A do qeverisë Berisha më mirë?

A do të na qeverisë Berisha 2 më mirë se Berisha 1? Kjo është një pyetje që e ngrenë shumë sot, gjithmonë me shqetësim, dhe jo rrallë edhe me debate. Duke përjashtuar militantët socialistë që tek dështimi i kundërshtarit shohin mundësinë e triumfit të tyre e vetëm kaq, besoj se nuk ka shqiptar normal që nuk do të uronte që kjo qeverisje të ishte më e

14 Komente

Mendoj qe shkrimi eshte shume llogjik ne konkluzionet e tij. Me raportin e OSBE u mbyll perfundimisht muhabeti i zgjedhjeve. Nese per Berishen votoi vetem 40% apo 400% e popullates, kjo pak rendesi ka. Me kete rizgjedhje, ai konfirmoi edhe njehere ate qe e shume nga ne e kishin parashikuar, kur ai arriti te riciklohej ne politike pas shporrjes se tij me arme nga shqiptaret dhe me diplomaci nga amerikanet e pastaj europianet ne 1997. Berisha eshte fytyra e politikanit qe perfaqeson me mire popullin shqiptar ne kete epoke te turbullt tranzicioni. Ai tregoi qe edhe kur nuk e ka popullin me vehte, eshte i afte te krijoje vete nje "popull" qe ta mbeshtese ate, dhe se me hir a me pahir ai eshte ne gjendje t'i imponoje lojen e tij politike, forcave kundershtare. Sidomos pas kesaj fitoreje te fundit dhe kater vjeteve qe do ta pasojne, Berisha me ane te pervojes dhe fuqise ekonomike te klanit te tij, do te jete ne gjendje te luaje "cel e myll" me cdo kundershtar politik, deri ne fund te jetes se tij.

Tani ti kthehemi pyetjes se Fatosit. A do jene me te mire a me te keqinj kater vitet e ardhshem te qeverisjes Berisha? Pergjigja ime do te ishte: Mund te jene me te mire, ose me te keqinj, si t'i pelqeje Berishes. Ky eshte fataliteti i ri shqiptar me te cilin duhet te filloni te mesoheni, sic u mesuat me Enverin. E di qe tingellon keq, por jam i lumtur qe perfundimisht jam larguar nga ai vend, dhe jetoj ne nje vend tjeter ku nuk jam pre e humorit te politikaneve, sic kemi qene per 40 vjet ne Shqiperi, e ku mesa duket shqiptaret e mbetur atje do te jene edhe per nja 15 vjet te tjera.

Good night and good luck!

Tani ti kthehemi pyetjes se Fatosit. A do jene me te mire a me te keqinj kater vitet e ardhshem te qeverisjes Berisha? Pergjigja ime do te ishte: Mund te jene me te mire, ose me te keqinj

E kupton sa pointless eshte ky debat/analize ne kete moment kur qeveria s'ka filluar akoma pune? smiley Jevgat kur te shikojne filxhanin kane thashetheme me interesante sesa keto. smiley

Megjithese e pranoj qe s'e lexova artikullin (me mjaftoi titulli dhe paragrafi i pare per ta anashkaluar), vec komentin tend lexova, i cili shumica ishte jo per artikullin po duf qe fitoi Berisha prap. smiley

 

Edhe jam i mirë, edhe s'jam i mirë...

 Xhibo, jo duf. Dufi eshte per gjera qe te rendojne personalisht ne rrugen tende dhe nuk i shmang dot, por je i detyruar t'i mbash ne kurriz. Une ja bera naften rruges shqiptare qe nuk me conte gjekund, por vec sillej rrotull e rrotull si ka(l)i ne leme. Keqardhje po. Por kjo nuk te pengon ty qe te jesh i lumtur si nje koliber i vogel shumengjyresh qe perplas krahet mijera here ne sekonde per te qendruar para lules se bukur te demokracise, i dehur nga thithja e nektarit te saj te embel. smiley

 

une propozoj, ta jap pergjigjjen duke i perfaqesuar te gjithe, nisur nga rezultantja e opinionit te peshkut keto 4 vjet smiley

meqe e kane shajt mare e prape, aty ku sman mo, dhe pakenaqesia eshte ne kulm, me hesap te thjeshte , i bie qe , te qeverise me mire.

pse ?

sepse vete kini thone qe 'me keq nuk bohet'

e meqe mo keq nuk bohet, i bie qe do bohet mo mire smiley

Personalisht menoj qe e mira dhe e keqja jane shume relative, per ti percaktuar kaq thate. Ka ama vetem nje gje te mire, qe eshte stabiliteti. Pra nuk do kete rrokullisje te medha pasi pushteti do ngelet tek ata qe e paten pak a shume. Stabiliteti eshte i mire, se rrokopullisja ka kosto, dhe nje pjese e madhe e njerezve vallai nuk kane mo fuqi me duru 'ndrrime qivirish' smiley

 

Stabiliteti eshte i mire, se rrokopullisja ka kosto, dhe nje pjese e madhe e njerezve vallai nuk kane mo fuqi me duru 'ndrrime qivirish' Wink

 

Bedrije, prandaj ka pas thene i madhi Enver: "Jeni ju, pa jemi na". Eh, e dinte ai se si i donte drute gomari, pavaresisht se ne nuk na pelqente se gomari ishim ne. Po fundja, po t'iu ushqejne me bar te njome, e t'i vene edhe nje dore kashte samarit nga ana qe vret, them se mund ta shtyni edhe nja dhjete vjet te tjere. smiley

PF, mileti nuk i shikon gjerat kaq gjere sa ti.

se pari, nuk pati dhe nuk ka ndonje drite shprese se ekziston gjekundi ndonje potencial i ofruar qe do te bente me mire.

se dyti, sic te thashe me lart, shifi gjerat nga kendveshtrimi i ngushte i njerezve, hallet dhe problemet e tyre. Njerezit per fat pershtaten, dhe, kane orientuar zgjidhjet e problemeve te tyre, sipas llojit te administrimit  qe ka ofru kjo qeveri, duke fillu nga politikat e vogla apo dhe te medha ekonomike, menyren e funksionimit te administrates, etj etj. Mire apo keq e kane gjetur gjuhen e komunikimit, dhe kane ngrit gardhet e tyre sipas rregullave te lojes.

Per eksperience, njerezia, e di mire, cdo te thote 'rrokopullisje'. Pra asgje sdo behet me mire, vecse duhet prape mundim per tu pershtat me 'shefin e ri', e nderkohe mund te te marri vala e si dihet ku te perplas.

Diference ben per ndonje segment biznesi te caktuar, apo njerezish, te cilet gjinden prane njeres apo tjetres parti.

Tani ti mund te indinjohesh, dhe ne teori ke te drejten tende ta quash miletin gomar, por dihet, ne fund, fiton ai mikrointeresi personal i secilit, qe konsiston tek ruajtja e vendit te punes, fitimi ne fund te dites, shtepia, buka e kalamajve, etj.  Ti do beje ndryshe ?

i shikon o Bredrije, i shikon por eshte kjo qe thua ti:

se pari, nuk pati dhe nuk ka ndonje drite shprese se ekziston gjekundi ndonje potencial i ofruar qe do te bente me mire.

Biles shume paten frika nga ai tjetri e thane, prite Zot po na e bo mo keq.

 

po na len mer dreq rehat, se pastaj na marrin per ekstremiste, ku durohen kta..

pastaj une ta rendita si arsyen e pare, mos u anko smiley

Eshte e vertete ne fakt. Se ve doren ne zjarr per te tjetet, por une per vete, kam menu fiks njashtu sic ke thone ti.

PF dhe une kam vite qe s'jetoj atje, po normal kemi njerzit, dhe eshte vendi jone, keshtu qe s'mund te them te behet ca te behet. Per me teper, une s'kisha ndonje plan te kthehesha me ndonje post po te fitonte Rama (apo Berisha qe fitoi); e sigurt qe as ti nuk kishe? smiley Kot nisur nga inati qe ke shprehur disa here per zgjedhjet pyes. smiley

Ne pergjithesi pastaj sa per muhabet, une kam shprehur plot vrejtje dhe per Berishen dhe per Ramen, po nga keta te dy (se vetem keta kishim opsione sivjet) jam i gezuar qe e mori Berisha, ose me mire qe s'e mori Rama. I gjykoj nga ckane bere secili mandatet e fundit, plus tipat qe kane dhe si operojne politikisht, dhe per mua qendron plotesisht kjo. Keshtu qe normal s'kam ndonje duf te madh sa ti. smiley

Kuptohet do ndihesha me mire sikur Berisha te kishte dale ne pension (ose te dale se shpejti) qe e djathta mos jete vetem e Berishes, dhe e majta nga ana tjeter te behet vertet parti e majte, me ideologji e programe te mirfillta (se tani eshte thjesht nje mafie me ish-pushtetare komunista dhe nenklane), atehere do ndihem akoma me mire. smiley

 Xhibo, ta thashe prape me siper se nuk kam ndonje inat, apo preference. Thjesht sepse nuk kam me interesa ne ate vend. Por duke e ditur se sa i rrezikshem eshte akumilimi i pushtetit ne ate vend dhe se sa e rendesishme eshte qe te mbahet nje ballance politike ne Shqiperi, them se qendrimi i Berishes per kater vjet te tjera do e shkaterroje perfundimisht kete ballance, pasi do e ktheje ate ne nje mamuth politik. 

Ja lexo se c'shkruan Bedrija me siper, dhe do ta kuptosh qe populli shqiptar, po pregatit brenda subkoshinces se tij nje "ci q* t'emen" te madhe, me te cilen kesaj rradhe do donte te shtynte jo gjashte muaj si zakonisht, por mundesisht nja 6 vjet.

P.S. Jam i sigurte qe blogu i Saktivistas mund te shkruante nje artikulll te madh me titullin "Ci q* t'emen". smiley

Une them se e ke gabim PF. Nqs, sic thone fjalet, Nano zgjidhet president (Sa turp!!!) them se nuk ka rrezik per akumulim te tepert. Te pakten drejtesia do jete e pavarur nga Berisha. Meta gjithashtu nuk do jete thjesht nje shushunje se ate pune mund ta bente edhe pa hy ne qeveri, por ai eshte aty per protagonizem. Dmth ke 3 pole qe nuk do lejojne akumulimin te cilit ti i druhesh. Krahasu me nje pushtet te akumuluar te nje person i vetem, qe dukej ashiqare qe ishte super i etur per te, eshte me mire keshtu. 

 

 Tironso, ky varianti jot me shume se tre pole, me duket si nji ashtu dhe dy bole, por sidoqofte koha do e tregoje. Me e mira u bofte. Naten te gjitheve.

Me raportin e OSBE u mbyll perfundimisht muhabeti i zgjedhjeve......

 Pf..,.Neser a pasneser na vjen ketej meluni . Te shohem cfare do i thone ..Dhe aq kollaj pa opoziten nuk e ka . Ca kushte do i plotesoje patjeter sidomos ...

Hapjen e kutive dhe numerimin e votave.

Por edhe per Mediun nuk do e lene pa gje .

Jane dy pika shume te forta qe onash -onash i vijne byrekut ke mezi .Eshte shpejt te thuash qe do e haje " persheshin" i qete kesaj radhe . Mbase jo nje 97 e "eger", por dicka si pune mosplotesim standartesh i dhjet mu ne qender te Programeve te Koalicionit qe kane si bosht  " Integrimin smiley

Pastaj Sales mund ti kendohet edhe kenga

O Sali o tos mollos

U fute per shul e dole lloz smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).