1Maji qe duhet te "denohet"...

U bënë kaq shumë kritika nga media shqiptarë se si 1 maji në vend që të përdoret për tu protestuar sërish u festua. U ironizua sërish në këtë temë kaq shumë saqë tani e prapa do të na duhet të pyesim snobët e medias se kur do të duhet të festohet e kur jo! Në fund të fundit nuk arrij të kuptoj se përse duhet dhe ne shqiptarët të kopjojmë si këta të formatuarit aktorë të medias që nuk hezitojnë të kopjojnë me emisionët e tyre formatet e medias italianë apo amerikane. Përse duhet që ne të protestojmë 1 Majin me një maj ? Mos vallë ne nuk kemi 1 Maje të tjere shumë të rëndësishëm në historinë shqiptarë për ti përdorur në formë protestash? A nuk është kjo ditë një ditë që përcakton protestën e një klase punëtore që kërkonte kushte më të mira pune? Më thoni ç ‘kuptim do të kishte protesta fallco kur në Shqipëri do të duhej të protestonim thjeshtë për të protestuar? A nuk do të ishte fallco të protestonim kur piksëpari duhet të dinim përse të protestonim? A nuk është fallco të protestojmë kur sindikatat janë krejtësisht të padukshme? A nuk është fallco të protestohet kur jemi kaq të vetëdijshëm se papunësia po na mbyt dhe se duhet të kemi punë në mënyrë që të krijohet një ndërgjegje për kushtet e saj!?A nuk është fallco të protestohet kur në kushtet aktuale fjala kontratë pune gjen renditje vetëm në sektorin e administratës publike? Kur vetë në institucionet e shumë mediave private shumë nga kameramanët, dhe punonjësit e tyre nuk janë të siguruar? A nuk është ironike të protestohet në një kohë kur ndërgjegja për kushtet e punës ndodhet në një fazë kaq embrionale? A nuk mendoni se 1 maji shqiptar duhet të ishte ai 1 maji kur ajo vajza 17 vjecare u aksidentua dhe vdiq në fabrikën e këpucëve? A nuk mendoni së 1 maji shqiptar duhet të ishte përvjetori/ët e vdekjës së më shumë se 15 minatorëve në Bulqizë? A nuk mendoni se 1 maji Shqiptar duhej të ishtë evidentimi se shumë mekanikë të ish Uzinës së Bakrit në Kukës vdiqën nga format më të rralla të kancerit pikërisht sepse kushtet e tyre të punës lejuan që kjo të ndodhte. A nuk mendoni së 1maji në Shqipëri si në shumë vende ish-komuniste është bërë pjesë e identitetit, dhe sado të «westernarizohemi» një antropolog do të kundërshtontë mendimet tuaja? Kështu pra ti imponosh dikuj të bëhesh bjond kur është brun, është dicka që ndodh lehtë në media por jo në identitetin e një kombi. Besoj se media Shqiptare ka plot 1 Maje që duhet të katalizojë dhe se misioni i saj duhet të kryhet në përmbajtje e jo thjeshtë në formën e gatshme të ofruar nga kolegët e tyre. Besoj se media Shqiptare duhet të fillojë të rebelohet vetë ndaj pronarëve që ka dhe që në vend të një dite pushimi në javë që u jep punonjësve të saj tu japë atyre 2, duhet të fillojë që punonjësve të saj tu paguajë më kohë të plotë pushimet 2 apo 3 javore që duhet të kenë në vit, duhet të fillojë të paguajë më 200% orët shtesë, duhet të çngjyroset nga pronësia partiake dhe tu japë punonjësve të saj dinjitetin e të qenit gazetar, apo kryeredaktor. Dhe nëse jo pikërisht këto stafe gazetarësh, redaktorësh, artistësh, kritikësh apo opinionistësh të organizohen të gjithë së bashku e të na japin mësim se si protestohet, pse jo le të zgjedhin 1 majin e ardhshëm. Në këtë mënyrë do të kënë arritur qëllimin e tyre dhe do të mund të deklarojnë hapur së tashmë me 1 Maj duhet të protestohet!

Tirana Observer
5 Maj 2009

5 Komente

good job !

Kur ska puntore, si mund te kete 1 Maj,ne jemi nje vend agraro/buqsor primitiv,qe po shkon drejt nje ushtrie te pa pune,ose pothuajsee te gjithe ne emigrim..1Maji eshte per puntoret sigurisht!

 

S'eshte e keqe si ide, por druaj se do te mbetet vetem ide. Kur ne nje dite qe mendohej qe duhej te mblidheshin, te pakten, qindra vete, per te protestuar, ku qene  a s'qene nje grusht njerezish dhe pjesa tjeter ( krejt te papunet mendoj une) benin sehir nga trotuaret, eshte e kote te mendosh qe mund te mblidhen shqiptaret ne dite te tjera se vdiq filani, apo u aksidentua fisteku.

A nuk është fallco të protestojmë kur sindikatat janë krejtësisht të padukshme?

Sindikatat nuk vijne nga qielli, apo nga prinderit. Ato krijohen pikerisht nga njerezit e interesuar, jo nga shteti. Nese keto nuk funksionojne, ose funksionojne keq kjo vjen sepse nuk ka njerez te interesuar qe keto te funksionojne mire.

A nuk është fallco të protestohet kur jemi kaq të vetëdijshëm se papunësia po na mbyt dhe se duhet të kemi punë në mënyrë që të krijohet një ndërgjegje për kushtet e saj!?A nuk është fallco të protestohet kur në kushtet aktuale fjala kontratë pune gjen renditje vetëm në sektorin e administratës publike? Kur vetë në institucionet e shumë mediave private shumë nga kameramanët, dhe punonjësit e tyre nuk janë të siguruar?

Keto, e te tjera jane arsyet perse nis protesta. Po te qene ne rregull kontratat, po te kishte pune etj gjendja do te ishte me e mire, do te kish shume me pak arsye per te protestuar...

A nuk mendoni se 1 maji shqiptar duhet të ishte ai 1 maji kur ajo vajza 17 vjecare u aksidentua dhe vdiq në fabrikën e këpucëve? A nuk mendoni së 1 maji shqiptar duhet të ishte përvjetori/ët e vdekjës së më shumë se 15 minatorëve në Bulqizë? A nuk mendoni se 1 maji Shqiptar duhej të ishtë evidentimi se shumë mekanikë të ish Uzinës së Bakrit në Kukës vdiqën nga format më të rralla të kancerit pikërisht sepse kushtet e tyre të punës lejuan që kjo të ndodhte.

Po une mendoj se keto e te tjera evidentime e denoncime duheshin bere, po nga kush? nga ata qe s'erdhen??

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).