15300 lek

Kjo zonja e cila punon si librashitese ne nje nder librarite me te njohura ne kryeqytet mbase as nuk do ti shkonte ne mendje se sonte un do te shkruaja per te, por besoj se duhet te shkruaj.
Nje mikja ime shume e dashur ka ditelindjen ndaj me kenaqesi shume te madhe mendoj ti ofroj si dhurate nje liber, teksa mendohem per ditelindjet e fundit kur kam bere dhurata e shikoj se vazhdoj traditen , po ! Un dhuroj libra, vetem libra, nderkohe qe vete mendoj se kete libra jane bere molle e ndaluar per mua pasi kam kaq shume te tjere per te lexuar dhe koha nuk eshte absoloutisht jo ne favor te asaj qe une do te doja te lexoja .. dhe mendohem per tere ato libra te cilet i kam diskriminuar keto kohe .. dhe ja kam zili librashitesen , i them sa zili e kam qe punon ne nje ambient te tille, sigurisht mendoj se ajo do te kete kohe per te shfletuar ndonje liber duke qene mes tyre.
Ajo qesh, ne fakt nuk qesh, qesh duke qare pasi ka nje buzeqeshje krejtesisht kontradiktore me shikimin e saj, thua ti se ne fakt nuk behet fjale per te njejten fytyre, nje fizionomi teper e gdhendur ne buzet e saj, ne syzet e saj, ne floket e thinjura qe kane nje harmoni teper te theksuar me prerjen e flokeve te saj deri ne gushe. Floke te drejte e te palosur deri ne gjysme te qafes, nje trup mesatar nje imazh as me ngjyre e as pa ngjyre. Megjithate kesaj gruaje nuk do I jepja me shume se 45 vjec.. thua ta kem gabim .. Ajo pergjigjet me nje frymemarrje e cila sikur po hapte dy porta te hekurta dhe me thote : -
-Jo un nuk lexoj libra, i shoh, do te doja ti lexoja por kushtojne shtrenjte
-Po ju mund te lexoni ketu te mbani menjane nje liber dhe kur nuk keni kliente te hapni ndonje faqe , (pse jo ne fund te fundit them me vete ta merrni ne mbremje dhe ta lexoni,- por nuk insistova ti them dhe nje fraze te tille)
-Jo moj vajze ate nuk e bej dot pasi un jam shume e zene ketu – e shihni ne nuk shesim vetem libra, por dhe kinkaleri, nuk kam momente te lira, paga qe kam eshte 153 mije lek (kuptoj qe flet me te vjetra) ..
I them qe me vjen keq ,dhe ajo pergjigjet :
– Jo mos ki merak , ne fillim thashe me vete ohh sa e lumtur jam qe e gjeta kete pune, e shikoja veten mes librash dhe thoja ç ‘kenaqesi e madhe do te jete te punoj ketu , por nuk duhet te qahem, kush me merr ne pune mua te shkreten ne kete moshe . shyqyr qe e kam kete pune ..
I tha tere keto fjale duke veshur bukur, me nje leter shkelqyese dhe me nje fjongo kaçurele librin qe zgjodha per shoqen time ..ne momentin ku fjongoja po kaçurelosej nga duart e kesaj zonje mendova per tere ato libra qe ajo ka veshur , dhe per tere ato here kur ajo eshte ndjere keq qe nuk ka mundesi ti lexoje ato libra…por tani mbase eshte mesuar, por ja qe paska kliente si une qe me pakujdesine me te madhe i hapin mendime te plagosura .

13 Komente

eh,e trishtueshme.

Por me nje cike internet zgjidhet dhe puna e kostos -)

dicka me thote se kjo zonje nuk do mesoje kurre internet ..

Alidea, sikur ke hyre ne mendjen time. S'e di pse dhe une jam zilepsur ca pas vajzave qe punonin neper librari me idene qe kushedi sa libra mund te lexojne, libra, qe une per shkak te kohes qe s'mjafton kurre ndoshta s'do te kem mundesi t'i lexoj ( gje qe me dhemb shume), por tani qe shoh shkrimin tend i bie me te qe keto vajza vertet s'mund te kene kohe te lexojne, se mund te jene dhe kamariere, edhe librashitese ne te njejten kohe. Sa me ka marre malli per vegjeline, kur shkonim ne biblioteke dhe perhumbeshim me ore te tera ne botra te tjera. Leximi ne internet, te pakten per mua, nuk ka shijen e librit, nuk ka ate fesh-feshin kur shfleton faqet, nuk ka eren e librit, eshte shume i ftohte ekrani, eshte i larget. Le qe me lodh shume perqendrimi ne ekran dhe syte, pastaj... E bukur dhe e trishte!

Shume i trishte, dmth, aq i trishte sa duhet.

Vetem se...librat lexohen ne rini e pertypen ne dyqane te tilla.

Alidea, e ke menduar ndonjhere veten te jesh shitse librash..(a e ben dot?!)

Ne Europen perendimore ka shume qe kete pune e bejne falas.

mua nuk me duket fare i trishte ky shkrim ... pervecse naiv

ajo ka mundesi me shume se te tjere per te lexuar .... nuk besoj qe cdo dite per 8 ore (supozojme se ajo punon aq) dyqani i saj eshte plote.... pastaj shume mire ajo  mund ti marr ne shpi dhe ti kthej te nesermen (zakonisht nje liber nuk eshte vetem nje kopje dhe nuk besoj se mund te shitet pa e mbaruar leximin)

ah nqs deshira e saj eshte kshu kot ... "hajt se eshte lezetshem te lexosh libra"  atehere dhe trishtimi yne nuk ka vlere sepse ajo nuk po privohet nga dicka qe me te vertet e ploteson dhe e lumturon.

Pershendetje te gjitheve,

Thjesht fotografova nje moment, bashke me naivitetin tim, me beri pershtypje paga e ulet e kesaj punonjese (qe nuk njeh dite pushim), dhe si pasoje pamundesia e saj  per te blere nje  liber aty, si dhe pajtueshmeria me punen qe ka megjithe kushtet e saj meqenese eshte ne moshe sipas saj ' te thyer'. Njekohesisht me ben pershtypje se ketu ne vendin tone me duket se duhet rikonfiguruar  cdo pershtypje mbi profesionet smiley

@ aida, pikerisht  me duket se ketu cdo gje duhet pare ndryshe ...

@ Tirana calling

perse mendoni se librat duhen lexuar vetem ne rini ?

@ artian, besoj se po, por nuk do pranoja cdo lloj kushti..

@ Lumidrin , e kam parasysh ate punen e bere falas, gjithsesi besoj se nuk po flasim per te njejtat profile

@ cen cen  do te thote kjo se je bere vegjetarian?

@maxinquaye

Sa e lehte eshte te shprehesh keshtu per te tjeret . . na i paska mundesite ajo thua ti ?

 

Anës lumit i palarë
anës dritës i paparë...

per al...

Vetem se...librat lexohen ne rini e pertypen ne dyqane te tilla.

Nuk thashe qe lexohen vetem ne rini, por kultura letrare ndertohet kur...deri ne moshen 30-35 vjeç. Kaq.

perse mendoni se librat duhen lexuar vetem ne rini ?....Sepse Saliu qe e kemi K/Minister ka filluar te lexoje libra pas moshes 16 vjec.....ndersa zberthysi i Ideve te Tij i famshmi Polic i PPU e ka patur shume bezdi leximin sektor qe sic lexohet tek PPU ja ka lene LeftIT smiley   

Ne se e ke seriozisht kete pyetje e nderuar Alidea ka njemije e nje arsye . E para eshte se libri DO KOHE, dhe pas rinise ( nenkuptoje nje moshe mbi 25 vjecare) njeriu ka detyra te tjera per te kryer per te dale ne jete . Librat i rifillon ti lexoje ne moshe kur disa nga detyrimet vetiake e familjare kane hyre ne rrugen e Jetes ! Dhe kete gje e ben ne se ka PAS LEXUAR ne RINI. Intensiteti i Jetes dhe Koha ne dispozicion per ta perballuar e shijuar ATE (Jeten) pas Rinise nxitet nga motive Pragmatike dhe nuk ushqehet shume me "Pralla me Mbret " smiley . Ata qe merren me libra pas moshes se Rinise jane te Profesionit ose te prire per te nxjerre "buken e gojes " me kete pune !

por tani mbase eshte mesuar, por ja qe paska kliente si une qe me pakujdesine me te madhe i hapin mendime te plagosura .

Alidea me preku ky rreshti. Te ndjek gjithmone dhe me pelqejne shkrimet e tua. Kane ndjeshmerine qe u mungon ne mase shumices prej shkronjesve te gazetave

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).