3 kufomat e industrise se makinave

“Industria po kalon nje krize te cilen nuk e ka krijuar vete. ..nuk eshte e drejte t’ja vini fajin unionit United Auto Workers.” - Ron Gettelfinger, presidenti i UAW  (qe perfaqeson rreth 150 mij antare ne USA.

Po lexoja kete artikull tek Wall Street Journal, edhe sa pash kete koment, mendova: …ose ky zoteria jeton ne Mars, ose eshte idjot!   Faktikisht, nuk jeton as ne Mars e as nuk eshte idjot.  3 kufomat e industrise se makinave (GM, Ford e Chrysler) ne keto momente jane me 1 kembe ne varr e po i kerkojne qeveris Amerikane (dmth, ne popullit) qe t’u japim rreth 50 miljard dollare qe te mos falimentojne.  Kjo ceshtje do te votohet ne House edhe Senat — ku, fatkeqesisht, jam i sigurt qe do kaloj.

Pse them fatkeqesisht? Sepse ate 50 miljardeshin (bashk me 1.3 trilionshin e kompanive financiare) do ta paguaj une dhe femijet e mij.  Pse jam i sigurt qe do kaloj?  Sepse UAW ishte donatori me i madh i fushates se Obames dhe i shume nga ligjvenesve me ne ze. (Sa shume para beka UAW nga GM/Ford/Chry?)

Sot ne MSNBC dolen dy senator qe mbeshtesnin dhenien e ndihmes per 3 kufomat.  Njeri insistonte qe duhet te mbeshtesim ekonomine tone duke mbeshtetur kompanite tona.   Or mik, pjesa me e madhe e makinave GM/Ford/Chrys nuk prodhohet ne USA.  Pjeset prodhohen jashte Amerikes, ketu behet vetem instalimi.  Pra, ai 50 miljardeshi nuk shkon per te ndihmuar ekonomine Amerikane ..por thjesht i jepet 3 kompanive qe vetem zyrat qendrore kane ne USA, e pjesen me te madhe te infrastruktures e kane jasht Amerikes.  Ne fund te fundit edhe Honda, Toyota, Nissan po ne USA prodhohen.  Une kur blej nje makine nga keta 3 te fundit, prap ndihmoj ekonomine Amerikane — edhe keta nuk bejne pjese ne union.

Leqe vet e kane fajin! Kriza ekonomike qe po kalojme thjesht i vuri kapakun.  Kur Toyota po nxirrte ne treg Prius, GM/Ford/Chrys po konkurronin kush prodhonte monstruozitetin me te madh (…sa Escalades shef me rruges?)

Kur po studjoja per MBA para rreth 4 vjetesh, profesoret e nje lende ishin nja 2 manaxhere nga GM, te cilet gjate gjithe ores flisnin vetem per arritjet e GM-it.   Ngaqe shpesh here nuk kam pike takti smiley  ngrita doren edhe pyeta:

- Po degjojm shpesh per arritjet e GM-it, por cuditem si shpjegohet qe ju flisni per arritje kur ka rreth 30 vjet qe nuk inovoni.  Sistemin ABS e ka shpikur Chrysler, SUV-it ..Chrysler ..etj, dmth cdo gje te re te dekadave te fundit e kane shpikur kompani te tjera.

Pergjigja qe mora ishte: “I don’t know what Cool-Aid you have been drinking!!”  (Nuk e di cfare Vapiku ke pire!!)   — por prap nuk hodhi posht ate qe thash, thjesht kaloi ne nje teme tjeter.  (…kushedi ku eshte duke kerkuar pune tani.)

..njerez si keta nuk meritojne parat tona!!

14 Komente

Mire e ke ti K101, qe GM, Ford etj nuk jane dalluar per ndonje innovacion. Ti permende sistemin ABS, une po te shtoj sistemin JTD (per makinat me nafte). Psh. Ford diesel monton motor me teknologji te grupit PSA (Peugeot, Citroen). Toyta nga ana tjeter eshte per tu marre shembull, me sistemin e vet te cilesise apo Total Quality Management. Vetem nje gje dua te permend, dmth ate qe sistemi kapitalist japonez eshte nje nga me te mbyllurit ne bote (me i mbyllur se vete Kina) dhe kompanite japoneze jane shume shume here me te subvencionuara nga vete shteti japonez. Kshu qe nuk duhet te skandalizohesh qe qeveria amerikane i vjen ne ndihme GM/Ford/Chrysler.

Shnet

Per mendimin tim:

1) Sindikatat jane te pakten po aq pergjegjese per rrenimin e industrise sa edhe drejtuesit e paafte. Pergjegjesia e tyre vjen cuditerisht nga aftesia e tyre per te perfituar sa me shume ne interes te antareve, vetem se ne fund ata duket se po e mbysin paten qe ben vezet e arta.

2) Njefare ndihme eshte e pashmangeshme. Mund te diskutohet nese ndihma do ti jepet 3 gjigandeve apo do ti jepet punonjesve per shperngulje/ripergatitje por dicka duhet bere dhe s'eshte cudi qe (fatkeqsisht) te ndiqet rruga me e lehte e te dhenit te parave drejtperdrejt per 3 gjigandet.

..ose per vit te ri, qeveria te paketoj bukur 3 dinozauret, ti mbeshtjelli me fjongo, edhe t'ja bej dhurate UAW, ta manaxhojne ata. 

Te 3 duhet te lihen te falimentojne.  GM/Ford/Chrysler jane shembull tipik kur ligjet anti-trust nuk zbatohen.  Si shpjegohet qe USA ka vetem 3 kompani makinash ( qe te treja i ka zene myku e ndryshku) ndersa Japonia ka nje tufe?

Nga ana tjeter, nje punetor me gjimnaz qe eshte anetar i UAW pagohet 50 mije dollare ne vit ME SHUME se nje profesor (PHD) qe jep mesim ne nje nga universitetet e medha.  Ky i fundit ben rroge mesatare rreth 90 mij ne vit. 

E MERITOJNE TE FALIMENTOJNE!!! 

Ah se harrova te shtoj:  e mbani mend kur paguam miljarda dollare per te nxjerre kompanite ajrore nga problemet financiare qe po hasnin?  Cfare perfituam?!  Cmimet jane po aq sa ishin kur benxina ishte dyfish.  Tani te bejne te paguash per cdo cante qe sjell me vete si carry-on.  Disa linja ajrore kane filluar te bejne te paguash edhe per ate qesen me 10 kokrra kikirika qe me zor e prisja.  Sherbimi eshte po aq skandaloz -- eshte bere e modes te nisesh 1 ore me vonese.

Keshtu edhe me industrine amerikane te automjeteve -- thjesht do harxhojme para per te ngadalsuar te paevitueshmen; falimentimin.

çuditem me ndjenjen e papergjegjshmerise. Sektori automobilistik eshte motori me i rendesishem i ekonomise, sektori qe per çdo te punesuar i jep buke 10 personave te tjere (perfshi edhe profesorin universitar). Aziatiket, me Toyota ne krye jane shume me perpara (Toyota Yaris eshte nje makine fantastike psh.), po ama te lejosh te falimentojne kompanite automobilistike vendase ne emer te konkurrences eshte krim. Shko e shiko si ka lindur Toyota, Sony e gjithe kompanite e tjera japoneze. Te gjitha me nderhyrjen direkte te shtetit e te gjitha duke kopjuar teknologjine e design amerikan apo europian. Merr Lexus psh. qe nuk eshte gje tjeter vecse Mercedes Benz e cmontuar dhe kopjuar deri te bulonat.

Boshlleku i krijuar nga keta te tre do mbulohet nga te tjeret.  Cfare ndryshimi ka nje Honda e ndertuar ne USA nga krahu punetor Amerikan, me nje Ford te ndertuar ne USA nga krahu Amerikan?  ..leket prap po ke profesori shkojne.

...e papergjegjshme eshte qe nje punetor pa zanat pagohet 50% me shume se dikush qe edukon kombin, edhe pse ky punetor nxjerr produkt me cilesi te dobet.  Edhe qe ky i fundit te vazhdoj te mari aq sa merr, kerkohet qe une dhe ti te paguajme 25 miljard dollare!  S'ka per te ndaluar aty!  Vetem GM do 22 miljard (sipas Goldman Sachs.)

kto debatet ktu ke peshku jane si ripertypje e debateve Fox/CNN...me shume informacion merr tek "USA Today" qe te fusin poshte deres ne hotel. Ndersa intonacioni duket sikur vjen nga dikush qe sapo ka marre A ne Communication 101

Lajm i fundit ,nese GM nuk do te kete nje suport financiar nga Qeveria Amerikane ,ky gjigand do te kthehet ne fosilie .Cfare tregon kjo ?

Historia e automobilizmit jane GM, MB, VW. Kriza e GM, Ford eshte pasoje e nje management debil qe ben gabime te renda strategjike duke mos ju pershtatur nevojave per makina me konsume me te permbajtura. Kriza energjitike i dha goditjen e pare, me pas ajo financiare i vuri kapakun (njerezit s'kane leke per te blerer me kiste). Nuk e di si mund te thuhet se sindikatat kane faj. Fajin e ka top-management me zgjedhje strategjike jashte cdo logjike. Ford Escalade i terhequr nga prodhimi pas pak kohesh eshte shembull i kesaj cmendurie prej managjereve.

Toyta, Honda e gjithe aziatiket ne pergjithesi jane nje evolucion. Ama baza jane ato siper dhe gjithe te tjeret kane ndertuar fatin e tyre mbi kopjimin dhe optimizimin e proceseve dhe kostos si rrjedhoje. Kompanite japoneze nuk jane shembull i nje suksesi kapitalist. Jane shembull i nje suksesi te frymezuar, te financiuar dhe orientuar nga shteti. Prandaj eshte e drejte qe qeveria amerikane te mbroje interesat e vet duke mbeshtetur GM, Chrysler (Ford financiarisht eshte me e shendoshe) ashtu si shteti japonez ka mbeshtetur te vetet. Kuptohet kjo nuk mjafton.

E ardhmja jane makina me te vogla, me konsume me te permbajtur. Karburanteve alternativ nuk ja kam besen. Merr prototipat e MB F-Cell me hidrogen. Kushton me teper te nxjerresh hidrogjenin nga uji sesa nje makine me karburant normal. Edhe marketing ka rolin e vet. Nje nga shembujt e nje marketing me me sukses eshte Toyota Prius, ne thelb nje genjeshter gjigante. Toyota thote qe fale motorit hibrid (karburant/elektrik) konsumon 4 lt/100km. Genjeshter, harxhon 5 lt/100km efektiv. Atehere une preferoj te marr nje Volkswagen Golf, konsumon me pak se 5 lt/100 km efektiv dhe eshte shume me e vogel ne permasa se sa Toyota Prius (e paperdorshme ne qytet). Ama ne mendjen e njerezve kalon ideja se Toyota prodhon makina ekologjike. Me bejne te qeshin.

Ka hipur kush ne Toyota Prius? Une po e mund te them, qe nuk eshte makina o vlla. Nuk ecen, nuk komandohet. Kur shtyp gazin nuk merr shpejtesi, eshte e padministrueshem; e vendos ajo kur te fusin ne pune motorin me benzine, thjesht te ngre nervat.

E di si eshte puna me keto 3 kufomat? E ka shpirtin e qelbur. Kane nje management spurdhjak qe kujton se qenia futbollisti vitit ne gjimnaz i kualifikon per udheheqje. Nuk jane vetem keto 3 kufoma qe drejtohen nga ky brez trushkulurish. Pothuaj te gjitha kompanite e permendura ne "From good to great" jane infektuar prej robve te tille. Shtati pyll e mendja fyll -tha.

Ah edhe dicka: nqs keto meritojne te falimentojne, atehere te Amerika meriton te falimentoje

Qafir,

Keto te treja mund te meritojne te falimentojne. Amerika meriton te "rishpiket", ashtu si cdo organizem i suksesshem qe evoluon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).