke ka me honger (per shumicen). Por prape ka ca diferencime te cuditshme, jo rralle te qellon qe nje njeri qe ti e njeh mire, qe mund te jete kokrra e te paaftit dhe debilit qendron ne maje te limuzines, me dy femra ne preher, thjesht sepse i eshte rrotulluar mire "fati". Ne fakt, thote Markuzja, nuk eshte ceshtje fati, se do i binte qe fati te donte vetem gomeret. Eshte ceshtja qe gomeret nuk kane skrupuj, dhe ne pergjithesi nuk alienohen nga sistemi (sistemi tenton qe njeriun ta beje gomar, se me gomarin ne rregull eshte).

Pastaj thote, eshte agresiviteti. Injektohet ne shoqeri ideja e tensionit, e nje lufte te vazhdueshme, e kercenimit te krizes apo varferise, qe t'i tulasin njerezit, qe te mos e kene shume mendjen te hallet e tyre te perditshme po tek "halli i madh" i perbashket. etj etj

Si me thene, nuk eshte edhe aq i panevojshem Markuze (newleft e qujten te tjeret, ky vete vazhdoi te quhej marksist).

Une natyrisht qe do te vazhdoj te shkruaj, por nderkohe kam ne plan qe ne muajt e ardhshem te perkthej Gramshin, Adornon dhe Altyserin. Miq te mite po perkthejne Badiune dhe Zhizhekun, dmth duhet me sjelle keta autore e te tjere, se jane thuajse te panjohur per publikun.

Hurbinek, une nga Berlin kam ne biblioteke te perkthyer Four Essays on Liberty. Ma merr mendja se duhet te jete perkthyer edhe ne vepra te tjera, duke patur parasysh mendimin dhe linjen e tij filozofike, dhe perputhjen me programet universitare aktuale.

E kam parasysh ate nga Berlin, por nuk behet fjale per keto. Le qe, me sa di une, nuk jane aq te qarta ashtu siç jane sjelle (mendo : ishin fillimet e perkthimeve filozofike, ndoshta viti 94-95).

E kam fjalen per nja dy konferenca vertet te bukura mbi burrin e shtetit dhe mbi udhen e tij intelektuale. Por nuk me eshte dhene rasti t'i hedh ne qarkullim. Plus asaj, duhet pare dhe nje vellim me biseda ku Berlin flet qe nga rrenjet e tij lituaniane e deri ne Britani. Ka qene goxha mendimtar, ndonese jo aq i njohur ne France. Siç thashe, Franca nuk shquhet aq per keto filozofirat e teorise se shtetit (kjo ngelet domen anglo-sakson).

Gjithashtu, nga Althusser i fandaksuri i mirefillte (ka vrare te shoqen me duart e veta, ia ka marre shpirtin si te zogut, ne nje moment çmendurie te plote - krejt i papergjegjshem), kam nje ese te bukur (ne shqip) mbi Makiavelin (ka qene specialist i tij, si dhe i Marksit).

Me Zhizhekun, mire eshte te merreni, por jo shume. Me eshte dukur llafazan i madh, nje tip sharlatani. Megjithate, nuk eshte keq te njihet.

Pune te mbare.

Altyseri sikur tha qe po i bente masazh pasional ne qafe se shoqes smiley

 Shyqyr qe s'shkrova me pare se Idrizi me kurseu shkronja smiley. Jam dakort me permbajtjen e postimeve te Idrizit. Dhe ne fakt para se te komentoja( para idrizit) do pyesja:

 Cili eshte qellimi qe eshte zgjedhur pikerisht kjo pjese per tu perkthyer?

E lexova dhe pjesen e dyte. Vertete qe Merkuze ne 1968 ngre plot teza per shoqerine e sotme (ajo cka autori cileson si shoqeri e perparuar industrial besoj eshte shoqeria post-moderne; ceshtje termash - karakteristikat jane njesoj&nbspsmiley. Jam dakord me efektin e revolucionit teknologjik ne percaktimin e maredhenieve te punesimit e ato shoqerore e megjithate gjate leximit e zevendesova 'qytetin virtual' amerikan me shoqerine 'e semure' shqiptare, me korrupsionin, zbrazetiren e vlerave e inflacionin moral qe potencialisht nxit agresion shoqeror ne rritje (si fenomen politik), ende jo konstruktiv ne vendin tone... Nder te tjera e shoh ketu kontributin e ketij shkrimi.

per ilustrim artistik te ktij mutilimit (sakatimit) te individit, Buxati ka nje tregim me nje pacient qe shkon tek nje miku i tij doktor dhe ky i fundit e pyet si ndihet.. edhe pacienti i thot se ndihet shume mire.. se ka vite qe nuk eshte ndier aq mire, dhe se c'do dhimbje e shqetsim qe kishte tashme i eshte zhdukur. Si shpjegohet, e pyet mjeku, cfare u be me dhimbjet qe kishe? Nuk e di, por di se iken te gjitha. Atehere miku-doktor e viziton dhe i thot, "ok.. e kuptova cfare ka ndodhur.. ke vdekur!"

te vetmin postim timin qe s'ishte shkembim teknik me zaimin e ke fshire? se permendej fjala seks?

deri ketu nuk me kishte arritur imagjinata smiley

imagjino me censuru markuzen se thote 'erosi dhe qyteterimi' - apo deri te erosi lejohet, pastaj saken se kalo deri te seksi smiley

ose inkuizicionizem, e tipit "for punishment does not take place primarily and per se for the correction and good of the person punished, but for the public good in order that others may become terrified and weaned away from the evils they would commit." smiley

meqe permende besen, lexoj sot se guvernatori i bankes qendrore te kosoves qenka 'ne bese' per nje vrasje qe mendohet te kete kryer i biri!

ose ose, nje ilustrim i surplus repression-it smiley

Ha haha, rikthim ne teme he. smiley Ndoshta vete il popolo albanese eshte ilustrim i sourpuss repression-it.

this might just be the remark that breaks the discussion's lower back ... the more i think of it, the more sense it makes - si periferi e skajshme e perandorive, dmth me rrezik me te madh shkeputjeje, represioni i nevojshem per te na mbajtur lidhur duhet te kete qene vertete me i madh; per reality check na sherben vete pakuptueshmeria e represionit tone.

Miremengjes, smiley

turra e druve gati?!

Haha, e prisja smiley  at the stake, at the stake!

Trop & lost nese ju ben te ndiheni mire po ju them qe ju kemi lexuar, po dikush qenka ngritur me nje gome te madhe e fshin cdo gje qe i del perpara smiley

ndersa llukani eshte ilustrim i nje lloji aparati represiv te shtetit, larg akoma te qenit shembelltyre e aparatit ideologjik smiley

Ja dolem prape ne teme, te Markuze - hajt ta kthejme frustacionin ne agresivitet konstruktiv smiley

shoke, shenimet e mia seksuale jane rishfaqur! per nder te llukanit do ta vazhdoj kete linje mendimi tek pjesa tjeter e shkrimit sepse ka me shume lidhje. hg1 tema tjeter me duket shume pjellore per ty smiley

Trop kam humbur, s'kam as harte e as GPS me vete, ku eshte salla tjeter, cfare flitet te salla tjeter, dhe pse do isha une pjellore te tema tjeter?

smiley E sheh qe presioni funksionoi, erdhen dritat.

"shoke, shenimet e mia seksuale jane rishfaqur!"

Man, baba e dha pelqimin! (Kur hidheshin themelet) smiley

lost jam shume keq per batuta filmi - me duket se fiks te vit-brezi im ndodhi Shkeputja e Madhe smiley

por sic e evidenton edhe ti, brendia e ketyre batutave eshte infiltruar bindshem. madje, edhe per kushedi sa breza te tjere do te vazhdojne rrathet. e frikshme.

sado , duhej ta dije batuten me manin dhe shoqen laje, kullen e barit dhe ne pergjithesi "kur hidheshin themelet'

e pafalshme trop smiley

e pafalshme smiley

eh mer lost,

po kta brezi ri, te bojne gjemen kur flasin per te kaluaren, sikur i dine te gjitha, por kaiher kur su leverdis thojne : kina qene t'vegjel , smajme mend gjo smiley

smiley

s`ka ndonje gje te frikshme, besoj. Sa flair for tragedy ke dhe ti smiley

lost i frikshem eshte thrilleri, as qe guxoj te haventuroj drejt tragjedise smiley. kam qe nagim qe me ka kapur frika. ne enderr m'u mbyt motra ne nje det kaf. ne mengjes lexova ujqerit e trebeshines. pastaj llukani. pastaj inkuizicioni. pastaj markuze. pastaj kulla e barit te thate qe digjet. pastaj mosnjohja dhe kontrolli dhe althusseri. i have a flair for intense mornings, maybe, po ti shyqyr qe m'u gjende smiley 

bedrije nga ai film mbaj mend vetem kullen dhe shamine qe lidhte koken e asaj tetes smiley barin s'e mbaj qe s'e mbaj mend.

po po kshu boni juve,

sikur se mani mend barin

ku bari mo...cne smiley

epo kaq intense mornings sa ke ti... duhet alt-llukani-ser as a repressive fish apparatus smiley

Në tentativë për të përkufizuar “shoqërinë e sëmurë” mund të themi se shoqëria është e sëmurë kur institucionet dhe marrëdhëniet e saj themelore janë të tilla që nuk e lejojnë përdorimin e aseteve materiale dhe burimeve intelektuale për zhvillimin optimal dhe për përmbushjen e nevojave individuale. Sa më i gjërë hendeku mes konditave njerezore të mundshme dhe atyre aktuale, aq më shumë ka nevojë shoqëria për atë çka unë e quaj “shtypje-mbivlerë”, shtypja që nuk i nevojitet rritjes dhe ruajtjes së qytetërimit, por vetëm interesit hedonistik të drejtpërdrejtë në konservimin e shoqërisë ekzistente.

e vecova ket pjesen ketu thjesht per te thene qe nje shoqeri nuk ka se si te mos jete e semure - puna eshte vetem se sa e semure eshte, pra shkalla e semundjes. Kjo vjen ngaqe eshte e pamundur harmonia e persosur individ - shoqeri; kjo e fundit fiton cilesi te reja si subjekt, qe vijne nga dy gjera: e para qe individet si te tille jane "njesi" te ndryshme, te pabarabarta me njera tjeteren; dhe e dyta, pasoje e drejtperdrejte e se pares, qe shoqeri do te thote edhe ndryshim cilesor nga individi si pasoje e sasise (shumes se individeve) qe e kalon "pragun" per ndryshim cilesie.

Cilesite e ndryshme reflektohen direkt ne interesa te ndryshme!!!

Cfare te cudit eshte gjithashtu qe kto gjera te shkruara ne fund te viteve 60 vazhdojne te jene te zbatueshme edhe sot!

Sol, edhe nji here FLM! Pune me buke (duke shtu qe opsionet e detajeve ne perkthim as cojne shume peshe, as duhen bere strumbullar i vemendjes).

 

Sol,

Vepra per te cilen kam folur ndersa isha dikund tjeter, perbehet ne disa PJESE dhe KAPITUJ.

Po te bej te njohur te parat dhe te dytat, por pa folur per emrat e nderhyresve me tekste. Pasi t'i shohesh, zgjidh nje PJESE qe te intereson dhe pastaj bejme nje perpjekje per gjetjen e nje botuesi. Une them se kjo gjeja qe kam ketu eshte goxha e vlefshme per shumekend.

PJESET :

1. SI TE ORIENTOHESH NE IDETE ?

2. MODERNITETI NE CESHTJE

3. NJE SHOQERI E COPETUAR

4. NJE ESTETIKE E CMISHERUAR

5. DINAMIKA E SHKEMBIMEVE

6. MJETET E MENDIMIT

7. UNITETI I BOTES

Tani secila pjese eshte e ndare ne 5 kapituj dhe secili kapitull percillet me nja 8-10 shkrime.

Nuk po i shkruaj kapitujt sepse duhet te di paraprakisht cila pjese afrohet me prane shqetesimeve tuaja.

Vepra ne fjale numeron rreth 1000 faqe.

treshi, do te thosha, po nuk di se sa mund te gjykoj nga titujt...

3. NJE SHOQERI E COPETUAR

kapitujt :

1. INDIVIDUALIZMI DEMOKRATIK (Alexis de Tocqueville, Alain Ehrenberg, Gilles Lepovetsky, Richard Sennett, Pierre Rosanvallon, Bernard Manin, Crawford Brough MacPherson)

2. KRISJET E DEMOKRACISE (Alain Touraine, Jacques Donzelot, Etienne Balibar, Robert Castel, Alain Minc, Regis Debray, Philippe Iribarne)

3. INSTITUCIONE DHE KOHEZIONI SHOQEROR (Mona Ozouf, Philippe Raynaud, Paul Thibaud, Mireille Cifali, François Dubet, Olivier Galland, François de Singly, Irène Théry, Joshua Meyrowitz, Jacqueline Costa-Lascoux, Abdelmalek Sayad, Michel Anselme) 

4. COPETIMET E URBANES (Robert Ezra Park, Louis Wirth, Alain Faure, Daniel Pinson, Bernard Préel, Jean-François Laé, Numa Murard, Guy Burgel, Françoise Choay, Daniel Béhar)

5. NDERMJET KUJTESE DHE HISTORI : SFIDAT IDENTITARE (Pierre Nora, André Burguière, Jacques Revel, Jacques dhe Mona Ozouf, François Bédarida, Tzvetan Todorov, Elias Canetti, Paul Ricoeur) 

____________

Keto jane te pjeses 3. Gjithsesi, nje pasqyre me e mire e pjeseve te tjera mund te behet pak nga pak, kur te kem me shume kohe.

Emrat e permendur jane autoret e teksteve te sjella. Plus asaj, eshte bere nje pune e mire redaksionale per nje komentim te vogel te teksteve.

 Hurbinek; "...Shkurt : me anglisht ha buke, por nuk nxe mend..."  

 

Kjo me duket se ka diçka te vertete brenda. 

Sol, po te ishte per mua, do t'ia nisja nga pjesa I. Eshte vertet nje baze e mire per me tej.

Shikoje permbajtjen :

1. FUNDI I IDEOLOGJIVE

  • Permasat e ndergjegjes historike - Raymond Aron
  • Fundi i politikes - Pierre Birnbaum
  • Lumturi vetjake, veprim publik - Albert Hirschman
  • What is sociology ? - Paul Lazarsfeld
  • Era e organizatoreve - James Burnham
  • "Tani" - Claude Lefort

2. KRITIKA E MARKSIZMIT

  • "Mbi partine : nga Marksi tek Marksi. Analiza dhe teza te ekstremit te ri te majte italian - Rossana Rossanda
  • Kuzhinierja dhe ngrenesja e njerezve - André Glucksmann
  • Elemente te nje kritike te burokracise - Claude Lefort
  • "Refleksione te nje revizionisti" - François Fejtö
  • Filozofia e Marksit - Etienne Balibar
  • "Manifesti komunist i Marksit" - Claude Lefort

3. DEMOKRACIA E PATEJKALUESHME ?

  • "Fundi i historise ?" - Francis Fukuyama
  • Hyrje ne leximin e Hegelit - Alexandre Kojève
  • Refleksione mbi revolucionin ne Europe, 1989-1990 - Ralf Dahrendorf
  • E kaluara e nje iluzioni - François Furet
  • Ky fashizem qe vjen... - Jacques Julliard
  • Dhuna dhe paqja - Pierre Hassner

4. ARSYEJA E SHQETESUAR

  • Kritika e arsyes cinike - Peter Sloterdijk
  • Pasoja te pragmatizmit - Richard Rorty
  • Atdheu - Edgar Morin
  • C'eshte te orientohesh ne mendim ? - Emmanuel Kant
  • Peshtjellimi i modernitetit - Charles Taylor
  • Sinqeritet dhe autenticitet - Lionel Trilling

5. FUNKSIONI I INTELEKTUALEVE

  • "Paraqitja e Temps Modernes" - Jean-Paul Sartre
  • "A eshte i pergjegjshem intelektuali (dhe per çfare) ?" - Jean-Marie Goulemot
  • "Kriza ne koke" - Michel Foucault
  • "Nje themel paradoksal i moralit" - Pierre Bourdieu
  • Kritike dhe gjykim i perbashket - Michael Walzer
  • Saktesisht - Jean-François Lyotard, Jean-Loup Thébaud
  • Jeta e mendjes, vell. 1, Mendimi - Hannah Arendt

_____________

Ja keshtu. Siç e sheh, ka nje shoshitje te mire te ideve ne fjale. Do te ishte mire per peizazhin politik (apo intelektual) shqiptar qe te kishte 7 vellime nga rreth 150 faqe secili, si ne forme koleksioni. Keto gjera do te ishin baza pastaj ku mund te debatohej ne kushtet e Shqiperise. Ama studiuesit dhe intelektualet shqiptare do te kishin ca referenca te perbashketa dhe, qe andej, gjithsecili ftillon mendimet e veta.

Kjo psh, mund te behej fort mire ne vend te brekeve te Pangos.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).