30 shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve

Sot, vërtet është Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve, por unë do të doja që në këtë ditë të përkujtoja shumë e shumë përkthyes shqiptarë, të preferuarit e mi, që nga Noli, Petro Zheji, Jusus Vrioni, Vedat Kokona, Klio Evangjeli, Pashko Gjeçi që e bëri Danten, Virgjilin dhe Beatriçen të këndojnë shqip, Ardian Klosi, Mira Meksi, [...]

73 Komente

E gzofshi festen smiley

U shtofshi dhe befshi leke smiley

 regjistrohuni ne Proz.com. kena konference sot.

rrofsh bedrije

ca ka ke konferenca ?

nai brandy falas ? smiley

faleminderit, Bedrije. smiley

blete, me ka ardhur dhe mua ftesa, por ketu nga puna nuk futem dot. smiley

 

 jo mi goca jo. degjoni robt si flasin e i luteni nonjonit t'ju marre ne pune.

alchemy po jep nje version te vet falas.

Gezuar festen tende!

Gjithashtu dhe te gjithe perkthyesve te tjere te peshkut: GEZUAR!

Faleminderit qe na sillni ne shqip pjese qe ndoshta nuk do te ishim ne gjendje t'i lexonim.

 

tek proZ. prej kohesh, por s'e ndjek dot konferencen sepse  kete muajin e fundit, kompania ku punoj ka bere shume bllokime te siteve, nder te cilet dhe proz.-ne. smiley

Na jepni pak linkun e prozit se mos po gjejme ndonje nuse, se punes se perkthimit ia kemi pare hajrin mire. Eh mire o mire, budalliqe me oke. Kush po pyet per perkthyesin... Tjatra s'te shkruan nje email per te share me nene e me babe, e ju thoni degjo konferenca. Jam konferencier vete dhe madje fort i mire. Por me ke te flas ? Dhe perse ? Mendoni ju se perkthyesit jetojne si zogu me ajer te fresket ? A nuk e shihni qe sa me i zoti te jesh ne pune, aq me pak ta vershellejne ?

Problemi eshte se perkthyesit duhet te lidhen bashke dhe te formojne sindikaten e tyre, dhe te vendosin tarifen minimale, dhe pastaj botuesit te pajtojne gjyshet e tyre per te perkthyer libra. Ose te marrin dhe çerrat e Tiranes me nje Mozhe ose Esenshëll. Se ata e dine fort lehte te ngulesh aty perpara e te shkruash derisa te te dhembin dhe nyjet e gishtave.

Dy shtepite me te medha botuese ne Tirane, Toena dhe Onufri drejtohen nga magaziniere kooperativash me laps kopjativ ne vesh. As nuk dine ç'eshte puna, djersa e mundimi. T'ju dhjesesh mu ne libra.

E nejse. Ja le te gezohemi si festen e 1 majit ku punetori pi nja 7 birra nga qejfi, dhe te nesermen ia nxjerr per hundesh ndonje i kollarisur 24 vjeçar ne zyre.

Hajt shendet, e gezofshi festen.

 Nuk eshte e vertete, po ishe i zoti ne pune te fershellejne nga te gjitha anet smiley

 Gezuar festen njehere!

Iris, do doja te ishte keshtu si thua ti, por ja qe jo. Megjithese gjuha jote e bukur tregon se ti e di me mire se une.

Kur flisja me nje magazinier kooperative nga keta qe permenda me lart, tjetri lexonte gazeten Rilindja ku Ismail Kadare kacafytej me Rexhep Qosen. Te vinte t'ia vershelleje ndonje tavell duhani kokes.

Kur shkova tek magazinieri tjeter, ky me shikonte sikur te isha UFO : po ç'djallin me flet ky tip per ca emra qe as enderr nuk i kam pare. Dhe pergjigja ishte : o shok, ç'me ngaterron mua me autore, ku marr vesh une ç'kane librat ne te, s'i kam hapur ndonjehere.

E po mire. Hajt prapa diellit vafsh megjithe sekretaret e tua te pispillosura qe masakrojne tekstet me nje sy ne peshk e tjetrin ne liber.

Tjetri, duke ngrehur hundet pas pirjes se çajit, te thote : jo po, e di si eshte puna, se ne s'kemi para shume, dhe na i jep ti njehere tekstet dhe pastaj bejme ndonje gje. Jo mo ! Mos kam gje te shkruar ne balle : idiot ?!

Tjetri te thote gjithe miresjellje : e lexova romanin por kam frike se shqiptaret se kuptojne, sepse qenka i veçante. O kokeviç ! Po mua duhet te ma shkrish plumbin ne balle qe merrem me surratin tend, se ske faj ti.

Kurse tjatres i shkruan nja dy-tre here dhe le qe s'te kthen pergjigje, por te del tre here ne jave ne TV duke llomotitur mbi ngjyren e kopertines dhe madhesine e shkronjave te titullit, si revolucionare ne boten shqiptare.

Beurk !

  Besoj qe nuk ka njeri ne bote qe s'do donte te bente nje pune qe te bashkonte pasionin me fitimin. Po ekuilibri eshte pak i veshtire per tu mbajtur ne te tilla pune, sepse kur fillon mendon fitimin pasioni zbehet, dhe nga ana tjeter asnje pagese s'tingellon ndonjehere e "mjaftueshme" per diçka te kryer me pasion.

 www.proz.com

lidhja per konferencen eshte ne krah te djathte.

luck hurbi dhe beje si une. mos perkthe pa leke (me perjashtim te shoqnise, certifikates se marteses se familjes, skenaret e filmaxhinjve te lagjes, poezite e naimit, ndonje rrjesht qe te vjen si padashur here pas here, website qe s'kane leke, etj etj)

Blete,

nuk eshte se ne perkthejme pa leke, por perkthimi ne Shqiperi vleresohet sa per nje krodhe buke.

Ato qe thote Hurbineku jane krejt te verteta, as kontrate paraprake nuk ekziston, por varet si leviz euroja, leviz dhe perkthimi. Ketu flas per perkthimin letrar dhe artistik, se po te perkthesh neper noteri certifikata a te tilla gjera, me duket se shkon tek 7-800 lek per faqe. Nderkohe qe perkthimi i nje libri shkon 500 - 600 lek faqja kompjuterike, 2000 karaktere, pa hapesira, pa pika, pa presje. Per te mos folur pastaj per perkthimet e filmave neper tv.

Degjo perkthimi ka para. edhe te edukosh klientet me:

1. blogje, pamflete, fletushka e cdo lloj menyre tjeter.

2. duhet te mos pranosh pune nen pagen e caktuar.

3. bej pune falas por beje aty ku vertet nuk ka para te tjera

4. masakroji (figurativisht) perkthimet e keqija, qe nga romanet, televizionet, telendis perkthyesit neper forume, etj.

5. shtrije rrjetin edhe ne bote sidomos sot qe eshte bere kaq e lehte nga interneti. ka plot kompani qe duan perkthyes ama mos e bej cmimin balte.

6 eduko studentet (dhe profesoret e tyre) neper universitete. A pranojne biseda me perkthyes te jashtem?

etj etj

Problemi eshte se perkthyesit duhet te lidhen bashke dhe te formojne sindikaten e tyre, dhe te vendosin tarifen minimale, dhe pastaj botuesit te pajtojne gjyshet e tyre per te perkthyer libra. Ose te marrin dhe çerrat e Tiranes me nje Mozhe ose Esenshëll.

Jam 100% dakord me ty. Po he, cfare do te bejme, konkretisht, kjo eshte ceshtja.

Hurbi, gezuar dhe ti diten tende! smiley

Joyeuse fête ! - keshtu perkthehet, Lumidrin. Ne frengjisht, kjo.

__________

Ana H,

Nuk kam dashur deri tani t'ju hyj puneve te kota, ne kuptimin qe t'iu hyja perkthimeve te botuara atje nje nga nje, sidomos perkthimeve nga frengjishtja, me emra dhe mbiemra, e t'i shkoqisja fjali per fjali budalliqet e perkthyesve te Mozhese, ose te kohes se qepes.

Te pakten nja tre-kater raste, kam dashur vertete te flas me emer e mbiemer, dhe te masakroj ndonje perkthyes "fetish" te ketyre shtepive botuese.

E di qe s'behet, eshte kunder deontologjise se profesionit, dhe me siguri qe s'do ta bej. Por ama shtepite botuese duhet te ndergjegjesohen qe para se te pajtojne nje perkthyes, te marrin nja dy-tre mendime perkthyesish te tjere dhe te sigurohen mbi vlerat e njerit dhe tjetrit.

Eshte nje roman francez, qe qarkullon ende sot ne Tirane, perkthyer (me mire, dreqnosur) nga dikush qe ose eshte gomar fare nga trute, ose e ka mesuar frengjishten ne kurs nate me ndonje nxenes Asim Vokshi. Nuk ka mundesi ndryshe.

I mjeri autor ç'ka hequr ne faqet e atij libri. Ai thote se dita ishte me diell, dhe perkthyesi ia keput "binte shi". Ai thote qe arabeve eshte per t'ua ndare nenen, dhe perkthyesi thote : oh sa te mire jane arabet. Te mos kete tjetri skrupuj fare, ketu kam pare.

Tani, nga te me vije rradha mua apo ty kur tjetri i futet kesaj meseleje thjesht per t'u fryre para gruas se vet : o gru, jam perkthyes, me ka dale emri ne TV.

Botuesit ankohen s'na shiten librat. Jo more ! A mos bete ndonje perpjekje per kete pune ? Mos gjetet nje perkthyes te hajrit ? Mos llapet ndopak neper shtyp dhe TV ? Mos ndertuat nje librari te mire ne qender te qytetit ? Mos organizuat levizje lart e poshte neper rrethet e Shqiperise ?

Nejse, kot po llomotis ketu, une per veten time, e kam te qarte : asnje bashkepunim ne kushte te mjera, asnje lejim per t'u tallur me djersen time. Doli ç'doli deri tani, OK. Per me pas, po nuk e rrasen ne tru qe perkthyesi eshte i barabarte me botuesin, as qe iu afrohem.

Bashkepunimi eshte nje kontrate : zoteri, une kam nje mall. Qe ka nje vlere X qe ia ka dhene autori. Dhe qe kam shtuar aty nje vlere Y, vlere e perkthimit (kohe, mund, energji). Deshironi t'ju jap mallin dhe ju te paguani korrekt ? Po ? Ok, eja ulemi diskutojme. Jo ? OK, shendet se nuk kam kohe as per kafene tende te qelbur. Puna do korrektese e profesionalizem, e jo llogje pazari, qe ti qenke bukurosh e une s'e paskam ditur, e jo po sa vjet ke ne France dhe a je i martuar, e gjepura si keto. Bisede pune, dhe kaq.

Shendet se u lodha tani, kalofsh bukur dhe ti Ana H, dhe suksese.

Hurbinek $

Je perkthyes apo Shqiperues ?

o Hurbi, po ndoshta librat nuk shiten sepse nuk terheqin vemendjen e publikut qe i eshte shkrepur ne mendje botuesit. Une kam pershtypjen se botuesit dhe shtepite botuese ne Shqiperi nuk dine ta studjojne tregun, opinionin dhe popullsine vete. Sepse duhet disi te behet nje studim, te ndahet popullsia ne ca kategori, dhe te "targetohen" grupet e popullsise sipas interesave qe kane. Ka shume autore te huaj, qe mund edhe te jene te njohur ne vendet e tyre, por qe nuk mbulojne dot tematika nga ato qe terheqin vemendjen e shqiptareve... fundi i fundit, nuk i behet reklame librit me aresyen qe demek filan autor eshte "best seller"... se best selleri me i mire ne Shqiperi eshte buka, por nuk e blen kush per te famshme!

..........

sa per cilesine e perkthimit.

Sikur ti te paraqesesh nje material/liber te perkthyer ne shqip para nje shtepie botuese; ne fillim duhet te jesh i sigurte qe nuk eshte perkthyer me pare ne shqip, dhe e dyta, me e rendesishme kjo per nje perkthyes mbijetese, qe te mos kete mberritur ne deren e te njejtes redaksi, i njejti material i perkthyer nga dikush tjeter, qe te ve nje gjobe me te vogel. kjo eshte me shume persa i perket "ekonomise se tregut" qe permendin edhe ca te tjere me poshte. Sepse nuk mendoj aspak qe konkurrenca sjell cilesine. Kjo ndodh ne cdo vend, por jo ne Shqiperi. Ka shembuj me kapica per kete gje; ne Shqiperi cdo politike ekonomie apo tregu ecen ne kah te kundert.

............

Pastaj, kjo eshte ideja ime;

A nuk do te ishte ideale, qe cdo shtepi botimi te kete te atashuar nje grup perkthyesish, njesoj sic ka dhe redaktore apo korrektore letrare? Ashtu mund te kontrollohen perkthimet. Jo te gjithe njerezit qe dine nje gjuhe te huaj kane nerva te perkthejne libra; ndoshta per shume te tille nje pune e kesaj natyre eshte me e pershtatshme. Mjafton te tregosh kredencialet, kualifikohesh per post redaktori perkthimesh, dhe mbaron ajo pune.   Kjo do te thote qe, ti qe di frengjisht, dhe punoj aty, kur te marresh ne dore nje perkthim nga frengjishtja, rrappashtrrappa qe mban me "krenari" firmen time; heren e pare e kthen mbrapsht ose e refuzon, dhe nje here tjeter, nje material qe permban me krenari te njejten firme, e refuzon pa e kontrolluar; kurse nje perkthyesi qe te ka deshmuar edhe me pare se ka cilesi te mire, i ben thjesht kontroll rifreskues. Keshtu vene mend edhe perkthyesat.

Nuk e di si funksionon ne Shqiperi, te te them te drejten; por dhe mua me kane rene ne dore ca libra, qe faqja, po faqja e zeze ama.

Gezofshi festen, si perkthehet.

Do jete ndokush qe do kujtoje edhe Gjon Shllakun, ç'fare Shqiperuesi ka qene.

Kush ka ndonje informacion sa paguhej Noli i konvertuar mem nivelin e sotem te Parase ....

Pervec Dembeleve ne gishta e mendje dhe atyre qe mendojne se parate bien nga qielli...... te tjereve GEZUAR me duar PLOT dhe sa me shume SHQIPERIME !

Po qe per perkthime nuk do vonojne dhe programet kompjuterike qe disi jane afer dhe me nje klikim del perkthyesi me i afte ne gjuhen Shqipe!!!!!

Anes* ne vecanti dhe perkthyesve te tjere ne pergjithesi, Gezuar Festen smiley

Kam respektin me te madh per perkthyesit dhe hic zili (lol) mbi te gjitha per durimin e madh qe kerkon kjo pune.  Gjithashtu, nje falenderim edhe per perkthyesit e ppu-s qe here pas here na servirin gjera te bukura smiley.

*Dy gezime ne dy dite, per ate tjetrin neser, se une jam cik supersticioze, s'te uroj para kohe.

PS: Hurb, meqe u ndodhem, i hodha nje sy faqes tende me perkthime dhe me la mbresa shume te mira smiley

Ju eshte bo mendja pare ju eshte bo. Boni i here i punë t'hajrit, nje sherbim miletit, perktheni kryevepra, edukoni veten dhe popllin letrar, veni i herë emer te mire. Kini çfare te tregoni. Jua them per te mire, me deshiren qe t'ju shof mire. 

Shifni i here ke vetja juj, masnej ke botuesit injorant (?!) qe gjithsesi e bejne diçka. Si thoshte zysha..ka vend per permiresim.

dhe mos me thoni qe nuk kam te drejte, se me ngelet hatri smiley

@ Iris, me ato rroga ne Shqiperi, te iken dashnia dhe pasioni per punen edhe ta kesh me kuintal pasionin.  Me ato cmime qe degjova atje, thashe, shyqyr qe s'kam pasion te tille lol, do me ishte bere zeher. 

fh, po gjykon ne hava pak me duket mua.  Perkthyesi, si cdo profesion tjeter nuk ka pse merret me filantropi.  Si do jetojne ata perkthyes?  Me cmimet qe permendi Ana me lart, me kohen qe konsumon nje perkthyes/e i/e mirefillte?!

 Une s'po i referohesha perkthyesve me shumice ne Shqiperi, te cilet bejne nje perkthim pasi kane rene dakort per çmimin. Kete kane zgjedhur te bejne per te jetuar dhe s'mund ta quaj pasion. Ne rastin e Hurbit qe librat i ka perkthyer para se te dinte i shiste apo jo, s'eshte e njejta gje( s'e di nese si ai ka te tjere, mbase dhe ka derisa shume mund te kene pasion leximin dhe gjuhet e huaja) . Eshte mese normale per mendimin tim qe asnje çmim atij te mos i duket i pershtatshem dhe te mos bjere ne kompromis, perveçse nese vendos si perkthyesit e tjere, qe te jetoje me kete profesion.

Aha, ok smiley

Megjithate:

Kete kane zgjedhur te bejne per te jetuar dhe s'mund ta quaj pasion.

Nuk jam dakort me kete pike, apo mbase po i jep perkufizim tjeter fjales "pasion" = "hobi."  Edhe pse mund t'i vesh cmim, kjo s'do te thote te mos e kesh pasion. 

Por e kuptoj skepticizmin ndaj ketij profesioni ne Shqiperi.  Iken i njomi me te thatin.

Fh,

me vjen keq qe e mendon ne kete menyre. Nuk na eshte bere mendja pare, se po te ishte ashtu, nuk e merrnim mundimin t'i hynim asaj pune te mundimshme. Por kemi mbetur vetem ne aspektin moral, ti perkthen shume mire, ja nje flete nderi... Kete e them, sepse kam marre vleresime nga njerez qe ia dine kesaj pune, por kur vjen puna tek shperblimi qe duhet te marresh per ate mundim, eshte qesharak.

Me leje... Po Gjon Shllaku?

Gjon Shllakun, helenistin me te madh shqiptar pa harruar perkthimet nga latinishtja, po e ndjek mallkimi edhe pas vdekjes.

Sa ishte gjalle Iliada lexohej nga te gjithe por emri i perkthyesi, i cili nderkohe sipas rastit gjendej ne burgun e Burrelit/Tharje kenetash/Punetor ne Artistike, as qe permendej fare.

Nejse s'ka rendesi, se njerez si Gjon Shllaku nuk perkthenin per fame e pasuri.

Ana H Puna flet vetë, eshte parimi. Buid and they will come.

Monda Perkthimi si çdo zanat tjeter i nenshtrohet konkurimit, nuk i paguhet pruresit me te pare. Pa portofolio, pa histori, nuk mund dhe nuk duhesh pranuar... Ka plot. Nuk mund te perkthesh çte vjen ne dore (artistikisht flasim, ma do mendja se duhesh specializuar ne 1-2-3 autore dhe ta kesh harxhuar nje pjese te jetes duke i kuptuar)

Mendimi im gjithsesi. Kur eshte festa e kritikeve?

Perkthimi si çdo zanat tjeter i nenshtrohet konkurimit,

po mer po, por ke ky zanati shkrete, ktyre ju hyjne ne hise lloj lloj amatoresh qe kane msu ca gjuhe te huaj neper kurse per jo me shume se 1 vit dhe qe kane mbaru shkollen per psh inxhinieri pyjesh.

Dhe nuk flas vetem per perkthyesit e letersise, por dhe te shume gjerave te tjera. Nje nate psh tek Vizion Plus tek emisioni qe ben me shume leke, ai i A.Canit, degjova perkthyesen e italishtes qe perkthente nje italian qe manaxhon nje universitet ne shqiperi. Te betohem qe u skandalizova.

Dhe neper ambiente pune, kursehen leket duke mos marre perkthyes profesioniste, por punesohen amatore, qe pastaj jua nxijne faqen.

Me vjen keq, por eshte nder zanatet ku ju hyjne ne hise qamet qamet....

 

 

fh, me ra rasti te shfletoja ne Shqiperi nje liber qe e kisha lexuar ne anglisht.  C'te te them ... masaker.  

As qe diskutohet qe ka plot (si ne cdo profesion tjeter) perkthyes medioker.  Normalisht, ekonomia e tregut do skualifikonte apo do eleminonte pak nga pak mediokritetin.  Por fatkeqesisht nuk ndodh ashtu.  Ne te njejten kohe eshte edhe pak si rreth vicioz, se duke qene qe cmimet jane te uleta, perkthimi eshte "pune e dyte" dhe koha qe i perkushtohet nga perkthyesi detyrimisht eshte me e shkurter.  Plus, edhe per perkthyesit qe e kane me te vertete pasion, dhe pavaresisht rrethanave bejne pune te paqme, vleresimi i tille eshte dekurajues. 

Unë përfitoj nga rasti të falenderoj përkthyesin e një libërthi të Frojdit që s'ia mbaj mënd emrin, me të cilin u ambjentova me strukturën e gjuhës gjermane.

 

Tashti seriozisht, gëzuar festën Aida, Bletë, Hurbinek dhe gjithë profesionistëve të tjerë e qejflinjve të kësaj pune! smiley

 

Me thene te dreeeeeejten (gezuar festen ju smiley ! ) jam ca dakort me FH-ne. E kam shume te veshtire ta mendoj perkthimin si profesion, sidomos ne kushtet aktuale te tregut te librave. Perkthimi artistik, me aq sa e njoh une, ka qene gjithmone ose nje pasion paralel i shkrimtareve, ose nje detyre e vetengarkuar e studiuesve, bere ose ne menyre vullnetare, ose si pjese e nje projekti akademik. Vetem ne raste te rralla mund te gjesh perkthyes qe jane kryesisht perkthyes, pa qene njekohesisht profesore, shkrimtare, apo axhustatore.

Nuk them kurrsesi se perkthyesi nuk duhet te beje leke. Madje nese i ecen me shitjet - nese perkthen bestsellera apo tekste shkolle shume te shtrenjta- shpresoj te jetoje mire me ato leke. Ne te kundert, ta kete te qarte se do te punoje kryesisht per pasionin, dhe ne paste fatin e mire te behet nje perkthyes-shkrimtar-akademik i shkelqyer, fale dedikimit ndaj tekstit te tjetrit, ia shperblefshim ndihmen 100-fish.

Perkthimi eshte pune shume e nderuar, qe per fat te keq e ka tregun e vogel ne Shqiperi. Por nese ju me garantoni institucionalisht nje perkthim cilesor, PATJETER ME REDAKTOR LETRAR - roli i te cilit eshte i pazevendesueshem sado i mire te jete perkthyesi - une jam gati ta paguaj librin 2-fish, vetem per pak shqipe te mire. Prandaj sindikalizohuni, vendosni standarde, yje, a ku di une, por mos u qurravitni smiley. Booo sa gjate i paskam rene.

po po, por para se ta beje axhustatori, duhet ta beje si fillim profesionisti.

eshte ai qe duhet te haje buke i pari.

kurse te tjeret duhet ti hyjne ne pjese, nqs vertete kane talent te padiskutueshem dhe cilesi superiore.

tek ne profesionisti po spunoi per ambasadat, apo ke noteri, spaguan dot as qerane e shpise

Bedrije, une mendoj qe segmenti i tregut qe kap shkrimet e perkthimet letrare eshte disi i vecante, me ligjesite e veta, te cilat ne pergjithesi jane jo fort ne dobi te shendoshjes monetare te sherbimofruesit - ky eshte thjesht fakt. Por meqe pasioni i letersise eshte i madh, meqe deshira per te prekur te tjeret me fjalet eshte e madhe, le te jetohet brenda ketij pasioni, por te mos kerkohet qe tregu te ndryshoje brenda dites vetem sepse une dua te jetoj me pasionin tim (ehuuuu me sa pasione do te jetonim ne pastaj smiley ). Nese ka njerez qe blejne perkthime pacavure, me fal po keta ate produkt meritojne, dhe une te isha perkthyese e mire as qe do t'i llogarisja si lexuesit e mi. Prandaj nuk besoj se perkthyesit e keqinj iu hyjne ne pjese te mireve, perkundrazi, rrisin kerkesen per perkthime cilesore.

PS: Tjeter gje nese je perkthyese tekniciene, eksperte e nje leksiku per nje industri qe ka treg - me kete pune paguhesh, por kjo eshte pune dhe rralle pasion, vec nese eksitohesh nga perkthimi i fjales 'dumping' smiley

ehuu, nuk te cova gjer tek perkthyesit tekniciene, sepse se kemi ate luks.

te fola per standarde perkthimi, dhe po nuk u vendosen keto standarde nga perkthyesit profesioniste, nuk ka shanse te marresh ne dore as perkthime te mira per vepra letrare. Me vjen keq, por, dhe veprat letrare i nenshtrohen tregut. Sepse skane rruge tjeter per te arritur tek lexuesi. E , per sa kohe, ata qe hedhin produktin ne treg, zgjedhin perkthyes dhe perkthime skandaloze, per arsye se kushtojne me lire, apo sepse nuk e dine si te perzgjedhin apo ku di une, as konsumatori as perkthyesi i hajrit smund te beje gje.  Nqs nje veper psh e letersise franceze, per mua qe nuk di frengjisht, vjen ne shqip e perkthyer psh futja kot nga Hubi, une shkoj e blej, sepse skam opsion tjeter per ta lexuar.  

E vetmja gje qe mund te bej me tutje, eshte qe nqs perkthimi i hubit me pelqen , te blej serish nga ai, ose nqs eshte i keq, mos te blej libra te perkthyer nga ai. Bile prej perkthimeve te tmerrshme une sblej me libra. Ama te jemi te qarte, qe ka pak vende ku jepen opinione dhe vleresohen apo krahasohen punet letrare apo perkthimet ne shqiperi. Zor se gjen nje librari qe te organizoje ndonje forum apo pasdite diskutuese, zor se gjen ndonje botues qe deshiron te mbledhe opinione nga lexuesi, zor se gjen nje rubrike ne revista, gazeta apo larg qofte ne televizion per keto pune.

Eshte nje cike e zorshme qe me kete skeme, ai , i talentuari qe thua ti , te mberrije tek konsumatori.

shkurt, jemi akoma ke ura ne lidhje me keto pune. mjere perkthyesit e zote dhe profesioniste, por dhe ata pasionantet e talentuar te tu smiley

 

tek ne profesionisti po spunoi per ambasadat, apo ke noteri, spaguan dot as qerane e shpise

Nje nga historianet e mi te preferuar (Bernard Lewis )shkruan qe nje nga problemet me te medha qe kishin Fuqite e Medha me Porten e Larte ishte fakti qe pekthyesit e njeres apo tjetres ambasade, duke ardhur shpesh nga e njejta familje, vinin e tregonin ne shtepi c'tha ambasori Freng apo ai Rus ne audience me Sulltanin!

Nuk ruheshe dot sekreti!

Ato te shkretet, qerane e shpise donin me pagu! smiley

Dragomanet e perandorise osmane ishin kategori me vete, dhe specie e rralle.  Kur e varen te fundit ne sojin e tyre (ja per pune kshu llafesh lol) nja dy jave a me shume perandoria mbeti pa perkthyes e letrat u bene pirg. 

PS: B. Lewis? Mine too smiley.  I kam pothuajse te gjitha librat e tij.

hahahah, o monda, po qe me ke kujtuar besnik strugen smileysmiley

I know darling! All the smart ones do! Like his books, I mean!

I always knew I like you! smiley

Reading your comments, that is! smiley 

 

Same here smiley.

Meqe ra fjala, eshte perkthyer B. Lewis ne shqip? 

Dhe meqe jemi te B. Lewis, i jep rendesi te vecante ndryshimit mids perendimit dhe perandorise osmane per punen e perkthimeve.  Ne shek 17. vetem nje liber i "qafireve" ishte perkthyer dhe kjo ne lidhje me sifilis.  Nderkohe qe katedrat e universiteteve ne perendim kishin dege studimi te gjuhes arabe etj.  Mangesia e reciprocitetit ne kete fushe pati efekte anesore negative. 

ps: tropizma, pa dashje po mire bere qe ma kujtove dhe mua smiley

pps: trop, vath ne vesh akoma ate te "otomanes".  Me cik veshtiresi por perpiqem ta mbaj mend smiley.

S'e di!

Duke gjyku nga niveli i tmerrshem i njohurive te botes tone per Perandorine Osmane, dhe Orientin ne pergjithesi, kam pershtypjen se jo!

Gjithsesi, Orienti nuk "eshte very hot" ne Shqipni! smiley 

 

P.S.

Kjo fjali "Orienti not hot" eshte vazhdimi i nje komenti te FH-se qe thonte qe nje emision per Bedouinet ne shkreterite, ne TVSH-ne e qemotit, kishte si kolone zanore pjesen "Antarctica" te Vangelis! smiley

Eshte perkthyer B.Lewis ne shqip, disa libra te tij. Te thuash qe ne shqip nuk po perkthehet hic, dhe nuk po perkthehet hic mire, eshte hallka e radhes e zinxhirit "jo po atje s'jetohet, jo po ai vend s'behet" etj etj. Ka perkthyes dhe perkthime shume te mire, edhe pse jane paguar pak, e jane lexuar pak. S'ka asgje te cuditshme, perkthimi e libri jane pjese e kontekstit, per sa kohe biem dakord me gjithe kontekstin, s mund te ndryshohet detajthi.

Nejse, si perfundim, perkthehet goxha letersi e mire, dhe materiale te mira shkencore (ka shume mangesi per shkenca ekzakte e inxhinjeri - mendoj kjo vjen ngase pak jane ata qe i studiojne keto). Natyrisht qe mbizoteron perkthimi i keq e letersia e keqe, po ky fenomen eshte i importuar nga perendimi, dhe nuk eshte aspak i ekzagjeruar. As ne France, e as ne Rusi nuk mbizoteron letersia elitare e perkthyesit elitare (vetem ne Bashkimin Sovjetik).

Sa per punen e perkthimeve deri ne shek.XVII, ka nje gabim te madh, me origjine paragjykimin:

Deri ne ate kohe, saje trashegimise te madhe kulturore prej kulturave te lindjes se mesme, nder te cilat dhe ajo islamo-perse, ne bibliotekat otomane gjendeshin te perkthyer nga gjuha origjinale klasiket greke e latine (te gjithe te njohurit e asokohe). Ndersa Evropi, pikerisht duke hapur ato katedrat e orientalistikes (qe ne kete term haset paragjykimi) filloi te perkthente Aristotelnat e keshtu me radhe, se te qe per evropianet, kishin vetem 2 shekuj qe kishin dale nga koha e erret. Perandoria Osmane vertet nuk qe ne kulmin e vet ushtarak ne shek XVII, por vijonte te qe qender kulturore e kohes. Dhe ndoshta nuk kishte perkthime bashkekohore, por deri n'ate kohe Evropa prej tyre ende konceptohej si barbare dhe e prapambetur (kryesisht ne Evrope gelonte letersia fetare, ajo politike, dhe shume pak letersi e mirefillte)

sol-o, cfare titujsh jan perkthy ne shqip nga Kundera?

Nje pergjigje shpejt e shpejt, per te gjithe :

@ Iris : Eshte e vertete qe te rralle jane ata qe jetojne me pasionin. Por ama, nuk duhet te ndodhe dhe tjetra qe ky leckamani i cili nuk jeton dot me pasionin e vet, te mos beje per te jetuar te tjeret me pasionin e tij. Sepse pastaj vemi drejt e tek xhaxhi Marksi. Pa provoje, Iris, te mbushesh nje faqe word plot, duke kopjuar faqet e nje libri dhe shikoje sa kohe te merr. Pastaj beje llogarine me pagesen dhe shiko a jeton dot apo jo. Dhe thashe "kopjuar", dhe jo "perkthyer" siç bej une apo tjetri. Vertete botuesit mendojne se une jam aq i pasur sa te zbavitem me shkrimtare ?

@ Fh : zoteri, sa per ate : puno dhe pastaj prit, kete e kam zbatuar me se miri. Nuk dua te jap shifra ketu por kompjuteri im strehon ketu nja 2 000 files perkthime. Mire, do thuash ti, ti qenke burre i mire dhe babaxhan, dhe mendoke per popullin. Po, po, mire e ke ti, por nderkohe ajo shitesja e bukes me sheh gjithmone nga duart. Megjithate, eshte shume e lehte te flasesh per mundin e tjetrit, per djersen e tjetrit. Kur im ate nuk kthehej ne shtepi me jave te tera, une qeshja nen vete duke menduar sa shemtaq eshte bere ai me kete mjeker. Dhe nuk me shkonte fare ndermend qe ky shemtim i tij ishte qe une te flija rehat dhe te haja gurabie. Keshtu qe, zoteri, eshte e lehte t'ia besh llogarite tjetrit.

@ Lumidrin : une per vete jam perkthyes, nuk jam shqiperues. As nuk dua te jem shqiperues. Une jam thjesht nje shkues per te lidhur nje miqesi. I marr diçka dikujt dhe ia jap dikujt tjeter. Pasi ta kem pertypur vete. Shqiperimi eshte per ata qe e shkerrmoqin autorin dhe e bejne pelte, ne ate pike qe autori s'njihet me. Kurse perkthyesi, ku deshiroj te jem une, eshte ai qe e di vendin e vet : as nuk i fut hundet shume tek autori, por as nuk e le lexuesin ne balte. Shkurt fjala, perkthyesi eshte nje i moderuar dhe jo ekstremist si shqiperuesi.

@ Monda, falemnderit per viziten. Me eshte bere koka daulle me emra autoresh dhe shkrimtaresh, por puna eshte se kjo s'te jep buke. Kjo eshte diçka e bukur per te zbavitur bashkeudhetarin e trenit, te avionit, kalimtaret e peshkut, por nuk shkon me tej. Falemnderit.

_________________

Nje perkthyes francez qe perkthen nga anglishtja ne frengjisht paguhet : 22-25 euro faqja ! Nga spanjishtja ne frengjisht 25-27 euro !

Nderkohe qe shqiptaret paguhen 4 euro !

Bejini vete llogarite. Po ju dolen juve, epo mire, edhe mua duhet te me dalin.

 

Ok Hurbiniek. Pyetje shpejt e shpejt, e do ta ndryshonte pagesa cilesine e perkthimit tuaj?

njerzit bejne zgjedhje ne jete dhe jetojne me pasojat e ketyre zgjedhjeve, nuk eshte fare e veshtire.

me bere te qaj me ate punen e djerses, mundimit dhe llogarise se tjetrit..nuk e meritoja. as une, as ai botuesi qe eshte martuar me shitesen e bukes.

E lashe me kaq. Ju dua o perkthyes..

Po, zoteri, nje pagese e mire, te pakten sa gjysma e pageses se perkthyesit freng (shiko me siper tarifat), do te sillte rritjen e cilesise ne dy drejtime : edhe une do te kisha qetesine e duhur qe te merresha me çdo pike te dyshimte te perkthimit, por edhe do te sillja autore qe i duhen vertete lexuesit shqiptar. Ku jane klasiket franceze ne tregun shqiptar ? Ku eshte Proust, Vian, Gary, Valéry, Alain-Fournier, Radiguet, etj ? Asgjekundi.

Kur jam marre me nje filozof kokederr, me ka vajtur nje jave kerkime per nje fjale te vetme. Nje jave ! Duke merzitur dhe punonjesin e bibliotekes me kerkesat e mia te çmendura. Kush ma pagoi kete jave ? Si ta justifikoj une jetesen time nese perkthimi nuk paguhet korrekt ?

Apo deshironi qe ta fshij fare paragrafin, apo te shuaj fjalen, apo t'ia mbeshtjell me top ? Po flasim per ndergjegje profesionale apo per t'u tallur me kurset e nates, siç thote Bedrija ?

Puna eshte ketu : shtepite botuese duhet te vetedijsohen qe keto pune nuk behen vetem me ndjenja te bukura, por duan mbeshtetje dhe madje shume. Sepse, zoteri, une po harxhoj kohen time. Dhe jo kohen time per t'u paguar, por kohen time te jetes. Ndersa ti shetit e luan me shoket e tu, dhe koha jote ka nje kuptim dhe nje kujtim, koha ime nuk i ka fare keto.

Ne shesim kohe, zoteri. Nuk shesim as dije, as djerse, asgje. Shesim kohe. Kohen e jetes sone, qe dikush e ka te gjate e dikush te shkurter.

Hmmm. Ta zeme se une jam inxhinere sistemesh kompjuterike, dhe kam 10 vjet eksperience me sisteme te medha Cisco. Dhe dua te punoj ne tregun shqiptar. Kaq ta bej dhembin une, pune s'kam per te gjetur, se tregu dhe ajo qe ofroj une nuk perputhen.

Aktualisht, nuk ka rroge te mire per perkthimet cilesore ne Shqiperi. Dhe as te mos presim qe botuesit te na e bejne kete te mire ne, lexuesve, dhe ju, perkthyesve. Tregu eshte i vogel, i varfer, dhe i hutuar ... sa me shume qe e mendoj, aq me shume them se nese doni me shume respekt e me shume shperblim, mblidhuni e sindikalizohuni dhe ne qindrat apo mijrat nga ana jone do te paguajme me shume per librin me pullen e grupit tuaj. Shume mos prisni ama. Dhe sidomos mos prisni nga shtepite botuese.

Hurbinek, me qe ra fjala, 2 gjera: e para, Aida i beri reklame sot Mishimes ne radio; e dyta, shkova dhe bleva edhe nje liber 'origjinal' nga Tirana Times, prej shtepise botuese (eh mor H, eh moj J.Z.) dhe prej rekomandimit te librashitesit plak e te kulturuar. QAMET, termet, ortek, nuk ka bese ne tregun e librave.

jo, jo i dashur, se perkthimet qe vertete sherbejne jane bere edhe nga burgu..

E thashe ne nje koment me lart...me bjer 1 ose 2 ose 3 perkthime nga 1 ose 2 ose 3 autore per te cilet ke lejet dhe tabiat e duhura, dhe gjen vend ne biblioteken time. Nuk me duhen gjysma e autoreve te perio- historise se letrave europiane, sepse gjithkush e kupton se ti nuk mund te flasesh me zerin e 100 autoreve te frymeve dhe shkollave te ndryshme. Bej diçka dhe bëje mire, nje vetem nje, i ben nder kohes tende dhe time bashke.

Suksese. 

 Hurbi megjithese si pune s'me ka interesuar ndonjehere ne nivel profesional, se s'ka asnje lidhje me çfare une kam zgjedhur te studioj, e njoh mire sa paguhet nje perkthyes ketu ku jam, sepse kam punuar (Italia krijon shume mundesi te tilla, s'e di vendet e tjera) dhe njekohesisht di sa fiton nje perkthyes ne Shqiperi sepse kam nje perkthyese ne shtepi prej 10 vjetesh ne kete profesion. Nuk mund te duash te besh jeten ne France me çmimet ne Shqiperi dhe nuk mund te fitosh pa bere asnje kompromis.

  Ne syte e nje botuesi shqiptar pse ti duhet te kesh me shume besueshmeri  se nje perkthyes ne Shqiperi?  Ti shkon me libra qe i ke zgjedhur vete, dhe do qe te te paguajne sa do ti. Dhe sikur te jene magaziniere jane ata qe zgjedhin çfare botohet dhe ty te ngelet vetem tu tregosh ( pavaresisht se jane magaziniere apo kooperativiste) qe ti vlen me shume sesa nje tjeter.

Iris, nuk kam thene asgjekundi qe dua te jetoj ne France me çmimet ne Shqiperi. Madje te paguhesh mire perkthyesi atje, neser do merrja avionin, do te te ftoja ty, do t'i fusnim nje te martuar bashke dhe do te jetonim per mrekulli.

Une kam vajtur dhe me librat qe kam zgjedhur une, por kam vajtur dhe me librat qe i kane zgjedhur ata. E di ti, e dashur, qe mua me kane lene librin ne dore, pikerisht magazinieri i Onufrit ? Dmth, pasi ka dhene porosine, nuk behet me i gjalle ? C'ti bej atij ? T'ia nxjerr nja 3-4 hunderra shpellash t'ia thyejne noçkat ? Jo, s'di nga keto. Por di qe me te tille tregtare specash kemi te bejme.

Besueshmeria ? Nuk bera dallim. Ja kemi Anen qe jeton ne Shqiperi dhe perkthen per bukuri. Problemi qendron tek ndergjegja e gjithsecilit. Nje mashtrues mund te mashtroje edhe nga maje e Frances edhe nga maje e Pallatit te Kultures.

 

Pse pa mua s'shkon dot? smiley Une s'kam arritur moshen e marteses!

 Sidoqofte ideja ime ishte (ashtu si sol e tha me me ashpersi) , qe niveli  i pagave ai eshte ne Shqiperi s'mund te presesh me shume. Por mund te perpiqesh qe ne te ardhmen te kete nivelin qe mendon se meriton. Te perpjekja çalojme ne si popull se kshu ne teori te marrim gjak ne vetulle smiley

E ke shume gabim per nivelin e pagave. Problemi eshte qe fitimi nga shitja e librit nuk ndahet mire. Botuesi ben pushime ku t'i doje zogu i qejfit, ndersa une verbohem ne germa. Ta permenda njehere Marksin. S'ishte kot. Mos mendoni se industria e librit nuk eshte fitimprurese. Puna eshte si shperndahen keto fitime.

Une s'mund te bej shume, se nje ze jam, por zerin tim do ta perdor : OK, meqe eshte keshtu, po ia bej me mire si lopçaret e Belgjikes. Ja po i le shkrimet aty ku jane, dhe i botoj pas nja 35 vjetesh, me plaken rrapaskup.

Po te pres pra, per moshen. Nderkohe perkthej dhe nja 10 tituj te tjere, t'i kesh per ne paje. Dhurate martese.  

Jo ore, paguakan keq ne Shqiperi??? Ma merr mendja se vetem perkthyesit paguhen mjerisht, se te tjeret paguhen ne menyre dinjitoze, qe nga fshesaxhiu e deri te qendistarja.

Po mire, kur u paguakan keq, kur nuk paskan para per te kendellur stomaket kengetare dhe kur nuk u trajtokan prej tregut sic meritojne, pse nuk dalim te gjithe keshtu sic jemi te kerkojme qe tregut te perkthimeve t'i vendosen standarte shtrenguese ne te mire te perkthyesve e te lexuesve??? Mos valle nuk dalim sepse a)vete perkthyesit s'kane mbeshtetur kurre askend, ashtu te zene sic ishin me punet e tyre (se vetem perkthyesit kane pune te tyret) dhe b)vete perkthysit s'kane ndermend te dalin, perkundrazi jane pajtuar heshturazi me situaten dhe ankohen vetem neper bllogje?

Gezuar festen !

Me duket se jemi ngaterruar.

Kjo eshte dita e perkthyeseve per shoqerit bankare, jo letrare.

 

Gezuar festen.

Shikoj qe cdo profesion paska nje dite feste , ndersa neve hic...., rrijme e festojme festat e te tjereve

ça profesioni ke ti Elida se e caktojme nje dite me urdherin e peshkut smiley dhe bejme feste se ne shkak per aheng duam!

Nese e mora vesh mire profesionin, festa eshte ne 3 Nentor smiley

Nga une: 

Happy translators and interpreters day,

Happy Carpal Tunnel Syndrome,

Stress and Myopia

Happy hoarse voices at the end of the day

Answering people who know better than you

Even if they do not know the language they hired you for in the first place.

Happy wandering through sentences of 

drunk politicians and stammering criminals

without a breath

Happy swollen feet and reddened cheeks

for getting blamed on things you did not say

Happy harassment from people who refuse to pay

and get paid selling the fruit of your brain

Happy abuse from the hacks and petty thieves who steal your bread

Happy cash cow day from project managers

Happy smile day from the people who enjoyed miracles

through your own tired fingers and roughened voice

Happy gratitude which I am sure they meant to express

And forgot in the midst of all that elation

Happy Happy Happy

And rejoice for you are still here

happily slaving away.

Blete, po ndonje embleme a ka shoqata juaj? Si puna e atij gjarperit rreth gotes per farmacite? Une p.sh. Do ju propozoja koken e gjarperit me gjuhen e ndare ne dysh, per te treguar se eshe ju dini e prktheni nga dy gjuhe. smiley

 PF une nuk isha ne gjendje te mblidhja as koleget e mi ketu ne NY dhe e di qe u perpoqa. por shqiptaret nuk e kane me moton : Bashkimi ben fuqine.

Emblema te bej sa te duash por puna eshte qe ne fund te fundit duhet dikush t'i zbatoje, dhe ketu fillon e calon gomari.

Flor-o, nuk di pse mu faneps Nrek Luca me kobure ne dore, duke gerthit: "lexoni libra, lexoni mer derra!"  smiley

Ore, dilema "a me mire nje liber, apo dy qofte" mu me duket se eshte zgjidh themelisht ne Shqiperi. Ka ron ne ekuiliber termodinamik. Nuk ka ronci cer libri, nuk ka rendesi cer qoftesh. Masanej me duket qe ene t'lexumit sikur u dashkesh me karar. Si cdo gjo kur e kalo masen, te prish. smiley Si i than Ebu Qerimit: "Boll mesove, Ebu Qerin; boll lexove... Librat te hollojne gjakun" smiley

Jo po dashke ti... smiley

 

Em, gjyshi rp, qe s'e kam njofte, ka pas perkthy. nga ato qe me kane lene pa mend (nje doreshkrim fatal per nga bukuria, germa qe mbeshteteshin tek njera-tjetra si fijet barit kur i shtyn era e mjesit) ishin "Misteri i Shtepise Spada" dhe "Shtepia e Vampireve". Por ky sa duket nuk ishte pasioni i vetem i tij. Nder te tjera, koleksiononte libra, grada dhe femije. Iu dorezua nje semundje (atehere) qe e mori permbrenda. Gjyshes iu dha nje dekorate (e paperseritshme ne llojin e vet) "Nena me shume femije". 

Ta kam fjalen tek ajo kenga e Jaggerit: "there's a godess/ in the doorway/ asking how much/ may i pay...HOW MUCH?!"  (Godess in the Doorway)

Ore, dilema "a me mire nje liber, apo dy qofte"

Gjete te na kujtosh qofte tani ne vaft te drekes. me gjithe qejf te jap tre libra per nje qofte.

Me mire nje liber apo dy qofte? Sokrat i vujtum apo derr i knaqun?  Ne fakt kjo dilema e tille eshte nese me "qoftet" do te kuptonim produktet televizive.Eshte nje dileme jo thjesht shqiptare por mbase me shume shqiptare. Eshte ai raporti ndermjet "imazhinisteve" dhe "alfabetisteve" ,debat i diskutuar edhe ketu ne PPU. Pastaj perse leximi (letersise, filozofise, ) duhet patjeter te jete ceshtje e masave. Gjyshja ime dinte te thurte corape dhe te rrezatonte miresi edhe pse nuk kishte lexu asnje liber. Nderkohe harbutet e "kulturuar" i kemi para hundes me kallashtastiere ne doresmiley ME MIRE NJE KOKE E NDERTUAR MIRE SE SA NJE KOKE E MBUSHUR MIRE (jo imja kjo)

 nje liber apo dy qofte?

Une mendoj se pa qofte nuk ka liber,me mire qoften ne njeren dore dhe librin ne tjetren,ndryshe nuk behet!

Ka shoqate perkthyesit ne shqiperi?

Urime gezuar festen dhe sa me shume perkthime!

 

Une desha ti uroj Aides ne vecanti festen e perkthyesve por u be ca kohe qe nuk e shohim me tek peshku,megjithate gezuar festen te gjithe perkthyesve.

Gezuar festen te gjithe perkthyesve prej verteti. Mbi te gjitha atyre perkthyesve te zote e te mire shkolluar qe e bejne punen me pasion, kujdes dhe pergjegjshmeri!

Uroj gjithashtu qe kushtet tuaja te punes si edhe pagesa te shkojne ne nivele te merituara dhe te ndershme, natyrisht fale perpjekjeve tuaja per te arritur kete!

Pershendetje te gjitheve,

meqe s'me rrihet pa thene prape dy fjale ( ose shume, sot ndjehem ca si llafazane smiley ), po ia filloj:

Sa duhet per t'u kuptuar qe nje perkthyes eshte i mire, nje poezi, nje liber, 4 libra, 1 tregim? Ne fakt, mua vetem nje tregim redaktuar nga nje njeri shume i rendesishem i kesaj fushe, qe s'dua ta permend ketu, me dha kurajon qe te vazhdoja te perktheja. Dhe dikush qe eshte i fushes s'ka nevoje te lexoje nje roman te tere per ta kuptuar nese perkthimi ia vlen apo eshte beterr.

Ky eshte shqetesimi kryesor qe kam pasur une. E theksoj dhe njehere, nese do te ishte se do t'i isha futur asaj pune per te fituar mire, s'do ta kisha bere kurre. Punoj diku tjeter, qe s'ka lidhje fare me perkthimin, sepse me duhet te mbijetoj, nderkaq PASIONI eshte kyci qe me "detyron" te heq dore nga shume gjera te jetes sime e t'i kaloj pasditet apo fundjavat duke shtrydhur trute e duke nxjerre syte.

Ju me sillni shembull Gjon Shllakun, (per te cilin kam nje respekt te jashtezakonshem, nuk ngopem me rrjedhshmerine e Iliades se tij ) qe dergjej burgjeve, mos ju duket e drejte kjo gje?! Eshte e turpshme dhe e dhimbshme. Mendoni se nese Gjoni nuk do te kishte vuajtuar aq shume, mund te kishte sjelle vepra te tjera ne shqip? Une them se po. Mendoni nese Shvarci do te ishte trajtuar me mire, nuk do te kishte sjelle te tjera vepra? Mendoni se Amik Kasohuro, po te mos kishte qene i detyruar te arratisej nga Shqiperia, nuk do te kishte bere me shume?!

Nese dikush mendon qe po perpiqem ta krahasoj veten me ta, gabohet. I sjell thjesht si shembujt qe une ndjek e qe i lexoj vazhdimisht.

Me mire nje liber apo dy qofte? Nuk kam pasur ndonjehere dilema te tilla, ne fakt, ka qene gjithnje gjeja me e lehte, se s'kam as preferenca per qoftet. smiley

@ Tropizma, vazhdon te shkosh tek "Librari Basha"? smiley

@Brad, Aida te falenderon. smiley

Dhe se fundi, mbase Hurbi do te me quaje grevethyese, smiley  une do ta bej kete pune dhe sikur te vazhdojne te me paguajne pak, ( vec ne me lencin fuqite)  C'te bej, eshte si puna e dashurise, me ka rene ne koke keq. smiley

 

Ana H, kam thene qe stop botimeve ne kushte te mjera, dhe jo perkthimit. Perkundrazi, perkthimi do te vazhdoje thjesht per te mbushur kompjuterin dhe kenaqur ata 3-4 miq qe kam. Dhe ketu mbaron filmi.

Kurse une nuk e kam fare per turp te pohoj se do te me pelqente fort te jetoja me perkthimin. Dhe nuk shoh asgje te keqe, asgje profane ketu. Nuk jam duke ulur pasionin per librat. Te fitosh jeten tende me nje pune te fisme qe gjoja nuk shkon mire me parane, kjo eshte genjeshter. Pasioni vertete eshte pasion, por ai zbukurohet dhe me tej nese lidhet me burimet jetike te ekzistences tende.

Te pershendes, Ana H.

Miremengjes,

Shpresoj t'ia keni kaluar mire dje ju perkthyesit. Bete ndonje feste? Ftuat ndonje te huaj? Pati perkthime apo ishit ne feste dhe nuk punuat? smiley

Per te qene perkthyes i mire nuk mjafton vetem mjeshteria e te folurit te gjuhes nga e cila behet perkthimi, duhet njohur kultura, struktura gjuhesore dhe zakonet e vendit te gjuhes qe do te perkthehet, po ashtu edhe te gjuhes  ne te cilen perkthehet. (Ka kuptim? Sot nuk po arrij t'i perkthej dot mendimet ne fjale smiley ).

Perkthyesit duhet te kene njohuri te stilit te vepres, vepra e perkthyer duhet te duket sikur eshte e shkruar posacerisht ne gjuhen e perkthyer.

Jo cdokush mund ta beje nje gje te tille dhe duhet ndare shapi nga sheqeri.

Kam pare nje liber te perkthyer qe me llahtarisi. E pafalshme sesi perkthyesi i lejon vetes nje liri te tille ne tekstin qe perkthen.

Nuk e di nese kjo vjen ngaqe keto perkthime jane me te lira sepse shtepite botuese nuk duan te paguajne hakun e vertete te punes se nje perkthyesi te mire, apo sepse asnje nga redaktoret apo pronaret nuk e njohin vepren ne gjuhen origjinale dhe e lejojne te botohet ne ate fare feje.

Ne fakt, Ujk, ishim ne pune dhe nuk festuam. smiley

Une per vete, do ta bej sot feste... smiley ( ashtu eshte puna, me kane vene para pergjegjesise ca shoqka te mira... smiley

Nje nga keshillat e Shvarcit, qe i kam ngulitur ne tru "Mbi te gjitha duhet te njohesh me themel gjuhen tende".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).