2008 në skanim

Nuk do flas për Obamën, për Spanjën në Euro 2008 apo për lojërat olimpike të Pekinit.

Përmbledhja është më e brendshme.
Kosova shpalli pavarësinë, i dëbuan UNMIK e i sollën Eulexin. Shqipëria ka marrë ftesën për në NATO, por akoma nuk ka gjetur asnjë fajtor për shpërthimin e Gërdecit. Në depon e atjeshme të çmontimit të armëve vdiqën 27 persona, kurse onkologjiku ka shënuar 300 të vdekur nga kanceri. Organizata botërore e Shëndetësisë thotë se një përqindje e lartë kësaj sëmundje shkaktohet nga ekspozimi i të sëmurit ndaj pesticideve, helmërave dhe ndotjes së ajrit. As për këtë nuk ka akoma fajtorë. Jo vetëm kaq, por askush akoma nuk e kupton se në c’mjedis po jetojmë në 2008-ën në Shqipëri.

Jo vetëm shëndetësisht, por edhe politikisht.

Një serbo-boshnjak solli vërdallë prokurorinë, qeverinë, presidencën, median, popullsinë e ç’gjeti përpara në Tiranë.

Më tej, e veja e ish- diktatorit bëri lëmsh analistë, politikanë, inatcorë e veteranë me një dalje teka-plotë në ekran. Me të gjithë këta u mor media; kurse me vendimet që fshihen pas firmosje së kontrateve me italianët për parqet e qymyret, jo!

Ministri i mjedisit na tha se ne jetojmë në një nga zonat me ajër më të pastër në Europë. Kurse sipas bashkisë në Tiranë kemi 4.5 m2 gjelbërim për person.

Përsa i përket financave, buxheti solli risi në kalimin e copës më të madhe në një rrugë që doli shumë e babëzitur, e në vend të fundit u la arsimi, që ka marrë të poshtën pa asnjë frenë.

Sipas kryeministrit, “paratë dhe bankat tona janë shumë të sigurta”, pavarësisht krizës financiare që ka pllakosur në botë. Pas ndeshjes me Milanin në Tetor, ai na siguroi se fitorja e Tiranës ishte e para fitore në vazhdën e madhe që pritet ta përcjellë maxhorancën deri në përfundim të zgjedhjeve të vitit 2009.

Të tjera zhvillime që ngelen për t’u shënuar gjatë 2008-ës:
Presidenti ktheu mbrapsht kodin e konsensusit më të madh parlamentar; Edi Rama u bë dy herë mik me Sali Berishën e po planifikon të bëhet edhe me Ilir Metën; Presidenti Topi guxoi të tregojë respekt për institucionin dhe përgjegjësinë që ka; Berluskoni erdhi në Shqipëri, hodhi ca firma për ca gjoja investime që do ikin andej nga do vijnë.

Karaburuni, Llogorja, Fieri, Durrësi e gjithë Shqipëria u vu në ankand për një euro, që s’dalin as për të blerë të drejtën për të pasur një numër fiks e jo 0900 në përfaqësitë italiane në Shqipëri.
Ministrin e jashtëm e veshën e e zhveshën me akuza.
Topalli ka dhënë shfaqje në parlament e në Kuvajt.
Në organizmat sportive kemi parë mungese totale sportiviteti e fisnikërie. Kadarenë, nënë Terezën e madje edhe Skënderbeun na i c’mititizuan që nga themeli. Krimi brenda familjes ka zënë vendin e parë në krime e në transmetime mediatike, duke e përhapur kështu edhe më shumë fenomenin e keq.

Në ekran kemi përditë e çdo orë reklama ku na tregojnë metrat e rrugëve të shtruara, veprave në ngritje e ndryshimeve që vetëm ne nuk i shohim. Kodi elektoral akoma nuk e ka kaluar klasën.

Politika dhe ekonomia
Raportet zyrtare këtë vit folën për zhvillim të dukshëm ekonomik; tërheqje të investitorëve të huaj; rritje të GDP-së me të paktën 6% (që është një ndër më të lartët në Europën Lindore). Ca thonë 9.9 %, po po zëmë se nuk e kemi dëgjuar.

Në këtë vit pararendës zgjedhor publiku po mbingopet me informacion të pakontrolluar. Por, qeveria e sotme mund të ngrejë me të drejtë pretendime për disa arritje që jo vetëm janë të matshme, por edhe të prekshme. Për shembull, nga një vend me të ardhura të ulëta, tashmë Banka Botërore na klasifikon tek vendet me të ardhura mesatare. I njëjti institucion u tregua zemërgjerë kur në fillim të Shtatorit e renditi Shqipërinë në 10 vendet e para që krijojnë lehtësira për legjislacionin dhe funksionimin e biznesit.

Sipas informacioneve të qeverisë dhe raportit të BE-së për progresin, Shqipëria në një farë mase e ka luftuar korrupsionin, ka ulur taksat, ka “zvogëluar” administratën qeverisëse, dhe ashtu siç pohon edhe Banka Botërore, janë miratuar një sërë ligjesh dhe aktesh që favorizojnë biznesin.

Për fatin e kësaj qeverie, rastisi në periudhën e saj që Shqipëria të marrë ftesën për në NATO (pavarësisht i kujt është interesi apo merita) dhe pozitarëve të sotëm ju pëlqen të thonë se vitin tjetër Shqipëria do të aplikojë edhe për anëtarësim të plotë në BE.

Nga ana tjetër, ekonomia po ecën me hapa sa të mëdhenj, aq edhe të padukshëm për syrin e lirë. Për 125 milionë euro, naftë-nxjerrësi Armo u shndërrua në AMRA-n amerikano-zvicerane. Albtelekomi po ashtu ndërroi kombësi dhe KESH-i është në fushën e pingpongut.

Ndërtimi ka shpërthyer në të gjithë krahët duke ngelur pika kyçe e zhvillimit të sotëm ekonomik.

Një tjetër investim kolosal që ka zënë jo pak vend në zhvillimet politike dhe ekonomike vitin e fundit janë 600 milionë eurot dhe më pak se 200 kilometrat rrugë që do ta lidhin Shqipërinë me Kosovën.
Po sipas qeverisë, investitorët e huaj po tregojnë edhe interesa të tjera.

Italianët e Enel-it shtinë në dorë Karaburunin. Austriakët e EVN-së akoma kanë ndër mend të ndërtojnë hidrocentrale. Pas grekëve, shqiptarët e spanjollët janë në garë për të ndërtuar fabrika çimentoje.

Interes tjetër i shfaqur rishtas këtë vit është ai britanik për të bërë porte e ai cek për të marrë me koncesion hekurudhat.

2008 solli deficit tregtar të lartë, prurjet e emigrantëve pësuan rënie, prodhimi vendas është i papërfillshëm, ndërtimi është pa baza... pra rritja ekonomike mund të jetë fiktive?! Shumë shifra e të dhëna nuk janë fort të besueshme, prandaj entuziazmi i qeverisë ndesh reflektimin e kësaj mungese të besueshmërisë kur mundohet të shesë si arritje çdo deklaratë mini-pozitive që vjen për Shqipërinë.

Për shkak të mungesës së transparencës në shumë sipërmarrje ekonomike e politike, 2008-a i ngjan më shumë një enigme, sesa një pakoje plot dhurata e arritje, siç shohim të na mbushin mendjen reklamat nëpër televizione.

2008- është më shumë viti i sekreteve të hapura sesa ai i arritjeve të mbyllura, të përfunduara e të mirë-koordinuara.

Ja Gezuar!

19 Komente

More zoterinj,

Populli solli ne pushtet ate qe i beri hatane ne 97-en dhe jo aq,por edhe gjate gjithe kohes qe qeverisi para 97-es.Berisha e çoi vendin drejt luftes civile dhe shqiptaret prap i dhane pushtetin!Sepse populli siç duket keshtu e do apo siç thot edhe vet:"Keshtu i do mushka drute!" Prandaj Saliu ka te drejte edhe me teper se Gerdecin ti vere dinamitin gjithe vendit,sepse kete te drejte ja ka dhene sovrani qe per kater vjet te beje ç'ti doje "zogu i qefit".Madje mund te nxjerre edhe gruan qe tu deftoje se sa te marre ishin gerdecaret qe dergonin grate e femijte per te punuar ne fabriken e vdekjes qe ai me te birin e baxhanakun kishin ndertuar ne Gerdec.Klani i Berishes me Faslliun ,Mediun,Luliun etj ..iun...iun..mund te bejne gallate sa te duan me shqiptaret, sepse kete status ja u kemi dhene vet.Ata festojne te gezuar per pasurite prrallore qe kane vjedhur dhe me popullin tallin tr....       A nuk e meritojme?.....madje edhe me teper!Sepse e pame ç'na punuan per pese gjashte vjet dhe u thame:"Hajdeni edhe nje here...."

E megjithate: Shqiperia po ndryshon :liar:

dhe ky eshte vetem majuci i vogel i ajsbergut... sa ka akoma nen te... o njerez, ketu duhet nje organizimi shoqerise civile, jo shoqate per mbrojtjen e qytetareve, sepse nuk jane te tere qytetare, e nuk kemi nevoje per nejrez te shitur e te blere, por organizim i shoqerise civile. nje liste te gjate ankesashe kerkesash, parrulla, dhe dyndje ne rruge.

greket e treguan veten qe jane ballkanas te eger, e vertete kjo, por akoma kemi cte mesojme nga ata ballkanas komshijte tane, e mesimi eshte qe kur ste japin, kur ste degjojne, kur ste perfillin, duhet te marresh, te ulerasesh sa tu cahen timpanet,e te godasesh me shuplake per te terhequr vemendjen. kujtdo.

populli eshte nje dele,e vertete dhe kjo, por dhe deles po si dhe te haje, behet agresive, po ne c'jemi? as dele nuk jemi... te mire vetem per te fjalosur kafeneve e forumeve...

ku jane kreret e vertete?

Gezuar dhe ty! smiley

"Shqiperia po ndryshon!" - thuaje forte e thuaje shpesh.

PS. Ndryshimin shqiptaret e bejne vete, s'eshte merite e dikujt ne vecanti. Vecanerisht jo merite e ndokujt.

e renditi Shqipërinë në 10 vendet e para që krijojnë lehtësira për legjislacionin dhe funksionimin e biznesit.

t_red,

nice. Per kete fjaline me siper, a ishte nje nga vendet me me pak pengesa per biznesin apo ishte nje nga vendet me me shume reforma ne kete legjislacion per vitin e fundit. sepse te dyja jane te ndryshme, e para eshte "e kryem", e dyta eshte "kemi akoma pune per te bere".

Keshtu edhe me rritjen ekonomike. Me pelqeu si e kishe quajtur ti: "fiktive"

kjo te dashur komentues tregon pazotesine tuaj qe ti pershtateni kapitalizmit,nuk jam shume i sigurte kur e them kete por nje gje del qarte nga diskutimet tuaja vrerhedhese:mentaliteti.kjo tregon qe me mentalitetin qe keni nuk i beni dot balle zhvillimit kapitalist ne shqiperi,e nderkohe qe shoqeria evolon ekonomikisht dhe nderkohe qe njerezit pasurohen,ju rrini gjithe diten siper kompjuterit dhe kritikoni qeveritarert apo ku e di une.duhet te punoni vete djema qe ti shijoni dhe ju te mirat e kapitalizmit dhe shoqerise mos prisni nga te tjeret dhe aq me shume mos beni sehir kur te tjeret pasurohen se kaloni ne egoizem te theksuar dhe rrini tere jeten duke thene:"pse ai ka dhe une nuk kam".nuk dua tju bej moral por me vjen keq per ju se nuk arrini te kapni ritmin e kohes.mos ktheni syte nga 97 djema,ka vdek ajo kohe,pune djema pune.

Shqipëria po ndryshon, por sa më shumë ndryshon, aq më shumë ngelet njësoj.

loer, protestat nganjehere (si ne Greqi) bejne me shume dem sesa mire...

fcb, te jemi optimist mund te themi qe kapitalizmi (ne teresine e tij megjithe institucionet) po zhvillohet shume shume ngadale dhe ketu qendron dhe pakenaqesia. Edhe dje tek nje miku jone po diskutonim per nje familje shqiptare qe pas 10 vitesh ketej vendosi te kthehej te hapte biznes ne Shqiperi dhe pas disa muajsh dhe me shume humbje kohe dhe leku me burokracira vendosen te kthehen perseri ne emigrim. 

gre- te hapesh nje biznes ne kete kohe si ne shqiperi ashtu si dhe ne vende te tjera te europes eshte nuk eshte kaq e lehte,te tjeret e kane filluar nga 20 vjet me breke dhe kanatjere dhe sot kane fabrika,ky pra eshte kapitalizmi,ti besh balle konkurrences.

fcb,

une nuk do perdoja "ti besh balle konkurrences", por " te perballesh me monopolet"

ata qe kane 20 vjet e kane nisur me fara luledielli dhe prandaj ju eshte dashur 20 vjet, ndersa ketu po flasim per njerez qe vijne me nje investim ne xhep pasi kane vite te tera neper bote

T_Red madheshtore ....., """2008-a i ngjan më shumë një enigme....... ..........Me ket i ke thene te gjitha!!!!!

more fcb, nje pyetje kam une, ku jeton ti? mos me thuaj ne shqiperi, se ne kete rast, rrike ti siper PC tere diten e nuk je ne rruge te shohesh se c'behet. e ke idene se si funksionon biznesi ti mor mik? kujt i tregon kapitalizmin ti ne shqiperi? shqiperia eshte nje vend me pak kapitalist se kuba. une kam nje biznes timin, ndaj po te flas nga pozitat e kapitalistit.

ketu mor mik nuk ka sisteme referimi te vlefshme.

gjithmone me ndonje perjashtim te vockel tek tuk, ne administrate te tallin po te pane qe punon, ne komunitet biznesi te madh te tallin po nuk pate qeveritare nga pas, ne biznes te mesem nuk e sheh dot veten po nuk pate bere nja dy "pislleqe" te vogla me pare qe te kesh nje baze parash, e biznesi i vogel vdes po te paguaje taksat rregullisht.

ketu eshte thjesht xhungel. vrit ose do vritesh, ha ose do te te hane. e kapitalizmi ka rregulla loje, nuk eshte xhungel. nese flasim per te qene kafshe xhungle qe te mbijetojme, atehere ok, ke te drejte.

ju lutem mos flisni me abuzivitet, por perdoreni kete forum per te hedhur ide te reja. une thashe, dalim ne rruge. nuk eshte e nevojshme te thyejme tiranen per tu degjuar, por te pakten te na shohin qe ne jemi ketu, jemi ndergjegjia. ok, kjo ide nuk ben, hajde, hidhuni ne tregun e ideve, c'mund te behet?

t_red, po më premtove që do na e bësh këtë rezymenë dhe pas një viti, unë të premtoj se do lexoj vetëm seksionin "pyet peshkun"  gjithë vitin që vjen. Ti e di që s'është aq keq sa duket, mbase më shumë, mbase më pak...

Ja gëzuar! : )

  T_red; ....prurjet e emigrantëve pësuan rënie,...

 

Vetem me kete genjeshter Tredi e dhjeu ter artikullin. Tred, fatmirsisht dhe kete vit ne Shqiperi hyne me shume se çdo vit. Vitin tjeter priten te hyjne me pak. 

Shumë drejt e ke përshkruar t_red. Por gjynah që këto gënjeshtra i blen ajo përqindje e popullatës që bën diferencën në votime. Këtu duhet të zhvillohet propaganda në shërbim të komunitetit. Postera, stencil, graffitti në çdo cep rruge, trakte, fletëpalosje, protesta qoftë edhe të dhunshme... duhet ti hapen sytë asaj përqindjes së bekuar që të mund të vendosen gjërat në vijën e demokracisë. Që edhe ai fshatari komplet injorant, që voton për një thes miell, ta kuptojë që mund të rrojë më mirë, ta kuptojë që mund të bëjë një ndryshim. Që ai punonjësi i papërgjegjshëm e i korruptuar i administratës të kuptojë se çfarë po i lë fëmijëve të vet.

Deri atëherë, këta 5000 veta që mund të lexojnë këtu nuk do të kenë asnjë peshë. Pa i bërë duart pis, vetëm me fjalë nuk shkohet gjëkundi. Prandaj i jap shumë të drejtë fcb kur thotë duhet të punoni. Punoni për të vendosur një sistem demokratik, punoni që të mbijetoni dhe të jeni pak më të kënaqur. Historia bëhet me luftë, jo me fjalë.

Viti s'ka mbaruar ende.. Te henen pritet te votohet nje ligj qe ka gjasa te shkrije komplet sistemit e drejtesise ne Shqiperi (ate pak qe ka ngel).

Nuk na ngelet qe tjeter por me 2009 parlamenti shqiptare ne nje seance te jashtezakondshme drejtuar nga zonja Topalli te shpall me shumice votash Sali Berishen mbret te shqiptareve.... 

 

Ben kaq ftohte ne shkrimin tend dhe eshte kaq erresire saqe do dale te marre ndonje rreze dielli dimri ne ndonje cep ku nuk te kap era brrrrrrrrrrr.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).