Absint

oliva

O zanë e gjelbër buzëçeltë krahëlehtë
Vallë duhet të pres që të zgjohesh vetë ?

Falmë o mike, ëndrrat po ti prish këtë natë
Por buzët edhe shpirtin i kam krejt të thatë.

E fjetur ajo krijohet në shishe dalëngadalë
Dhe syçkat e bukur hap si në një përrallë

Zana e gjelbër thotë përmes qelqit: “Sërish ti,
Ç’më sheh me ata sy të qarë, ti çmimin e di”

Kohë s’humb, shpejt në gotën ku mbytet dhe nderi,
shtrij një lugë të argjendtë nën një kub sheqeri.

Ujëvarës së pandalshme rrëshket ajo gjithë mund
Ëmbël në shkumën e vorbullës zbardhet përfund

Zana e gjelbër: “ e di që të pëlqen kjo ndjesi,
Ndaj kapmë fort prej flokësh djalo dhe tani me pi…

2 Komente

si perrallez nga e atjeshmja smiley

e bukur e bukur smiley

 

Oh cfare vargjesh! Po si me paska shpetuar kjo poezi? Kjo qenka vera me e embel qe kam shijuar se fundmi!

 

Dopelherz....urime.

 

10 * nga une , jo vetem se me pelqeu kaq shume, por me kujtove dhe J. Bllacin(poetin tim shqiptar te preferuar)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).