a luajmë doktorash?

1.
-Unë këshilloj braktisjen
Shihe veten me sytë e tjetërkujt.

  
Doktori mbjell trëndafila në kopshtin e Spitalit
Shërbimet e tij janë bërë të panevojshme
Qëkur u shpik eliksiri i rinisë.
  
Ai flet me vete:
-Mallkuar qoftë kush nuk ndjen dhembje
Pa plagë largohet nga thonjtë e vdekjes
E nuk njeh lot
Pa gëzimin e çlirimit
Delirin e konfuzionit
Tunelin e tranzicionit
Mbyllur në fytin e iluzionit
Ku jam, ku je, ku jemi
Tani që njeriun mes nesh nuk kemi?
Njeriun
që në detin e frikës noton me guxim
në brigje të panjohura kërkon shpëtim
prej nimfash fanitur në dashuri të mohuar
me deje shpresëkëputur, me zemër të helmuar.

  
Më ther me këto gjëmba
Ti shpresë, ti trëndafil
Të ngjallem nga dhembja
Të zgjohem njeri.

  
2.
No signs from Heaven come to-day
To add to what the heart doth say.
                          (from bro. Karamazov)

  
Le ta lexojë një mjek këtë
Mbase e kupton ngase vuaj
Ç’më është e tepërt, për çfarë kam nevojë
E ç’bibla fallco shkruaj.

Pse njësoj i largoj të mirën e të keqen
Pse asgjë nuk harroj
                      por i var teneqen
Buzëqumësht, sygjak.
Manjak.   Përkëdhelisht:
                        “njeri me shumë merak”.
Me dorë të lehtë,
                     me grusht të rëndë,
gjakpastër,
helmuar me arsenik në dhëmbë
I urtë, i urtë, oooooh sa i urtë
Si guri.
Dora tinzare me të të nxjerr trutë.

  
Le ta lexojë këtë, një mjek e një poet
Njëri do gjejë tjetrin, tjetri veten e vet.

3 Komente

Me pelqyen keto poezi ne kete stil, Flor. Kane te tjera ndjesi, kaq te prekshme, te drejtperdrejta dhe te pastra xham ne retinen e shpirtit. (Sorry for waxin` p., couldn`t resist smiley )

Ke krijuar tashme identitetin tend ne poezi. Origjinaliteti yt dhe i pasforcuar ne varg, me meriten tende, te ben te vecante.

 

  
Le ta lexojë një mjek këtë
Mbase e kupton ngase vuaj
Ç’më është e tepërt, për çfarë kam nevojë
E ç’bibla fallco shkruaj.

 

Trego dhe shenjen e horoskopit qe epikriza te jete me e sakte. ..lol

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).