011

011.
Më tmerron vdekja e tij e pasigurtë, siguria
e sigurtë si vdekja ime.
Më tmerron mungesa e premtimit se nuk do të vdesë
nga dhimbjet, as kurrë, as papandehur.
Më tmerron vdekja e tij, mendimi,
Se do ta qaj ndërsa zgjedh midis drurit e metalit,
Ornamentit dhe linjave të drejta, të pastra e me domethënie
që duhet shpjeguar si pastërti shpirtërore, e [...]

18 Komente

fh, kesaj radhe, s'e di... mbase poezite me sfond fetar jane pak te largeta per mua.

Ana H, flmn.  Mos u fajëso.   Proverbi francez thotë: "Fjala e thënë (në këtë rast e shkruar) i takon gjysma thënësit (në këtë rast shkruesit) dhe gysma dëgjuesit (në këtë rast lexuesit)".

Në fakt kjo eshte nga te paktat pjese qe nuk kam aspak deshire ta komentoj. Sorry.

well, t'lexojm se "t'dum shum". dhe e dashmja shum eshte nje kontrate (a)sociale, me numur infinit nen-pikash - sub-bullets, te destinume projektilshe on (y)our bull's eye, te ai pra, qe e ben lexuesin polifem.

Emo, pse je bo kaq i koNklaNvitur sot, mo?! Mezi te lexova. smiley

prit nje sec smiley

te gjej nje gje te florit

"Mungesa e premtimit se nuk do të vdesë"

Uroj qe nje dite te ta bej kete premtim, qofte edhe i rreme.

Emo, po vazhdoj ketu.

Kemi pika te ndryshme dashnije: smiley E lexova ate qe solle ti, s'eshte e keqe, por keto te fundit qe ka sjelle Flori mua me pelqejne me shume.  E ke parasysh ate treshen ku ishte "Avitu" dhe ajo me hurmat? Aty jam une, dmth, ato qe me pelqejne mua. smiley

Sa per poezine e sotme, duke u nisur nga vetja ime, them se keto poezite me sfond fetar, ( gjithnje nese nuk je praktikant feje, sic jam dhe une)  mbi pasigurine e asaj qe do te na ndodhe pas asaj cka eshte e pashmangshme per cdo njeri,  lexohen ne caste tronditjesh te medha, atehere kur vertet kemi nevoje per pranine e dickaje me te madhe se ne, per pranine e nje mrekullie, qe te na ngushelloje shpirtin ne njefare menyre, sepse njeriu priret ta pervetesoje ate qe lexon, t'i beje nje perqasje me jeten e vet, ose keshtu me ndodh mua, te pakten.

E kuptova, s'je dakord me mu... Ok. smiley

me lexon kaq shume kjo poezi... eshte shume  e bukur dhe e ndjere flor, por mua me beri keq leximi...

"Se do ta qaj ndërsa zgjedh midis drurit e metalit,/ Ornamentit dhe linjave të drejta, të pastra e me domethënie/ që duhet shpjeguar si pastërti shpirtërore, e mandej/ do ta qaj duke negociuar vendin, kohën dhe dekorin."/

Jane pak poezi qe arrij ti kuptoj.

Kjo eshte nder ato te paktat.

lumidrin, gjeja qe me terrorizon me shume ne kete jete, eshte pikerisht ai momenti qe kam cituar me lart... 

Nje studiues shetit neper bote per te gjetur gruan e ve qe vazhdon ta dashuroj burrin e ndjere si gjithmon. Pasi shetiti neper shume vende, ndalet ne varreza se dallon nje grua qe po i bente fresk vorrit te burrit. Ah, mendoi studiuesi, e gjeta gruan qe vazhdon ta dashuroj burrin e saj si te jete gjalle.

Afrohet gruas se huaj dhe e pyet " po kaq shume e keni dashur burrin sa vazhdoni e i beni fresk edhe i vdekur".

Gruaja me freskore, çon kryet lart dhe i pergjigjet;- " ma ka lene amanet qe te mos martohem deri sa ti thahen eshtrat, me kete freskore po  mundohem qe ti thahen sa me shpejt".

flo, eshte pjese e jetes edhe vdekja.

 

smiley kjo eshte per historine me studiues

e di qe eshte pjese e jetes, por une nuk mesohem dot me te, mbase per kete arsye nuk shkoj kurre neper varrime

fh,

me pelqeu shume poezia e pare, sidomos dy varjet e para.

Nuk e di pse me kap nje frike sapo e kuptoj qe nje poezi eshte per vdekjen apo perjetimin tim per te. Ndoshta nga befasia e saj dhe te qenit i papergatitur per te...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).